21 Janari ishte dhe do të mbetet një nga mënyrat për të ardhur në pushtet, me një lajthitje të sinqertë ku nuk kuptohet arratisja e dashurisë ndaj popullit të shkretë milet. Histori pa ndodhi që pati katër të vrarë, të shtëna që vetëm ata e dinë nisjen dhe fundin e tyre ku ende nuk i kemi mësuar gënjeshtrat kundër popullit. Mbase ata që na qeverisin sot, janë një e keqe e domosdoshme, sepse ne jemi ende në fazën që presim një mëshirë nga sipër për të gjitha fajet që kemi bërë vetë: për ata që i zgjedhim pa i kuptuar mirë që nga lindja e ideve e deri tek paraqitja pamore e lojës me artin. Ne kemi ende atë mëshirën, kemi dëshirën që ata sipër të na duan. Ka disa të qara autoktone, qe na e presin zemrën me lakrimozat e tyre lëpirëse se vrasjet e 21 Janarit ishin një shenjë për të kuptuar dallimin mes autorëve të plumbave. Vrasës quhet edhe ai që i nxori në bulevard, edhe ai që i vrau, por edhe ai që u bë shkak për ta. Ai që e do turmën, ai që e krijon liderin e kopesë mes tyre me apo pa leje, ka të paktën një shenjë bariu me gjithë përpjekjen e mundshme duke mos e lënë atë për ushqim kafshësh të egra. Unë nuk pashë askënd më 21 Janar të mbronte turmën që nuk e dinte se çfarë donte.
Ne mezi kemi dalë në
shesh për gjërat tona, e më pas jemi hallakatur duke kuptuar se nuk e kemi
mësuar mirë kuptimin e protestës së përbashkët. Po fajtorët? Ne cilin burg janë
ata sot? A janë dënuar? A ju vu faji dikujt që e flaku turmën mes Gardës së
Republikës e cila e kishte të vështirë të gjente shkaqet e veta se gjaku yt nuk
qëllohet?! Sa për këtë të fundit, ajo ka një pluhur të zi që e kanë veshur me
shpërblimin e vetëm se dikush duhet të shtinte mbi ne. Por nuk është faji i
Gardës.
Ne dhe ata. Ju mendoni se ne shqiptarët e fundit të Shqipërisë pa shqiponja
ishim kaq të prekur nga një video që shënon hesapet për të pasur kriza të
pushtetshme elektorale? Sepse sot, korrupsioni është po aq i barabartë me atë
çka flitet se nuk është më me të njëjtat merita, por thjesht nuk duket e nuk
flitet më për të. Ndërsa zgjedhjet, ato e kanë humbur lirinë me po atë sistem
që vuajtëm në 40 e ca vite: për të na u dashur 40 e ca të tjera si shpagim.
Ata. Kujt duhet t’i marrim leje të themi se gjoja prekjet famëkeqe që u vranë
më 21 Janar, ishin një formë që justifikon ardhjet e atyre të tjerëve në
pushtet me hallakatjet e kapardisjes se na duhen disa heronj?! Unë nuk e dua
një forcë që fjalën e ka arrogante, që i bën të gjitha vetë dhe që mburret me
pastrimin e pastër të këpucëve prej qyteti. Shikoni Tiranën. Ajo është një
betonishte prepotente, e frustruar, aspak femërore, ashtu siç janë edhe fjalët
e elegancës së një qeverisjeje të provuar tashmë. 21 Janari ishte dhe është një
stil goditjesh ndaj një perandorie që dukjen e kish kthyer në afsh erotik të
tipit: Sa bukur, kam fituar ca fjalë të bukura në ekran, por sërish nuk ndiej
më asgjë. Mua si një shqiptar i Votës së Bardhë, nuk më kanë interesuar kurrë
ato që bëjnë politikanët sot, por ato që po përgatisin për të ardhmen. Duhet
pastruar e tashmja, por për të ardhmen e për të mbuluar plot e përplot me glasa
nga kotecet e shtëpive tona kush mendon?! Së fundmi: Për çfarë është mirë me
qenë shqiptar? Ose për kë është mirë me qenë shqiptar?! Kjo është një nga
gënjeshtrat tona më të mëdha që i bëjmë vetes në mënyrë masive, sepse ka pak
krenari për të qenë të tillë.
Sipas një thesi fjalësh të menduara nëpër ngrehina cepash,
mësohet se natyrat e varfra në politikën tonë, e projektuan 21 Janarin për një
dehje që duhej ardhur në pushtet me një arsye të vetme: dikush duhet të vdiste
e që më pas të bëhej lëmshi prej martiri. Mbase jo aq të vrarë sa njihen me
dyshime, të paktën 1 po. Këtyre 21 Janarsave që e organizuan këtë datë, kaq
shumë po u pëlqen shija e pushtetit, nga makinat, rojet apo të dalurat e
përditshme në TV, gjë që shoqërohet ashtu si nga hera me korrupsion të pafundmë
dhe me shpërfillje të plotë ndaj interesave të vendit.
Kush e ka pranuar prej
atyre të treve të paktën një të thënë publike?! Shikoni se asnjë prej
politikanëve tanë nuk ka bërë kurrë vetëvrasje! E gjitha kjo sjellje brenda
natyrave njerëzore më shumë virtuale se reale ka hedhur për këta pozaxhinj,
dëshirat për t’u bërë yje, lëvizja me hapje duarsh lartë e poshtë, të folurat
ndjesore, apo edhe ata që e flasin gjuhën shqipe duke e nisur me ju dhe e
mbarojnë me ti, i ka bërë shqiptarët të mendojnë se fuqia e pushteteve nuk
varet sa arrogancë ke në ekran!
21 Janari ishte shenjë lufte ndaj
ripërsëritjesh të suksesshme se simbolikat e shkuara e patën dënuar
Kryeministrinë me sulme. 21 Janari është një datë e pastër ku shteti dhe
shtetarët të vrasin, madje edhe ata që pretendojnë të jenë më pas në krye, duke
përdorur popullin e varfër nga një perandor që shpifjen prej hedhurine e ka
nënë, nga një tullumbace që helmin e tradhtisë e ka shenjë për të qëndruar
andej pas veshëve, por që është mllefi vetë, dhe nga ai – ata që tradhtinë e
përdorimit të popullit të varfër e kishin menduar mbi një masakër ku duheshin
larë duart dhe fjalët nga epshi i shenjave të lëna tradite për t’u bërë më pas
detyrim për të ardhur në shtet.
Duhet është edhe duket! Dikush duhej vrarë,
dikush duhej përdorur. Ai që e do turmën dhe ata që i nxori në shesh, mund të
rrinte bashkë me ata, bashkë me ne aty. Nëse nuk do të mendohej kështu për
shpirtrat e flakur në bulevard, atëherë ai me ata që i nxorën, pse nuk e
sheshuan protestën?! Pse nuk i mbrojtën njerëzit e tyre?! Por kush ka “bythë”
ta bëjë këtë gjë në Shqipëri?
No comments:
Post a Comment