ku
Ka ende nga ajo buka e thatë që më japin ata të shtëpisë tënde?
eT
Ka, ja ku është. Po ta shkërmoq.
ku
Si je ti?
eT
Unë mirë, pastër.
ku
Si pastër?
eT
Pastër, nuk jam korruptuar ende. Ka edhe punë që bëhen pastër J
ku
Hahahaa. Do festosh, pse nuk festoooon si gjithë të tjerët?
eT
Unë të festoj?! Baaaaaaa. Nuk më pëlqen të festoj me këto arsye, dua sipas dëshirave
të mia. Sa për të thënë i bëjmë edhe ne ca gjëra në shtëpi.
ku
S’kam më nerva me këto festat që bëni ju! Na e shpifët me zhurmat dhe dritat. Shisni
mend, a thua se është festa e fundit në tokë. Pse nuk i bëni këto festimet një
herë në ca kohë? Unë them një herë në 5 vjet. Apo është shumë? Dhe pikërisht
tani, kujtoheni për një pjatë gjellë më shumë! Po gjatë vitit, apo tani e keni
zemrën në mendje?
eT
Pse shumë, më mirë një herë në 10 vjet, apo të duket numër i madh aq? Një herë
në 10 vite të merr malli të festosh. Nuk e di ti që festat tona mund kenë edhe
shije deposh me myk?! Sërish festojmë! Por
ne festat i kemi edhe për fëmijët.
ku
E lëmë më mirë një herë në në 5 vjet? Mërziten njerëzit dhe do merren më shumë
me politikë. A po, edhe kur ka festa ata me politikë merren. Kane edhe gratë e
tyre bum-mirësi! E lëmë 5 më mirë. Unë dhe ti jemi vend i vogël, viti mbaron sa
fillon. Për çfarë festoni një herë në vit, se një herë në vit më duket si një
herë në muaj! Kur ke punë kështu është, viti bëhet muaj. Ndihet fare pak ajo që
ju humanët e quani festë, pse e festoni? Festat janë një çmenduri në kohë
kryeqyteti, dhe shitje mendsh nëpër televizione, se gjoja njerëzit besojnë. Nëse
feston pak të merr malli më shumë! Ju festoni shumë, nuk ngopeni as me shumë e
as me pak. Për cilët fëmijë e ke fjalën, për ata të politikës ma barkun plot, apo ta që hanë
koshat e plehrave që nga mëngjesi deri në darkë? Apo për ata jashtë unazës së shtetit
të Tiranës.
eT
Ketej nga njerëzit festat janë çështje egoje dhe çështje zemre. Ego që të
tregojmë kush jeton më mirë se ai që jeton keq. Ego që ti themi atyre që nuk bëjnë
asgjë për festa, ja dëgjo zhurmat tona. Ego për organizatat dhe shoqërinë
civile, që dhuron për fëmijët atë që nuk bëhet. Po ti si feston?
ku
Ne kohët e fundit kemi filluar të vemi tek koshat që janë më të mëdhenj. Kur kazanët
e plehrave ishin gri as macet nuk na shihnin, tani që i kanë lyer të gjitha
portokalli e kemi pak problem… Tek koshat e vegjël kemi lënë harabelat. Ndarje
territori me pak fjalë. Mirë jo keq. Për sa kohë ju nuk na ushqeni, as edhë në
dritare nuk dilni më për të hedhur ato pak thërrime, as poshtë tavolinave nuk
marrim dot më asgjë. Po kështu bëni edhe me byrektoret. Pse i fshini sikur keni
pellumba ne çdo cep? Por ne mbahemi. Do donim diçka më të pastër, por… Nuk e di
nëse e ke menduar, a e di ti për çfarë na duhen festat, sidomos këto nga fundit
i vitit?
eT
Jo, sepse nuk më pëlqejnë të gjitha. Unë dua ato festa që kanë lidhje më shumë
me anën personale, ato që na bëjnë më shumë bashkë kur ka një arsye, dhe jo ato
që i vërdallosin vendet sipas një stili dhe mode. Mua më pëlqen shumë festa e
28 Nëntorit, Pavarësia më ka pëlqyer gjithmonë. Do e desha edhe më të bukur. As
ty nuk te pëlqejnë festat?
ku
Për çfarë i doni festat ju kur jeni të trishtuar? Apo të justifikoni atë që nuk
keni? Apo të tregoni se tani po jetoni më mirë? Përse ju duhet një vit i ri kur
ende jetoni me kujtimet e vjetra! Për çfarë ju duhet një rilindje apo një
ringjallje kur rifilloni atje ku e latë? Festat në përgjithësi bëhen nga halli.
Juve ju kërkojnë të visheni bukur, provo të shkosh në një festë i veshur jo mirë.
Do të hanë të gjithë me shikimin e trungjeve të thata, ku budallepsen vetëm
korbat. Nëpër festa duhet të qeshësh se e ke qepur këtë gjë që tek ftesa, dhe për
më shumë nuk i ke bërë ti gjërat që nga fillimi deri në fund. Kërkon të bindesh
në mënyrë tokësore me para të hedhura pa pikë qejfi. Festat janë edhe që të
gënjeni fëmijët. Juve nuk ju duhen festat, por vetja juaj.
eT
Ne fakt unë nuk para rri gjatë në to. Kur nuk më pëlqejne, hap telefonin dhe
merrem me të pasi e kam bërë një xhiro të gjatë me fshirjen e mesazheve, të
numrave që nuk i mbaj mend, dhe sigurisht një lëvizje të shkurtër ose e gjatë në
facebook.
ku
Mua më thua ti për festat tuaja, të paktën flas për ato në vende të hapura por
edhe disa në vende të mbyllura. I kam parë shpesh nga dritaret. Duket sikur të
gjithë janë mbledhur se duhet të dalin, për të gjetur ndonjë arsye që mos rrinë
kot. Ju shtireni pa asnjë vlerë imagjinate. Ju jeni njësoj, ju shkoni nëpër
festa se doni ashtu ju kanë thënë të kërkoni dashnore, njësoj siç dilni nëpër
bare. Kur nuk të vlen më karemi nëpër bare dhe as në festa, pse sfiliteni e vazhdoni kot së koti me
të njëjtën mënyrë?!
eT
Nuk është në stilin tim, po nejse. Nuk ka rëndësi çfarë thua në to, rëndësi ka
që je me njerëz. Unë njoh shumë njerëz që vdesin për festat sa nuk bëjnë dot
asgjë pa to. I sheh në çdo vend, me dhe pa vend. Thonë se kështu largojnë përfundimisht
stresin që të krijon puna dhe qyteti. Sepse kështu e kanë më të lehtë të jetojnë. Duhet të shkosh në festa sepse
dukja është e shtrenjtë. Të shtëpisë sime habiten me mua!
ku
Nuk heqin stresin, por ashtu thonë se nuk kanë se me çfarë të merren dhe si të
shohin më shumë në jetën e të tjerëve. Me pak fjalë, mund të jenë edhe bosh. Se
tek ju nuk ka asnjë mënyrë të shkosh nga fundi për festat ashtu siç shkon nëpër
ekspozita, në ditët e fundit. Dukja është gjëja më e lirë në botë, kushton kaq
pak sa nuk e di pse ti dhe të tjerët paguani kaq shumë! Puna sot është si mos
të dukesh. Si mos të shfaqesh. Edhe diçka që ta mbash mend. Për mua është pak më
ndryshe. Unë e dua Tiranën me drita vetëm nga sipër, se poshtë njësoj është
gjithmonë. Sidomos me këto dritat e bardha që janë si pllaka banjosh. Dritat e bardha
të rrugëve në Tiranë janë njësoj me ato pllakat e shëmtuara të pedonales, qe
edhe unë nuk e cakis dot ushqimin se rrëshkas.
Tha
këtë fjalinë e fundit dhe iku si zakonisht. Njihemi prej pak kohësh, u bë rreth
një muaj që kumuria vjen në dritaren time të kuzhinës në mëngjes ose pasdite. I
kam vendosur një emër, e thërras Ku.
Eljan Tanini
Gazeta Shqiptare
22 Dhjetor 2015
Foto: Erion Kumuria :)
No comments:
Post a Comment