foto eT |
MosKat
Ajo mësoi të kishte shumë.
Ndihej si
e zbrazur, fundi i bazamentit prej të cilit do të fillonte të merrte thithjen e
rënies. Mes epsheve të një vajze plot padituri e të një djali që sa vjen edhe
përçmon më shumë jetën dhe njeriun ajo zgjodhi të pëlqente gjininë e saj. Për
aq sa njohim në këtë qytet lesbiket janë të pakta?!
Edhe ato që janë duket
sikur duan të jenë në të kundërt, sa për t’u dukur apo për të thënë që shoqëria
jonë i ka të gjitha.
Përsëri mes miqsh. Mes tolerancës dhe
indiferencës, nuk do të dija kë t’u falja... Kështu del edhe fajtori. Ai ose i
ajo që e tha këtë duhet të tërhiqet gjithmonë nëse ndodh më vonë... Ka rëndësi
kjo... Rifilluan ndarjet... Diku duhet të mbështetesh...
Idetë e dikujt duan ndarjen për një
kohë më të mirë të kaluar së bashku e që këtu fillon një përçmim ndaj
tjetrit... Të rinjve u jepet çdo gjë, (çudi!) çdo forcë e të vepruarit. Miqtë e
rinj marrin mburrje të mëdha (prej vete a prej të tjerëve...)
Megjithëse jo lehtë bën miq sot, janë
po këta të fundit që i luftojnë ato, pasi morali i tyre është vështirë të
qetësohet. E atëherë kush do të mund të duronte ofendimet plot mburrje të një
studenti? Dhe çfarë duhet t’u shlyesh atyre për të qenë i pranueshëm për ta? Më
të kotën. Mos vallë është faji im që miqësia lindi nga rastësia? Apo rastësia nuk ekziston, dhe e vërteta është se kështu
duhet të ndodhte patjetër? Edhe kjo është një rastësi në paramendim. Nuk është
habi të jetë për pak pikëpyetje. Për dikë që largohet, apo që ndahet, mund të
jetë një jetë e mërzitshme të kënaqësh për herë miqtë.
T’i dëgjosh se si çirren në mburrje,
është të bësh spektatorin. Kështu pra shumë të dashur tym cigaresh, apo ngjyrë
kafesh, në të shumtën dëshirë për flirte nisin përkëdhelitë gjithmonë nga e
para.
Vetja thotë: “Shumë herë miqtë janë
të pasur. Janë një shoqëri që mund ta bëjë dëshirën dhe ta zgjedhë atë. Për ta
kaluar këtë, ka edhe midis tyre nga ata që nuk janë në të njëjtën ekonomi me
ta, që qëndrojnë pranë për të përfituar përkrahjen e tyre sa për shoqëri, por
në të vërtetë nuk i lidh asgjë. Kështu nis
një lidhje në gjendje të tepruar lakmitare. Edhe po të përshtatesh nuk të
përshtaten mendimet, qëndron me ta vetëm për shoqëri.
Shoqëria e varfër që është pak më e hapur të
tregon më shumë, atje mund të gjesh kalime gjendjesh shpirtërore, sepse duan të
duken më ndryshe. Mund të zbulosh tek ata të paktën dëshirën për të qenë.
Dëshirë, e cila nuk manipulohet, sepse sajesat e tyre të para qëndrojnë mirë.
Nuk mund të zgjedhin shumë, përkëdhelitë e tyre janë teka nga mospasja e
parasë”. Unë them: “Tani ndihem sikur të kem udhëtuar në shpirtra të ndryshëm,
nuk mund të ndalem. Nuk kam njohur ende shumë vëllime shpirtërore, por të paktën për aq sa munda të njoh deri
tani, mund të them se dëshira jonë e përbashkët është të jemi mbi çdo gjë që
mund të zotërojmë.
Kështu qajmë shpesh, të vonuar në
absurditet. Meqë të paktën ekzistojnë mijëra lloje shpirtrash që nuk ngjajnë
aspak me krijuesin e tyre, (sepse ai nuk i krijoi ashtu siç janë ata tani),
atëherë as ne nuk mund të jemi të ngjashëm me fillimet tona. Ne duam të jemi më
të këqinj se krijuesi ynë”.
Mes miqsh, një mik do të zbulojë mes
fjalëve të tij veprimet tona të pashmangshme nga matematika. Lëviz më tej. Një
mikeshë tregon, përvojat e saj. Sa e shpifur bëhet e drejta njerëzore. Ajo nuk
ekziston. Thjesht manipulohet lehtë në emër të saj. Ishim
ne ata që i shpikëm të gjitha këto, por prapë kërkojmë mëshirë prej tyre.
Shpirti ynë, dëshiron të ndërlikohet
pa masë. Është në dëshirën tonë të ndërlikojmë, fundin e zgjidhim vetë. Mendime
të shprehura hapur në disa gota vere. Dikush më i përgatitur se tjetri, më
duken si tufa doktoraturash dhe po këta si tulla të mbushura me filozofë. Ndodh
që mund të mos kuptosh asgjë prej tyre. Të thonë fjalë të pashmangshme për atë
që jeton, për atë mundësi që nuk e ke bërë mirë, edhe për më shumë për të
shkuarën tënde. Kush i beson ata që mund të
mashtrojnë...
Këta ithtarë që duan të bëhen të
pashmangshëm, më duken si etër që duan të të ftojnë në besimin e tyre. Atëhere
më thoni që jam mizantrop. I ndodhur në
bar kafe pa asnjë gjë në fund
Revista Psikologjia
Dhjetor 2013
No comments:
Post a Comment