Kush është njeriu që e krijoi dhuratën e Nishanit për Papa Françeskun dhe çfarë lidhje ka ai me këtë ndodhi historike, është një lidhje rastësore, apo disa sekrete me të vërteta në jetë nuk duhet të dihen deri në fund? Apo mbase e vërteta nuk ka rëndësi fare…
Autori - Dhurata që i bëri Presidenti i Republikës Papa Françeskut është punuar nga Besart Papa për më pak se një javë. Profili i Papa Klementit XI është marrë nga një monedhë e vjetër. Ajo nisi të hënën dhe të premten e pak ditëve përpara datës 21 shtator 2014 ishte gati
Hemingway- Besart Papa nuk është vetëm autor i dhuratës së Papa Françeskut gjatë vizitës së tij më 21 shtator 2014. Nuk isha në Shqipëri para disa muajsh, kur i shkrova nga larg për një kërkesë miqësore. Disa nga shokët tanë, donin të bënin një festë të madhe në rrugë për datëlindjen e shkrimtarit Ernest Hemingway, të cilit në publik i thërrisnin Papa Doble
Gjatë takimit që pati me Papa Françeskun më 21 shtator 2014, Presidenti Nishani i dhuroi Atit të Shenjtë, një portret të gdhendur të Giovanni Francesco Albanit, Papa Klementi XI, me origjinë shqiptare, i shoqëruar me citatin “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut!”. Papa Klementi XI e ka emrin e lindjes Giovanni Francesco Albani. Sipas të dhënave, ai ka lindur në vitin 1649 dhe ka vdekur në vitin 1721 dhe ishte Papa i 243 i Kishës Katolike. Familja e tij ka origjinë nga Veriu i Shqipërisë dhe u përket radhëve të ushtarëve të Skënderbeut. Ai qe dijetar dhe adhurues artesh, bamirës i madh i Bibliotekës së Vatikanit dhe njeriu që autorizoi gërmime arkeologjike në Romë. Nga kjo familje rrodhën, përveç Klementit XI, kardinalë të shquar, diplomatë të mëdhenj dhe burra shteti të rëndësishëm. Por kush është njeriu që e krijoi këtë dhuratë, dhe çfarë lidhje ka ai me këtë ndodhi historike, sa personale por edhe shqiptare? Është një lidhje rastësore, apo disa sekrete me të vërteta në jetë nuk duhet të dihen deri në fund? Apo mbase e vërteta nuk ka rëndësi fare?!
Më në fund, takohemi në studio
Jam përpjekur të flas me një personazh të ri, i cili kërkon që jo çdo gjë të thuhet. Unë po këmbëngul. Ka një heshtje të bindur, sepse ai e di mjaft mirë se ku rrihet me këmbë në tokë. Që i vogël, ka ndenjur pas skulpturës dhe babait të tij. Ai nuk flet shumë, ose e thënë shkurt dhe pastër: Nuk do të flasë për punën e tij. Të nisësh një bisedë me të, është si të fillojnë të dalin sekretet në dhomën e pritjes. Ashtu ka qenë që i vogël, me përkushtime ndaj asaj që i jepje. Të tregonte siguri se çdo gjë do ta mbyllte deri në fund. Jam mbi Shkollën e Baletit për të shkuar në Studion Papa. Është një darkë e qetë, jo gjithmonë natën e kanë e shënuar për kaq qetësi. I flas në celular dhe më hap derën. Një takim grushtimi të fortë, gjendem brenda një bardhësie të dy mendjeve që kanë rënë në dashuri me baltën. Studioja e skulpturës është e babait të tij, skulptorit Thanas Papa. Është një nga ato hapësirat e para dhe të vjetra të Tiranës së artit ku bëhet punë, që prej mënyrës së parë e cila është konceptuar për studio skulpture. Që prej mënyrës që është menduar për një studio skulpture. Rrotull buron energji pozitive, ka shenja dashurie të dala nga jeta. Në atë studio, jo çdo gjë mund të fotografohet. Sepse ndryshe dalin disa sekrete që mund të vidhen kollaj. Ka mbaruar për skulpturë në Akademinë e Arteve dhe tani punon në një argjendari private këtu në Tiranë, vendi ku u porosit dhurata nga Presidenca. Kur një argjendari ka një skulptor në fushën e shërbimit të saj, do të thotë se prej kushteve të tij, ajo punon me laps dhe letër. Matematika vjen, rikthehet në bazë. Emri i tij i ka vulosur profesionin e jetës. Flasim për zgjedhjet në jetë dhe lumturinë që të jep puna. Ai do të bëjë dhe të gjendet me më shumë punë në duar, pavarësisht se fillimi që ka nisur është diell. Të jep përshtypjen personale se në jetë duhet të vazhdosh një nga profesionet e shpirtit, atë të skulpturës ku guri bëhet grua. Në Studion e Papës së ri dhe të vjetër, ka vepra që nga koha e fillimit të studimeve në Rusi të skulptorit Thanas Papa, e deri te më të rejat e fundit të të birit.
Balta e gishtave
Të shtypësh baltën në majën e gishtave për të krijuar më pas mënyrën e asaj forme që ne shohim, është të bësh në jetë atë që ke kërkuar, pa u marrë shumë me të tjerët. Kur sheh punët e Besit në këtë studio, bindesh se skulptura e parkut te ne, ka një të ardhme përtej asaj që mendojmë zakonisht se nuk bën. Shoh veprën e tij të diplomës në Akademi, një nudo që po mbledh flokët për ta parë. Denjësisht e pastër për t’u vendosur në një park Tirane. Tani që po shkruaj, ai është duke punuar dhe duke eksperimentuar me materiale të ndryshme. Unë nuk mund të flas më shumë për Studion e Papëve, sepse disa gjëra nuk lejohen të shkruhen, më shumë se të shihen vetë nga afër. Dhurata që iu bë Papa Françeskut prej Papës tjetër të ri, është diçka e thjeshtë, diçka që iu dha mbase rastësisht nga njeriu që e punoi atë. Besart Papa ka një histori shumë fragmentare me një jetë të përcaktuar, sepse gjyshi kish menduar se fëmija i djalit të tij duhet të kishte brenda emrit pjesën Art. Ose, është një nga këto rastet që fati të ngjizet që në fillim kur mendohet, më pas del siç është thënë.
Rastësia Papa?!
Dhurata që i bëri Presidenti i Republikës Papa Françeskut është punuar nga Besart Papa për më pak se një javë. Profili i Papa Klementit XI është marrë nga një monedhë e vjetër. Ajo nisi të hënën dhe të premten e pak ditëve përpara datës 21 shtator 2014 ishte gati. Kur Besartit i thanë në argjendari se duhet të punonte këtë dhuratë, pati një emocion të veçantë, sepse menjëherë bëri një lidhje mes mbiemrit të tij dhe përgjegjësisë që duhet të mbaronte deri në fund, me të gjitha sekretet që ka profesioni i skulptorit. Koha nuk mjaftonte. Këtë rastësinë e mbiemrit ai e quan si atë frikën e bukur që duhet ta zbulosh deri në fund dhe ta ruash në një rëndësi personale.
Drita Çomo
Papa i Ri është edhe autor i Drita Çomos që është vendosur në shkollën me të njëjtin emër në Cërrik. Persekutimet e saj nisën kur ishte 2 vjeçe dhe mbaruan 23 vjeçe, me kancerin që iu shfaq që në moshë të re. Kur mamaja e Drita Çomos, zonja Liri Belishova erdhi të shihte në studion e tyre bustin e së bijës, u emocionua kaq shumë sa filloi të qante, nuk e mbante dot më veten. Madje patën edhe frikë se mos diçka ndodhte me të në atë moment. I luajtën një tel, muzikën që e trishtoi, atë që kish kohë që nuk e dëgjonte.
Papa Doble – Ernest Hemingway
Besart Papa nuk është vetëm autor i dhuratës së Papa Françeskut gjatë vizitës së tij më 21 shtator 2014. Nuk isha në Shqipëri para disa muajsh, kur i shkrova nga larg për një kërkesë miqësore. Disa nga shokët tanë, donin të bënin një festë të madhe në rrugë për datëlindjen e shkrimtarit Ernest Hemingway, të cilit në publik i thërrisnin Papa Doble. Më kthen një përgjigje ku më thotë që nëse do të arrinte ta përfundonte në kohë, do të më çudiste pa fund. Nuk arrita ta besoja që pas kërkesës sime miqësore, portreti i Hemingway - t për festën e datës 21 korrik 2014 ishte gati e i punuar për më pak se tri ditë. Madje, i kapur gjallë në karakter, të cilit i thua ‘mjaft më pe’. Sot, Papa Doble, rri në një bazë ku mblidhen njerëz që flasin e diskutojnë. Vështron mbi pianon dhe sheh nga ne. Shokët e vjetër nuk të lënë kurrë në baltë, madje e bëjnë aq baltë miqësinë, sa e kthejnë atë në vepër arti.
Për Gazetën Shqip
6 Tetor 2014
No comments:
Post a Comment