Sunday, April 30, 2023

Përse artisti Ilirian Shima na ka dhuruar Nënë Terezën më të bukur në botë?




1. Nuk është si gjithë figurat e tjera klasike të Nënë Terezës. Pra sa mirë që nuk ka atë që masa do të adhurojë
2. Shqipëria sot ka shumë nevojë për vepra të tilla. Ka disa figura kombëtare shqiptare që mund të shihen në frymën moderniste
3. Është një vepër e thjeshtë që të fton brenda vetes së saj. Gruaja është qendra e botës
4. Nuk e adhuron direkt fytyrën, portretin e saj. Fundja ky është qëllimi i besimeve fetare. Por rrugës e ndryshuam
5. Ftesë në heshtje që të pajtohesh me qetësinë e veprës. Të lutesh me paqen që të jep materiali me të cilin është krijuar
6. Vepra të tilla nuk janë për popuj me nivel artistik 0. Do i lutesha të gjithë atyre që nuk e pëlqejnë këtë vepër: Shkoni pëlqeni Nënë Terezat e tjera, ose atë në hyrje të Aeroportit, Shkodër, Prishtinë, Maqedoni etj...
7. Vepra përqëndrohet te mesazhi i lujtjes-faljes, jo te sytë. Jo te adhurimi i drejtpërdrejtë. Ajo shfaqet edhe si një qasje kuranore
8. Më vjen keq që kjo vepër nuk është në Tiranë, që të shihemi çdo ditë dhe të komunikojmë bashkë. Tirana dhe Shqipëria kanë nevojë për art të tillë
9. Ka butësi, punë, urtësi dhe paqe. Vepra ka muzikë, madje po këndon Ave Maria
10. Vepra tregon nga vjen Nënë Tereza, nga kemi ardhur ne. Ajo është e qiellore dhe jo egoiste. Në kulmin e jetës me imazhe, figura e spektakël, Shën Nënë Tereza fshihet por edhe gjendet aty si lule e shenjtë jo prej tokës
11. Autori Shima nuk pajtohet me realitetin. Realiteti ka nevojë për artistin
12. Është ndër veprat më të bukura në botë në lidhje me konceptin e shenjtërimit: Të Shën Nënë Terezës por edhe shenjtorëve në përgjithësi
13. Të fton në paqe, jo në adhurim të personit: Sepse vepra nuk adhuron pop staritetin e figurës në fjalë
14. Vepra: Adhuron dhe kthen sytë nga gruaja shqiptare, por edhe nga pjelloria dhe feminiliteti i fshehur