Monday, June 16, 2014

Hiqe atë telefon pash Zotin


Mirësevini në botën ku dykëmbëshat po përtojnë të flasin me njëri-tjetrën! Nuk është fare e mundur të rrihet pa atë celefon, sepse shpesh herë vetmia jonë shërohet prej tij se nuk presim dot ndryshe. Madje po aq shpesh këtë petashuqin, në pritje e siper e përdorim për të vrarë vetminë e të qëndruarit në facebook. Dola një mbrëmje në një vend që ka muzikë të pjekur mirë, ku shoh se treçerekut të fytyrave që i has për të parën herë u shkëlqente lëkura nga drita e petashuqit! Çfarë defiçence njerëzore!  


Shtimi i jetesave njerëzore që e kalojnë kohën nëpër kafe ka dërguar në komunikime të tjera ndërpersonale për ndryshime personaliteti. Të pakta janë qëndrimet për një kohë të gjatë nëpër bordura, cepa apo stola pa e hapur këtë komunikuesin! Jo se nuk preferohen por ato i duan llojet e tjera njerëzore, përgjithësisht ata që shihen shumë nëpër rrugë dhe më të distancuar si vëmendje njerëzish. Çdo ditë më ndodh të lëviz me zagarushen, dyrrotaken gomëhollë. Shoh pafundësisht se të ecurit e dykëmbëshave e mbajnë kokën poshtë kudo, në bare, rrugë dhe sidomos edhe mbi makina. Për ne që lëvizim me dyrrotak, gjobat për ata që i japin makinës dhe në njërën dorë kanë telefonin duhet të jenë më të mëdha. Rreziku është i shpejtë sa hutimi i teshtimës. Dhe këtë e rivuajnë shumë mirë ata që i japin biçikletës me panik. Nëse i vështron kur ecin rrugës me hapa sa minutat nuk mbeten të jenë vajza që mbajnë kokën poshtë për të parë pastërtinë e këpucëve, këmbët apo cilësinë e trotuarit! Me nëpërmendjen diku tjetër për ta dy duar bëhen vetëm për një SHUMËFON, petashuq. Në të paktat herë të miat qëndrime nëpër bare shumica e njerëzve ulen në kafe nga nisja e një bisede, flasin më pak sa pesë minuta e më pas shohin punën e tyre në celefon, apo kur dikush flet dhe një tjetër e ka mendjen poshtë në ekran tregon një si shtim ndaj insuficencës shoqërore! Ti bën dy fjalë me ta, ti je me dikë tjetër në tavolinë ku bëhen dy vetë dhe është fare jo e mundur të përqendrohesh në bisedë, sepse facebook-u nuk mund të jetë kurrë i mbyllur!E ripërsëris: Të hapet telefoni për arsye pune është mrekulli! Ai përdoret nga mosdurimi i hapësirave të fjalës së tjetrit. Unë jam me ty tani në tavolinë, por as që bëhet llaf me mendje. Pastaj kur këta humanët nuk kanë ç’të thonë, pse ulen bashkë të flasin?
Të qenurit vetëm nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh i vetmuar. Humbja e fuqisë së komunikimit sy më sy apo të përtosh të flasësh me tjetrin përballë do të thotë se pasioni pas substancave virtuale ndikon në çrregullimet e vetmisë, por edhe të kesh kohë që me zor të bësh polemika me gjumin.
Habisë i shtohet edhe fakti se të ecësh rrugës dhe të flasësh me vete në kokën poshtë sot për sot është bërë modë. Ja se për çfarë ankohet gjyshja ime: – Unë nuk i marr vesh fare këta të rinjtë e sotëm. Nipçja që kam në shtëpi (këtu nuk e ka fjalën për mua) gjithmonë i ka duart e zëna dhe kokën poshtë! Por ama kur shoh rrugëve rini të veshur krëk që flasin me vete shpirtiiiiii, zemraaaa, u afrohem e janë gjithë zëra! Në kohën time kush fliste rrugëve me vete e merrnin për budalla, sot na qenka bërë modë. Domosdo modë se nga njëra anë e veshit mbajnë kufje, ecin dhe më shumë duken që flasin me vete. Kapemi edhe nga shkëlqimi i syve kur dikush u thotë në ndonjë faqe virtuale: “Congratulations for feeling connected with others in your life”. I vetmi pakt që u dashka bërë është kur të gjithë ulemi në tavolinë ta hedhim celefonin, le të bjerë nga zilja. Në kohën kur ai cërret apo duhet ta shohësh, sytë dhe veshët janë gati! Ai apo ajo duhet të paguajë…! Po, por të paktën të bëhet ai pakti që nuk do preken telefonat për një minutazh të caktuar… Tani që po shkruaj jam në njërin nga tre cepat e mi. Këtu në vendin e dëshiruar ajo me bishtin e flokëve mbledhur fortë në kokë sapo porositi një Konjak Skënderbeu. Është e veshur mjaft mirë me të zeza të shtrenjta. Seç ka edhe një ritëm prej intelektualisteje. Si ka mundësi që një shtrenjtësi në dukje e tillë kërkon Konjak Skënderbeu?! Përse nuk preferon fjala ikën një Gautier?! Ja që nuk harrova të shkruaj edhe për të, sa u ul hapi petashuqin pas pyetjes së kamerierit. Petashuqin e paska të shtrenjtë. Erdhi edhe një Ai. Flasin në sy. Kaluan çerek ore nga biseda me mendjen diku tjetër, tani të dy kanë hapur telefonat dhe po rrëshqasin gishtat. Aaaa, ajo po më kërkon karikues për celin. Nuk kam i thashë. Sigurisht që kisha për atë telefon të përhapur në masë si vetë ajo, nuk desha t’ia jepja. Doja ta shikoja të vuante pak me më shumë qetësi fjalësh në atë tavolinë, fundja të fliste edhe me atë djalin biçim afër saj.
E kam seriozisht, kur fillojnë bisedat në tavolinë dhe hapet ai morracak telefon ne  bëjmë gjoja sikur të dëgjojmë. Po aq i frikshëm sa është edhe blici në teatër. Duhet kthyer shkurt, pastër e qartë një ligj i thjeshtë që edhe teatri me errësira të tjera ku të bëjnë të duash edhe vetminë tënde është si katedralet dhe muzetë që nuk fotografohet me blic. 
Njerëzit kanë frikë të rrinë vetëm edhe kur janë me njëri tjetrin. Po shohin punët e tyre edhe kur nuk i kanë të tjerët afër, dhe interesi i gjendjes njerëzore do të bëhet më i ftohtë se të bëjmë dashuri me robotët. Dita e kësaj të fundit po afron. Unë nuk e di në e ka fajin teknologjia për këtë, apo thjeshtë na ka mundësuar të shprehim vetveten?!
Për Gazetën Mapo, 10 Qershor 2014 
Karikatura nga Endrit Beqo

With head down

The increase of human lives which spent their time in café has lead to other intrapersonal communications for personality change. Lesser are the staying for a long period in bordures, corners or benches! Isn’t that aren’t preferred but those needs other kinds of people, generally those seen often in the streets and more distant as people’s attention. It happens that every day I ride with my courser, two-wheel thin tire. I endlessly see pedestrians walking with their head down everywhere, in bars, streets and most of all over cars. If you stare at them while walking with steps as minutes those are no girls with their heads down to see their clean shoes, feet or the quality of the sidewalk! With their mind somewhere else for them two hands are made only for a flat MULTIPHONE. In my few staying at bars most of the people sits in café cause of a conversation, talk for a few minutes and then mind their own business on their mobiles, or when one talks and the other is focus on his screen reveals an increase of social insufficiency! You exchange a few words with them, you’re with someone else at a table when become two and isn’t at all possible to be concentrated in conversation because Facebook must never be closed! Being alone does not mean necessarily to be lonely. Losing the power of eye to eye communication or being too lazy to talk to the one in front of you means that the passion for virtual substances affects loneliness disorders, but also having time by force getting into polemics with sleep. To the amazement is added the fact that walking on the street and talking to your-self with head down today is on fashion. Here’s what my grandmother complains about:
- I can’t understand this young generation. The nephew I’ve got home (she’s not referring to me) has always his hands busy and his head down! But when I see in the streets these youth well dressed who talks to themselves honeyyy, babeee, I get close to them and they’re full of voices! In my time when someone talked at himself on the streets he was taken as insane, today is on fashion.
Of course fashion as from a side of the ear they have the headphones, walk and more they look like they talk to themselves. We attached from the sparks of the eyes when someone tells them in some virtual page: Congratulations for feeling connected with others in your life. The only worthy pact is that of putting away the phone, let it ring. By the time it rings or you’ve got to see it, eyes and ears open! He or she must pay…! Now that I write I’m in one of my three spots. Here at my desired spot she with her ponytail tightened hardly upon the head orders cognac “Scanderbeg”. She is dressed very well, in expensive blacks. She’s got a kind of intellectual rhythm. How is it possible that an apparent expensiveness orders cognac “Scanderbeg”?! Why doesn’t she prefer, let’s not say a “Gautier”?! Here I am not forgetting to write about her too as soon as she sits after the waiters question she opens the flat one. I don’t know if its technology’s fault or it just made possible to express ourselves?!

Translated by

Davjola Ndoja





No comments:

Post a Comment