Monday, May 13, 2013

Për Krisht AT’mozaik ose Shën Sofia e Tiranës


Sahati më shënon dymbëdhjetë e pak pranë një rruge që mban era blir. Gjendem tek e mesmja në treguesin tim, por jo edhe aq në mes ndaj asaj që duhet të shoh brendinë. Gjatë një vështrimi të shpejtë anës me kangjella mbi mermer hyj në një bërthamë që jashtë ka diçka të shpejtë që nuk kombinon! Jam përpara me një trini dyersh të rënda e të hapura… Nuk kam qëndrim të lëviz dhe menjëherë ulem të lundroj për atë që kam kërkuar të shkruaj. Kur bëhej për t’u ndërtuar ashtu siç është sot, më gërmonte mendimi ta dija i pari se çfarë do shfaqej në këtë Katedrale për besimtarët dhe të tjerët, sepse për qytetin është nga të paktat vepra e shtuar në rregull. Kur bëhej për sot e kam parë vjedhurazi, sepse më la një zotëri përgjegjës duke ia mbushur mendjen në një shpikje të çastit se isha dikush nga Kisha dhe duhej të shihja atë që po përfundonte.
 Ashtu jo në përfundim më dha një respekt të përfituar, sepse ishte shkruar që duhej të kish një pikë kulmore, gjë që nuk dukej ende! Dhe në të vërtetë e kanë zgjidhur, është mozaiku i kristaltë me mbi baza të kaluara kanonike Ortodokse, Onufriane dhe Bizantine. Një ndriçim vjen nga sipër nga 52 dritaret dhomëza, që me siguri janë 52 javët e vitit, vizatuar dhe gjendur në to më të mirat e dëshirës së besimit, figurina të qëndisura në mozaik. “Sipas të thënave ky është mozaiku më i madh në Ballkan! Për mua nuk ka fare rëndësi nëse është i tillë, sepse në një vend të vogël sa i yni ka gjithmonë shumë gjëra të tjera më të mëdha se gjithë të tjerët pranë nesh”. 
Vazhdon kjo distancë për mosinteresim ndaj të tillë madhësie që kur e kalova portën e praruar, sepse tani qëndroj pothuaj në mes dhe dikush më sheh nga sipër me pushtet përqafimi e që shtohet prej lartësisë dhe afërsisë. Ula kokën për t’u qetësuar nga ajo që më mbledh përreth dhe më vijnë në mendje katekizmat me frikën prej fytyrave të ikonave në vegjëli. Kisha maestrale duket e thjeshtë, ndoshta sepse rëndësia më e madhe në të është kupola në brendësi, ashtu siç ajo quhet Ngjallja e Krishtit. Kur qëndroj dhe kaloj në mëngjes pranë saj më pëlqen ta quaj Shën Sofia e Tiranës, ndërsa nga brenda poshtë mozaikut në qendër të syve Ngjallja e Krishtit. Nga një pamje e jashtme në karakter dhe krijim ajo ngjan me Shën Sofinë, së cilës i është marrë koka për ta ulur në Tiranë.
Mozaiku i Katedrales Ortodokse të cilin një pjesë e mirë e njerëzve e kanë të vështirë ta kuptojnë thjeshtësinë tempullore, është realizuar mjeshtërisht nga çifti Josif dhe Liljana Droboniku. Josif Drobonikun e kemi edhe në qendër të Tiranës, me Mozaikun në Muzeun Historik Kombëtar, si një nga bashkautorët. Qielli i Krishtit të Gjithëpushtetshëm ose Pantokrator është krijuar i kaltër, i qetë ku ndahen petalet e dritës dhe anës përhapen 12 petale qiellore me 4 tonalitete duke zënë kështu një sipërfaqe prej 700 m² për dhënie të admirueshme me një qetësi imponuese qiellore që vjen nga sipër, i rrethuar me 52 dritare. Këtu ku po lëviz dhe qëndroj nuk ma prish shikimin një llambadar i bronztë, me një mbretëri kurore jo me aq shumë gjemba kapur në anët e kupolës për të mos e bezdisur shikimin drejt syve dhe gjendjes së Krishtit. Ai duket ashtu siç duhet të ishte, mes Perëndisë dhe njeriut, as i rreptë dhe as gjykonjës nga pushteti i tij qiellor.
Shoh që mozaiku mbizotëron dhe ti nuk e kupton fuqinë e kristaltë të tij në shekullin XXI, sepse shfaqet dhe rrjedh papritur, ashtu siç ti nuk e di që dikush po të sheh prej së cilës duhet të drejtohet edhe besimtari tek një kupolë, që nga jashtë është e thellë, dhe brenda të ndryshon në më pak se një gjysmë sfere e vënë mbi. Kam dëgjuar njerëz që nuk e pëlqejnë Katedralen, sepse ata janë mësuar tek kishat tona me tre aniata dhe ata kanë mendime të tjera më klasike, ndryshe nga qëndrimet në artin bizantin. Pantokratori lëviz bekimin karakteristik me Ungjillin në dorën e majtë, duke bekuar në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. I larë me ngjyrat bazë në kanoniken e pikturës bizantine dhe teologjike mbi ngjyrën e kuqe të cilën e ka simbol hyjnor të asaj që vjen nga lart, ndërsa bluja është shenjë e tokës në afrim me më njerëzoren ardhur nga sipër i veshur me tokësoren
Vazhdoj të kundroj Krishtin mbi fytyrën time, duket i dashur dhe vërtet i vërtetë, i drejtë atje në një largësi që afrohet pa pasur frikë prej tij dhe gabimeve të tua! Në fillim pata mësuar që kupola do të ishte prej xhami, por edhe nëse ka pasur probleme në ndërtimin e saj, Drobonikët e kanë gjetur një zgjidhje të shkëlqyer duke e shfaqur Krishtin në qiell me përjetësim mozaiku të kristaltë në të katër tonalitetet e blusë. Mozaiku është i punuar me ar të ngjyrave të ndryshme, ar i bardhë, i verdhë, ar në ngjyrë bronzi të errët dhe të çelët. Në Katedrale ka një qetësi nga ato që të bëjnë të lësh çdo punë dhe të fillosh të shkruash e të lexosh. 
Josif Droboniku nuk është edhe aq i harruar nga mozaiku, sepse punën e tij e kemi edhe në qendër të Tiranës në një kohë kur mozaicistët paragjykoheshin për artizanë. Në të vërtetë, ajo që ndihet nga dikush që ka studiuar apo lexuar diçka për ngjyrat dhe ikonografinë, edhe mozaiku por edhe tek ikonat ka diçka më ndryshe, më neobizantine. Mozaiku duket sikur është larg dhe po vjen sepse me figurën e Krishtit në të nuk është vetëm një simbol i fesë dhe besimit, por zgjidhje prej asaj që duam, saktësisë, mbibukurisë dhe së vërtetës… 
Tani po vendos të dal prej Katedrales Maestrale. Në të majtën time poshtë shkallëve në katin e parë të nëndheshëm gjendet libraria. Pasi hyj për të blerë pak temian, shitësja çuditet nga blerjet e mia, shoh në rafte një libër të Ylli Drishtit me titull “Mozaiku i Madh i Ballkanit”. Ulem ta shfletoj me pak muzikë bizantine në sfond e cila më duket se vjen përtej mureve nga një kor që po punon pas një dhome, por që në të vërtetë vjen nga kompjuteri i shitëses. E hap librin me këtë titull të madh dhe prej tij në faqen 17 citohet: Sfondi blu përbëhej prej 21 tonalitete dhe një tonalitet brenda tij kishte 3–4 nuanca. Vetë rombi kishte 4-5 nuanca. Rrethi në qendër të kupolës (me D = 8 m, dhe sip. 49 m²), u nda në kuadrate prej 20–30 cm dhe gurët (teselat) me ngjyra u porositën posaçërisht, pasi nuk ishin pjesë e Katalogut të Shoqërisë veneciane të prodhimit të gurëve “ORSONI”. Një gur mozaiku blu kishte dimensionet 8 X 13 mm dhe gjerësi 4 mm. Në vetëm 1 m² mozaik u vendosën afërsisht 1 000 gurë sipas nuancave të përcaktuara në bocetin e projektit. 1 m² mozaik me ngjyrë ari peshon 10 kg, ndërsa 1 m² mozaik me tonalitet blu peshon 14–16 kg. Ari i përdorur në mozaik është katër llojesh: ar i bardhë, ar i verdhë, ar ngjyrë bronzi i çelët dhe ar ngjyrë bronzi i errët. Teselat e tyre janë të sheshtë dhe me reliev. Kështu tek sfondi prapa figurës së Pantokratorit kryesisht është përdorur ari i sheshtë dhe në konturim ai me reliev. Me reliev janë edhe gurët e artë të përdorur në 12 rrezet e kupolës që shpërndahen nga sfondi i artë i Pantokratorit. Po këta gurë të artë me reliev janë përdorur edhe në brezin e poshtëm ku mbështetet kupola. Në aureolë është përdorur ari me ngjyrë bronzi. Dal prej saktësisë dhe bukurisë, sahati i orës së sipërme dhe kambanave ka rënë tre herë për orën e qytetit.


Gazeta Shqip 13.05.2013 
Në foton nr 6 autorët Josif dhe Liljana Droboniku 
--------------------------------


Santa Sofia di Tirana

Il mio orologio segna mezzogiorno inoltrato in una strada che profuma di tiglio. Mi trovo circa a metà secondo il mio indicatore, ma non sufficientemente a metà di quello che dovrei vedere all’interno. Dopo un rapido sguardo al lato dalla ringhiera sul marmo entro in un nucleo che all’esterno presenta un qualcosa di veloce che stona. Mi trovo davanti ad una triplice porta pesante ed aperta … Non ho intenzione di muovermi e incomincio immediatamente ad esplorare riguardo a ciò che voglio scrivere. Mentre si stava costruendo per divenire quella che è oggi, mi stuzzicava l’idea di essere il primo a sapere che cosa si sarebbe presentato in questa Cattedrale per i credenti e tutti gli altri, poiché rappresenta uno dei pochi edifici in regola nella città. Oggi l’ho visto di nascosto, perché un certo signore me lo ha permesso avendolo convinto con un invenzione del momento che ero qualcuno della Chiesa e dovevo vedere ciò che stavano terminando.
Non proprio alla fine mi ha concesso un rispetto guadagnato, perché c’era scritto che doveva esserci un punto culminante, che ancora non si vedeva! In realtà lo hanno risolto, si tratta del mosaico cristallino con antiche basi canoniche Ortodosse, Unufriane e Bizantine. La luce vi penetra provenendo dall’alto tramite 52 finestrini, che sicuramente rappresentano le 52 settimane dell’anno, disegnato e situato in esse vi è il meglio del desiderio di fede ossia figurine ricamate in mosaico. “Si dice che questo sia il più grande mosaico dei Balcani! Per me ha poca importanza perché in un piccolo paese come il nostro ci sono sempre molte altre cose più grandi di tutti gli altri paesi vicini.”
Continua questa distanza per il disinteresse mostrato nei confronti di tale grandezza da quando ho attraversato la porta dorata, perché ora mi trovo quasi a metà e qualcuno mi guarda da sopra col potere di un abbraccio che cresce per via della lontananza e della vicinanza. Abbasso la testa per calmarmi da tutto ciò che mi circonda e mi vengono in mente i catechismi coi volti delle icone che mi mettevano paura nell’infanzia.
La maestrale chiesa sembra semplice, forse perché la massima importanza è riservata alla cupola all’interno, che viene chiamata Risurrezione di Cristo. Quando passo e mi fermo al mattino vicino ad essa mi piace chiamarla Santa Sofia di Tirana, mentre all’interno al di sotto del mosaico davanti agli occhi Risurrezione di Cristo. Vista dall’esterno, per quanto riguarda il carattere e la creazione assomiglia a Santa Sofia, la cui testa è stata presa e portata a Tirana.
Il mosaico della Cattedrale Ortodossa, di cui buona parte della gente stenta a capirne l’esemplare semplicità, è stato realizzato con maestria dalla coppia Josif e Liljana Dobroniku. Josif Dobroniku lo possiamo trovare anche al centro di Tirana come uno dei co-autori del mosaico nel Museo Storico Nazionale. Il cielo di Cristo Onnipotente o Pantocratore è stato creato azzurro e placido dove si separano i petali di luce e di lato si distribuiscono 12 petali celesti con 4 tonalità occupando una superficie di 700 m² che ammirevolmente donano una tranquillità imponente, celeste che viene dall’alto, circondato da 52 finestre. Qui, dove mi muovo e mi fermo, non mi ostacola la vista un lampadario bronzeo, con una regale corona con non tante spine appeso ai lati della corona per non ostacolare la vista verso gli occhi e la situazione di Cristo. Egli appare proprio come dovrebbe essere, tra la Divinità e l’uomo, né severo né giudizioso dall’alto del suo potere divino.
Vedo che il mosaico predomina e non ti rendi conto del suo potere cristallino nel XXI secolo, perché si manifesta e scompare all’improvviso, proprio come tu non sai che qualcuno ti sta osservando dal quale dovrebbe rivolgersi anche il credente in una cupola che all’esterno è profonda, mentre all’interno si trasforma in meno di una mezza sfera posta al di sopra.
Ho sentito molte persone a cui non piace la Cattedrale, perché essi sono abituati alle nostre chiese con tre navate e la concepiscono in modo più classico, diverso dalle posizioni nell’arte bizantina.
Il Pantocrator espande la famosa benedizione con il Vangelo sulla mano sinistra, benedicendo in nome del Padre, del Figlio e dello Spirito Santo. Avvolto dai colori base nella canonica della pittura bizantina e teologica sul rosso che simboleggia il divino che viene dall’alto, mentre il blu è segno della terra e si avvicina al lato più umano venendo dall’alto con addosso il terreste.
Continuo ad osservare Cristo sul mio viso, sembra davvero affettuoso e reale, imparziale in una lontananza che si avvicina senza incutere paura nei suoi confronti e per i tuoi peccati! Inizialmente ero venuto a sapere che la cupola sarebbe stata di vetro, ma nonostante ci siano stati dei problemi nella sua costruzione, la coppia Dobroniku ha trovato una splendida soluzione raffigurando Cristo nel cielo immortalato nel mosaico cristallino con le quattro tonalità del blu. Il Mosaico è stato eseguito con oro di diversi colori, oro bianco, giallo, oro di colore bronzeo scuro e chiaro. Nella Cattedrale regna un silenzio di quelli che ti fanno abbandonare qualunque lavoro e mettersi a scrivere e leggere.
Josif Dobroniku non è poi tanto dimenticato dal mosaico, perché il suo lavoro lo ritroviamo anche al centro di Tirana in un tempo in cui i mosaicisti venivano pregiudizievolmente considerati come artigiani. In realtà, qualcuno che ha studiato o letto qualcosa sui colori e l’iconografia avverte qualcosa di diverso, di neobizantino sia nel mosaico sia nelle icone.
Il mosaico sembra essere lontano e avvicinarsi, perché il simbolo di Cristo che riporta non è soltanto un simbolo di religione e fede, ma una soluzione a quello che vogliamo, alla perfezione, alla sovra bellezza e alla verità …
Ora decido di uscire dalla Maestrale Cattedrale. Alla mia sinistra, sotto le scale al primo piano del sottosuolo si trova la libreria. Quando entro per comprare dell’incenso, la commessa si sorprende del mio acquisto, vedo sugli scaffali un libro intitolato “Il grande mosaico dei Balcani”. Mi siedo a sfogliarlo con della musica bizantina come sottofondo, la quale mi sembra provenire oltre i muri da un coro che suona nella stanza accanto, ma in realtà proviene dal computer della commessa. Apro il libro dal grande titolo e la pagina 17 cita: lo sfondo blu era composto da 21 tonalità e ciascuna tonalità conteneva al proprio interno 3-4 sfumature. Il rombo stesso presentava 4-5 sfumature. Il cerchio al centro della cupola (con diametro 8 metri e di superficie 49 mq) fu diviso in quadretti da 20-30 cm e le pietre colorate furono ordinate tramite commissione, perché non facevano parte del catalogo della società veneziana “ORSONI” che produce pietre. Una pietra blu del mosaico aveva dimensioni 8×13 mm e larghezza 4 mm. In un solo m² del mosaico furono collocate all’incirca 1000 pietre a seconda delle sfumature stabilite nella bozza del progetto. 1 m² del mosaico di colore dorato pesa 10 kg, mentre 1 m² del mosaico di colore blu pesa 14-16 kg. L’oro usato per il mosaico è di quattro tipi: oro bianco, oro giallo, oro di colore bronzeo scuro e chiaro. Le loro piastrelle sono sia piatte sia con rilievo. Così sullo sfondo, soprattutto dietro la figura del Pantocrator è stato usato l’oro piatto, mentre ai bordi quello con rilievo. Con rilievo sono anche le pietre dorate usate nei 12 raggi della cupola che si diffondono a partire dallo sfondo dorato del Pantocrator. Le stesse pietre dorate con rilievo sono state usate anche nel tamburo sottostante dove si appoggia la cupola. Nell’aureola è stato usato l’oro di colore bronzeo. Esco dalla perfezione e dalla bellezza, l’orologio sovrastante e le campane hanno suonato ben tre volte per la città.
Tradotto per AlbaniaNews da Daniela Vathi
















No comments:

Post a Comment