Eljan
Tanini*
Është e thjeshtë dhe
e dukshme: Janë marrë vesh të gjithë duke e kthyer atë në vulën e fundit të
krimit urbanistik dhe njerëzor, apo duke u ribërë dhuna e asaj që dhemb më
shumë në hapësirën më me gjelbërim të Tiranës. Këto pretekstet me përralla se
do ta prishim Parkun e Liqenit për të ndërtuar një, dy apo tri liqene të reja
nuk pinë e as nuk thajnë më asnjë tokë, sepse i patëm provuar me dogma
bashkiake që kurrë nuk u bënë ashtu siç u thanë. As nuk thahen dot në diell, e
as nuk harrohen. Unë nuk e dua Liqenin apo Parkun e Tiranës si politika.
Është më mirë kështu
siç duket sot, se pushtimi i gramit të betonit që po e ha çdo ditë e nga pak.
Nuk dua më ndryshime. Më pyeti kush? Madje nuk dua asnjë pretendim tjetër për
të ndërtuar edhe atje ku lavazhet lajnë veten dhe bosat që nuk janë as mjaftas
e “djothtas”. E kam fjalën për ata me partinë e lekut që kanë paketuar lejet
për pallate me mbi 30 kate. Na patën lajmëruar dikur një projekt me një biçim
studio nga Holanda, me disa kulla të ngujuara që shihnin dhe pushtonin Liqenin
afër digës.
Leja, fjala, dukja,
dhe zhdukja nisën në kohën kur vendi qeverisej në njërën anë nga Salistani dhe
kryeqendra nga Ramallau. Ndërsa sot, kemi një Bashaliman kaq të thatë sa as
gjynahet e veta nuk i krahason dot me Liqenin e vyshkur të Tiranës, pasojat e
dhunës së ndërtimit po i protestojmë sot. Në të vërtetë po ndërtohet vetëm ajo
që na u paralajmërua vite më parë.
Ku janë PS-istat me
tangërllëqe qyteti? Ata që sa ishin në opoZitë bënin gam dhe prisnin
bam për çdo gjë, tani që janë në qeveri me “q” të vogël apo me “q” të
madhe, as nuk u shkon në mendje të reagojnë për Parkun! Ku është Opozita
që nuk është?! Ku është drejtuesi i qeverisë?! Vota e Bardhë, je dënimi i
vetëm, ndryshe askush nuk zë mend në këto qeverisje. Pas një ndërprerje
punimesh nga EUNUKU INUK, seç patëm ca shkëndija dhe harruam me gëzim se këta
do e nisin sërish punën atje.
Tirana nuk ka më
asnjë fat për të qenë kryeqytet nëse pranë Digës së Liqenit Artificial do të
ndërtohet një kompleks pallatesh i çuditshëm, të cilët kanë vetëm një qëllim:
të thajnë dhe të zhdukin përfundimisht edhe atë pak liqen që na ka mbetur.
“PallAti” ose allatet e tjera që do të na lënë peng, tregon se Tirana është
vetëm një vend për punë, sepse shtëpitë e tyre i kanë të gjithë jashtë saj.
Puna e tyre është
vuajtja jonë. Unë nuk dua që kjo udhë të nisë me protesta dhe zhurmë, të hidhen
dy kate e më pas kryeministri me “k” të madhe ose “k” të vogël të nisë drejt e
për atje fadromat dhe tritolet për ta shembur. Ndryshe quhet shfrytëzim
njerëzor. Nuk është i njëjti rast me populizmat e armëve kimike. Qytetarët
për Parkun duan që ajo të ndalohet tani.
Nesër, as vetë
fjalia më vonë nuk do të këtë kohë. Nëse ndodh e gjitha kjo, dëmi është bërë.
Sepse atje nuk mund të lënë as të thellohet. E kanë rastin e të gjitha fateve
që të krijojnë një pyll të ri për qytetin, duke u futur edhe vetë në histori.
Janë mësuar duke na thënë shpeshherë se gjelbërimi shtohet më shumë kur ka
pallate, dhe se ky projekt injorant shfrytëzon vetëm 40 për qind të territorit
privat, e ku në përfundim të tij do të kemi një përfitim prej 20 mijë metra
katror hapësirë publike dhe gjelbërim.
Nuk i kam besim
asnjë projekti që është në foto me gjelbërim, ato janë shfrytëzime për të
maskuar atë që nuk na thonë. Njësoj me këto hedhurinat e dikurshme kur na
mësonin se këtu në X vend, siç ishte psh Kinema “17 Nëntori”, do të ndërtojmë
5-fishin e asaj që prishëm. Qytetarët për Parkun. Leja e parë
për këtë betonizim është marrë që në vitin 2011, e mos më herët. Përse të mos
ketë një zgjerim të zonës së Parkut të Liqenit?!
Në asnjë
vend të botës nuk mund të ndërtohet pranë digave dhe sidomos përballë tyre në
asnjë rast, në vende të ndryshme të botës nuk ka ndërtime nën hapësirën e
rrjedhjes së ujit me shtrirje sa vetë diga, ku Artikulli 56 i Ligjit,
“International Humanitary Low”, mbështetur mbi Konventën e Gjenevës dhe të
Hagës (1899), përcakton parimin e rrezikut të ndërtimit të Digave në zonat e
banuara dhe parashikon dëmtimin e objekteve dhe rrezikut që mbartin këto për
jetën e popullatës civile. Ky artikull zbatohet në vendet që nuk janë në
konflikte apo luftëra apo rrethana të tjera të rrezikshme. (Ref. –
International Humanitary Low).
Edhe nëse zona si
kjo që nuk duhet të ndërtohen kanë siguri për shitjen e apartamenteve, blerësit
janë njerëz që janë marrë me pisllëqe, të cilët preferojnë më shumë që këto
para t’i bëjnë shtëpi, sepse ndryshe këto para nëpër banka mund të
sekuestrohen. Tirana apo Shqipëria nuk janë pronë e asnjë qeverie apo bashkie,
dëshira të marra prej Vendimeve nga Këshillat e Minjve. Ku këta të fundit kanë
bërë të njëjtat krime që bëri sistemi komunist drejt natyrës njerëzore. Ndërsa
këta po e bëjnë krimin e tyre me Natyra Natyrën. Si është llogaritur siguria e
kësaj dige, dhe përse nuk u intereson aspak liqeni? Të ndalojmë këtë betonishte
të re, ku nesër do të afrohet edhe më pranë bregut të Liqenit. Në fakt dikur na
e kanë parashikuar dhe thënë se çdo pllajë Tirane e hapur do të bëhet një
ngricë betoni. Shtëpitë e tyre i ndërtuan në male, liqenin e kthyen në halLe.
Autori është pjesë e
një grupi qytetarësh që kërkojnë ndalimin e ndërtimit në zonën e Digës së
Liqenit të Tiranës
Gazeta MAPO, 18
Shkurt 2015
No comments:
Post a Comment