Friday, November 5, 2010

Brezi i djegur dhe piramida teatrale


Këtaaa, këta janë brez i shthurur!
Gjithmonë këto fjalë dëgjoj për brezin tim, por ja që në të vërtetë nuk jemi ashtu siç na thonë. Dhe pse qenkemi ne të tillë, se nuk dinë se çfarë të bëjnë me ne? Pse qenkemi ne brez i shthurur, kur baballarët tanë, nuk lanë gjë pa prishur, hekur pa shitur, art pa fyer dhe veprime shëmtie në pa dashuri të pa menduar. Dhe kur e fyejnë artin nuk është se dinë ata ta bëjnë më mirë… Pse qenkemi ne brez i shthurur? Se ju ngjajmë juve që nuk dilni rrugëve të protestoni? Se dilni vetëm sa herë që e kërkon politika e njërës anë? Apo se edhe ne jemi si ju, pasi as ne të rinjve nuk është se na shkon ndërmend të protestojmë ndonjëherë!
Sa ngjajmë! Çfarë kërkoni? Ata na lanë kështu, ata dhe brezi i djegur i baballarëve të tyre. Edhe brezi im e ka një lidhje mendore me komunizmin sepse mamatë dhe baballarët tanë atë lloj ere kanë thithur. A duan të bëjnë një dhuratë për shqiptaret për 100 vjetorin e Pavarësisë? Shumë mirë, le të bëjnë stadiumin e ri, dhe si dhuratë për shqiptarët të restaurojnë atë ndërtesë dhe të merren më shumë me trashëgiminë kulturore. Pse të mos hapin një muze të ri? Pse të mos u shkojë në mendje xhanëm për të ndërtuar vetëm një teatër të ri?! Meqë Tirana e ka humbur fatin të ketë një Kuvend të ri rrethuar me një park të madh, sot për sot është idea për të ndërtuar një ndërtesë të re që të ketë një funksion për të gjithë qytetarët. Ka ende plot vende ku mund të ndërtojnë një Kuvend të ri, dhe nëse duan të zënë parqet ashtu siç i kanë zënë nuk është ndonjë problem i madh. Kam shumë kujtime buzë Piramidës. Aty më çonin prindërit e mi kur isha i vogël veshur me paliçeta, aty haja në verë bukë me gjalpë, aty kam mësuar edhe biçikletën, kam rrëshqitur buzë saj dhe sa e sa herë kam ndrydhur këmbën, aty bëja edhe patina, aty shkoja edhe kur isha në Lice për të lënë orët e mësimit. Herët e fundit pasditeve, mbushja edhe ujë për zonjën Pa, aty kam pirë edhe disa herë...
Nëse prishja e “varrit të Piramidës”, është lëvizje e radhës në këtë REPUBLIKË GJITHËSHKATËRRIMESH, (nga ku të gjithë e dimë lukun dhe përpjekjet e reja të kësaj qeverrie, për t'i bërë gjërat më mirë), nuk është se ndjell ndonjë pakënaqësi, por veç një fytyrë të re që nga dita në ditë, gati të gjithë po fillojmë ta pëlqejmë. Një shije qeverrie e munguar, një përpjekje që më shumë shëmton! Çfarë duhet të tregohet me prishjen e Piramidës? As që nuk e kuptoj, por edhe nuk arrij të mendoj, se me shembjen e saj, pushteti do të thotë se po bën një vepër tjetër.
Aq ide e mire është, që do të ndërtohet një Kuvend i ri për këtë vend, një figurë e re qytetarie, sa të duket çudi e bukur! Por puna është pse duhet prishur ajo vepër? Si mund të ketë kaq pak ndjeshmëri mendore dhe estetike për prishjen e një ndjesie të tillë?! Madje po më çudisin shumë edhe grushtakët, që nuk po reagojnë, sepse ndoshta u heq vëmendjen nga Sheshi Skënderbej, që një zot e di se çfarë po bëhet me të!
Dy vendime për të njëjtën çështje? Pse e lanë Piramidën në atë farë mënyre, duke i zhgërryer të gjitha pllakat, që të shtronin edhe pllaka çimentosh më pas?! Çfarë është gjithë ky kompleks për betonin, mos është një frustrim seksual?
Ajo që të çudit me hapat e radhës, është se pse duhet të prishet një ndërtesë e tillë? Është fiks një veprim si ato të kohës së Enverit, është njësoj sikur ta hedhin në erë atë ndërtesë, është njësoj si të prishin një vepër që ka lidhje me jetën e gjatë publike! Përveç të tjerash, është më shumë se një veprim si ato të kohës së diktaturës, për të shkatërruar çdo gjë të kohës së Zogut dhe të Italisë. Gjej vend të prishim, dhe të ndërtojmë gjërat tona, sepse ajo nuk është një gërmadhë, apo një banjo publike, apo qerpiç me kallama! Megjithëse edhe këta të fundit nuk janë më në Tiranë!
Një problem tjetër është fakti se nuk kemi një Teatër Kombëtar, pse mos bëhej aty? Është më i bukur veprimi, që kur një ndërtesë që ka një funksion alla varri monumental të kthehet në shumë veprime për artin. Është pothuaj njësoj me Kombinatin Tekstil në Tiranë, vend i shkëlqyer që mund të bëhej shumë mirë si një qytet arti, për çdo gjë që mund të duan të rinjtë…
Mos vallë pas prishjes së Piramidës, duhet të merremi edhe me Muzeun Historik Kombëtar, me Pallatin e madh të Kulturës, apo me pallatin jo edhe aq të bukur të Kongreseve? Janë ndërtesa jo edhe aq të bukura, që nuk më pëlqejnë, por që nuk duhen prishur! Po Presidencën, a duhet ta prishim? Edhe ajo u restaurua shumë shëmtuar, dhe madje nuk është edhe aq e bukur, madje i bënë një restaurim me një suva që ditën ngjan shumë e pisët! Duket dëshira për të bërë lukun e ri të këtyre vendimeve!
Një anë tjetër më thotë, se nuk ka për të ndodhur asgjë me Piramidën sepse është një nga lojërat e radhës së qeverisë dhe babait të madh, për të hequr vëmendjen. Por ndoshta nuk është një sharlatanizëm, sepse ai vetë do të tregojë që njerëzit kujtojnë se është heqja nga vemendja e rradhës, dhe për këtë këmbëngulje do të çojë fjalën e tij siç do ai vetë. Por nga se? Duket sikur gjërat po shkojnë mirë?! Një sharlatanizëm si ky që do ndërtohet, i munguar për teatrin e vërtetë që të bën të mendosh më shumë.
Më shumë po e shkruaj këtë shkrim, si një i ri i këtij vendi, si me dëshirën ndaj atyre pak gjërave të bukura të mbetura në këtë qytet.
Si metoda të vjetra të këtyre vendimeve, apo si një heqje larg mendimeve të përditshme politike, njerëzit duhet ta marrin seriozisht trashëgiminë e qytetit të tyre. Pse duhet shkatërruar dhe ndërtuar një objekt tjetër? Mos duhet të vijë ajo ditë që të shohim pamjet e një ndërtese qe hidhet ne ere me dinamit, dhe te fillojmë të kujtojmë po ato xhirime kur hodhën në erë ish ndërtesën e Bashkisë.
Herë-herë ngjan edhe si një lëvizje e menduar mirë që të harxhojmë apo të vjedhim disa para më shumë, dhe në fund ta lëmë për një kohë të gjatë atë ndërtesë ashtu gërmadhë nga jashtë, ta zhveshim nga mermeri. Pra qëllimit ia arritën, objektin e shkatërruan! Po sikur t'i çojnë këta qeveritarët tanë andej nga periferia se shumë zhurmë bëjnë?
Si ka mundësi që e kemi me kaq shumë dëshirë këtë idenë se çfarë kanë bërë të tjerët para nesh, edhe ne duhet ta prishim? Ta heqim qafe, ta zhdukim, të mos ketë më asgjë. Në vend që Tiranës t’i shtohen vepra të rëndësishme, më shumë i pakësohen.
Si ndërtimi që është më prodhues në kohën e Enverit, dhe më cilësori, nuk është aspak bindëse që të kërkohet prishja e saj, sepse po të qe kështu, do të na duhet të prishim disa dhe të lëmë disa të tjera. Puna është se të ndërtosh një Kuvend të ri në ditët tona, është më shumë mbetëse historike, dhe jo aq ndërtuese. Nëse ajo ndërtesë ka baza për kohën e shkollës së arkitekturës në Shqipëri, atëherë le të lihet ashtu, dhe të tregohet se çfarë dinim të bënim mirë apo keq. Më kujtohet shumë mirë koha kur filluan të zhvishnin nga pllakat e mermerit në atë vepër, dhe mendoja se çfarë po bëjnë me këto blloqe të mëdha pllakash? Pse duan t’i heqin në këtë mënyrë dhe ku do t’i çojnë xhanën? Mos vallë edhe Hotel Dajti do ketë një fund të tillë si Piramida?
Nipi, nuk mund ta prishë varrin e gjyshit dhe të babait, sepse ndryshe nuk mund ta dije nga ka ardhur dhe si ka qënë…
Për Gazetën TIRANA OBSERVER 5 Nëntor 2010.

6 comments:

  1. Z. Eljan , thjesht doja te te thoja se duke ju referuar ligjeve dhe te drejtave te Keshillit ministrave .. Sipas Kushtetutes neni 100 i saj. thot qe Keshilli ministrave merr dhe ekzekuton VENDIME per interesa kombetare ... Piramida po prishet me arsyen qe do rregullohet Parlamenti i ri . Per mua duket shume normale , ajo eshte nje godine ku nuk merr merita dhe se ne gjume eshte e ren qe ate dite kur eshte ndertuar per Diktatorin ... Jam i djatht me pikpamje Politike dhe mendoj qe duhet prish

    ReplyDelete
  2. I dashur Eljan...Duke respektuar deri ne fund opinionin tend per kete ceshtje, nuk po me rrihet pa e zhvilluar me tej mendimin tend...Psh nje tjeter brez (jo ky i joti qe shetiste me paliceta te Piramida dhe recitonte e kendonte i terrorizuar e detyruar nen diktature : E.Hoxha tunjgjatjeta, mbajne mend e kane shetitur e jetuar ne vende te tjera shume me te bukura e nostalgjike te ketij qyteti jo shume te vjeter ne moshe.....Shume nga keto objekte apo vende pelegrinazhi (psh kisha e Shen Prokopit dhe te tjerat, xhamite e teqete, pazari i vjeter, Kafe Kursal....etj, u rrafshuan e u dogjen ne perpjekje per te fshire nga memorja e njerezve te ketij qyteti cdo gje nga historia e eterve e gjysherve nen thundren e bashibozukeve e brekegrisurve te zones se trete operative (malesia e jugut te ketij vendi) te cilet zbriten me arme ne kete qytet -pervec bandes qe i printe, asnjeri prej tyre nuk kishte pare me pare kasaba me sy...Ata me dhune zevendesuan besimin ne zot te ketyre qytetareve me besimin ne zotat e reja, shkaterruan ndergjegjen e ketij qyteti, fshine historine urbane te tij dhe e kthyen ne ideologji te gjithe ndertimin e zhvillimin e ketij qyteti,arkitekturen e tij..... 45 vite te ketij kombi (per rrjedhoje dhe te ketij qyteti) jane nje periudhe qe dhe pse s'mundemi ta fshijme dot, duhet ta rekuperojme per ta kthyer kete vend ne vendin e tij te nderuar, midis kombeve e vendeve te tjera te Europes se qyteteruar, per ti kthyer qytetaret e ketij vendi ne origjinen e eterve dhe gjysherve te tyre qe kurrsesi nuk ishin pjelle e stepave te lindjes.....Ne kete kuptim nje simbol i kohes me te erret dhe me te hidhur te ketij kombi, nese rrenohet nuk do ish qamet i madh, te pakten per qytetaret e thjeshte jo militante partish si ti dhe si une........

    ReplyDelete
  3. Agron, te falenderoj per komentin tend dhe per nje shtese mendimi me shume. Edhe mua ajo ndertese nuk eshte se me pelqen edhe aq shume, por ne te vertete duhet lene si nje shenje e se mundshmes mbi te vjetren.
    Nese nuk do te jete edhe ajo ndertese ose veper, le ta quajme si te duam varr ose jo, per mua duhet lene sepse jo vetem qe ka zene vend, por ne Tirane nuk do te kete me vend as ku te rrish me te dashuren tende; dhe as vende ku te rinjte te shfaqin levizjet e tyre te rradhes...
    Keshtu ka vepruar pothuaj gjithe lindja komuniste, pervec nesh qe nuk duam te duam edhe ate qe na perket!
    Tanini.

    ReplyDelete
  4. Te Algemaine Zeitung thoshte se vec xhamise se Etehem Beut, ne pikpamje arkitekturore Piramida eshte ndertesa me interesante e Tiranes. Ndofta shtonte ja vlen tui hidhet sa per kuriozitet edhe kompleksit musolinian te sheshit Nene Tereza. Sa per te tjerat, nuk ja vlen te harxhosh kohen per te bredhur ne Tirane - e mbyllte.

    ReplyDelete
  5. Komplimenta per shkrimin eljan..E keni vene re qe te gjithe shqiptaret qe hyjne ne parlament behen antishqiptar..bejne gjithmone veprime antishqiptare..shesin detin..u japin dore te lire serbeve dhe grekerve ne shq..mundohen te prishin objekte kulturore shqiptare..ci i duam ne keta legenat politikanet ne qender te t. piramida eshte vend qe shumica e cifteve puthen e lozin njeri me tj..femijet argetohen me prinderit e tyre..vend takim i katunareve..ajo eshte nje vlere historike per vendin tone..nese duhet ta prishim sepse na kujton komunizmin atehere duhet te prishim edhe kyeministrine ose te gjithe shqiperine sepse per hire te se vertetes cdo gje qe kemi ne mbare vendin eshte veper e komunizmit..keta nuk kane ndertuar asgje vetem kane vjedhur dhe po mundohen te na humbin edhe gjurmet historike,,respekte eljan.

    ReplyDelete
  6. kam nje prgj per komentusin e pare i cili thote se duhet prishur piramida per interesa kombetare...nuk eshte interes kombetar ti shkaterrosh historine nje kombi zoteri..eshte interesante se te gjithe te djathtet ne shqiperi jane dakort me prishjen e piramides...sikur ju ka bere magji saliu more qe cdo gje qe thote ai ju jeni dakort..ky veprim nuk tregon qe jeni te djathte por qe jeni servila dhe B..Lepires dhe nuk e vini fare trurin ne pune qe te beheni pak me te ndergjegjshem...te jesh i djathte nuk do te thote te jesh dakort me saliun mor burre por do te thote te jesh demokrat,te jesh njeri i lire, te njohesh vlerat kombetare, te respektosh demokracine,kulturen,historine,te jesh e kunderta e komunizmit mos te prishesh gjithshka qe eshte ndertuar me pare por te respektosh historine, kushtetuten e shqiperise..duhet ta duam me shume kete vend more se eshte gjunah te shkaterosh gjithe ate ndertese..ik ore beje parlamentin ne autostrade edhe ne do jemi me te qete pasi do ja u ndjejme zerin me pak politikaneve sepse per hire te se vertetes na kane lodhur...piramida eshte e te gjithe shqiptareve..Duhet te jemi krenar qe jemi shqiptar..

    ReplyDelete