Arti fillon në atë pikë ku mbaron imitimi, të paktën kështu
thotë Oscar Wilde! Vajta të shihja Onufrin, edicionin e XVIII te cilin kisha
kohë që e prisja! Për mua Tirana duhet të ketë shumë festa të Artit, që nga
TIFFi e deri tek ekspozitat në çdo cep
Galerie në Tiranë, shfaqje baleti, teater, opera etj. Në atë padurimin tim për
të parë Onufrin edhe këtë herë, pata një zhgënjim që nuk e kisha hasur kurrë më
parë. Vura re një afishe të madhe në hyrje të GKA, një punë të dobët, të cilën
e pashë edhe brenda në ekspozitë, por nuk e kuptova edhe aq mirë se
paralajmërimi për më të pa bukurën e kësaj ekspozite thuhej që në hyrje! Pastaj
nisa të mendoj, pse kanë zgjedhur këtë punë me këto ngjyra për të paralajmëruar
fillimin dhe afishen pamore (identifikuese) të Onufrit?! Prisja të shihja
ndonjë foto moderne, të paktën një nudo artistike të ditëve tona, por në fakt
kishte më shumë asgjë, ose më saktë pak më shumë lirshmëri e cila nuk të fton!
Sepse në të vërtetë kishte më shumë ndrydhje mendimesh të cilat na jepen si
moderne...!
Këtu e vendosa edhe Veten në dyshim, ku janë punët moderne? Ku ështe arti i ditëve tona? Shumë pak punë ishin më të mirat, rreth 3 autorë, por edhe këto si pa lidhje.! Ka kaq shumë vepra moderne të artistëve të ndryshëm shqiptarë, sa është e vështirë të mendosh se edhe ne shqiptarët nuk bëjmë art modern. Pra për këtë, askush nuk duhet të marrë guximin as për edhe ta menduar se bëjnë apo jo artistët shqiptarë vepra moderne si para dhe pas viteve 90-të.
Nga gjithë kjo ngutje e ndrydhur, shprehur në një ekspozitë të tillë po filloja të mendoja se mos ndoshta këto janë hapa moderne, lidhur dhe mbeshtetur tek eseja e Charles Baudelaire : E bukura përbëhet nga një element i përjetshëm, i pandryshueshëm, sasia e të cilit është tepër e vështirë të përcaktohet, dhe nga një element relativ, rrethanor që do të jetë, si të dojë njeriu, herë tërë ansambli, herë epoka, herë moda, herë morali, herë pasioni. E nëse na qënka puna kështu, ateherë pse kjo ekspo mbart të kundërtat e asaj që shohim? Nga e tëra kjo mbarjse, pse lindet një zgjgënjim që më shumë është kotësi ?!
Si mund të quhet moderne pjesa dhe bashkimi i disa punëve, ose fotografive të cilat lidhen me disa punë të reja pa pikë modernizmi?Po mirë, nëse fiton dikush nga pikturat ose fotot e
vjetra të autorëve që kanë ikur nga kjo botë, kush do e marrë fitimin apo
sajesën e çmimit?
Unë nuk dua të përmend emra, por e gjitha kjo ekspozitë në fare pak punë kishte art. Një shëmti zgjedhjeje ku e gjitha nuk shihet si konkurs por vetëm si një paraqitje e rëndomtë, që në të vertetë nuk ka kuptim. Nëse kjo ekspozitë simbolizon një thirrje në përpjekje e sipër si për të ruajtur gjoja artin shqiptar nga veprat drejt klisheve, përshkrimi i kësaj faze të pikturave apo të fotografive vjen tej mase i dobët.
Shpresoja të shihja tek Onufri i kësaj here, atë që nuk e thotë televizioni, media, njeriu i ditëve rutinë, por pashë thellimin e këtyre që citova në këtë fjali. Duke ikur ashtu kështu, Onufri i këtij viti është në krizë të thella mendimesh!
Jo të gjitha ato punë të ekspozuara aty janë vepra arti, për më shumë siç vijnë të shfaqura të bëjnë të mendosh se kjo nuk është më një ekspozitë në GKA, por është një çorape që duhet arnuar më mirë nga thembrat! Jeta e njeriut është e shkurtër, por arti është i gjatë thotë Gëte. Kujt po i intereson se nga vjen e bukura e jetës moderne, kur unë shkoj të shoh Onufrin në të cilin nuk ekspozohet asgjë
Të shoh në hyrje te ekspozitës një qëllim se çfarë është e bukura, pse është marrë diçka e tillë, disa foto të ditëve tona tejet pa kuptim të shkrepura si gjojarasti, apo disa skulptura që imitojnë Pikason! Nuk ka rëndësi se çfarë është e bukura, por mua nuk më rastsi të shoh të bukurën që nuk di ta përkufizosh, por disa shëmtillëqe fare pa kuptim! "Onufri"në gjithë këto vite është përpjekur që të tregojë se çfarë ndodh me artin në përgjithësi, por në këtë sezon të tijin arritën qëllimin të qëmtojnë nivelin e artit pamor të atyre që duan të bëjnë kurime ekspozitazh. A mund të quhen kurim, disa stilime mode, vendosura mbi një tavolinë xhami? Të cilat nuk i kupton pse janë aty?!Apo disa punë që nuk tregojnë aspak dhe
asgjë në lidhje me krijimtarinë, të cilat duket se janë mbledhur rishtazi kot! Po lidhja mes fotove më të vjetra me ato më të ditëve
tona çfarë krahasimi ka?
Ajo që hasa më shumë në një ekspo të tillë, është shkurajimi për ta parë artin shqiptar të ndrydhur, dhe pa pikë përkufizimi mbi të. Kjo ekspozitë është më shumë një aktivitet në hapërdarje e sipër apo ardhja e kohës në të cilën jetojmë. Është një ikje me dashje, me qëllim dhe ndrydhje për të mos treguar qofte seksualitetin e artit tonë, feminilitetin apo njerëzoren.
Nuk shoh dot këtu asnjë mënyrë të pari në artin shqiptar dhe një pa lirshmëri ekstreme! Pasi e pashë ekspozitën herën e pare, më e mira që mund të bëja pas këtij Arti të Onufrit në GKA, ishte të shkoja të haja bukë me qofte, dhe pak birrë tek ai i thençin Tregu i Krishtlindjes, pranë Teatrit Kombëtar.Po
të paktën buka me qofte ishte shumë më e mirë se kjo gjoja ekspozitë. Ndërsa
kur vajta ta shoh edhe një herë tjetër këto ditë Onufrin, ndenja jo më shumë se
15 minuta sepse veprat nuk më thonin më asgjë, ndërsa një pjesë e emrave të
artistëve Po ! Por në dalje kësaj rradhe
preferova kokoshkat e kinemasë…!
Këtu e vendosa edhe Veten në dyshim, ku janë punët moderne? Ku ështe arti i ditëve tona? Shumë pak punë ishin më të mirat, rreth 3 autorë, por edhe këto si pa lidhje.! Ka kaq shumë vepra moderne të artistëve të ndryshëm shqiptarë, sa është e vështirë të mendosh se edhe ne shqiptarët nuk bëjmë art modern. Pra për këtë, askush nuk duhet të marrë guximin as për edhe ta menduar se bëjnë apo jo artistët shqiptarë vepra moderne si para dhe pas viteve 90-të.
Nga gjithë kjo ngutje e ndrydhur, shprehur në një ekspozitë të tillë po filloja të mendoja se mos ndoshta këto janë hapa moderne, lidhur dhe mbeshtetur tek eseja e Charles Baudelaire : E bukura përbëhet nga një element i përjetshëm, i pandryshueshëm, sasia e të cilit është tepër e vështirë të përcaktohet, dhe nga një element relativ, rrethanor që do të jetë, si të dojë njeriu, herë tërë ansambli, herë epoka, herë moda, herë morali, herë pasioni. E nëse na qënka puna kështu, ateherë pse kjo ekspo mbart të kundërtat e asaj që shohim? Nga e tëra kjo mbarjse, pse lindet një zgjgënjim që më shumë është kotësi ?!
Si mund të quhet moderne pjesa dhe bashkimi i disa punëve, ose fotografive të cilat lidhen me disa punë të reja pa pikë modernizmi?
Unë nuk dua të përmend emra, por e gjitha kjo ekspozitë në fare pak punë kishte art. Një shëmti zgjedhjeje ku e gjitha nuk shihet si konkurs por vetëm si një paraqitje e rëndomtë, që në të vertetë nuk ka kuptim. Nëse kjo ekspozitë simbolizon një thirrje në përpjekje e sipër si për të ruajtur gjoja artin shqiptar nga veprat drejt klisheve, përshkrimi i kësaj faze të pikturave apo të fotografive vjen tej mase i dobët.
Shpresoja të shihja tek Onufri i kësaj here, atë që nuk e thotë televizioni, media, njeriu i ditëve rutinë, por pashë thellimin e këtyre që citova në këtë fjali. Duke ikur ashtu kështu, Onufri i këtij viti është në krizë të thella mendimesh!
Jo të gjitha ato punë të ekspozuara aty janë vepra arti, për më shumë siç vijnë të shfaqura të bëjnë të mendosh se kjo nuk është më një ekspozitë në GKA, por është një çorape që duhet arnuar më mirë nga thembrat! Jeta e njeriut është e shkurtër, por arti është i gjatë thotë Gëte. Kujt po i intereson se nga vjen e bukura e jetës moderne, kur unë shkoj të shoh Onufrin në të cilin nuk ekspozohet asgjë
Të shoh në hyrje te ekspozitës një qëllim se çfarë është e bukura, pse është marrë diçka e tillë, disa foto të ditëve tona tejet pa kuptim të shkrepura si gjojarasti, apo disa skulptura që imitojnë Pikason! Nuk ka rëndësi se çfarë është e bukura, por mua nuk më rastsi të shoh të bukurën që nuk di ta përkufizosh, por disa shëmtillëqe fare pa kuptim! "Onufri"në gjithë këto vite është përpjekur që të tregojë se çfarë ndodh me artin në përgjithësi, por në këtë sezon të tijin arritën qëllimin të qëmtojnë nivelin e artit pamor të atyre që duan të bëjnë kurime ekspozitazh. A mund të quhen kurim, disa stilime mode, vendosura mbi një tavolinë xhami? Të cilat nuk i kupton pse janë aty?!
Ajo që hasa më shumë në një ekspo të tillë, është shkurajimi për ta parë artin shqiptar të ndrydhur, dhe pa pikë përkufizimi mbi të. Kjo ekspozitë është më shumë një aktivitet në hapërdarje e sipër apo ardhja e kohës në të cilën jetojmë. Është një ikje me dashje, me qëllim dhe ndrydhje për të mos treguar qofte seksualitetin e artit tonë, feminilitetin apo njerëzoren.
Nuk shoh dot këtu asnjë mënyrë të pari në artin shqiptar dhe një pa lirshmëri ekstreme! Pasi e pashë ekspozitën herën e pare, më e mira që mund të bëja pas këtij Arti të Onufrit në GKA, ishte të shkoja të haja bukë me qofte, dhe pak birrë tek ai i thençin Tregu i Krishtlindjes, pranë Teatrit Kombëtar.
Arti ynë nuk ka
vdekur, kanë vdekur mendimet e atyre që duan të bëjnë Vepra ARTI.
Botuar tek Revista Harmony Janar 2012, Shqiptarja.com 21 Janar, Gazeta Shekulli 24 Janar dhe Gazeta Standard 27 Janar 2012
shume e drejte Eljan..
ReplyDeletePërshëndetje djema, 3 muaj më parë i dashuri im u nda me mua. Gjithçka filloi kur shkova në kampin veror dhe po përpiqesha të kontaktoja me të, por nuk po kalonte. Kështu që kur u ktheva nga kampi, e pashë atë me një vajzë të re duke u puthur në dhomën e tij të shtratit, isha i frustruar dhe më dha një natë pa gjumë. Mendova se ai do të kthehej për të kërkuar falje, por ai nuk erdhi për gati 3 muaj, u lëndova vërtet, por faleminderit Dr.Dawn për gjithçka që bëri, takova Dr.Dawn gjatë kërkimit tim në internet, vendosa ta kontaktoj sepse unë pashë mijëra dëshmi për të, por tani duhet të rrëfej se ai është me të vërtetë një person i mirë dhe i sinqertë, ai ma ktheu të dashurin tim vetëm brenda 48 orëve, jam shumë i lumtur. Kontaktoni atë në Whatsapp nëse keni nevojë për ndihmë në jetën tuaj: +2349046229159
ReplyDeleteEmail: dawnacuna314@gmail.com
Filloi me keqkuptime të vogla pas të cilave më tha se do të ishte mirë të bëja një pushim, që mendoj se u kthye në një ndarje. Ai nuk më kërkon më. Më trishtoi sepse ishim bashkë që në shkollën e mesme dhe ai ishte dashuria ime e parë dhe e vetme. Kërkova ndihmë në të gjithë internetin dhe pashë kaq shumë njerëz që postonin dëshmi për Dr DAWN, mora kontaktin e tij përmes një prej komenteve dhe fola me të për situatën time dhe ai shpjegoi procesin e pajtimit dhe se si do të më ndihmojë pajtohu me të për tri ditë. Kanë kaluar saktësisht 3 muaj që kur e kontaktova tani dhe gjithçka ishte perfekte dhe më duhej ta postoja këtë sepse ai meriton të gjitha fjalët e duhura për të më ndihmuar.
ReplyDeleteAi është WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com