Ndoshta të ëndërrosh është një lloj justifikimi
në mungesë i çdo dite për kohën në kokën e artistëve të rinj?! E gjetur kështu
nga Daniele Capra në të 19-tën herë të këtij Onufri, të cilit nuk i vihet aspak
faj se e kanë marrë dhe i kanë thënë eja bëj diçka të shpejtë, nga ku punët e
zgjedhura në ekspozitë i kalojnë nga zyrat e galerisë kombëtare e më pas ai bën
një biçim zgjedhjeje, ku dëshira për të parë një fantazi në artet pamore nuk
bëhet aspak reale për gjendjen e Artit në të cilën jetojmë dhe shohim ne...!
Onufri i këtij viti vendoset për nga ngjashmëritë boshe njësoj me vitin e
shkuar, por edhe me vitet e tjera të fundit nuk është se dallon duke u bërë nga
veprimi si ekspozita e kohës së pakët, si vlerësim për të të thënë nëse je i
dobët duhet të marrësh pjesë në të duke mos shfaqur asnjë model të ri për nga
koncepti pamor!
Ditën e parë të hapjes së kësaj asgjëje, kish jo më pak se 100
njerëz të mbledhur në hollin e galerisë kombëtare! Nëse futesh brenda, mund ta
llogarisësh orën për të parë ekspozitën në jo më pak se 20 minuta! Kuratori i
këtij riveprimi nuk ka kokrrën e idesë mbi gjendjen Artit tek ne, ashtu si edhe
një pjesë e mirë e atij apo atyre prej të cilëve Capra duhet të paguhet është
më pak se mbajtja që e kanë katandisur
këtë galeri si në kioskat me qofte anës saj! Nuk është faji im që duhet të
shkruaj me kaq shumë “nuk”. Po përpiqem të
them se cekëtinat e ditës dhe imagjinatës nuk mund të mbushen të gjitha nga
Arti, por nëse ti shkon për të parë një ekspo nuk mund të dalësh më bosh se
rrugët e Tiranës dhe koha në të!
Pasqyrimi shpirtëror i kësaj ekspozite nuk është
të paktën as edhe një përpjekje për të qenë më mirë se vitet e tjera! Madje
edhe artistët e rinj pjesmarrës me video që të lodhin e që nuk thonë asgjë, me
teknika pikturash si të gjetura tek ndonjë qendër komerciale, skica të mira por
me ide të para, teknika fotografie si gjoja mundësi, stisje fotosh që lënë
vendin e tyre veçmas si më ndryshe duke ushqyer kotësinë e tregimit apo edhe të
narracionit pamor mbi të! Punët janë të zgjedhura dobët, nuk paraqesin asgjë
nga ajo që është thënë, sepse të paktën “Ndoshta të Ëndërrosh” nuk tregon
pamoren e këtyre punëve, perveç se ndonjërës por që edhe ajo mëvetësohet
ndryshe, por jo se është më e mira!
Nuk e di kur duhet të kem të drejtë, por
duket se në këtë vend po i dhjesin dhe po i politizojnë të gjitha, edhe artin
pamor!
Nëse kuratori ka zgjedhur që ftesat të kenë
imazhin e një fotoje të ekspozitës, mos do të thotë kjo se ajo do të jetë
fituesja e këtij viti?! U bë kohë ku nuk mbahet mend që të shoh një ekzpozitë
në galerinë kombëtare dhe prej saj të dal i kotë, në po ato ndjesi që përjetoj
pas shfaqjes në teatër, apo nga ndonjë film në kinema! Në shoqërinë e tej mbushur
nga televizioni dhe minutat virtuale, të vjen dëshira që në datën e caktuar të
shkosh të shohësh një ekspo prej së cilës nuk më duhen më fjalët, por vetëm
imazhet pamore. E më pas edhe mund të detyrohem prej fantazisë për të parë
emrin e atij apo asaj se kush e ka bërë veprën…! Hap ku emri i artistit
pjesmarrës thotë më shumë se puna e paraqitur!
Duhen shuar polemikat se ne tjetër themi dhe
tjetër bëjmë, tjetër jemi në studio, dhe të tjera punë na zgjedhin për të
ekspozuar në një institucion me vlera të thyera kombëtare...! Çfarë më
duhet të bej?! Në galeri hyn dhe sheh më shumë se asgjë! Disa punë me varfëri
të zgjedhura keq, të cilat nuk justifikojnë aspak kohën e gjendjes së Artit tek
edhe vetë ata që janë zgjedhur për këtë shfaqje kohore që më shumë duhet të na
bëjë të mendojmë se çfarë po bëhet me artistët e rinj!
Në
Shqipëri është krijuar një grup artistësh leshi, të cilët ftojnë gjithmonë e më
shumë njeri tjetrën në çdo aktivitet që mund të ketë kjo galeri kombëtare!
Onufri i galerisë kombëtare nuk është më aspak një lëvizje nëpër studiot e
artistëve, ku nuk njihet më nga publiku se çfarë bëhet me artet pamore në
Shqipëri e që shpesh herë më duken si mjete individualiste që nuk dinë dhe as
nuk duan të flasin. Kjo ekspozitë e përvitshme nuk duhet të mbaj më emrin e Onufrit
të madh, ose ta përmirësojnë.
Nuk ka më përbetim të harruar nga mendimi, sepse
edhe në këtë ekspozitë të ndrydhur si me fare pak dëshirë, nuk ka eros! Zotërucër
që prisni pemët se ato ju zënë pamjen e institucionit tuaj, mos na e shisni
naiven e kotë për mundësi!
Eljan Tanini
Janar 2013
Foto 1: Zgjedhur si imazhi i këtij edicioni prej kuratorit Daniele Capra, nga Marjana Kostandini
Foto 2: E punuar për dikë që i takon
o ti eljan na thuaj me shembuj ca ste pelqeu, ca te pelqeu pak, si mund te ishte bere me mire secila prej ketyre duke mar ndonje shembull te dickaje qe ka ndodhur ndonjeher ne shipqeri ose diku tjeter e cila ty te ka pelqyer shume ose dhe me mire sygjero ndonje ide tenden kreative. eshte shume e thjesht, keshtu behet kritika perndryshe sbehet fare
ReplyDeleteKy lloj Onufri nuk ka nevoje per shembuj sepse gjerat dihen shume sa mund te behen! Aty lihen per hater te kotesise dhe per kete me vjen shume keq.
ReplyDeleteI kam dhene shembujt me siper, i kam shkruar edhe ne nje shkrim tjeter ne lidhje me Onufrin e vitit te shkuar. Pse duhet te jap une shembuj si duhen bere gjerat ne ate Galeri, ku atje ka njerez qe paguhen per kete pune! Apo te jap une idete e mia dhe me pas ato te veprohen nga po ata njerez qe paguhen aty?!
Eljan Tanini