Wednesday, January 20, 2016

Gëzuar 21 Janarin!


Vrasës quhet ai që i nxori në bulevard, ai që i vrau, por edhe ai që u bë shkak për ta. 

Do më bëni të 3 një pikturë për 21 Janarin?!  

I thoni perandorit se mund të pikturohet shumë mirë në zyrën e tij, unë e kam parë. Ai e pëlqen edhe Ibrahim Kodrën! Ngjyrat dhe drekën, paguhen nga tullumbaci i shfryrë! Pastaj pikturën e mbaron xhirafa me të tre në zyrën e tij. Andej nga fundi, sërish xhirafa, ka për ta shfaqur pikturën, aty në hollin e katit të parë të shtëpisë së popullit! Mbase ai bën edhe nje seri kollaresh për dhurata ndërkombëtare! Gëzuar 21 Janarin! 

Jo vetëm sa herë që e kujtoni 21 Janarin me Lacrimosa, por gjithmonë torta ime e prishur është gati. Ta gjuash atë ne kokat e këtyre që na qeverisin dhe të atyre që ishin, është të thuash: Gëzuar edhe 21 Janarin! 


Eljan Tanini
21 Janar 2016








Wednesday, January 13, 2016

501 leje për ndërtim digash


501 lejet për ndërtim digash që janë dhënë në Shqipëri, do ta kthejnë vendin në një tokë me diga, sepse lumenjtë tanë do të kenë të paktën 80 të tilla.

I vetmi lumë që nuk do të ketë diga, është Lana. 

Digat jo vetëm që do të shkatërrojnë ekosisteme të pakthyeshme, do të zhdukin përfundimisht troftat dhe ngjalat nga lumenjtë shqiptarë, por do të detyrojnë me dhjetëra mijëra banorë të lenë fshatrat e tyre, pasi uji do të privatizohet nga ata që kanë marrë liçencën për digat. 

E gjithë kjo batërdi, nis me përfitime me vetëm 2% të PBB-së, kur turizmi sjell dhjetëfish më shumë përfitime si shkallë PBB-je.

Shumë nga këto diga po ndërtohen e do të ndërtohen në parqe kombëtare dhe në zona ku turizmi ka filluar ose është zhvilluar.

Mbytja e kanioneve, është fillimi për zhvillimin e turizmit në brendësi të vendit.


Burimi: Instituti i Politikave Mjedisore

foto 1, Ujëvara e Peshtures
foto 2, Nivica 
Fotot, Fation Plaku 







Monday, January 11, 2016

Jepet me qira



Jepet me Qira, boll pasuri kanë shitur nga vendi im.
 Kush afrohet i pari?! Ankandi nisi.
16 Qershor 2011. Foto nga protesta Rinia në Indinjatë para Zyrave të Kuvendit