Tuesday, December 29, 2015

Sunday, December 27, 2015

Ne, ata, dhe darkat nga fundi i vitit


Sa hani mo njerëz! 
Pse për fundin e vitit, gazetarët shkojnë e shtrohen në tavolinat e hekurosura? 
Kemi DARKA bujare, xhirafate, xhirafate me qerpikët e gjatë, mamadheske, por edhe ato të stilit shërbërtor - burokrat me paret e popullit, nuk janë keq! 
Vu leku, vu gryka, bum stomaku me shoqni! 
Sikur të bëheshin për bamirësi këto darkat, vallaj nuk do ishte keq! 
Apo këto quhen darka publike?! 

Split, Riva


27 December 2015


Klea të përqafoj :)


REILA BOZDO, tani e teprove! 
Të lutem boll për çdo dalje tënden publike, ose dëshirave që të flitet më shumë për ty. 

1. Nga hera e parë ndaluat seksin dhe dashurinë në parti, njësoj si në kohen e beterit. 
Deklarata jote ishte gjëja më e shpifur që kam dëgjuar kundër dashurisë deri më sot. 

2. Tani po lexoj tek Gazeta Panorma se i ke shkruar një letër Kleas. 
E dashur Reila, jetën në atë vend e kanë bërë dhe po e vështirësojnë ti dhe shokët e tu plot bosh. 
Ndiz më mirë një qiri për veten, për Klean dhe për ne. Edhe për mua. 

3. Te lutem, ty edhe gjithë të tjerëve që janë shtuar pak si shumë kohët e fundit, mos merrni përsipër të PËRDORNI ikjen apo largimin e dikujt nga kjo botë me fjalët tuaja, duke i ngjeshur ato me arsye jashtë gjendjes personale. 

4. Më mirë heshtni, politika e ka kthyer çdo ditë Shqipërinë në vetëvrasje. Ngushëllime familjes. Klea, të përqafoj.

Gazeta Shekulli 27 Dhjetor 2015

Reagimi im erdhi pas një shkrimi nga Reila Bozdo në Gazetën Panorama me titullin: Na fal Klea! 26 Dhjetor 2015

(në foto Klea Shyti)



Friday, December 25, 2015

detqielli


detqielli me pemë dimri
ato nuk zbukurohen për fundin e vitit


Split 25 dhjetor 2015 :)


Thursday, December 24, 2015

Wednesday, December 23, 2015

Vazhdojnë e na shohin nga sipër, ashtu siç kanë bërë gjithmonë


Jemi krijuar që të na shohin nga sipër.
Dy figura tek oxhakët, ose njolla të urta.
Silent stains, ose fytyra e ba dhe ma.
Split, 23 Dhjetor 2015





Tuesday, December 22, 2015

Bisedë me një kumuri për festat







ku
Ka ende nga ajo buka e thatë që më japin  ata të shtëpisë tënde?

eT
Ka, ja ku është. Po ta shkërmoq.

ku
Si je ti?

eT
Unë mirë, pastër.

ku
Si pastër?

eT
Pastër, nuk jam korruptuar ende. Ka edhe punë që bëhen pastër J

ku
Hahahaa. Do festosh, pse nuk festoooon si gjithë të tjerët?

eT
Unë të festoj?! Baaaaaaa. Nuk më pëlqen të festoj me këto arsye, dua sipas dëshirave të mia. Sa për të thënë i bëjmë edhe ne ca gjëra në shtëpi.

ku
S’kam më nerva me këto festat që bëni ju! Na e shpifët me zhurmat dhe dritat. Shisni mend, a thua se është festa e fundit në tokë. Pse nuk i bëni këto festimet një herë në ca kohë? Unë them një herë në 5 vjet. Apo është shumë? Dhe pikërisht tani, kujtoheni për një pjatë gjellë më shumë! Po gjatë vitit, apo tani e keni zemrën në mendje?

eT
Pse shumë, më mirë një herë në 10 vjet, apo të duket numër i madh aq? Një herë në 10 vite të merr malli të festosh. Nuk e di ti që festat tona mund kenë edhe shije deposh me myk?! Sërish festojmë! Por ne festat  i kemi edhe për fëmijët.

ku
E lëmë më mirë një herë në në 5 vjet? Mërziten njerëzit dhe do merren më shumë me politikë. A po, edhe kur ka festa ata me politikë merren. Kane edhe gratë e tyre bum-mirësi! E lëmë 5 më mirë. Unë dhe ti jemi vend i vogël, viti mbaron sa fillon. Për çfarë festoni një herë në vit, se një herë në vit më duket si një herë në muaj! Kur ke punë kështu është, viti bëhet muaj. Ndihet fare pak ajo që ju humanët e quani festë, pse e festoni? Festat janë një çmenduri në kohë kryeqyteti, dhe shitje mendsh nëpër televizione, se gjoja njerëzit besojnë. Nëse feston pak të merr malli më shumë! Ju festoni shumë, nuk ngopeni as me shumë e as me pak. Për cilët fëmijë e ke fjalën, për  ata të politikës ma barkun plot, apo ta që hanë koshat e plehrave që nga mëngjesi deri në darkë? Apo për ata jashtë unazës së shtetit të Tiranës.

eT
Ketej nga njerëzit festat janë çështje egoje dhe çështje zemre. Ego që të tregojmë kush jeton më mirë se ai që jeton keq. Ego që ti themi atyre që nuk bëjnë asgjë për festa, ja dëgjo zhurmat tona. Ego për organizatat dhe shoqërinë civile, që dhuron për fëmijët atë që nuk bëhet. Po ti si feston?

ku
Ne kohët e fundit kemi filluar të vemi tek koshat që janë më të mëdhenj. Kur kazanët e plehrave ishin gri as macet nuk na shihnin, tani që i kanë lyer të gjitha portokalli e kemi pak problem… Tek koshat e vegjël kemi lënë harabelat. Ndarje territori me pak fjalë. Mirë jo keq. Për sa kohë ju nuk na ushqeni, as edhë në dritare nuk dilni më për të hedhur ato pak thërrime, as poshtë tavolinave nuk marrim dot më asgjë. Po kështu bëni edhe me byrektoret. Pse i fshini sikur keni pellumba ne çdo cep? Por ne mbahemi. Do donim diçka më të pastër, por… Nuk e di nëse e ke menduar, a e di ti për çfarë na duhen festat, sidomos këto nga fundit i vitit?

eT
Jo, sepse nuk më pëlqejnë të gjitha. Unë dua ato festa që kanë lidhje më shumë me anën personale, ato që na bëjnë më shumë bashkë kur ka një arsye, dhe jo ato që i vërdallosin vendet sipas një stili dhe mode. Mua më pëlqen shumë festa e 28 Nëntorit, Pavarësia më ka pëlqyer gjithmonë. Do e desha edhe më të bukur. As ty nuk te pëlqejnë festat?

ku
Për çfarë i doni festat ju kur jeni të trishtuar? Apo të justifikoni atë që nuk keni? Apo të tregoni se tani po jetoni më mirë? Përse ju duhet një vit i ri kur ende jetoni me kujtimet e vjetra! Për çfarë ju duhet një rilindje apo një ringjallje kur rifilloni atje ku e latë? Festat në përgjithësi bëhen nga halli. Juve ju kërkojnë të visheni bukur, provo të shkosh në një festë i veshur jo mirë. Do të hanë të gjithë me shikimin e trungjeve të thata, ku budallepsen vetëm korbat. Nëpër festa duhet të qeshësh se e ke qepur këtë gjë që tek ftesa, dhe për më shumë nuk i ke bërë ti gjërat që nga fillimi deri në fund. Kërkon të bindesh në mënyrë tokësore me para të hedhura pa pikë qejfi. Festat janë edhe që të gënjeni fëmijët. Juve nuk ju duhen festat, por vetja juaj.

eT
Ne fakt unë nuk para rri gjatë në to. Kur nuk më pëlqejne, hap telefonin dhe merrem me të pasi e kam bërë një xhiro të gjatë me fshirjen e mesazheve, të numrave që nuk i mbaj mend, dhe sigurisht një lëvizje të shkurtër ose e gjatë në facebook.

ku
Mua më thua ti për festat tuaja, të paktën flas për ato në vende të hapura por edhe disa në vende të mbyllura. I kam parë shpesh nga dritaret. Duket sikur të gjithë janë mbledhur se duhet të dalin, për të gjetur ndonjë arsye që mos rrinë kot. Ju shtireni pa asnjë vlerë imagjinate. Ju jeni njësoj, ju shkoni nëpër festa se doni ashtu ju kanë thënë të kërkoni dashnore, njësoj siç dilni nëpër bare. Kur nuk të vlen më karemi nëpër bare dhe as në  festa, pse sfiliteni e vazhdoni kot së koti me të njëjtën mënyrë?!

eT
Nuk është në stilin tim, po nejse. Nuk ka rëndësi çfarë thua në to, rëndësi ka që je me njerëz. Unë njoh shumë njerëz që vdesin për festat sa nuk bëjnë dot asgjë pa to. I sheh në çdo vend, me dhe pa vend. Thonë se kështu largojnë përfundimisht stresin që të krijon puna dhe qyteti. Sepse kështu e kanë më të lehtë të jetojnë. Duhet të shkosh në festa sepse dukja është e shtrenjtë. Të shtëpisë sime habiten me mua!

ku
Nuk heqin stresin, por ashtu thonë se nuk kanë se me çfarë të merren dhe si të shohin më shumë në jetën e të tjerëve. Me pak fjalë, mund të jenë edhe bosh. Se tek ju nuk ka asnjë mënyrë të shkosh nga fundi për festat ashtu siç shkon nëpër ekspozita, në ditët e fundit. Dukja është gjëja më e lirë në botë, kushton kaq pak sa nuk e di pse ti dhe të tjerët paguani kaq shumë! Puna sot është si mos të dukesh. Si mos të shfaqesh. Edhe diçka që ta mbash mend. Për mua është pak më ndryshe. Unë e dua Tiranën me drita vetëm nga sipër, se poshtë njësoj është gjithmonë. Sidomos me këto dritat e bardha që janë si pllaka banjosh. Dritat e bardha të rrugëve në Tiranë janë njësoj me ato pllakat e shëmtuara të pedonales, qe edhe unë nuk e cakis dot ushqimin se rrëshkas.


Tha këtë fjalinë e fundit dhe iku si zakonisht. Njihemi prej pak kohësh, u bë rreth një muaj që kumuria vjen në dritaren time të kuzhinës në mëngjes ose pasdite. I kam vendosur një emër, e thërras Ku. 

Eljan Tanini
Gazeta Shqiptare
22 Dhjetor 2015 
Foto: Erion Kumuria :)











Zürich, Switzerland



Sunday, December 13, 2015

Friday, December 11, 2015

Thursday, December 10, 2015

Tuesday, December 8, 2015

Hapni shtëpitë publike që të mësojnë të protestojnë




Çuna, pak më shumë art me këto protestat e fundit! E doni pushtetin, por jo me mënyra të vjetra! Ka vend për mllef sa të duash. Fajin e kanë ato goditjet me  vezë nga studentët e Shkencave Sociale kundër Km. Aty e kemi gjithë vulosjen dhe fillimin e dufit të popullit, sepse që pas asaj dite na ka ndryshuar edhe ADN-ja e protestave. Nuk dilet më në televizor sa për të bërë ankesën e radhës.
Unë nuk jam as me qeverinë dhe as me opozitën e shkretë, që më në fund po duket se po bën diçka. Diçka duke shkatërruar e kam fjalën, taksat tona aty janë. O sa rëndë është opoZita e shkretë, sa turp më vjen që njoh edhe disa aty ku më shumë janë  simpatikë se të rinj! Qeveria dhe opozita janë njësoj, veç kanë ndërruar mbathjet. Opozitë që nuk di as të flasë, jo më pastaj të besosh tek ajo dhe të dalësh nëpër protesta me të për ne! Por të paktën protesta e datës 8 Dhjetor 2015, do t'i duhet opozitës për zgjedhjet e ardhshme. E shpifur si vetë boja e flokëve te Luzim Bashës dhe e folura e Sali Berishës.
Ju lutem atyre që kanë në mendje të bëjnë ndonjë spot publicitar për partinë demonkratike, se mos nisin të krahasojnë nga ana pamore e mendore tipat që donin të thyenin bunkerin e Ramës, me ata gjermanët që i binin dikur Murit të Berlinit me kazmë! Që nga Enveri, Berisha – Basha dhe tani Rama, te gjithe po e ribëjnë një bunker!
Policia nuk ndërhyri! Shumë mirë, shumë mirë sepse, ashtu si fëmijët ajo mban mëkatet e së shkuarës. Mos harroni 21 Janarin, sot janë në pushtet po ata që u duhej një kauzë gjoja e fortë! Siç po bëjnë sot edhe këta të PD-së, kërkojnë një kauzë që nuk kanë për ta gjetur kurrë. Sepse llasticat që jetojnë mirë dhe e kanë  barkun plot, nuk u vjen kurrë keq për nënën dhe babën që u japin 6 fëmijëve të tyre vetëm bukë me vaj për Vitin e Ri. Pak më shumë krijim çuna me këto protestat e shëmtuara që bëni. Shqiptarët nuk e duan zjarrin, nuk u pëlqen më tymi dhe dhuna e protestave. Ku e keni rininë tuaj të opozitës, pse nuk i nxorët ata të protestonin? Ekstremizmi nuk i shkon partive politike, dhe këtë e kanë interpretuar si kanë dashur të dyja partitë politike tek ne. Nuk i plas më askujt se çfarë bën pd dhe ps në Shqipëri. Pak më shumë krijues çuna. Mund t'u gjuani ndërtesave qeveritare me torta të prishura, por nuk keni asnjë të drejtë t'i dhunoni ato. Pastaj, nëse behen të tilla protesta, ju tregoni brutalisht mënyrën dhe mënxyrën tuaj të qeverisjes së re. Dalim sërish tek 21 Janari, njëri i nxori në shesh dhe i la të vriteshin, tjetri i vrau njësoj siç hante pulat para kamerave. Çuna, më shumë protesta me njerëz interesantë, dhe jo më periferi që vetëpëlqehet nga mëngjesi deri në darkë. E shpifur: Për gjëra delirante kemi kryeministrin që bredh lart e poshtë nëpër botë me ekspozitat e tij, dhe në vend që të ftojë artistët tanë të shfaqë sa më shumë punën e tyre në lëvizjet që bën, fton vetëm veten e tij kudo. Për gjëra injorante ju kemi juve që asnjë pikë interesante nuk keni më, as vuajtja nuk ju vjen më afër. Nuk është shumë larg dita kur pllakat e shkulura me injorancën e atyre që pretendojnë të na qeverisin të kthehen pas. Kjo më vërteton vetëm një gjë: Si pozita dhe opozita janë organizatorët e parë të vrasjes së popullit më 21 Janar. Mbase edhe ju jeni kështu, mbase do duhet të hapen shtëpitë publike edhe për ju. Do thuash ti kurvat që na qeverisin nuk duan kurva të tjera?! Jo nuk thashë këtë, ka disa të tilla edhe në jetën e përditshme, më të rrezikshmet sot për sot janë ata ato që na vijnë nga politika. I gjen në parlament. Kodi Penal Neni 113, thotë se për ushtrimin e prostitucionit dënohesh me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. Të hiqet nga Kodi Penal, është e thjeshtë: shfuqizim me 84 vota. Nuk e bëjnë? Pse? Nuk e bëjnë, sepse parlamentarët tanë duan vetëm veten dhe shokët, por edhe shtëpitë publike që kanë brenda trurit të tyre. Nuk duan konkurrencë me pak fjalë.

Saturday, December 5, 2015

Dritaret janë fytyrat tona


Më kanë pëlqyer gjithmonë dritaret. Përmes tyre shihet si jeton dhe si mendon nje popull qe e vesh dukjen me zhdukje, duke u nisur nga jashtë brenda 

Split 5 Dhjetor 2015



Spálathos



Thursday, December 3, 2015

Wednesday, December 2, 2015