"Arsyeja pse ndodhi për të ikur, u rrëmbye me atë që vrau Veten, ne të tjerët bëjmë ushqim për studime dhe letërsi"…
Sa herë më ka shkuar mua në mendje të iki nga kjo botë?! Jo vetëm ndonjëherë! Po, më ka shkuar ndërmend, që nga mënyra për t'u futur në qeniet e atyre që e kanë bërë atë veprim, duke veshur kostumin e tyre, dhe deri në ikjen e kostumit tim. Kam menduar, ose të paktën jam munduar të mendoj se si janë ndjerë këta njerëz që e kanë përjetuar këtë gjendje! Kam menduar (së paku si një përgjigje) që vetëvrasja është njësoj si kulmi i lindjes së një fëmije, dhe ky kulm është i barabartë edhe me vetëikjen: kjo e fundit si një fjalë më zbutëse, por që varet se kë zbut më parë…! Këtu, do thotë dikush se lindja është gëzim i madh, por ky gëzim, vjen edhe për vetëikje në kohën që vjen! Duke nisur nga Vetja ime, më bën përshtypje mënyra se si tejçohet ajo.
Perveç se është një kohë e menduar gjatë dhe që ndodh fare shkurt, mënyra jonë për të mos e pranuar vetëvrasjen është justifikimi se ka vetëm një turp për ta kryer. Kurajoja e miqve më thotë se vetëvrasja është një turp! Duke u nisur nga Vetja ime, shpesh herë më vjen turp të vetëiki për shumë arsye, por edhe dua të iki… Kush e mban përgjegjësinë për këtë gjendje të vetëikjes? Nuk mund ta mbajë askush, sepse është ndjenja më e madhe që e alarmon njeriun, madje është më e fortë se lindja. Kur dikush vetëvritet, të tjerët thonë se u çmend, kishim kohë që e kishim parë ashtu…! Por në të vërtetë nuk është ashtu, dhe nuk ka se si të jetë, pasi nuk e kuptojnë minutin e kohës kur ndodh ikja.
Më bëjnë shumë përshtypje njerëzit që thonë se nuk e kanë menduar asnjëherë të largohen nga kjo jetë, dhe këta më duken shumë të çuditshëm! Ndoshta mund ta mendojnë më vonë! Pas çdo vetëikjeje, fshihen të vërteta të dhimbshme, prej të cilave për arsye të ndryshme, të afërmit nuk preferojnë t'i thonë, ose preferojnë të thonë të vërteta që nuk ekzistojnë fare në realitet. Në atë kohë qe shkelim të gjithë ne, ndjenja e vetëikjes ndihet më shumë tek artisti, dhe kjo nuk do të thotë se është i vetëm pa fytyrën e njeriut, por artisti është lakmuesi i parë që ndjen dhimbjen apo gëzimin e masës. Është po ai që merr ndër shpinë atë që e rrethon, dhe këtë arsye e ka nga emocionet që bën në artin e tij. E ndodhur si ikje që nuk ka se çfarë të japë më, artisti mendon se duhet ta lërë me aq për të ruajtur atë që u krijua bashkë me të. Dhe si ikje e plotë, nuk është altruiste që në kohën kur dhimbja e tij bëhet për Veten.
Çfarë është në të vërtetë një vetëvrasje në kohë, ashtu siç e mendojnë të gjithë? Është një shtyrje e gjatë, që mund të ndodhë përherë e më shumë, nga cila njeriu është i varur nën ecjen e tij, se vetëikja nga kjo botë merret edhe si qëndrim kryeneç ndaj asaj që na është dhënë. Por asnjë nga ne, nuk mund ta kuptojë mirë atë që ka vetëikur, edhe unë që po shkruaj tani, nuk mund të jem në atë ndjenjë pa përpjekje për të shtypur vetë më parë një ndjenjë të tillë. Të gjithë aludojmë, të gjithë ngopemi me fjalë se nuk duhej bërë, por askush nuk e kupton. Diplomatët më të mirë të vetëikjes dhe të nënvlerësimit të saj jemi të gjithë ne. Arsyeja mendore se përse njeriu bashkë me situaten e këtij të fundit ashtu si edhe artisti vetëikin, fillon me anën personale, dhe më pas është ana personale ajo që tejçohet si gjendje e krijuar nga të tjerët.
Jeta moderne është bërë me e vështirë, dhe na duket normale. Luhatja është se mos ne po i rrisim fëmijët tanë më të frikshëm ndaj asaj që duan të shohin. Shoqëria jonë, kështu siç është e dalur në botën që e rrethon, e ka të vështirë ta shoh romantiken si ireale, si të pamundshme, madje kam frikë se mos morali kolektiv po rrit gjithmonë e më shumë një lloji njeriu më të mbyllur drejt një mosbesimi ndaj vlerave të Vetes. I kemi kthyer shtepitё tona nё çmendina, ku dёshira pёr fёmijёn, nёnёn dhe babёn, shёrbehet si akt pёr t’u bёrё sa pёr tё thёnё, dhe jo si lindje e jetёs pёr jetё.
Shikoni, se vetëikjen e pranojnë edhe ata që shkojnë në frontin e luftës, ata që nënshkruajnë kontrata në emër të shtetit të tyre, edhe ata që kanë një punë lidhëse në emër të jetës personale. Prandaj, bëje ose jo “vetëikjen tënde”, por kur ta kesh menduar, kur të të pyesin të tjerë, thuaje që e ke menduar. Është shtysë, për të thënë hapur atë që ke menduar. Aty, tek nënsituata që je tani, të duhet më mirë ta pranosh se kur e ke menduar më parë vetëikjen… Kam pyetur edhe shokë dhe miq të mi, nëse e kanë menduar vetëikjen më parë, muaj më parë apo edhe në adoleshencë! Shumica e tyre e kanë menduar në adoleshencë, dhe është krejt normale, të tjerë e mendojnë edhe tani. Më duhet të them edhe që, ndër të rinjtë e bllokut, (edhe pse nuk janë ata përfaqësuesit e rinisë shqiptare), më të shumtët e mendojnë shumë herë “vetëikjen për vetëvrasjen” në çdo kohë. E gjitha kjo vjen nga bisedat e kafeve dhe ato konfidenciale. Prandaj, edhe në letrat e fundit, ka të vërteta që nuk thuhen në jetën normale, sepse është një lloj nderi dhe një lloj sakrifice që e merr vetë përsipër. Po aq sa mbetet të thuhet se “vetëikja për vetëvrasjen” është një lloj sakrifice për Veten, një dorëzim i Vetes ndaj asaj që nuk e njeh. Mosnjohja e situatës ku shkohet është dëshira e parë që bëhet.
Madje, disa prej nesh e dinë shumë mirë se kanë ndërruar jetë vite më parë! Jetojnë në këmbë se duhet bërë, por jo se duhet ndjerë! Mund të jetë si një ngritje e kryes ndaj krijimit dhe asaj që të rrethon, vetëlëshim që të duhet ta vendosësh me dorën tënde, por mbi të gjitha përqafim nën vendin se ku shkon qenia jonë më pas, dhe ajo çfarë ndodh në kohën kur njeriu e kryen aktin e vetëikjes është mister që ne nuk do të mund ta njohim kurrë.
Shkruar për Revistën Psikostil, Qershor 2011.
Friday, September 23, 2011
Subscribe to:
Posts (Atom)