(Na duhet edhe një polici me dy rrota)
Duke u nisur nga slogani, DUHET TË BËJMË SHTET!
Kështu dola në rrugë të protestoja pak ditë më parë më 4 prill, me dyrrotakun tim. Një pasdite e orës 18:00, ku rrugët ishin të zëna nga vetë ne dhe makinarët nevrikë na shanin nga brenda tyre. Kisha po të njëjtën parullë që është këtu në titull të hedhur pas shpinës sime. Titulli, parulla ose afishja është një mënyrë shakaje e vërtetë që kurrë nuk merret seriozisht. Me këta njerëz që na qeverisin nuk e kanë të nevojshme as ta mendojnë. Dikur kam lexuar se Churchill shkruante: “Nuk është e mjaftueshme të bëjmë atë që bëjmë më mirë, ndonjëherë duhet të bëjmë atë që kërkohet”. Nga vite qeverisjeje të një sistemi mbi një popull si ne, bëhen vetëm gropat që duan të rrisin egon e një administrimi politik-publik. Ata që e drejtojnë Tiranën, bashkë me ata që e kanë drejtuar kanë qenë keqazi administratorë jo të mirë. Dhe më rëndë se aq, nuk e kanë dashur fare atë. Ka shumë arsye pse dola udhës me Ecovolis. Korsitë janë fare pak të ndara për ne që e përdorim biçikletën çdo ditë. Duhen udhëzime të reja dhe një kujdesje nga autoritetet për të mos falur as gjobat e makinave që zënë rrugën e cila është përcaktuar për ne. Në të gjitha rastet, rrugët janë të bllokuara prej makinave dhe shmangia më e vogël shoqërohet edhe me atë tjetrin qe e ke pranë për hedhje tutje, por edhe me ndonjë hapje dere nga shoferi në anën tjetër. Askush prej shoferëve tanë nuk është i mësuar se derën e makinës duhet ta hapë me dorën e djathtë, në mënyrë që të ketë mundësi të kthehet për të parë nëse po vjen dikush. Prej kësaj të fundit kam shpëtuar shumë herë duke frenuar në vend. Ndërsa me makinat që të kalojnë anash sa një hapje e kohës së tyre, ndalesa ime në çast është e shpeshtë. Madje edhe më e rrezikshme për një ditë tjetër nesër. Anës anëve siguria personale sa vjen e po bëhet më e keqe!
Mënyrat e mira të shtetit fillojnë gjithmonë nga ata që janë më pak të fuqishëm se njerëzit që qeverisin në të. Shtetbërësit tanë e përdorin biçikletën vetëm një herë në vit, kur të paktën Tirana as nuk niset të bëhet pa makina. Madje edhe kur përpiqen ta bëjnë këtë gjë, si mos më keq, pamja e tyre estetike si nga bluzat, pantallonat, fytyra e të tjera nuk u shkojnë fare me harmoninë që u jep biçikleta. Sigurisht, as dyrrotaku nuk i do! Ata fyen që tymin dhe pluhurin e rrugës ta fusin edhe në zyrën e tyre, madje nuk e bëjnë këtë gjë as edhe të paktën një herë në javë. As edhe ata që punën e kanë afër me shtëpinë. Nuk munden dhe as nuk duan, sepse në zyrat e tyre nuk kanë as vende për të lidhur biçikletat. Duhet punë të shtohen edhe gjobat për ne që i japim biçikletës pa kujdes. Shumica prej nesh gjatë rrugës edhe nga vetja e tij është shumë pak i mbrojtur kur i jep biçikletës, duke i lënë mënjanë të tjerat e kushteve që nuk janë vendosur nga autoritetet. Do të na ishte e udhës që fjalën biçikletë ta shkruajmë edhe dyrrotak. Për efekt të shkrimit dhe parullës e kam shkruar biçikletë. Si bëhet shtet me biçikletë? Një nga mënyrat është që të ketë patjetër një polici dyrrotake në Tiranë. Ajo që vë gjoba edhe për dykëmbëshat që ngasin biçikletën. Një nga ato polici që kujdeset për ne që gjithë ditën punët i bëjmë me të. Policia Dyrrotake është edhe një patrullë që u vjen në ndihmë të gjithëve, e thjeshtë por mbi të gjitha e stërvitur për të punuar mbi mbrojtjen e njerëzve mbi biçikletë ose jo. Një rregullsi patrullash që nuk kushton aspak. Personalisht nuk e njoh ende dëshirën time nëse do ta ngas një ditë makinën. Mbase do të më duhet për kushtet e reja familjare! Por di që çdo ditë dhe natë jam tejet i rrezikuar prej tyre dhe frikës së kaluar që më japin kur kalojnë anës meje dhe ndonjë prej tyre fërkohet në çantën që mbaj në të majtë. Është e vështirë të bëhet çdo ditë me dyrrotak prej Rrugës së Durrësit ku unë banoj deri tek Piramida në Top. Prandaj menjëherë duhet të vendoset përcaktimi i rrugëve të cilat lidhin me njëra-tjetrën dhe të çojnë nga të gjitha anët mbi dy rrota. Sigurisht, jo në të gjitha rrugët e Tiranës mund të lëvizësh me dyrrotak. Por ama ato duhet të kenë një linjë, një ndjekje. Por kjo gjë nuk bëhet, sepse ata që na drejtojnë e përdorin makinën si shenjë shpejtësie që nuk jepet nga ata vetë. Prandaj lëvizja që bën trupi dhe truri nga personi që i jep biçikletës, është më e shpejtë se ai apo ajo që rri ulur në makinë. Për sa kohë ata që i kemi votuar e kanë të vështirë të hipin në biçikletë dhe të shkojnë në punët e tyre me të, do të jetë fare pak e mundur të zgjidhen gjërat nga atje sipër. Pse shkruaj për ata sipër?! Ata nuk janë perëndi. Por ama të shpejtat i lëvizin ata, revolucionin e bëjmë NE.
Një zgjidhje tjetër. Tirana e ka urgjentisht të nevojshme vendosjen ose zbatimin e targave tek-çift. Të paktën brenda unazës me një orar të kufizuar. Është e vështirë të funksionojë një gjë e tillë në Tiranë, por nga diçka duhet të niset. Ose të paktën një ose dy herë në javë si fillim të bëhet një ndarje targash. Të mos flas pastaj për cilësinë e asaj që thithim. Madje jemi edhe më të rrezikuar sepse tymin e parë, sidomos atë të autobusëve detyrohemi ta thithim ne të parët, me hundën dhe gojën pak si më afër se të tjerët. Ka shumë makina? Taksa për marrjen e patentës është e falur, ajo duhet të rritet. Mbase pesë herë më shumë. Në këtë mënyrë ulet edhe ndikimi për të marrë makina të tjera. Tiranën e kanë kthyer në një ego të asfaltuar keq mendërisht, ku ata që u japin makinave si në qendër dhe në periferi kanë po të njëjtën shpejtësi. Ndërsa kultura e fillores në shkolla ka mangësi ose nuk ka fare, sepse një fëmijë që nuk di ta ngasë biçikletën nuk ka si të kuptojë rrezikun dhe adrenalinën e atij tipit që është gjithmonë anës trotuarit. Shpesh duke prishur punë, por edhe duke ia shkatërruar jetën. Të vraposh në biçikletë ose me dyrrotak çdo ditë, ndjen frymën e erës për faqe, është liri që nuk mjafton.
Për Gazetën Shqip, 7 Prill 2014
Foto 1 dhe 3 nga Dor Lyla
Foto 2 nga Florion Goga

No comments:
Post a Comment