Monday, March 2, 2015

Kryeministri, kryebashkiaku, kuvendi dhe korrupsioni i Liqenit Artificial




Korruptimi. Heshtja qeveritare - elitare është korrupsion. Kanë reaguar përmes INUK-ut? Po, por nuk kanë bërë asgjë për të vazhduar më tej. Ata shkatërrojnë për delir të qejfit. U ka ngelur hatri të fitojnë edhe atë pak Liqen të hedhur, ose  mos kenë mëshirën që ta shohim të paktën ashtu siç është sot.

Bisnesmeni, pronarët, kryabshkiaku pa hije, kryeministri që është kaq i gjatë sa përton të degjojë të tjerët, kuvendlinj që atë vend e kanë për Kurvvend, duhet të kenë patjetër një frustrim ndaj betonit, dhe shijeve të epshit urban. Qytetin dhe Liqenin e kanë kthyer në atë që kudo ku hedhin sytë, hajd të bëjmë një pallat. Në këtë kuplara pallatesh ku kësaj here po vuloset përfundimisht fati i Liqeni Artificial, krimi që kanë bërë ndër vite për Tiranën është njësoj me Lurën.

Mbase ata nuk bëjnë aq sa duhet dashuri, ose mbase nuk u kanë dhënë asgjë në rininë e tyre dhe tani duan të marrin rininë tonë, ose mbase dashuria e tyre është si të shkatërrojnë, sepse i duan të gjitha tani e menjëherë duke përqafuar paratë prej ere betoni. Për ne, është tejet normale dhe kaq seksi heshtja e figurave publike të Tiranës, se ata bërtasin vetëm kur nuk u ngrohen të pasmet, madje vetëm kur fyejnë britmat dhe kërkojnë ndonjë vend të ri pune. Varja me gjithë ta! Ku? Nuk ka litar që i merr përsiper, duhen hunj prej çeliku.

Enveri bënte bunkerë ndërsa këta ndërtojnë betonishte, ku treçereku i Ministrive të Shtetit Shqiptar nuk bën asgjë, janë kot. Madje mbajnë edhe emrat e punës që nuk bëjnë!   Nisma Qytetarët për Parkun. Shprehja e popullit: Të bëfsha gropën, është ndjenjë që nuk krahasohet kurrë me asnjë mallkim, magji të zezë dhe hall proteste. Ajo që populli do të mendojë ndër breza është se këta janë ata që vodhën tokën e fundit pranë Digës së Liqenit Artificial duke e shkatërruar përfundimisht atë. Por mallkimi nuk vlen, ka pak vlerë. Urrejta është më e keqe, madje ajo është edhe Nëna e zaptimit për pallAtë.

Vendi është shumë i mirë, por  mund të ish bërë një pyll i ri për ne dhe Liqenin me një taksë ndër vite, por ama do të mbetej një pyll pronarësh. Ose shteti të fusi duart dhe të mos lëri atë që do individi. Në fakt ai bën si do vetë. Pronarët. Nuk e ka askush me ata, sepse të paktën po arrijnë të bëjnë diçka për veten dhe fëmijët e tyre. Ta harrojnë përfundimisht që Nisma Qytetarët për Parkun është kundër tyre, por kundër kryebashkiakut dhe kryeministrit për plane të parashikuara mirë më parë.

Çfarë duhet të themi që pasi të bëhen pallate nën digë, të kërkojnë për ndërtime edhe pronarët anës gjithë Liqenit Artificial?! Kryeministri. Ai harron që jemi para zgjedhjeve, ku copëzat e zhgënjimit po rriten sepse është i pari që e ka nisur në zbatimin e mendjeve tona mbi projektin e famshëm “pallate kubash” të shtrirë çuditshëm. Bën sikur mohon, por nuk ndalon.
Nga Kinostudio në Kombinat, nga Farka në Paskuqan, ka kuptimin e masakrës së hedhur që po na ndodh aty. Pavarësisht se Parku i Madh është i të gjithë shqiptarëve, kjo masë ndërtimesh e varros atë përfundimisht. Unë e kuptoj që të duhen paret! Të paktën më fshehur, ashtu siç bëni nga hera. Nuk thashë që të shkosh e të shembësh diçka tjetër si kjo.  Në të vërtetë janë bërë të gjitha ato që na janë thënë. Pra i bie që do ndërtohet tek Garda e Republikës, tek shkolla e parë private në atë park, atje ku janë sot disa rezidenca të huaja, por edhe pranë filologjikut. Harrova shtesën qeveritare të Korpusit.

INUK, tani u bë NUK flas. Po pse edhe te Kopshti Zoologjik do ndërtohet? Po te Botaniku pse jo? Se mos na hapni më pas një tender të madh ndërkombëtar për të rritur cilësinë e jetës bimore andej nga Liqeni. Ti kryeministër me “k” të madhe apo me “k” të vogël, e ke shtëpinë në mal. Ndërsa unë jetoj në rrugën e delegacioneve me pluhur ditë – nate. Ti ke një hapësirë gjelbëroshe pas zyrës sate, ndërsa unë dhe shumë të tjerë asnjë.

Madje nuk po i futem Tiranës mes fjalive dhe asaj qe shihet se çfarë u bë me atë dje dhe sot. Unë nuk dua ta rris fëmijën tim në një qytet pa liqen, ku: Bashki dhe Shtet legen dun me e tha At’Liqen. Unë dhe të tjerët, nuk duam ti rrisim fëmijët tanë në një qytet pa liqen ku pemët i ka fije bari, ku në vend të shtohet një park i ri me pemë, ato priten dhe bëhen pallate. Shkurt dhe pastër nga kjo Letër prej Republikës së Shkarravinave, edhe unë dua ta rris fëmijën tim, njësoj si fëmijët e tu.

E kam fjalën të paktën prej hapësirave gjelbëroshe. Duke qenë se je nisja e këtyre ideve për të ndërtuar nën Digën e Liqenit, bashkë me atë që është e vetmja lule ku nuk e vë dot në asnjë vend, i përkisni shprehjes: Mos i bëj gropën shokut se më pas ai të bën pallat. Kryebashkiaku. Cilës lloj luleje i duhet të lutesh për të? Se mos i bën më mirë mariuna?! Ke çfarë të thuash, por ai nuk ka çfarë të thotë asgjë as me Veten.

Ai është një shprehje e keqe optizmi, ku rasti i vetëm me mirësi shpërhapet gjoja nga lëkura e pastër në ekran. E pastër nga jashtë. Korrupsioni. Diktatura është gjallë, është kthyer në atë që shteti dhe biznesmenët bëjnë atë që duan.
Çfarë nuk kanë thënë për Liqenin e Tiranës ose për Parkun e madh, çdo lloj sëmundjesh i kanë hedhur për ta ngrënë pak nga pak. Sa herë kanë qenë para krizave për të shënuar plagët e fillim zgjedhjeve i kanë marrë nga një pjesë për të paguar mbi atë që është e jona. Diga. Hajde betono dhe pemën time tani. Kuvendi, mund të jetë edhe Kurvvendi. Imagjinoni sikur kuvendi ynë të ishte një shtëpi e madhe publike, çdo të bëhej me të... Gratë dhe burrat do të kërcenin si kubiste sipër tavolinave sapo të iknin kamerat, hiç fare nuk ka problem. Mirë bëjnë.

Ndoshta mendimi i vendimmarrjes kuvendore shqiptare, është bërë me të vërtetë një shtëpi e madhe publike, ku të gjithë tallen me të, pshurrin nëpër fjalë, a thua të jetë vallë një tualet i madh publik...! Ndoshta, termi i “homoseksualizmit politik”, duhet vendosur gjerazi në fjalorët e gjuhës shqipe. Edhe nëse ndokush preket, dhe nuk i vjen mirë për atë që lexon, nuk është faji jonë, sepse kjo është e vërteta. Pse nuk flasin deputetët e Tiranës? Përse e bëjnë heshtjen më të shurdhër se të gjitha zhurmat e molës nga mobiljet e vjetra?

Dhe në fund të kësaj stine, mua nuk më mbetet asgjë në këto udhë veç erës së tejdukshme të mimozave, ose të ndaj fjalët me përkujdesjen e fundit në qytet: Nona Bien e Myslym Shyrit, që pronën e saj e mbante për monument kulture prej pambuku. Tirana dhe Liqeni Artificial, e për më shumë Diga, nuk janë Shaj e Fshi, Fshi e Shaj.


Gazeta Mapo 27 Shkurt 2015
eljan tanini
Autori është pjesë e një grupi qytetarësh që kërkojnë ndalimin e ndërtimit në zonën e Digës së Liqenit të Tiranës.



protesta para kryeministrise, e shtune 28 Shkurt 2014