Papa Francesco, tu sei Tango
Një rrugë në Tiranë ose në Shkodër, duhet të mbajë patjetër emrin
e tij, si shenjë e qëllimit fetar që ishte në tokën shqiponjë.
Sa duar të pista qeveritare e të përkohshme ka takuar Papa? Apo
ishte ora për rrëfim! Sa i turpshëm ngjan shkëlqimi i jakave, fustaneve të
shtrenjta përpara gjendjes që kërkojmë të ndjekim. Aty para Atit të Shenjtë,
ishin ulur njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me besimin, e as me dëgjimin ndaj
tij.
Deliri po qesh, por paska pranuar përuljen! Fundja, bardhësia e
tij i mirëpret të gjithë. Ai është koha që na solli shpresën e ditëve tona prej
betoni. Sa mirë që e rregulluam një pjesë Tirane për nderin e tij. Sa keq, që
unë një banor i këtij vendi ndihem i ofenduar përpara gjërave që bëhen shpejt,
dhe jo më parë. Por sërish, sa mirë që të paktën diçka po ndodh edhe këtej nga
këneta jonë.
Nuk e di se çfarë u bë me shpirtin, kur të tilla veprime
ndodhin. Janë vota, apo një qetësim i lartësuar i ditëve që nuk përsëriten.
Janë fasadë, apo pllakatë! Mund të jenë edhe disa turistë më shumë pas ikjes së
Papës.
Kur Papa Gjon Pali i II erdhi në Shqipëri në vitin 1993, isha 5
vjeç. Në ato vite kisha një ëndërr të thekur: desha të bëhesha polic. Duhej
vetëm kaq pak, sepse une e ndjeja veten të gatshëm dhe të lumtur për të dalë në
shesh për Papën. U arratisa nga shtëpia, por në brezin e pantallonave të
verdha, kisha një pistoletë plastike. Siguria ime fëminore, mblodhi çunat e
lagjes për një nisje drejt qendrës së Tiranës. Kthimi: Humbje rruge, kërkim
lartë e poshtë nëpër lagje nga prindërit që nuk më gjenin dot, shoqëruar me një
dru të mirë e të rëndë. Po që më pëlqeu, ata më godisnin e unë qeshja!
Eni ka një javë që më thotë se Papa është Budist! Ndërsa unë me
fjalët e saj dhe lumturinë që pashë rrugëve të Tiranës, i kapa në një emocion
që nuk shkruhet. Për Papën nuk duhen fjalët, ose mezi duhen. Unë dua të bëhem
sërish polic! Këtë herë nga trotuari im në Rrugën e Durrësit, ose Rrruga e
Delegacioneve, pata emocionet e atij fëmijës 5 vjeçar me përlotje të thellë dhe
të lumtur…
Me ardhjen e Papës, ne u mbushëm me atë që duam të jemi, motivin
tonë drejt një Europe që po pranojmë. Që po na pranon ashtu siç dukemi. Ai është
gjendja që të paktën andej nga sipër, kostumet e shtrenjta urojnë ta kopjojnë.
Kjo gjë do të duket në ditët në vazhdim. Ata do të jenë një kopje e vogël e
Papës për nga veprimet e zemrës, apo kjo vizitë ishte thjeshtë një takim në
Shqipëri për minutat tona kundër vuajtjes së shkuar.
Por mua më intereson më shume ai. Fjalët, ato që i përdorim keq
nën emrin e Zotit. Papa, ti je
piktogrami që na thua se udha drejt dëshirës për të dashur, kalon përmes dhe
brenda zemrës. Në fillim Shqipëria ndërtohet në zemër, e më pas ashtu siç e duam ne dhe
ata. Puna është se ju nuk i nisni gjërat as nga mendja e as nga zemra, por
ashtu si duhet të duken. Ja kështu jeni ju: Na kanë ardhur njerëz, e keni larë
banjën?!
Papa është shembulli që duhet të jetojmë, sidomos për kohën e
atyre që na qeverisin. Ai nuk është superheroi i takimeve të shtrenjta, i
shkëlqimit që ne i krijojmë vetes ndaj atyre që na qeverisin. Sa pisët është
mes nesh, thumbit të shoqërisë së ekraneve dhe fasadave.
Këto ditë ka më shumë frymëzim se zakonisht! Sa do të desha që
Papa ta mbante rrufenë e tij në Shqipëri për disa ditë me rradhë. Edhe vetë
Toleranca Fetare u xhelozua kaq shumë me ardhjen e tij në Shqipëri, sa doli
rrugëve për të thëne se Papa u bë pak shqiptar ashtu si ne.
Sa harmonia fetare po shpejton afrimin për ndërtimin e një xhamie
të merituar në Tiranë. Duhet ta ndërtojnë sa më shpejt atë xhami. Papa Fran,
është ajo që nuk kemi. Është gjendja që po na jepet të ndjekim. Është kundër -
deliri që ndërroi arin me dru, ndërsa ne ndihemi më mirë kur varfëria lyp pranë
nesh atë që nuk ka.
Papa Francesco, do takohemi një ditë dhe do mbjellim një pemë ku
të duash ti. Unë do desha që ne shqiptarët të kemi një kardinal, e di që është
herët për këtë gjë. Por do më pëlqente një kandidat i mundshëm për Papë këtej
nga Shqipëria. Do më pëlqente të ndodhte, edhe me vonesë.
Rëndësi ka që nuk ndodhi asgjë në atë bulevard historie të
ngjeshur, me drita ose jo! Të bardha, apo të verdha. Frikën e kisha pranë në
çdo moment. Çfarë lumturie që nuk ndodhi asgjë! Më në fund. Edhe unë Papa, do
të lutem për ty sepse ti je gjendja që kërkuam duke marrë fill edhe nga emri yt
Papnor.
Papa Bergoglio, Tu Sei Tango
Tiranë
më 21 Shtator 2014
Papa
Françesku, i dyti nga e djatha, shoqërohet nga prelatët ndërsa mbërrin për Meshë
në Sheshin Nënë Tereza të Tiranës më 21 shtator 2014.(AP Photo/Alessandra
Tarantino)
No comments:
Post a Comment