Sunday, April 30, 2023

Përse artisti Ilirian Shima na ka dhuruar Nënë Terezën më të bukur në botë?




1. Nuk është si gjithë figurat e tjera klasike të Nënë Terezës. Pra sa mirë që nuk ka atë që masa do të adhurojë
2. Shqipëria sot ka shumë nevojë për vepra të tilla. Ka disa figura kombëtare shqiptare që mund të shihen në frymën moderniste
3. Është një vepër e thjeshtë që të fton brenda vetes së saj. Gruaja është qendra e botës
4. Nuk e adhuron direkt fytyrën, portretin e saj. Fundja ky është qëllimi i besimeve fetare. Por rrugës e ndryshuam
5. Ftesë në heshtje që të pajtohesh me qetësinë e veprës. Të lutesh me paqen që të jep materiali me të cilin është krijuar
6. Vepra të tilla nuk janë për popuj me nivel artistik 0. Do i lutesha të gjithë atyre që nuk e pëlqejnë këtë vepër: Shkoni pëlqeni Nënë Terezat e tjera, ose atë në hyrje të Aeroportit, Shkodër, Prishtinë, Maqedoni etj...
7. Vepra përqëndrohet te mesazhi i lujtjes-faljes, jo te sytë. Jo te adhurimi i drejtpërdrejtë. Ajo shfaqet edhe si një qasje kuranore
8. Më vjen keq që kjo vepër nuk është në Tiranë, që të shihemi çdo ditë dhe të komunikojmë bashkë. Tirana dhe Shqipëria kanë nevojë për art të tillë
9. Ka butësi, punë, urtësi dhe paqe. Vepra ka muzikë, madje po këndon Ave Maria
10. Vepra tregon nga vjen Nënë Tereza, nga kemi ardhur ne. Ajo është e qiellore dhe jo egoiste. Në kulmin e jetës me imazhe, figura e spektakël, Shën Nënë Tereza fshihet por edhe gjendet aty si lule e shenjtë jo prej tokës
11. Autori Shima nuk pajtohet me realitetin. Realiteti ka nevojë për artistin
12. Është ndër veprat më të bukura në botë në lidhje me konceptin e shenjtërimit: Të Shën Nënë Terezës por edhe shenjtorëve në përgjithësi
13. Të fton në paqe, jo në adhurim të personit: Sepse vepra nuk adhuron pop staritetin e figurës në fjalë
14. Vepra: Adhuron dhe kthen sytë nga gruaja shqiptare, por edhe nga pjelloria dhe feminiliteti i fshehur















Monday, July 4, 2016

Populli i dhuron një tortë me mut kryeministrit për datëlindje


Ja se ç'shkruhet në letrën e urimit: 

I dashur kryeministër, të urojmë nga zemra u bëfsh 100 vjeç!

Zemra na e donte të ta shtronim det, po kemi qëlluar pak hollshëm këto vitet e fundit.

Po prapë, u sajuam me këto që na u gjendën, se të paktën kaq na e ke lënë.  


Populli

(torta u protokollua) 














Friday, June 24, 2016

Tirana chaos



photo by eljan tanini, all rights reserved 

Wednesday, May 25, 2016

Arti, protesta, pena dhe pema



Nga Eljan Tanini


Më vjen keq për disa media që deri më sot, unë sipas tyre i kam thyer këmbën një bosi kur protestoja për Parkun e Liqenit. Madje ishin po këto që shfaqën hapur dhe bindshëm atë shpikjen e lopatës në gjoks. Pak të dashura media, mos merrni kot përsipër të më godisni mua për një projekt që ka vite që fle.Tre vite më parë këtë ide për një skulpturë parku, e ka parë edhe Lulzim Basha në zyrën e tij. Por asgjë, fjeti atje. Deri më sot, flinte me mua, pastaj qëndronte në dhomën e pritjes deri sa një ditë hasa në konkursin e Skulpturave të Parkut.
Vepra ime (punë në grup) titullohet Endrra Fëmijërie - një cikël i gjatë idesh, që lindi prej një ekspozite pamore në Ish Ambasadën Jugosllave, me qendër fëmijërinë, e quajtur Njolla të Urta, pastaj me një botim timin që ka dozën e çështjeve të një fëmijërie urbane, e botuar si Pa pik’. Dhe tani, skulptura e parkut, Endrra Fëmijërie. Unë do vazhdoj të merrem gjithmonë me fëmijërinë. Mos u merrni me mua, në 1 Qershor unë do dal për Parkun e Liqenit pa beton.
Unë jam fans i mjedisit dhe dashamirës pozitiv i ngjarjeve kulturore, sidomos nga artet pamore: sepse të tilla janë studimet e mia. E gjitha kjo nuk më pengon të jem protestues ndaj një projekti me dhe pa beton, ku më pas të propozoj ide dhe ndryshime. Nuk jam në gjak me antimjedisin dhe as me idetë e mia, për të kundërshtuar dhe pranuar. Një dorë e shtrënguar, nuk tregon asgjë! Unë nuk jam shoqëri civile që merr para lartë e poshtë, por qytetar i angazhuar.
Nuk ju kërkoj falje se ju kam mërzitur me Nismën time Mbill Pemën Tënde. Përpjekjen time artistike nuk e hedh dot poshtë askush, edhe pa nisur mirë ajo. Çdo qytetar duhet të aplikojë në Bashkinë e tij për ide, lër më pas të protestojë. Po, të protestojë dhe të aplikojë për ide. Kjo fjali nuk ju rrinte mirë deri ca orë më parë? Mua po, unë edhe do protestoj, por edhe do përpiqem të zbatoj idetë e mia personale edhe duke e kundërtshtuar institucionin ku bëhet protesta e rradhës. Të paktën ky projekt pati fatin të bëhej publik. Ndryshe mund të ishte vjedhur, dhe unë të përfundoja nëpër gjyqe. Kaq të vështirë e keni ta kuptoni dikë që proteston, por edhe provokon me veprën e tij të artit? Kaq të vështirë e keni të kuptoni dikë që e do mjedisin, por edhe punon për një projekt arti për këtë Tiranë tiranësh prej betoni? Për Parkun e Liqenit me beton kam qenë dhe do të jem kundër. Kam protesuar gjithmonë si Eljan, pa logo. Do vazhdoj ta bëj. Idetë e mia për qytetin, nuk i vjedh dot askush, as shtrembërimet e mediave gustokëqia me propagandën e thatë.
Nuk e keni pare ende banorin e këtij vendi që e do këtë qytet me protesta pro mjedisit dhe me ide për ta mbrojtur atë? Unë kështu do të jem gjithmonë. Me lejen e askujt, do dal të protestoj kundër, ashtu siç edhe do të krijoj ide si projekti fitues në Bashkinë e Tiranës, i titulluar Endrra Fëmijërie. Askush nuk më bën dot vegël partie dhe të asnjë individi. Duke falenderuar të gjitha mediat për cinizmin deri me përkedhelje, po përfitoj nga rasti nga ky publicitet i pa kërkuar, por që mund të gjenerohej vetëm nga e njejta makineri që na ka groposur për së gjalli kur ishin në mëshirë të fatit mes të fortësh... "Pajtimi" im me kryetarin e Bashkisë është po aq i vërtetë sa lopata te gjoksi i Tan Hardhisë, po aq sa këmba e thyer e atij bosit… Unë nuk jam klient, nuk kënaq dot askënd për joshje mediatike. Njerëzit që kanë besuar tek unë, se kam mbi 3 vjet që mbjell pemë në çdo cep të Shqipërisë, se kam ngrënë shkelma dhe grushta në mes të natës, në mes të Parkut nga kriminelët. Por kjo gjë nuk më ndalon të aplikojë dhe të fitojë atë konkurs. 
Kjo mund të jetë një demokraci e re! Nuk më vjen hiç keq për dyshuesit pragmatiste, që nuk të mbështesin për arsye pragmatiste, dhe po ashtu të shajnë po për arsye pragmatiste... Unë po shkruaj për veten time dhe njerëzit që kanë besuar te veprimet e mia, nuk flas në emër të të gjithë aktivisteve, sepse ata janë njerëz të pastër dhe aktivistë si unë. Ndjesë të gjithë njerëzve të pastër dhe tërë miqve aktivistë, nëse nën efektin e orkestrimit kanë marrë mesazhet e gabuara, detyrimin për një sqarim e kam vetëm ndaj tyre. Nuk kërkoj ndjesë, që në këtë vend gjenden me shumicë dy para: ajo e ekstremistit dhe ajo e militantit. Nuk kërkoj falje që për hir të punëve që vlejnë, të jem bashkëpunues, dhe jo thatësirë.
Gjithë këtë mllef për të më kundërshtuar mua mund ta kishim përdorur për një protestë më të mirë! Në datën 3 Qershor unë do të jem sërish në Gjyq për Këndin prej Betoni në Parkun e Liqenit
Dilni mbillni ca pemë, para se të merreni me mua! Njerëz dilni në rrugë, po na vjedhin Shqipërinë, Vjosën, Valbonën, dilni të mbillni Lurën, pa harruar se nën Digën e Liqenit Artificial, duan të ndërtojnë disa pallate 17 katëshe.
Non Serviam.



si mendohet të duket skulptura e parkut Endrra Fëmijërie 



kur projektin e pa Luzim Basha 


kur në protestë dola edhe për protestat që kemi bërë kundër ndertimeve nën digën e Liqenit Artificial 





Friday, May 13, 2016

DISA PYETJE ME BETON PËR ERION VELIAJN


Erion, isha bashkë me shokët e mi sipër kokës tënde kur po protestoje dje në Gjykatën Administrative të Apelit. Besoj se e solli rastësia që të jetë një ish-ministri Mjedisi. Të them të drejtën, më pëlqen që po del në rrugë për këtë qytet me parqe betoni. Unë besoj se ti e di që po ata djem dhe vajza, arkitektë, inxhinierë, gazetarë, prindër, ekspertë digash, shkencëtarë, akademikë, profesorë, artistë, banorë të Tiranës dhe shumë të tjerë, kanë protestuar rreth 5 muaj për ndërtimet nën Digën e Liqenit Artificial. Mos harro se, janë po ata që dolën për të mbrojtur betonizimin e Parkut të Liqenit që i thuhet Kënd Lojërash! Të paktën kështu e quani ju! Në fakt, është një Park Tematik pa materiale ekologjike. Ti e di, por hapësira publike nuk është e Bashkisë së Tiranës, as e jotja!
Ishte i frikshëm fakti dhe nakatosja e punonjësve të administratës së Bashkisë së Tiranës! Si i bie, të kenë lënë punën, atë punën që paguhen me taksat tona? Nuk duhet të jesh patjetër militant i bindur, që të njoftohesh një ditë më parë në telefon nga drejtori për t’u veshur civil për të nesërmen e protestës. Shumicën e tyre nuk i kam parë kurrë në protestat e pastra për 8 muaj me radhë, si te zyra e ish-kryetarit të Bashkisë, ashtu edhe nën zyrën e Kryeministrit. Sa pak, ne që kemi protestuar për këto pallate! Disa djem u rrahën se nuk duan betonizim në Parkun e Liqenit. Policia e Shtetit, në vend që të afrohej për të neutralizuar situatën e për të larguar provokatorët që grisën pankartat, arrestuan tre qytetarët që i mbanin ato. Kjo skenë ndodhi para syve të tu që në mënyrë cinike dhe armiqësore, i ke cilësuar qytetarët simpatizantë të PD-së, që për ty nënkuptojnë armiq: megjithëse me pankarta kundër betonizimit të Parkut. Për ta përforcuar idenë e armiqësisë, në fjalim Veliaj deklaroi se, të protestosh kundër këndit të tij të lojërave është kriminale.
Pashë në protestë edhe njerëz si hapës portash të Digës së Liqenit, nuk e di çfarë mëkatesh po u fal. Për ata që i nxjerr nga puna e taksave tona, ke ndërmend të protestosh? Një këshillë miqësore: Hiqi të fortët që vijnë në protestat e tua. Janë po ata që vinin rrotull ndërtimit me beton në Parkun e Fëmijëve. Mua më kanë ardhur aty pranë, kur protestoja me shokët e mi. Ti e di që na rrahën! Por edhe që disa të tjerë ishin gati! Më vjen mirë që ti i ke dëgjuar fjalët tona; kjo kauzë të duhet! Vazhdoj dhe e them: Për një kryetar bashkie që po mbjell pemë, mbrojtja e Digës së Liqenit, është një kthim i pastër në pozitivitet ekologjist, dhe detyrë mbi detyrë. Nëse fshihet diçka pas këtyre protestave, ti duhet të fillosh të dalësh edhe për të tjera mëkate urbane nga të dyja partitë. Bëje! Sigurisht, ne do të mbështesim ashtu siç kemi bërë edhe për hallet tona. Nëse ju duhet ndihmë nga shoqëria civile për protesta interesante, na thuaj. Sa për këtë punën e protestës para Gjykatave, ti e di vetë sa duhet ose jo, dhe në cilin vit të Mesjetës me ose pa sfurqe po jetojmë.
Kam disa pyetje të thjeshta për ty Erion, pa e harruar atë që na ndodhi ne individëve të Shoqërisë Civile, ose më saktë qytetarëve të angazhuar kundër betonit ku do të luajnë fëmijët. Pyetjet e mia janë këto, Erion. Po pres pa gërshërë një përgjigje.
  1. A do të protestosh për pallatin 13-katësh që po fillon të ngrihet pak nga pak tek Ekonomiku dhe që është pranë Parkut të Liqenit? Ne kemi dalë kundër disa herë.
  2. Po për kullën me 25 kate që do të ndërtohet te “7 xhuxhët”, do vish me ne të protestojmë?
  3. Po për zonën e poshtme pranë Pallatit të Brigadave ku janë restorantet që do të ngrihen disa kulla, ke ndërmend të protestosh me ne?
  4. Po për hapësirat e mbetura pranë “Sheratonit”?
  5. Po për prishjen e stadiumit “Qemal Stafa”, dhe sidomos hedhjen e pistës së vrapit pranë Parkut të Liqenit?
  6. Për ndërtimet e mëdha private që duhet të prishen në valën tënde pozitive, si shkollë me emër lideri amerikan, pallat me gjuhën e kuqe të varur, dhe për ndonjë restorant tjetër, a ke ndërmend të protestosh dhe të shemben për të drejtat e gjelbërimit?
  7. Po për hapësirën mes Korpusit dhe Gardës së Republikës, të cilën qeveria shqiptare e quajti “Hyrja e Parkut të Liqenit”, do dalësh me ne të protestosh ashtu siç bëri Shoqëria Civile?
  8. Po për betonizimin masiv të qendrës së Tiranës, ku ende nuk e keni thënë mirë, a do të ketë ose jo kulla, do dalësh të protestosh me Shoqërinë Civile kundër ndërtimit të tyre?
  9. Po për parkingun nëntokësor te parku “Rinia”, do protestosh? Nuk jemi kundër, por jo një park si shërbim i privatit.
  10. Po për muret e Kalasë së Tiranës që sipër mbajnë dy kate beton restoranti, do vish me ne të protestojmë dhe ta mbrojmë atë kala që duket si mur?
  11. Thuhet që do të shembet Teatri Kombëtar. Do vish me ne të protestojmë kundër kullës që do të hedhin atje? Madje, është mbyllur edhe muhabeti për kullën që do të shfaqet tek Urgjenca e Tiranës. Çfarë do bëjmë, si mendon?
  12. Më 20 maj do të bëhet një protestë kundër hidrocentraleve në Vjosë. Do vish me ne të protestosh? Mos harro Valbonën…!
Gazeta Shqip
12 Maj 2016 



Friday, April 29, 2016

DemoTirana



foto eT

Parrullë e kohës së fishkëllimës, mbahet ende në këmbë në një nga rrugicat e Tiranës

Thursday, April 28, 2016

Tyrbja e Kapllan Pashës, Suvatim apo Restaurim?


Ngjyrosje skenografie? 
Llaç, stuko, apo shtresë mermeri mbi Tyrben? 
Kjo ndërhyrje, është e njëjta bojë me atë që ngjan sot Kulla e Sahatit të Tiranës? 
Apo patinim kundër ujit? 
Shihni shigjetat e kuqe 

fotot: eljan tanini 







Saturday, April 23, 2016

Më ktheni 10.000 librat e F-së



Hyrje në dyqanin e tij, vjen erë lëvizjesh nga krahët e fluturave që kanë udhëtuar nga e vërteta te imagjinata. Ato shpesh kur nisin ecjen me vërshime, lëshojnë pluhur. Aty ushqehet, madje sa hyn, e ndjen shijen e thatë të fasuleve me bukën sa ena që mban groshët.
I ka lexuar të gjithë librat që i shet në dyqanin e tij pranë Rrugës Q. Ku janë librat e F-së?! Pse i vjedh shteti? A vidhen 10.000 libra? Po mirë, ja po e them ndryshe: A konfiskohen kaq shumë libra? Qeveria ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë aktivitet tregtar të paformalizuar dhe se do të ndëshkojë çdo biznes që kapet në evazion. Kjo fjali e mësipërme më duket si: Nëse kapen komunistë në shtëpitë tuaja, ata do të… Një perandor, që nuk po na shqitet nga ekrani dhe jeta publike, e shiti dhe e bleu Shqipërinë për Një Euro. Këta të tjerët, po u marrin shqiptarëve edhe atë pak euro që u ka mbetur në xhep nën imazhin e të bërit “Shtet”.
Nuk e vë në dyshim, se ata që e kanë qeverisur këtë vend, të parën vrasje që u kanë bërë shqiptarëve, është shpirti. Kjo vjen nga sipër-poshtë. Kuptohet, andej nga kati i fundit ka joshje me pushtetin, e për hatër të disave që duhet të paguajnë e të bëhen shembuj, kërkohet të dënohen me kërkesa të kota edhe ata më të vegjlit.
Deri diku është një shenjë e mirë, por nuk janë të gjithë njësoj. Shumë firma të mëdha vazhdojnë ende të mos e japin kuponin tatimor, bashkë me këtë rrokullisje, edhe ata që bëjnë të mirat pranë qeverisë, nuk mund të jenë kaq të rregullt. Pse nuk niset nga sipër aksioni i kasave, faturave, burgosjeve, mos shitjes mend se futen në burg berberët, i kapjes së atyre që vazhdojnë e bëjnë kontrabandën e ushqimeve?!
Unë uroj shumë që masat e marra nga qeveria kundër informalitetit të zbatohen nga populli dhe të kontrollohen nga ata, jo si veprimet kundër duhanit. Për këtë të fundit, mjafton të dalësh jashtë unazës së Tiranës, ku anës rrugëve kombëtare dhe qytetase, nëpër bare dhe restorante tymoset duhan në çdo orë.
Në rrugën Q këtu në Tiranë, F është ai që unë blej libra shpeshherë. Disa kohë më parë, tatimorët i kanë marrë rreth dhjetë mijë libra. Ashtu siç bënë edhe me atë zotërinë tjetër pas ish-Ministrisë së Kulturës që rregullon biçikleta, duke i vjedhur mallin, por edhe mjetet e punës.
F është një trup i vogël, 10.000 libra janë çerekjete mbi lexime. Në librarinë e tij mblidheshin të rinj nga Elbasani, Durrësi, Librazhdi dhe porosi që vinin nga konviktorët. Unë vetë kam shkëmbyer në këtë shenjtëri disa libra me të tjerë që F m’i ruante me vrull. Kështu vepronte me të gjithë. Kjo puna e librave të F-së, më ngjall një kohë të shkuar shtëpie. Kur komunistët erdhën në pushtet, ata konfiskuan edhe libra nga vilat borgjeze! Gjyshi punonte për një kohë të gjatë në Komitetin Ekzekutiv. Xhaxhai më ka thënë se ai sillte në shtëpi libra të vjetër, me çështje dhe erë të çuditshme, madje edhe me vula familjare. Gjyshi i shpëtonte ato libra prej vdekjes në kaldajën e institucionit, duke i hequr nga radha që shtrëngonte hiç mos gjë! I donte nga qëndrimi i vdekjes në kampin e pritjes. Unë nuk e di dhe nuk e kam kuptuar kurrë: Si mund t’i merren librat dikujt që i ka mbledhur ato ndër vite, që jeton me to dhe mbi to?! Që ushqehet me atë pak dyqan, që e ka punën e vetme, ku për ne të tjerët ishte garancia e pastër e lumturisë personale?! Kush na garanton se ato libra do të kthehen sërish ashtu siç ishin, pa u flakur dhe përfunduar në cepat e ndonjë magazine? Mbase vendosen për mobilie letre në ndonjë shtëpi drejtuesish shtetërorë? Mbase në dhomën e vetë atyre që na bëjnë në ekran moralizma ekonomie! Makina Tatimore, mezi i mbante kur erdhën dhe e vodhën shtetërisht F. Disa i kthyen, disa i lanë po aty, se nuk kishte më vend në maunen qeveritare.
Për mua, libri është shpirti që na takon të gjithëve, nuk mund të merret dhe as të privatizohet. Kur në mes të Tiranës, as pesë minuta larg nga Qendra, mos vallë shteti në këtë rast luan me realitetin e famshëm se libri vidhet dhe nuk kthehet më?!
Eljan Tanini, Gazeta Mapo 23 Prill 2016



Monday, April 18, 2016

Kulla e Sahatit, apo një Sapun Duru?!






Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve me restaurime skandaloze.
Tani Kulla e Sahatit duket si Sapun Duru, si alabastër, si pambuk, si plastikë e ndriçuar keq. Ose si një material i lehtë për kuzhinën tuaj, për shfaqjen e skenografisë së rradhës.
Nuk besoj të jetë e vërtetë! Mbase është një reklamë kombëtare për sapunët. 
Me pak mundësi, është një nismë private nga ajo firma hidrosanitare! 
Nga poshtë varja, nga ballkoni e sipër turbo-folk.
Humbi edhe San i Marco i Tiranës, me të njëjtën arrogancë vesesh së propagandës intelektualiste biçim qytetare! Nderkohë, mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar po copëtohet çdo ditë. Kjo quhet: Rigonato, ose fënd me rigon.








Saturday, March 5, 2016

Liqeni


Si ishte një nga hyrjet në Parkun e Liqenit, ose pallat mbathjesh të kuqe me dantellë prej betoni