Friday, April 29, 2016
Thursday, April 28, 2016
Saturday, April 23, 2016
Më ktheni 10.000 librat e F-së
Hyrje në dyqanin e tij, vjen erë lëvizjesh nga krahët e fluturave që kanë udhëtuar nga e vërteta te imagjinata. Ato shpesh kur nisin ecjen me vërshime, lëshojnë pluhur. Aty ushqehet, madje sa hyn, e ndjen shijen e thatë të fasuleve me bukën sa ena që mban groshët.
I ka lexuar të gjithë librat që i shet në dyqanin e tij pranë
Rrugës Q. Ku janë librat e F-së?! Pse i vjedh shteti? A vidhen 10.000 libra? Po
mirë, ja po e them ndryshe: A konfiskohen kaq shumë libra? Qeveria ka
paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë aktivitet tregtar të paformalizuar
dhe se do të ndëshkojë çdo biznes që kapet në evazion. Kjo fjali e mësipërme më
duket si: Nëse kapen komunistë në shtëpitë tuaja, ata do të… Një perandor, që
nuk po na shqitet nga ekrani dhe jeta publike, e shiti dhe e bleu Shqipërinë
për Një Euro. Këta të tjerët, po u marrin shqiptarëve edhe atë pak euro që u ka
mbetur në xhep nën imazhin e të bërit “Shtet”.
Nuk e vë në dyshim, se ata që e kanë qeverisur këtë vend, të
parën vrasje që u kanë bërë shqiptarëve, është shpirti. Kjo vjen nga
sipër-poshtë. Kuptohet, andej nga kati i fundit ka joshje me pushtetin, e për
hatër të disave që duhet të paguajnë e të bëhen shembuj, kërkohet të dënohen me
kërkesa të kota edhe ata më të vegjlit.
Deri diku është një shenjë e mirë, por nuk janë të gjithë
njësoj. Shumë firma të mëdha vazhdojnë ende të mos e japin kuponin tatimor,
bashkë me këtë rrokullisje, edhe ata që bëjnë të mirat pranë qeverisë, nuk mund
të jenë kaq të rregullt. Pse nuk niset nga sipër aksioni i kasave, faturave,
burgosjeve, mos shitjes mend se futen në burg berberët, i kapjes së atyre që
vazhdojnë e bëjnë kontrabandën e ushqimeve?!
Unë uroj shumë që masat e marra nga qeveria kundër
informalitetit të zbatohen nga populli dhe të kontrollohen nga ata, jo si
veprimet kundër duhanit. Për këtë të fundit, mjafton të dalësh jashtë unazës së
Tiranës, ku anës rrugëve kombëtare dhe qytetase, nëpër bare dhe restorante tymoset
duhan në çdo orë.
Në rrugën Q këtu në Tiranë, F është ai që unë blej libra
shpeshherë. Disa kohë më parë, tatimorët i kanë marrë rreth dhjetë mijë libra.
Ashtu siç bënë edhe me atë zotërinë tjetër pas ish-Ministrisë së Kulturës që
rregullon biçikleta, duke i vjedhur mallin, por edhe mjetet e punës.
F është një trup i vogël, 10.000 libra janë çerekjete mbi
lexime. Në librarinë e tij mblidheshin të rinj nga Elbasani, Durrësi, Librazhdi
dhe porosi që vinin nga konviktorët. Unë vetë kam shkëmbyer në këtë shenjtëri
disa libra me të tjerë që F m’i ruante me vrull. Kështu vepronte me të gjithë.
Kjo puna e librave të F-së, më ngjall një kohë të shkuar shtëpie. Kur
komunistët erdhën në pushtet, ata konfiskuan edhe libra nga vilat borgjeze!
Gjyshi punonte për një kohë të gjatë në Komitetin Ekzekutiv. Xhaxhai më ka
thënë se ai sillte në shtëpi libra të vjetër, me çështje dhe erë të çuditshme,
madje edhe me vula familjare. Gjyshi i shpëtonte ato libra prej vdekjes në
kaldajën e institucionit, duke i hequr nga radha që shtrëngonte hiç mos gjë! I
donte nga qëndrimi i vdekjes në kampin e pritjes. Unë nuk e di dhe nuk e kam
kuptuar kurrë: Si mund t’i merren librat dikujt që i ka mbledhur ato ndër vite,
që jeton me to dhe mbi to?! Që ushqehet me atë pak dyqan, që e ka punën e
vetme, ku për ne të tjerët ishte garancia e pastër e lumturisë personale?! Kush
na garanton se ato libra do të kthehen sërish ashtu siç ishin, pa u flakur dhe
përfunduar në cepat e ndonjë magazine? Mbase vendosen për mobilie letre në
ndonjë shtëpi drejtuesish shtetërorë? Mbase në dhomën e vetë atyre që na bëjnë
në ekran moralizma ekonomie! Makina Tatimore, mezi i mbante kur erdhën dhe e
vodhën shtetërisht F. Disa i kthyen, disa i lanë po aty, se nuk kishte më vend
në maunen qeveritare.
Për mua, libri është shpirti që na takon të gjithëve, nuk mund
të merret dhe as të privatizohet. Kur në mes të Tiranës, as pesë minuta larg
nga Qendra, mos vallë shteti në këtë rast luan me realitetin e famshëm se libri
vidhet dhe nuk kthehet më?!
Eljan Tanini, Gazeta Mapo 23 Prill 2016
Monday, April 18, 2016
Kulla e Sahatit, apo një Sapun Duru?!
Gëzuar
Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve me restaurime skandaloze.
Tani
Kulla e Sahatit duket si Sapun Duru, si alabastër, si pambuk, si plastikë e
ndriçuar keq. Ose si një material i lehtë për kuzhinën tuaj, për shfaqjen e
skenografisë së rradhës.
Nuk besoj të jetë e vërtetë! Mbase është një reklamë kombëtare për sapunët.
Me pak mundësi, është një nismë private nga ajo firma hidrosanitare!
Nga poshtë
varja, nga ballkoni e sipër turbo-folk.
Humbi
edhe San i Marco i Tiranës, me të njëjtën arrogancë vesesh së propagandës intelektualiste biçim qytetare!
Nderkohë, mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar po copëtohet çdo ditë. Kjo quhet:
Rigonato, ose fënd me rigon.
Subscribe to:
Posts (Atom)