Sunday, April 27, 2014

Ferdinando Scianna dhe Shqipëria në fotot e vitit 1984

(E njihja prej kohësh, jo atë por fotot)

Ai ështe fotografi i Jorge Luis Borges, Monica Bellucci-t, Dolce & Gabbana-s, Martin Scorsese-s, etj etj… Për mua kanë më shumë rëndësi të tjerat, tonat. Janë rrokullisur orët, sepse këtë herë erdhi në Tiranë prej Ditëve të Fotografisë Italiane në Tiranë, një projekt i organizuar prej EjAlbum dhe nga Instituti Italian i Kulturës. E njihja prej kohësh, jo atë por fotot. Nga afër nuk ish aspak një delirant çastesh që vetëm ai i di. As nga larg nuk ka ndermend të të shpikë veprime se duhet të njihet. Prandaj duke menduar se Google mund të thotë më shumë se kjo intervistë, vendosa të ndalem vetëm në momentet për Shqipërinë. Ferdinando Scianna, është një ndër fotografët më të njohur në botë, anëtar i Agjensisë prestigjioze Magnum. Me një karrierë të gjatë, mbi 40 vjeçare. Aautor i shumë librave fotografike dhe jo vetëm, fotograf i ekspozuar dhe publikuar në të gjithë botën, Ferdinando Scianna konsiderohet si një nga artistët më influencues të kohës Sonë. Rikthehet në Shqipëri për herë të dytë pas një eksperience të jashtëzakonshme fotografike të viteve të komunizmit, gjë që sot ka lënë një arkiv tepër të çmuar të dokumentimit të Shqipërisë komuniste.

E.T: Pse u bëtë fotograf?
F.S: Një pyetje që ma bëjnë përherë, e paevitueshme! Madje prindërit e mi, sidomos im atë, deri vonë nuk e pranonte dot faktin që djali i tyre të bëhej një fotograf, e pakuptueshme për ta ky profesion. I kujtohej fëmijëria e tij kur në fshat kish vetëm një fotograf i cili shërbente kryesisht për të fotografuar moshat e vjetra. Fotot e pllakave të varreve apo ndonjë tjetër që kish nevojë për fotografi dokumentash. Madje shpesh herë kur dikush vdiste papritur dhe familjarët kujtoheshin që nuk kishin foto për të, atëherë thërrisnin fotografin dhe ai i bënte një foto edhe si i vdekur. E  më pas i punonte sytë që ti dukeshin të hapura. Vetëm se po kështu fotografonte edhe të gjallët. Kështuqë im atë më thosh gjithmonë:” Çfarë zanati është ky i fotografit..? Një zanat që vdes të gjallët dhe ngjall të vdekurit!”. Gjithsesi është paksa edhe faji i prindërve të mi nëse unë u bëra fotograf sepse nga një udhëtim turistik, i pari që kishin mundur të bënin së bashku, më dhuruan një aparat të cilin e përdorja siç e përdorin të gjithë në fillim, për të fotografuar vajzat. Më pas është një histori tepër e gjatë që fillon nga libri im i parë mbi festat fetare në Siçili, deri sot. Është një zanat i vështirë nëse do të arrish diku dhe nuk mund ta banalizoj thjesht me pasionin, që mund të jetë i nevojshëm natyrisht, por jo i mjaftueshëm. Për mua fotografia ishte edhe një mënyrë për tu larguar nga Siçilia, sepse falë portofolit tim si fotograf në Siçili gjeta si fillim punë në Milano, e më pas Paris etj… Karriera ime ka qenë e kushtëzuar nga fakti që kam njohur gjithmonë njerëz tepër interesantë në momente të caktuara, njerëz si Leonardo Sciascia apo Tomaso Giglio deri tek Henry Cartier-Bresson, që kanë influencuar herë duke forcuar dhe herë duke zbutur dëshirën time për tu bërë fotograf.
E.T: Jo më kot po e them tani këtë: Falëminderit që u rikthyet në Shqipërinë e vitit 2014. Sa e rëndësishme është të jesh një fotograf i Magnum? A mendoni se Magnum duhet të ndryshojë në ditët tona?
F.S:  Magnum është një kolektiv i çuditshëm, prej kohësh në ekuilibër mes falimentimit ose jo. Sepse problemet e mëdha financiare, si dhë struktura komplëksë, ë prapambëtur osë më mirë e mbetur nga e kaluara e bëjnë të quhet një diçka që ka ardhur në kohën e mbylljes. Por pesha e historisë që mban pas, tre martirët siç thuhet, nuk themelohet asnjë kishë pa një martir, dhe vullneti i një grupi fotografësh për të qenë akoma së bashku është aktualisht më i madh se gjithë ato probleme. Është e rëndësishme deri diku, na shërben si një kartvizitë, kudo të shkosh në emër të Magnum nga Tokio ne Afrike apo Argjentine, kudo të hapen dyer që për një tjetër fotograf janë më të vështira. Pastaj jemi një kolektiv ku pesha e sejcilit prej nesh është absolute, në pavarësi të punes apo emrit të tij. Kur hyra në Magnum, të gjithë shkruanin: I pari italian që hyn në agjensinë prestigjioze. Por nuk ishte merita ime sesa defekti i agjensisë që unë isha i pari. Mendon kush, ndonjë idiot, që unë isha fotografi i parë italian i atij niveli..? Thjesht Magnum ishte deri në atë kohë një agjensi e mbyllur, hermetike. Ndonjëherë edhe paksa raciste. Më pas gjërat filluan të ndryshojnë dhe jemi akoma këtu, falë asaj hapjeje të atyre viteve dhe falë ndryshimit. Është e qartë që nuk mund të ndryshojë tashmë struktura e përzgjedhjes së kandidatëve apo e votimit. Mendoj se duhet të ndryshojë administrimi: Fakti që ka vetëm tre zyra në vetem dy shtete dhe anëtarët tashmë janë nga e gjithë bota, apo fakti që mbasi dikush bëhet anëtar i kooperativës nuk ka më asnjë detyrim karshi saj. Nuk e di, flasim prej kohësh për ndryshime, jemi prej kohësh në atë ekulibër që përmenda në fillim, gjithsesi këdo të pyesësh nga ne që jemi anëtarë të saj do të të përgjigjet që ndjehet ndoshta i frikësuar për të ardhmën e agjensisë por që nuk ka asnjë dyshim që do jemi përsëri bashkë, në një mënyrë ose në një tjetër nën atë emër.
E.T: Dua të ndalem më shumë tek fotot që keni bërë në Shqipëri. Një pjesë e mirë prej tyre janë shumë të para, ashtu siç edhe një pjesë e mirë e jona nuk e dinin se kush i ka bërë. Një ndër ato foto që më ka pëlqyer më shumë është ajo asaj vajzës me rroba banje duke parë parrullën Lavdi Marksizëm Leninizmit. Si e bëtë?
F.S: Si gjithë fotot e tjera. Ishim një grup turistësh dhe një ditë na çuan edhe ne në plazh, tek një hotel ku fjetëm një natë. Sinqerisht, nuk i konsideroj fotot e Shqipërisë së vitit 1984 ndër fotot e mira. Në mbi 40 libra dhe gati 5000 foto të publikuara brenda tyre gjatë karrierës sime, asnjë foto nuk është nga Shqipëria, ndërkohë që ka foto përshembull të shqiptarëve nga eksodi i vitit 1991 në Brindizi. Ka një komponent tepër të rëndësishëm në fotografi, që është vëzhguesi. Për ty ai flet shumë më tepër se për mua sepse siç them përherë, fotografia tregon, nuk demostron. Përcjell një pikëvështrim të autorit i cili pastaj analizohet nga gjithkush në mënyrën e tij.
E.T:  Si erdhët në Shqipëri, ku aplikuat? E kishit parë në foto Shqipërinë?
F.S: Në vitin1984 erdha si turist. Një agjensi italiane bënte këto lloj udhëtimesh. Shqipëria ishte një vend i mbyllur për ne por dikush, pra ajo agjensi, filloi të mblidhte grupe turistësh edhe për këtu. Kujtoj që madje duhej firmosur një formular nga ambasada shqiptare dhe në atë formular deklarohej që nuk ishim gazetarë. Përndryshe nuk jepej viza. Mu desh te gënjeja. Shqipërinë e kisha parë në ato foto që qarkullonin në perëndim, shumë pak foto më tepër gazetareske apo propagantistike.
E.T: Si ishte i ndërtuar grupi juaj?
F.S: Grupi ishte ai i zakonshmi, i grupeve turistike. Një cift që kishin bredhur gjithë botën dhe u mungonte Shqipëria, një profesionist që donte të vizitonte një vend me një ideologji të pakuptueshme etj etj… Kur Eltoni me ftoi për darkë në një restorant peshku këtu në Tiranë, mu kujtua se një nga turistët që ishte me ne atë ditë, insistonte të dilnim nëpër  Shkodër për të gjetur nje restorant me peshk për darkë. Ai ngeli i shokuar kur shoqëruesit i thanë që jo vetëm nuk lejohej sepse programi i vizitës nuk ndryshohej dot, por që në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë nuk kish nga ato tipe restorantesh peshku. Gjë e mirë që të paktën në këtë drejtim sot Shqipëria është përmirësuar.
E.T: A ju dukej aq joshëse Shqipëria e asaj kohe sa fotot tuaja? Ishte një vend kot?
F.S: Asnjë vend nuk është kot. Jo vetëm fotografikisht them. Kam qenë në gjithë botën dhe askund nuk kam gjetur një vend që nuk ia vlen apo nuk është joshës, sidomos për një fotograf. Varet gjithmonë vetëm nga sa një fotograf sheh, apo si sheh. Shqipëria pastaj ishte vendi me i izoluar i Europës, ndër më të izoluarit në botë. Është normale që më joshte shumë, aq shumë sa të ndërmerrja atë aventurë me të fejuarën time për ta parë e fotografuar.
E.T: Kur lëvizët nëpër Shqipëri si ju ndiqnin agjentët e sigurimit? Kontaktet me ta, raportet që ata shkruanin për ju?
F.S: Erdhëm me autobuz nga veriu. Madje na zbritën në kufi nga autobuzi ynë italian dhe për sa kohë qëndruam në Shqipëri përdorëm një autobuz paksa të vjetër, shqiptar. Kontrolloheshim gjithmonë, në çdo lëvizje që bënim. Gjatë udhëtimeve kishim dy agjentë sigurimi që na shoqëronin gjithë kohës dhe më duhej të shpikja histori të ndryshme çdo herë që t’u shmangesha. Në Tiranë përshembull, të gjitha fotot janë bërë në kohën e drekës ku unë u shmanga duke bërë sikur kisha me dhimbje stomaku. Gjithsesi, sapo dola fshehurazi nga hoteli më bllokuan njerëz të tjerë që më pyesnin përse fotografoja! Njëri madje, më shoqëroi në një librari për të më treguar shqiptarët e vërtetë, ata nëpër gazeta. Insistonte të thoshte që ata shqiptarë që shihja në rrugë nuk ishin ata të vërtetet, ndërsa po të doja ti takoja apo shikoja, duhej të lexoja gazetat dhe librat brenda librarisë. Ndërsa me shoqëruesit, gjëja që më ngeli më shumë në mend ishte që njëri prej tyre, një çast më thotë: – “Unë e kuptoj që ti nuk fotografon si gjithë turistët e tjerë dhe që je gazetar, por të lutem dua që të shkruash në artikull që ne të dy si shoqërues bëmë çdo gjë  për të të penguar të fotografosh”. Domethënë se kishte thjesht frikë për veten e tij, për ndonjë masë ndëshkuësë, që tani kam marrë vesh se ishin të tmerrshme në atë kohë. Në të njëjtën kohë, me ta ishim të lirë të flisnim për futboll. Dinin çdo gjë, madje edhe sa lireta kushtonte bileta për në stadiumin e Napolit ku luante Maradona. Një biletë që ata në atë kohë nuk do e blinin dot kurrë.
E.T: Aq sa keni parë, sa shumë ka ndryshuar Shqipëria që prej vitit 1984?
F.S: Ndryshimi është tepër i dukshëm. Nuk është akoma një vend tipik perëndimor, ka akoma  shumë për  të bërë. Por qyteti është i gjallë, plot jetë. Pimë një kafe në tarracën e një pallati të lartë dhe pashë sesi qyteti ishte trasformuar krejtësisht. Në fotot e mia te vitit 1984 ai qytet ngjan më tepër me një maket arkitekure, bosh, pothuaj pa jetë… Në një foto duket qartë bulevardi në mes të ditës me pak figura që ngjajnë me figurinat e mëkateve. Shqipëria ishte shumë më e varfër  se të gjitha vendet e tjera koministe që kisha vizituar. Ndjehej një trysni e përhershme në çdo çast. Sot është gjithçka, me të vërtetë gjithçka ndryshe. Ndoshta e vetmja gjë e pandryshuar është propaganda, parrullat. Dje ishin nga partia në pushtet, sot janë zëvendësuar me reklamat.
E.T: Çfarë ndodhi me fotot që bëtë nëpër Shqipëri, ku u publikuan?
F.S: Po, u publikuan në një gazetë italiane dhe natyrisht në arkivin e Magnum. Por më shumë se fotot, ishte artikulli që unë shkrova i cili ngjalli debate. Unë aty përkufizoja vendin tuaj si një kamp të madh përqendrimi dhe reagimet nga e majta italiane ishin tepër të forta. Gjithsesi unë pata atë përshtypje në atë moment, të një vendi nën një presion tepër të madh dhe një ekuilibër tepër delikat qe sapo të thyhej pak, do të shpërthente. Njerëzit, pikërisht si në një kamp përqendrimi, donin të dilnin por nuk i lejonin. Në këtë prizëm e shkruajta atë artikull. Historia më dha të drejtë pak vite më pas ku pikërisht në Itali u dyndën mijëra vetë që braktisën vendin e tyre.
E.T: Sa familjare e keni Shqipërinë, pas këtij aktiviteti me EjAlbum dhe si erdhët në kontakt me të për herë të parë?
F.S: Mos harroni qe nderkohë ka gati 23 vjët që Shqipëria është afruar shumë me Italinë. Kam njohur  shqiptarë të tjerë mbas asaj eksperience dhe ndërmjet tyre Julindën dhe Eltonin, që më pas më ftuan të marr pjesë në këtë projekt. Të them të vërtetën ishte Julinda ajo që më bindi më shumë për t”u rikthyer, me një korrespondencë të gjatë e-mailesh që më lanë kohën e duhur të riktheja pas në kohë mendjen time dhe të rikujtoja dy shërbimet e mia më të afërta me vendin tuaj: Udhëtimin e  vitit 1984 dhe eksodin e Brindisit. Mbi të gjitha ndjeja dhe ndjej ende një dhembshuri për këtë vend. E kam përjetuar pak a shumë të njëjtën gjë që përjetoja ato ditë edhe duke riparë fotot përsëri. Ishte si një gjë e lënë përgjysmë. Më pas ishte projekti që më bindi. Idea e mbajtes së një seminari me punën time, gjë që do i shërbente shumë fotografëve të këtij vendi, më joshi. Sepse ndërkohë më shpjeguan gjendjen katastrofike në të cilën ndodhet fotografia sot, mungesën e workshop-eve, të shoqatave, të shkollave dhe mungesën e kulturës së mirëfilltë fotografike në këtë vend. Ky cikël seminaresh, apo Lectio Magistralis siç EJAlbum dhe Instituti Italian i Kulturës duan ti quajnë, mendoj që edhe nëse nuk do shërbejnë shumë për të mësuar gjëra të reja, diçka do lëvizin. Nga diçka duhet filluar. Nuk besoj në faktin që eksperiencat duhen ndarë patjetër me të tjerët, por gjithsesi ishte një ftesë e parezistueshme. Dhe tani që përfundoi, mund të them me plot gojën që vlejti.
E.T: Pse nuk i botoni në një libër të veçantë fotot e Shqipërisë?
F.S: Në ndryshim nga pothuaj të gjitha  shërbimet e mia, ai i Shqipërisë së vitit 1984 nuk u nis nga dëshira për të bërë një libër, në këto ditë diçka po filloj të mendoj edhe në atë drejtim. Ndoshta do ishte interesante, kush e di! Të gjithë gazetarët u fokusuan vetëm tek ato foto në intervistat e tyre dhe unë insistoj të besoj që nuk kam qenë i vetmi që ka fotografuar në atë mënyrë Shqipërinë e atyre viteve. Dikush tjetër, shqiptar apo jo, duhet të ketë fotografuar realitetin në mënyrë më objektive sesa fotot e publikuara me lejen e pushtetit, që më treguan gazetarët këto ditë. Edhe sepse, siç e permenda, fotot e atij, le ta quajmë shërbimi, i konsideroj të dobëta në raport me atë çfarë mund dhe duhej të bëja nëse do kisha pak më shumë liri apo mundësi të fotografoja në ato pak ditë. Besoj do ngelem pra në kontakt me vendin tuaj edhe për ca kohë, nëse mosha që kam do ma lejojë natyrisht.
E.T: Të kthehemi pak tek fotot e eksodit në Itali. Si u gjende në port? Ishte e parashikuar për ju ajo që po ndodhte me shqiptarët?
F.S: Udhëtimi në Shqipëri, por sidomos rëagimët ndaj artikullit të publikuar në Itali, më lanë një lloj detyrimi për të vrapuar në Brindisi sapo morëm vesh se çfarë po ndodhte, dhe në një farë mënyre unë e ndjeja që ajo do të  ndodhte. E thashë, e kisha parë vetëm 7 vite para eksodit një Shqipëri të burgosur në një kamp përqëndrimi. Do të shpërthente një ditë, e paevitueshme. Por për italianët e tjere  ishte e papritur ajo dyndje dhe tani më thonë që edhe në Shqipëri kishte pak informacion ato ditë. Kështuqë nga Milano u nisa menjëherë dhe kalova disa ditë në atë qytet, ditë tragjike vërtet. Por reportazhi im u publikua në shumë gazeta italiane, dhe madje edhe në Spanjë e deri në një të përditshme braziliane. Arrita të hipja edhe brenda në një nga anijet plot me migrantë, të prekja nga afër gjendjen tragjike, vetëm aty kuptova që për të ndërmarrë një udhëtim në ato kushte, njerëzit duhet të jenë vërtetë të dëshpëruar. Mu rikthye ndjesia e udhëtimit të vitit 1984, pashë të njëjtat fytyra veçse tashmë tepër të lodhura nga udhëtimi. Sheshi në port u kthye në një kamp të madh ku mijëra njerëz ishin stisur në një farë mënyre dhe më së fundi edhe italianët panë akoma më qartë fytyrën e vërtetë të komunizmit.
E.T: Aparati që përdoni më shumë?
F.S: Çdo lloj aparati. Nuk kam asnjë preferencë apo problem, jo vetëm për aparatin fotografik por edhe për makinën personale. Dua vetëm të jenë funksionale, kam përdor gjithshka pothuaj, si të blera nga unë ashtu edhe të dhuruara nga kompanitë e aparateve falë faktit që unë isha fotograf i famshëm. Madje shumë foto të publikuara në katalogun e ndonjë marke të njohur mbase nuk janë bërë fare me aparate të asaj kompanie.

Per Gazeten Shqip
27 Prill 2014

Copyright: ©Magnum & ©Ferdinando Scianna


______________________________________________________________________

Ferdinando Scianna e l’Albania nelle foto del 1984
(Lo conoscevo da tempo, non lui ma le sue foto)

E’ il fotografo di Jose Luis Borges, di Monica Bellucci, Dolce&Gabbana, Martin Scorsese, ecc. ecc.
A me interessano di più le altre foto, le nostre. La situazione ora  è cambiata, questa volta è venuto a Tirana a causa delle Giornate della Fotografia Italiana a Tirana, un progetto organizzato da EjAlbum e l’Istituto Italiano di Cultura. Lo conoscevo da tempo, non lui ma le sue foto. Da vicino non sembrava affatto un caso delirante  come solo lui sa.  Nemmeno da lontano manifestava azioni  riconoscibili. Pensando che Google potrebbe fornire un’informazione più completa di questa intervista, ho deciso di soffermarmi solo sui momenti che riguardano l’Albania. Ferdinando Scianna è uno dei fotografi più famosi al mondo, membro della prestigiosa agenzia Magnum. Con una lunga carriera di oltre 40 anni.
Autore di molti libri fotografici e non solo, un  fotografo esposto e pubblicato in tutto il mondo, Ferdinando Scianna viene considerato uno degli artisti più influenti dei nostri tempi.
Ritorna in Albania per la seconda volta dopo una straordinaria esperienza fotografica duranti gli anni del comunismo, che oggi costituisce un archivio prezioso che documenta l’Albania comunista.

Perché è diventato un fotografo?


Una domanda che mi rivolgono spesso, inevitabile! I miei genitori, soprattutto mio padre, fino a poco tempo fa non riuscivano ad accettare il fatto che il loro figlio diventasse un fotografo, un mestiere che non riuscivano a comprendere. Si ricordava la sua infanzia quando nel paesino c’era un solo fotografo che serviva per fotografare le persone in età avanzata, le lastre tombali oppure chi aveva bisogno di una foto per i documenti.  Spesso quando moriva qualcuno all’improvviso e i familiari non disponevano di una sua foto, allora chiamavano il fotografo che lo fotografava anche dopo la morte.  Poi in seguito ci lavorava sugli occhi in modo che sembrassero aperti. Allo stesso modo fotografava anche le persone vive. Dunque mio padre mi diceva sempre: “Che mestiere è mai quello del  fotografo? Un mestiere che fa morire i vivi e fa vivere i morti!”  Tuttavia è anche un po’ colpa dei miei genitori se io sono diventato un fotografo perché durante un viaggio turistico, il primo che facevamo insieme, mi regalarono una macchina fotografica che usavo anche io come tutti gli altri all’inizio, cioè per  fotografare le ragazze. E’ una storia lunga che inizia con il mio primo libro sulle feste religiose in Sicilia e fino ad oggi. E’ un mestiere difficile se si vuole arrivare da qualche parte e non posso banalizzarlo con la sola passione, che naturalmente è necessaria, ma non sufficiente. Per me la fotografia è stato un modo per allontanarsi dalla Sicilia, perché grazie al mio portafoglio  da fotografo in Sicilia sono riuscito a trovare lavoro a Milano e poi a Parigi, ecc … La mia carriera è stata condizionata dal fatto che ho sempre conosciuto persone molto interessanti in momenti  particolari, persone come Leonardo Sciascia o Tommaso Giglio fino a Henry Cartier- Bresson, che hanno influenzato il mio desiderio di diventare fotografo a volte rafforzandolo, altre invece attenuandolo.

Non a caso ora le dico: Grazie per essere tornato nell’Albania del 2014. Quanto è importante essere un fotografo della Magnum? Lei ritiene che la Magnum debba cambiare ai giorni d’oggi?

 La Magnum è un’agenzia  molto strana, da tempo in bilico tra il fallimento o meno.  A causa dei grandi problemi finanziari, come anche la struttura complessa, arretrata o meglio ereditata dal passato, fanno pensare a qualcosa che è ora di chiudere. Ma il peso storico che si porta dietro, i tre martiri come si dice, nessuna chiesa viene fondata senza un martire, e la volontà di un gruppo di fotografi di essere ancora insieme è attualmente più grande di tutti quei problemi. E’ importante fino ad un certo punto, ci serve come biglietto da visita, ovunque si vada sotto il nome della Magnum a Tokio, in Africa o in Argentina, ovunque si apriranno porte che per un altro fotografo sono molto difficili da aprire. Inoltre siamo un gruppo collettivo dove il peso di ciascuno di noi è assoluto, indipendentemente dal  lavoro o dal nome. Quando sono entrato a far parte della Magnum, tutti scrivevano: il primo italiano che entra a far parte dell’agenzia prestigiosa. Ma non era certo merito mio quanto un difetto dell’agenzia il fatto che io fossi il primo.
Chi potrebbe mai pensare , se non qualche idiota, che io fossi il primo fotografo italiano di quel livello? Semplicemente la Magnum era un’agenzia chiusa fino a quel momento, ermetica. A volte anche un po’ razzista. Poi le cose cominciarono a cambiare e siamo ancora qui grazie all’apertura di quegli anni e al cambiamento. E’ chiaro che non può cambiare ormai la struttura della selezione o della votazione.
Io penso che debba cambiare l’amministrazione. Il fatto che ci sono solo tre uffici in due paesi, mentre i suoi membri provengono da tutto il mondo oppure il fatto che quando qualcuno diventa membro della cooperativa non ha più nessun dovere verso di essa. Non so, parliamo da tempo di cambiamenti, siamo da lungo tempo nel bilico che ho menzionato prima, tuttavia a chiunque di noi venga chiesto risponderà che nonostante tema per il futuro dell’agenzia, comunque non ha nessun dubbio che saremo di nuovo insieme, in un modo o nell’altro sotto quello stesso nome.

Voglio soffermarmi maggiormente sulle foto che ha realizzato in Albania. Buona parte di esse sono molto conosciute, così come buona parte di noi non sapeva da chi fossero state realizzate. Una delle foto che mi è sempre piaciuta tanto è quella della ragazza in costume che osserva lo slogan “Onore al Marxismo-Leninismo”.  Come l’ha fatta?

Come tutte le altre foto. Eravamo un gruppo di turisti e un giorno ci hanno portato anche al mare, in un hotel dove abbiamo passato la notte. Sinceramente non considero le foto dell’Albania del 1984 tra le mie foto migliori. Tra gli oltre 40 libri miei e le 5000 foto pubblicate al loro interno durante tutta la mia carriera, non c’è nessuna foto dell’Albania, mentre ci sono foto ad esempio degli albanesi durante l’esodo del 1991 a Brindisi. C’è un’altra componente importante nella fotografia, che è l’osservatore. A te potrebbe dire  molto più di quanto dica a me perché come dico sempre la fotografia racconta, non dimostra. Trasmette un punto di vista dell’autore che poi ciascuno interpreta a modo suo.

Come ha fatto a venire in Albania? Dove ha applicato? Aveva già visto in foto l’Albania?

Nel 1984 sono venuto come turista. Un’agenzia italiana faceva questo tipo di viaggi. L’Albania era un paese chiuso per noi, ma qualcuno, cioè questa agenzia, ha cominciato a raccogliere gruppi di turisti  per qui. Ricordo che bisognava addirittura firmare un formulario dell’ambasciata albanese dove dichiaravamo di non essere giornalisti.  Altrimenti il visto non veniva concesso. Dovetti mentire. L’Albania l’avevo vista nelle foto che circolavano di solito in occidente, pochissime foto più che altro editoriali o propagandistiche.

Com’era formato il vostro gruppo?

Il gruppo era sempre il solito, quello delle agenzie turistiche. Una coppia che avevano visto tutto il mondo tranne l’Albania, un professionista che voleva visitare un posto dall’ideologia alquanto strana, ecc, ecc …
Quando Elton mi ha invitato a cena in un ristorante di pesce qui a Tirana, mi è venuto in mente che uno dei turisti che era con noi quel giorno insisteva di andare a Scutari in cerca di un ristorante di pesce per cena. Rimase scioccato quando la guida gli disse che non solo non era permesso alcun cambiamento di programma, ma addirittura a Scutari e in tutta l’Albania non esisteva un ristorante di quel genere. E’ buono che l’Albania oggi sia migliorata almeno  in questo senso.

Le sembrava attraente l’Albania di quegli anni quanto le sue foto? Era un posto inutile?

Nessun posto è inutile. Non solo fotograficamente dico. Sono stato in tutto il mondo e non ho trovato nessuno posto che non ne valga la pena o che non sia attraente, soprattutto per un fotografo. Dipende solo da quanto vede un fotografo o cosa ci vede. L’Albania poi era il posto più isolato in Europa, tra i più isolati nel mondo. E’ ovvio che mi incuriosisse parecchio, a tal punto da intraprendere quel viaggio insieme alla fidanzata per vederla e fotografarla.

Quando vi muovevate in Albania eravate seguiti dagli agenti della sicurezza? Il contatto con loro, i rapporti che scrivevano su di voi?

Siamo arrivati col pullman dal nord. Al confine ci hanno fatto scendere dal nostro pullman italiano per poi farci salire in un altro pullman un po’ più vecchio, albanese. Eravamo sempre controllati, qualunque cosa facessimo. Duranti i viaggi c’erano due agenti che ci seguivano per tutto il tempo e ogni volta mi toccava inventare storie diverse per poterli evitare.  A Tirana, per esempio, tutte le foto sono state scattare all’orario di pranzo, quando facevo finta di avere mal di stomaco. Comunque appena sono uscito di nascosto dall’albergo mi hanno fermato altre persone che mi chiedevano perché fotografavo! Uno di loro mi ha persino accompagnato in una libreria per vedere i veri albanesi, quelli dei giornali. Insisteva dicendo che gli albanesi che vedevo per strada non erano quelli veri, e se avessi voluto vederli e conoscerli dovevo leggere i giornali e i libri della libreria. Per quanto riguarda gli accompagnatori invece, mi ricordo che uno di loro mi disse una volta: “Io mi rendo conto che tu non fotografi come tutti gli altri turisti e che sei un giornalista, ma ti prego di scrivere un articolo in cui racconterai che noi due come  accompagnatori abbiamo fatto di tutto per impedirti di fotografare.”  Dunque temeva per la sua incolumità, qualche punizione, che ho saputo solo ora che a quei tempi erano terribili. Allo stesso tempo, eravamo liberi di parlare con loro sul calcio. Sapevano tutto, addirittura quante lire costava un biglietto per lo stadio di Napoli dove giocava Maradona.  Un biglietto che loro a quei tempi non avrebbero potuto mai comperare.

Da quello che avete visto, quanto è cambiata l’Albania dal 1984?


Il cambiamento si vede chiaro. Non è ancora un tipico paese occidentale, ha ancora molto da fare. Ma la città è viva, piena di vita. Abbiamo preso un caffè nel tetto di un palazzo altissimo e ho visto come la città si sia trasformata completamente.  Nelle mie foto del 1984 la città assomigliava di più a un modello di architettura, vuoto, quasi privo di vita … In una foto si vede bene il boulevard in piena giornata, con poche figure che circolavano. L’Albania era il più povero dei paesi comunisti che avevo visitato. Si percepiva una continua pressione in ogni momento.  Oggi è tutto, veramente tutto diverso. Forse l’unica cosa che non è cambiata è la propaganda, gli slogan. Ieri appartenevano al partito in potere, oggi provengono dalle pubblicità.

Cos’è successo con le foto che ha realizzato in Albania? Dove sono state pubblicate?


Sì, sono state pubblicate da un giornale italiano e certamente nell’archivio della Magnum. Più che le foto, è stato il mio articolo a creare più dibattito. Io avevo definito il vostro paese come un grande campo di concentramento e le reazioni della sinistra italiana furono molto dure. Comunque io ho avuto quella sensazione in quel momento, quella di un paese sotto forte pressione e in un equilibrio talmente delicato che sarebbe esploso alla prima minima rottura. Le persone, proprio come in un campo di concentramento, volevano uscirne, ma non li permettevano. Sotto questa luce, ho scritto quell’articolo. La storia mi ha dato ragione pochi anni dopo, quando proprio verso l’Italia migrarono migliaia di persone che abbandonavano il paese.

Quanto vi è familiare l’Albania, dopo questo progetto con EjAlbum e com’è venuto in contatto con essa per la prima volta?

Non dimentichiamoci che in questi 23 anni l’Albania si è avvicinata molto all’Italia. Ho conosciuto altri albanesi dopo quell’esperienza tra cui Julinda ed Elton che mi hanno invitato a partecipare a questo progetto. A dire il vero è stata Julinda quella che mi ha convinto di più a tornarci, dopo un lungo scambio di e-mail che mi hanno dato il tempo necessario per far tornare indietro nel tempo la mia mente e ricordare i miei due servizi legati al vostro paese: il viaggio del 1984 e l’esodo di Brindisi. Soprattutto provavo e provo tuttora dolore per questo paese. Ho provato  più o meno le stesse sensazioni mentre riguardavo le foto. Era come una cosa lasciata a metà. E poi fu il progetto a convincermi. L’idea di tenere un seminario sul mio lavoro, che sarebbe servito a molti fotografi di questo paese, mi ha colpito. Perché nel frattempo mi hanno spiegato la situazione catastrofica in cui si trova la fotografia oggi, la mancanza di Workshop, di associazioni, di scuole e di una adeguata cultura fotografica in questo paese. Questo ciclo di seminari,  o Lectio Magistralis come EjAlbum o l’Istituto Italiano di Cultura vogliano chiamarli, credo che anche se non serviranno molto, tuttavia avranno un certo effetto. Bisogna pur cominciare da qualcosa. Non credo nel fatto che le esperienze bisogna condividerle senza’altro con gli altri, ma era comunque un invito irresistibile. Ed ora che è finito, posso dire con certezza che ne è valsa la pena.

Perché non pubblica in un libro a parte le foto dell’Albania?

A differenza di quasi tutti i miei servizi, quello dell’Albania nel 1984 non è partito dall’idea di fare un libro, ultimamente sto pensando a qualcosa del genere anche in questo senso. Forse sarebbe interessante, chi lo sa! Tutti i giornalisti si sono focalizzati solo su quelle foto durante le loro interviste ed io insisto a credere che non sono stato l’unico a fotografare in quel modo  l’Albania di quegli anni. Qualcun altro, albanese o non, deve aver fotografato la realtà in modo più obbiettivo rispetto alle foto pubblicate con l’approvazione del governo, che mi hanno mostrato i giornalisti in questi giorni. Anche se le foto di quel servizio, chiamiamolo così, le considero di poco conto in confronto a quello che potevo e dovevo fare se avessi avuto un po’ più di libertà in quei pochi giorni. Credo che rimarrò a contatto col vostro paese ancora per qualche tempo , se l’età me lo permetterà ovviamente.

Torniamo dunque alle foto dell’esodo in Italia. Come mai si trovava al porto? Era stato avvisato su quanto stava accadendo con gli albanesi?

Il viaggio in Albania e soprattutto le reazioni suscitate dal mio articolo mi hanno fatto sentire in dovere di correre a Brindisi  non appena abbiamo saputo cosa stava succedendo. Come ho detto, avevo visto sette anni prima un’Albania imprigionata in un campo di concentramento . Sarebbe esplosa un giorno, inevitabile! Ma per gli altri italiani era del tutto inaspettato tutto quel flusso e ora ho saputo che anche in Albania c’era poca informazione durante quei giorni. Così partii subito da Milano e passai alcuni giorni in quella città, giorni tragici davvero. Ma il mio reportage è stato pubblicato da molti giornali italiani, addirittura in Spagna e in un quotidiano brasiliano. Riuscii anche a salire in una delle navi piene di migranti per toccare da vicino la situazione tragica, solo allora ho capito che per poter intraprendere un viaggio del genere la gente doveva essere davvero disperata. Mi tornò in mente la sensazione del 1984, vedevo gli stessi volti solo molto più stanchi per il viaggio. La piazza nel porto diventò un grande campo dove si stringevano migliaia di persone e finalmente gli italiani poterono vedere ancora più chiaro il vero volto del comunismo.

La macchina fotografica che usa di più?


Qualunque tipo di macchina. Non ho nessuna preferenza o problema, non solo per la macchina fotografica ma anche per la macchina personale. Voglio solo che funzionino correttamente,  ho usato di tutto quasi, sia comprate da me che regalate  dalle marche di macchine fotografiche perché ero  un fotografo famoso. Anzi molte delle foto pubblicate nel catalogo di qualche marca famosa probabilmente non sono state realizzate con macchine di quella marca.

Traduzione da Albanese  a Italiano da Daniela Vathi

















































































































































































































































































































Monday, April 7, 2014

ME BIÇIKLETË DO TË BËJMË SHTET


(Na duhet edhe një polici me dy rrota)
Duke u nisur nga slogani, DUHET TË BËJMË SHTET!
Kështu dola në rrugë të protestoja pak ditë më parë më 4 prill, me dyrrotakun tim. Një pasdite e orës 18:00, ku rrugët ishin të zëna nga vetë ne dhe makinarët nevrikë na shanin nga brenda tyre. Kisha po të njëjtën parullë që është këtu në titull të hedhur pas shpinës sime. Titulli, parulla ose afishja është një mënyrë shakaje e vërtetë që kurrë nuk merret seriozisht. Me këta njerëz që na qeverisin nuk e kanë të nevojshme as ta mendojnë. Dikur kam lexuar se Churchill shkruante: “Nuk është e mjaftueshme të bëjmë atë që bëjmë më mirë, ndonjëherë duhet të bëjmë atë që kërkohet”. Nga vite qeverisjeje të një sistemi mbi një popull si ne, bëhen vetëm gropat që duan të rrisin egon e një administrimi politik-publik. Ata që e drejtojnë Tiranën, bashkë me ata që e kanë drejtuar kanë qenë keqazi administratorë jo të mirë. Dhe më rëndë se aq, nuk e kanë dashur fare atë. Ka shumë arsye pse dola udhës me Ecovolis. Korsitë janë fare pak të ndara për ne që e përdorim biçikletën çdo ditë. Duhen udhëzime të reja dhe një kujdesje nga autoritetet për të mos falur as gjobat e makinave që zënë rrugën e cila është përcaktuar për ne. Në të gjitha rastet, rrugët janë të bllokuara prej makinave dhe shmangia më e vogël shoqërohet edhe me atë tjetrin qe e ke pranë për hedhje tutje, por edhe me ndonjë hapje dere nga shoferi në anën tjetër. Askush prej shoferëve tanë nuk është i mësuar se derën e makinës duhet ta hapë me dorën e djathtë, në mënyrë që të ketë mundësi të kthehet për të parë nëse po vjen dikush. Prej kësaj të fundit kam shpëtuar shumë herë duke frenuar në vend. Ndërsa me makinat që të kalojnë anash sa një hapje e kohës së tyre, ndalesa ime në çast është e shpeshtë. Madje edhe më e rrezikshme për një ditë tjetër nesër. Anës anëve siguria personale sa vjen e po bëhet më e keqe!
Mënyrat e mira të shtetit fillojnë gjithmonë nga ata që janë më pak të fuqishëm se njerëzit që qeverisin në të. Shtetbërësit tanë e përdorin biçikletën vetëm një herë në vit, kur të paktën Tirana as nuk niset të bëhet pa makina. Madje edhe kur përpiqen ta bëjnë këtë gjë, si mos më keq, pamja e tyre estetike si nga bluzat, pantallonat, fytyra e të tjera nuk u shkojnë fare me harmoninë që u jep biçikleta. Sigurisht, as dyrrotaku nuk i do! Ata fyen që tymin dhe pluhurin e rrugës ta fusin edhe në zyrën e tyre, madje nuk e bëjnë këtë gjë as edhe të paktën një herë në javë. As edhe ata që punën e kanë afër me shtëpinë. Nuk munden dhe as nuk duan, sepse në zyrat e tyre nuk kanë as vende për të lidhur biçikletat. Duhet punë të shtohen edhe gjobat për ne që i japim biçikletës pa kujdes. Shumica prej nesh gjatë rrugës edhe nga vetja e tij është shumë pak i mbrojtur kur i jep biçikletës, duke i lënë mënjanë të tjerat e kushteve që nuk janë vendosur nga autoritetet. Do të na ishte e udhës që fjalën biçikletë ta shkruajmë edhe dyrrotak. Për efekt të shkrimit dhe parullës e kam shkruar biçikletë. Si bëhet shtet me biçikletë? Një nga mënyrat është që të ketë patjetër një polici dyrrotake në Tiranë. Ajo që vë gjoba edhe për dykëmbëshat që ngasin biçikletën. Një nga ato polici që kujdeset për ne që gjithë ditën punët i bëjmë me të. Policia Dyrrotake është edhe një patrullë që u vjen në ndihmë të gjithëve, e thjeshtë por mbi të gjitha e stërvitur për të punuar mbi mbrojtjen e njerëzve mbi biçikletë ose jo. Një rregullsi patrullash që nuk kushton aspak. Personalisht nuk e njoh ende dëshirën time nëse do ta ngas një ditë makinën. Mbase do të më duhet për kushtet e reja familjare! Por di që çdo ditë dhe natë jam tejet i rrezikuar prej tyre dhe frikës së kaluar që më japin kur kalojnë anës meje dhe ndonjë prej tyre fërkohet në çantën që mbaj në të majtë. Është e vështirë të bëhet çdo ditë me dyrrotak prej Rrugës së Durrësit ku unë banoj deri tek Piramida në Top. Prandaj menjëherë duhet të vendoset përcaktimi i rrugëve të cilat lidhin me njëra-tjetrën dhe të çojnë nga të gjitha anët mbi dy rrota. Sigurisht, jo në të gjitha rrugët e Tiranës mund të lëvizësh me dyrrotak. Por ama ato duhet të kenë një linjë, një ndjekje. Por kjo gjë nuk bëhet, sepse ata që na drejtojnë e përdorin makinën si shenjë shpejtësie që nuk jepet nga ata vetë. Prandaj lëvizja që bën trupi dhe truri nga personi që i jep biçikletës, është më e shpejtë se ai apo ajo që rri ulur në makinë. Për sa kohë ata që i kemi votuar e kanë të vështirë të hipin në biçikletë dhe të shkojnë në punët e tyre me të, do të jetë fare pak e mundur të zgjidhen gjërat nga atje sipër. Pse shkruaj për ata sipër?! Ata nuk janë perëndi. Por ama të shpejtat i lëvizin ata, revolucionin e bëjmë NE.
Një zgjidhje tjetër. Tirana e ka urgjentisht të nevojshme vendosjen ose zbatimin e targave tek-çift. Të paktën brenda unazës me një orar të kufizuar. Është e vështirë të funksionojë një gjë e tillë në Tiranë, por nga diçka duhet të niset. Ose të paktën një ose dy herë në javë si fillim të bëhet një ndarje targash. Të mos flas pastaj për cilësinë e asaj që thithim. Madje jemi edhe më të rrezikuar sepse tymin e parë, sidomos atë të autobusëve detyrohemi ta thithim ne të parët, me hundën dhe gojën pak si më afër se të tjerët. Ka shumë makina? Taksa për marrjen e patentës është e falur, ajo duhet të rritet. Mbase pesë herë më shumë. Në këtë mënyrë ulet edhe ndikimi për të marrë makina të tjera. Tiranën e kanë kthyer në një ego të asfaltuar keq mendërisht, ku ata që u japin makinave si në qendër dhe në periferi kanë po të njëjtën shpejtësi. Ndërsa kultura e fillores në shkolla ka mangësi ose nuk ka fare, sepse një fëmijë që nuk di ta ngasë biçikletën nuk ka si të kuptojë rrezikun dhe adrenalinën e atij tipit që është gjithmonë anës trotuarit. Shpesh duke prishur punë, por edhe duke ia shkatërruar jetën. Të vraposh në biçikletë ose me dyrrotak çdo ditë, ndjen frymën e erës për faqe, është liri që nuk mjafton.

Për Gazetën Shqip, 7 Prill 2014
Foto 1 dhe 3 nga Dor Lyla
Foto 2 nga Florion Goga 





Monday, February 10, 2014

ÇFARË ËSHTË NISMA MBILL PEMËN TËNDE




Abies borisii-regis

Ideja lindi te një bllok shënimesh i shkruar nga të dyja anët, para dhe pas. Në fillim rendnim me Arbrin për të bërë një fidanishte të vogël nga liqeni. Pasi do t’i mbillnim pemët vetë, ato do të merreshin për t’u vendosur diku tjetër.Të fiksuar pas akacieve, të cilat nuk kërkojnë ndihmën e njeriut për rritje, bëmë asgjë. Nuk u harrua. Vazhdimi sërish mbeti në bllok, ku në njërën anë u shkrua vetëm për të mbjellë pak pemë te Parku Rinia si mirënjohje ndaj Firmëtarëve të Pavarësisë.Disa takime me zysh Ina Kasimatin ku koha lëvizte, dhe vendet ndryshonin vazhdimisht. Nga Lana, Parku Rinia, Liqeni, ndonjë minilulishte në qytet etj… Qëndruam edhe me fjalët e Inës për vajzat që ishin bërë nëna kohët e fundit, për të mbjellë pemë në emër të bebushave të tyre, e për të krijuar me pemën që në hapat e parë të jetës e në vazhdim, këtë lidhje të njëjtë mes pemës dhe fëmijës. Eralda kish kohë që donte të afronte njerëz për të bërë diçka me pemët në qytet, sidomos në lagje.Por andej nga fletët e bllokut mbaruan rinisi një fillim tjetër për të mbjellë ca pemë në një hapësirë tek Rruga e Paqes në Liqenin Artificial. Aty ku kapet një degë gjetheje ishim edhe ne, sepse nuk e dinim për bredhat, e as nuk kishim për ta mësuar se një zyrtar, pas disa kontakteve të shumta tek pemtarët me pretendime na tha se diku në Llogora është Xha Zemani me një fidanishte.Këtu ndalëm, tani do të bëhemi pak Bredharakë. Një kontakt i shpejtë me të, dhe i gjetëm bredhat për 400 lekë të reja sepse fidanishtja është në lëvizje e sipër, një mundësi më e mirë për ne dhe pemët tona.Po atë ditë hapëm eventin në Facebook me Samin.
Blendi gjeti një kuti vere nga ato të lëmuarat mirë, u gozhdua me një të çarë tek marangozi dhe kështu u bë arka e donacioneve.Brisi do të merret me shkrimin e emrave të njerëzve që pemët do të mbajnë me etiketat e tyre. Ditën tjetër gjysmë ore pas kërkesës sime, Rez Gurashi bëri një logo të mrekullueshme që e pëlqejnë të gjithë.Shumë njerëz pyesin pse e keni vënë kutinë tuaj të donacioneve te një bar kafe? Pyetja është e drejtë, por nuk e di pse nuk e kuptojnë se arka rri në një vend ku ne qëndrojmë çdo ditë. Atje ku kemi njerëzit tanë që njohim dhe dëshirat e tyre për malin dhe pemët. Por është edhe vendi, një bar kafe ku masa jonë e ka hedhur këtë ide për ta bërë qëllim, sepse në asnjë vend tjetër nuk do të kisha besim.Disa pemë do të mbillen nëpër shkolla, një tjetër për Mandelën, për Vaçe Zelën, Laver Bariun dhe Ibrahim Madhin. Do të ketë edhe pemë për shkrimtarët tanë që në këtë vit kanë një përvjetor.Ky angazhim këtë vit po nis në qytet, për ta vazhduar si ecje vitin tjetër dhe si fushatë pyllëzimi në të gjithë Shqipërinë. Për këtë herë Bredhi Abies borisii-regis është pema e mundshme që gjetëm në këtë fidanishte larg Tiranës, e përshtatshme dhe e gjendur në masë për klimën e Ballkanit.Kam besuar shpesh se ndërgjegjësimi qytetar nuk ka vdekur dhe se njerëzit që e lëvizin Shqipërinë për të dhënë ritëm në tokën tonë e duan vendin ku shkelin dhe jetojnë. Sepse edhe ne e mbajmë botën që ajo të bëhet më e rrumbullakët, kur punët dhe dëshirat janë angazhime. Duhet forcë për të bërë çdo angazhim, nismë dhe lëvizje.
Modeli i pemëve është një shembull i mbrojtjes së mjedisit nga vetë NE, por ka edhe shumë më tepër tendenca politike të gabuara, të cilat nuk mund të luftohen vetëm nga një grup i vogël që merr mundin e përpjekjeve për të përmirësuar atë që nuk ndodh.MBILL PEMËN TËNDE është një aksion qytetar ku të gjithë njerëzit përfshihen në të vullnetarisht përmes dëshirës dhe kontributit modest, duke menduar një person të dashur me kujtime, për të mbrojtur të gjelbër qytetin dhe mbjelljen e një ose shumë pemëve.Ftesa është e thjeshtë për të kryer një punë vullnetare me qëllimin e vetëm që të shërbejmë në këtë qytet, e për të dhënë një mësim qytetarie tek ata që sot përtojnë të ndiejnë atdhetari në zemrën e tyre. Angazhimi për të Mbjellë Pemën Tënde në qytet do të thotë jo ta ndryshosh por ta shndërrosh vendin, lagjen, hapësirën e gjelbër përmes kujdesit në distancë të pemës tënde.
Nganjëherë, kur mendoj se ç’pasoja të mëdha rrjedhin nga gjëra të vogla, bindem se nuk ka gjëra të vogla. Kjo shprehje e Bruce Fairchild Barton më bëhet të mendoj se nuk ka gjëra të vogla, por varet nga i sheh, si bëhen dhe sa të madh e kërkon mundin për një përpjekje si kjo e Mbill Pemën Tënde.
Nuk ka gjëra të vogla, sheh fëmijët e kolegëve kur vijnë tek arka e dhurimeve vullnetare dhe hedhin aty kursimet e tyre. Ata e dinë mirë se duan të rriten bashkë me pemën. Edhe unë dua.I vogël bëja mësime katekizmi, kam pasur frikën kur mendoja se ikja nga Ferri në Parajsë shkonte përmes pemësh të mëdha e të gjata. Ato i shihja gjithmonë si ndërmjetëse mes tokës së thellë dhe qiellit të largët, aspak të zbrazur! Një ëndërr e shkruar brenda meje për ca pemë më shumë në qytet do të mbillet më 15 shkurt. Janë 300 e ca pemë bredha, për në pllajën e gjelbër pranë Rrugës së Paqes në Liqenin Artificial. Deri tani bëhen 300 njerëz që kanë dhënë kontributin e tyre. E rëndësishme është se ata që i duan dhe i respektojnë pemët bëhen më shumë pranë për ndodhi të tilla se për gjëra politike. Ashtu siç ka edhe nga ata që hedhin shpenzimin e tyre pa shkruar emrin tek lista, e cila shërben më pas për të shënuar emrin e kapur në pemë.Aksioni për të mbledhur të ardhurat e domosdoshme do të zgjasë për rreth një muaj, duke filluar që me hapjen e datës së eventit. 11 janar-15 shkurt 2014. Për këtë nismë është kërkuar ndihma e Bashkisë Tiranë e cila e ka mirëpritur angazhimin tonë.Ju mund të kontaktoni në Facebook tek ky link https://www.facebook.com/events/274235896067760/Fillimi është sa gjethet, sa sythat e parë të pranverës që po çelen në këtë stinë. Rrugës, koha e gjatë e datës 15 shkurt për pemëzën tënde po vjen. Kam harruar me qëllim një paketë cigaresh që kushton 250 lekë, një kafe 100 lekë dhe një kriko birre të vogël 250 lekëshe duke i kursyer për në arkën e dhurimeve vullnetare. Shihemi në datën 15 shkurt në Rrugën e Paqes, Mbill Pemën Tënde

Për Gazetën Shqip10 Shkurt 2014




Saturday, February 1, 2014

Al Haji: Fronti i shqiptarëve në luftën e Sirisë

Intervistoi Eljan Tanini

 Intervistë me Yasser Al Haji, gazetar dhe zyrtar i Këshillit Ushtarak të Alepos, i cili thotë se kryengritësit janë tradhtuar e braktisur prej gjithkujt, por ata do ta fitojnë luftën. Çfarë di ai për shqiptarët që kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe përfshirjen e Al-Kaedas?

Yasser Al Haji foto Vedat XhymshitiYasser Al Hajin e njoh prej kontakteve të mikut tim, reporterit të luftës, Vedat Xhymshiti. Sa herë qëkontaktojmë bashkë, ai thotë se ka një dhembje që nuk i mbaron. Yasser Al Haji është aktivist politik dhe zyrtar i Këshillit Ushtarak të Alepos nga Ushtria e Lirë Siriane dhe thotë se këta po e fitojnë luftën dhe se nuk ka shumë shpresa te takimet e paqes në Gjenevë. Gruaja e tij, deri sa të marrë fund lufta jeton në Stamboll, ndërsa ai vetë gjendet mes rrënojave me të birin. Nuk kanë dashur të lëvizin për luftën që duan të bëjnë ende. Ushqehen me çaj dhe bukë. 
Zt. Al-Haji, ju falenderoj që pranuat të intervistoheni. A mund të na tregoni se cili jeni ju dhe çfarë keni bërë para se të ndizej konflikti në Republikën e Sirisë? Çfarë po ndodhte atje, në kohën kur ju u rikthyet?
Jam një aktivist i Revolucionit dhe një aktivist i medias. Përpara se të niste Revolucioni, punoja për një gazetë qeveritare në Nju-Jork, në Kombet e Bashkuara. Kur nisi lufta në Siri, u riktheva për të dhënë kontributin tim në prill të vitit 2011. Po ndodhte një demonstratë. Ishin rreth njëzet a pesëdhjetë veta që bënin demonstratë, dhe që atëherë, demonstrata u rrit gjithmonë e më shumë. Më pas Shërbimet Sekrete nisën të na sulmonin, dhe na u desh rreth nja një vit që të armatoseshim.
Cila është përqindja e territorit që kontrollojnë forcat kryengritëse? A u jeni bashkuar ndonjëherë luftëtarëve në beteja? Cila është beteja më e madhe e zhvilluar gjer më sot?
90% e rrugicave të Aleppo-s është nën kontrollin e UÇS-së (Ushtria Çlirimtare e Sirisë), si dhe rreth 65% e qytetit në përgjithësi. Po, u jemi bashkuar luftëtarëve, por jo me armë, me kamera. Si gazetarë. Ka ndodhur në lindje dhe perëndim të Aleppo-s dhe nëse do të flasim për Sirinë, është beteja e Damaskut lindor. Këto janë betejat më të mëdha në Siri.
Protestat ne Siri foto Vedat XhymshitiSi po ecën revolucioni juaj? E kam fjalën për armët dhe mjetet e tjera luftarake. Mund të na thoni diçka për logjistikën e revolucionarëve?
Askush nuk i ka mbështetur revolucionarët deri tani. Vetëm fjalë na kanë dhënë Perëndimi dhe të tjerët. Çdo ditë na vrasin me avionë luftarakë, armë kimike apo quajini si të doni ato që regjimi po përdor kundra nesh. Të vetmet armë që ne kemi, janë ato që kemi konfiskuar nga qeveria. Qeveritë perëndimore na kanë premtuar se do të na ndihmonin, por akoma askush s’ka bërë asgjë.
A mund të përmendni një qeveri perëndimore, që ka premtuar se do ta pajisë Ushtrinë e Lirë Siriane me logjistikë armative?
Po, SHBA na kanë premtuar, por na kanë gënjyer gjatë gjithë kohës. Vazhdojnë të bëjnë premtime, por ende nuk kanë sjellë asgjë. Vetëm fjalë. Është turp! Ata po gënjejnë. Njerëzit vriten përditë. Janë vrarë rreth 100 000 njerëz, prej tyre 60 mijë burra, 12 mijë gra, 13 mijë fëmijë, dhe të tjerë e askush nuk ka bërë asgjë. Është një regjim kriminal ky i Bashar al Assad-it. Po përdor të gjitha llojet e armëve për të vrarë edhe më tepër njerëz.
Teksa flasim së bashku, ju gjendeni ne Marea, në veri të Sirisë. Si mund ta përshkruani situatën e tanishme atje dhe, a mund të përmendni një numër të njerëzve, si për shembull refugjatët që janë përfshirë në konflikt?
Marea ka kohë që është çliruar. Por shpesh, avionët luftarak vijnë natën dhe qëllojnë me mitraloza ajrorë, duke vrarë kështu shumë civilë. Kjo ndodhi edhe rreth tri ditë më parë. Ata hodhën dy raketa në Marea, dhe patëm shumë fat që nuk vdiqëm atë ditë. Brenda Sirisë janë rreth 5-6 milionë njerëz dhe hamendësoj se janë edhe rreth gjysmë milionë në vendet e huaja. Shumica e popullsisë, në një mënyrë a një tjetër, është prekur nga Revolucioni, nga konflikti që ka përfshirë Sirinë. Nuk e dimë sa njerëz nuk e mbështesin më regjimin.
Përse ka kaq shumë keqinformim për luftën tuaj? Çfarë po raportohet keq për atë që po ndodh atje?
Është shumë e thjeshtë: Qeveria ka 5 mijë vetë që punojnë në media. Ata nxjerrin video të rreme dhe lajme jo të vërteta për të gjithë. P.sh: Ata që janë terroristë, njëherë i quajnë fëmijë, dhe më vonë, i quajnë terroristë. Për momentin, nuk kemi një mbulim të gjerë mediatik, ne jemi shumë pak gazetarë. Tani është bërë më keq sepse disa gazetarë janë marrë peng. Nga ana tjetër, qeveria po i fton të gjithë që të tregojnë për disa gjoja aksidente të caktuara, por gjithsesi ata propagandojnë për qeverinë.
Meqë po flasim për marrjen peng të gazetarëve, përse mendoni se po ndodh kjo? Kush i rrëmben gazetarët? Sepse di edhe nga miku im, reporter i luftës Vedat Xhymshiti, që është mbështetur nga Ushtria e Lirë Siriane. Por ajo që po përpiqem t’ju pyes është se, a ka ndonjë rast që Ushtria e Lirë Siriane është angazhuar për të çliruar gazetarët nga duart e rrëmbyesve?
Nuk e di kush, por kushdo qoftë, ai po mbështetet nga qeveria, sepse ata duan që e vërteta të mos dalë në shesh, nuk duan që faktet të zbulohen. Në fakt, nuk është Ushtria e Lirë Siriane që rrëmben gazetarët; përkundrazi, ajo i mbështet. Mbajtjet peng kanë nisur kohët e fundit. Po, është orvatur shumë herë. Sipas një gazetari hungarez dhe një gazetari Spanjoll, ata janë rrëmbyer, ndaj Ushtria e Lirë Siriane i ka shpëtuar. Ka ndodhur disa herë, por tani është bërë e vështirë. Nuk është më aq e lehtë.
Si mendoni, çfarë do t’i ndodhë më vonë Asadit? Do të ketë një fund si të gjithë diktatorët e tjerë? Do ta vrasin, do ta ndëshkojnë, apo do të jetojë i lirë?
Nuk e di, na mbetet vetëm të shpresojmë, sepse tani ai është mbështetur nga qeveritë perëndimore. Më 2012, disa qeveri europiane i dërguan atij armë kimike. Unë të paktën, shpresoj që ai të ndëshkohet një ditë për krimet e tij.
Ju përmendët se disa qeveri europiane i kanë shitur armë kimike Asadit më 2012. Cilat janë konkretisht qeveritë, dhe a ka ndonjë rast të konfirmuar? Sa herë janë përdorur armët kimike?
Më 2011-2012 ishte Gjermania, dhe pas saj i dërgoi Italia disa armë kimike dhe municione. Të mos harrojmë, se Rusia e mbështet Asadin akoma në misione; Irani po e mbështet me ushtarë, po ashtu edhe Iraku. Konfirmohet se armët kimike janë përdorur 14 herë. E kam hetuar vetë një herë; gjashtë njerëz vdiqën atë ditë. Intervistova mjekë dhe infermierë. Një tjetër ndodhi në Damaskun lindor; 13 mijë njerëz vdiqën.
Ç’kuptim ka për kauzën tuaj marrëveshja SHBA-Rusi për Sirinë?
Sigurisht, ata duan që Siria të shkatërrohet. Mendoj kështu, sepse gjer tani ata nuk kanë bërë asgjë që ta mbrojnë Sirinë. Nëse Siria do të shkatërrohet plotësisht, kjo do të ishte në të mirë të Izraelit, sepse Izraeli do të ishte i sigurt për 20-30 vitet e ardhshme. Është një marrëveshje e pistë. Ata kanë armët kimike dhe asgjë tjetër nuk u intereson. Kjo është një katastrofë për njerëzimin. Pas kësaj marrëveshjeje, qeveria amerikane dhe ajo ruse, ua dha dritën jeshile qeverisë së Asadit për të vrarë sa më shumë njerëz në mënyrë agresive.
Mund të pohoni se askush nuk po e mbështet Ushtrinë e Lirë Siriane?
Askush nuk po i mbështet ata. Të vetmet armë i kemi marrë kur  bastisim bazat qeveritare.
Sa mendoni se do të zgjasë lufta? Do të mbarojë ndonjëherë? I mbani shpresat tek Gjeneva?
Ata po flasin me Gjenevën, ku do të diskutohet për këtë temë për ndryshimin e qeverisë, përfshirë edhe Presidentin. Diçka serioze duhet të dalë nga kjo. Që lufta të përfundojë, unë nuk i kam shpresat tek Gjeneva, sepse ka mbetur shumë pak kohë që qeveria të rrëzohet.
A njihni ndonjë shqiptar që po lufton në Siri?
Po, kam dëgjuar për këtë në sezonin e verës, ata luftonin në aeroportin e Minieg-ut, ku edhe e kishin çliruar disa muaj më herët.
E keni takuar ndonjëherë Asadin? Keni biseduar me të?
Po, e kam takuar një herë në Greqi. Ishim me një grup njerëzish dhe shkëmbyem vetëm disa fjalë për pak minuta.
Kush po e mbron tani familjen e diktatorit? A ka ndonjë sirian që ende e do Asadin?
Ju lutem, nëse sirianët do ta donin, atëherë pse këtu vijnë ushtarë nga Iraku dhe Irani? Kjo tregon që ai nuk e ka më mbështetjen e popullit sirian dhe atij i duhet të marrë të huaj që të luftojnë për të. Kohët e fundit është rritur numri i njerëzve që nuk duan të shërbejnë më për të. Së shpejti, atij do t’i duhet të largohet.
A e mbështet Turqia konfliktin në Siri dhe, a gjenden mercenarë midis kryengritësve?
Ajo e mbështet vetëm politikisht, por jo ushtarakisht, sepse asnjëherë nuk ka sjellë armë.
Kur ne nuk kemi mundësi të blejmë armë, si mund të kemi dollarë për të paguar mercenarët?! Ata, qeveria i sjell nga Jemeni, Irani, Hezbollahu etj, por qeverisë nuk ia mban xhepi t’i paguajë.
Sa besim keni se shtetet e tjera mund ta zgjidhin problemin e Sirisë?
Ne nuk kemi aspak besim. Ata flasin për liri dhe demokraci, kurse ne kemi tre vjet që nuk shohim as liri, as demokraci. Ata nuk na ndihmojnë, prandaj nuk kemi fare besim.
Kur do të kemi mundësinë ta shohim Sirinë pa konflikt? Nëse lufta do të mbarojë, si duhet qeverisur Siria pas lufte?
Kjo do të kërkojë shumë kohë. Regjimi ka shkatërruar shumicën e strukturave të saj. Në një rast dua të jua rrëfej se në rrugën kryesore ushtria kishte shkruar: “Ose Assadin, ose do ta shkatërrojmë Sirinë”. Kjo varet nga populli sirian. Ne duam ta shohim Sirinë një shtet demokratik.
Nëse rebelët humbasin luftën, çfarë do të ndodhë me ju po qe se qeveria largohet që nesër, a do të ketë akuza për krime kundër njerëzimit për të dyja palët?
Kjo nuk është pyetje! Rebelët nuk do ta humbasin luftën, ne jemi në krahun e fitimtarëve. Ne po luftojmë për qëllime të mëdha; është një diktator kriminel dhe para tij ka qenë i ati, po ashtu një diktator kriminel. Sigurisht që kjo do të ndodhë. Janë shkelur të drejtat e Njeriut, dhe ne do të kujdesemi që të japim provat se Asadi është përfshirë në krimet kundër njerëzimit.
Mediat thonë se dhe Al-Kaeda është përfshirë në konfliktin në Siri. Mund të na e konfirmoni këtë, ju lutem?
Po, janë disa të Al-Kaeda-s në Siri tani, por nuk e di me siguri. Ka disa liderë që megjithatë shkaktojnë konfuzion në këtë situatë, por po, kemi diçka nga Al-Kaeda në Siri. Por nuk janë të konfirmuara.
Çfarë do të bëni pas kësaj interviste?
Dua të fle deri në orën 9 të mëngjesit, por nuk ia dal dot. Gjithmonë ka shumë tension, frikë. Pyetja është nëse do të mbijetoj gjer nesër. Çdo ditë bëjmë të njëjtën pyetje.
Sa është temperatura tani? Ka shumë njerëz rrugëve atje, apo jo?
-2 gradë Celsius. Sigurisht. Ka shumë njerëz të pastrehë. Ndonjëherë bie shi, borë… Jemi në kushte të vështira.
 (Fotot janë realizuar nga reporter i luftës, Vedat Xhymshiti)
Per Gazeten Mapo 1 Shkurt 2014

Saturday, January 25, 2014

Vëllime shpirtërore që duhen lënë të ikin


foto eT

             MosKat

Ajo mësoi të kishte shumë. 
Ndihej si e zbrazur, fundi i bazamentit prej të cilit do të fillonte të merrte thithjen e rënies. Mes epsheve të një vajze plot padituri e të një djali që sa vjen edhe përçmon më shumë jetën dhe njeriun ajo zgjodhi të pëlqente gjininë e saj. Për aq sa njohim në këtë qytet lesbiket janë të pakta?! 
Edhe ato që janë duket sikur duan të jenë në të kundërt, sa për t’u dukur apo për të thënë që shoqëria jonë i ka të gjitha.

Përsëri mes miqsh. Mes tolerancës dhe indiferencës, nuk do të dija kë t’u falja... Kështu del edhe fajtori. Ai ose i ajo që e tha këtë duhet të tërhiqet gjithmonë nëse ndodh më vonë... Ka rëndësi kjo... Rifilluan ndarjet... Diku duhet të mbështetesh...

Idetë e dikujt duan ndarjen për një kohë më të mirë të kaluar së bashku e që këtu fillon një përçmim ndaj tjetrit... Të rinjve u jepet çdo gjë, (çudi!) çdo forcë e të vepruarit. Miqtë e rinj marrin mburrje të mëdha (prej vete a prej të tjerëve...)

Megjithëse jo lehtë bën miq sot, janë po këta të fundit që i luftojnë ato, pasi morali i tyre është vështirë të qetësohet. E atëherë kush do të mund të duronte ofendimet plot mburrje të një studenti? Dhe çfarë duhet t’u shlyesh atyre për të qenë i pranueshëm për ta? Më të kotën. Mos vallë është faji im që miqësia lindi nga rastësia? Apo rastësia nuk ekziston, dhe e vërteta është se kështu duhet të ndodhte patjetër? Edhe kjo është një rastësi në paramendim. Nuk është habi të jetë për pak pikëpyetje. Për dikë që largohet, apo që ndahet, mund të jetë një jetë e mërzitshme të kënaqësh për herë miqtë.

T’i dëgjosh se si çirren në mburrje, është të bësh spektatorin. Kështu pra shumë të dashur tym cigaresh, apo ngjyrë kafesh, në të shumtën dëshirë për flirte nisin përkëdhelitë gjithmonë nga e para.

Vetja thotë: “Shumë herë miqtë janë të pasur. Janë një shoqëri që mund ta bëjë dëshirën dhe ta zgjedhë atë. Për ta kaluar këtë, ka edhe midis tyre nga ata që nuk janë në të njëjtën ekonomi me ta, që qëndrojnë pranë për të përfituar përkrahjen e tyre sa për shoqëri, por në të vërtetë nuk i lidh asgjë. Kështu nis një lidhje në gjendje të tepruar lakmitare. Edhe po të përshtatesh nuk të përshtaten mendimet, qëndron me ta vetëm për shoqëri.

Shoqëria e varfër që është pak më e hapur të tregon më shumë, atje mund të gjesh kalime gjendjesh shpirtërore, sepse duan të duken më ndryshe. Mund të zbulosh tek ata të paktën dëshirën për të qenë. Dëshirë, e cila nuk manipulohet, sepse sajesat e tyre të para qëndrojnë mirë. Nuk mund të zgjedhin shumë, përkëdhelitë e tyre janë teka nga mospasja e parasë”. Unë them: “Tani ndihem sikur të kem udhëtuar në shpirtra të ndryshëm, nuk mund të ndalem. Nuk kam njohur ende shumë vëllime shpirtërore, por të paktën për aq sa munda të njoh deri tani, mund të them se dëshira jonë e përbashkët është të jemi mbi çdo gjë që mund të zotërojmë.

Kështu qajmë shpesh, të vonuar në absurditet. Meqë të paktën ekzistojnë mijëra lloje shpirtrash që nuk ngjajnë aspak me krijuesin e tyre, (sepse ai nuk i krijoi ashtu siç janë ata tani), atëherë as ne nuk mund të jemi të ngjashëm me fillimet tona. Ne duam të jemi më të këqinj se krijuesi ynë”.
Mes miqsh, një mik do të zbulojë mes fjalëve të tij veprimet tona të pashmangshme nga matematika. Lëviz më tej. Një mikeshë tregon, përvojat e saj. Sa e shpifur bëhet e drejta njerëzore. Ajo nuk ekziston. Thjesht manipulohet lehtë në emër të saj. Ishim ne ata që i shpikëm të gjitha këto, por prapë kërkojmë mëshirë prej tyre.

Shpirti ynë, dëshiron të ndërlikohet pa masë. Është në dëshirën tonë të ndërlikojmë, fundin e zgjidhim vetë. Mendime të shprehura hapur në disa gota vere. Dikush më i përgatitur se tjetri, më duken si tufa doktoraturash dhe po këta si tulla të mbushura me filozofë. Ndodh që mund të mos kuptosh asgjë prej tyre. Të thonë fjalë të pashmangshme për atë që jeton, për atë mundësi që nuk e ke bërë mirë, edhe për më shumë për të shkuarën tënde. Kush i beson ata që mund të mashtrojnë...


Këta ithtarë që duan të bëhen të pashmangshëm, më duken si etër që duan të të ftojnë në besimin e tyre. Atëhere më thoni që jam mizantrop. I ndodhur në bar kafe pa asnjë gjë në fund

Revista Psikologjia 
Dhjetor 2013

Monday, November 18, 2013

KUR FITON PROTESTA DHE JO SHQIPTARËT


-Reflektor-
Ne nuk jemi ende të njohur me atë që bëjmë pavarësisht se në rrugët e protestës gjen atje këtu edhe gabime se kujt do t’i jepen ca merita. Duhet të përfundojmë në këtë çast hedhjen në lavde për politikanët tanë, ndoshta këtë të mirë e ka vërtetuar protesta gjatë ditës së saj të fundit para kryezyrës që këtë herë është me “k” të vogël. Mos harrojmë se pati fakte rrotull nesh se nxënësit po linin orët e mësimit dhe shkolla e tyre ishte kyçur, por edhe për ata idealistët që fjetën atë natë në bulevard ne menduam pak se kjo është protesta e mundësive të reja.
E veprimeve që nuk vijnë nga politika e re se dikur kur të dilje të thoshe atë që mendoje ai tjetri të vriste, as e policëve që nuk ishin të armatosur rëndë dhe të jepnin një kohë qetësie, por e një ardhjeje të mbushur prej kohësh në mendësinë tonë që nuk shfrymë kurrë aq sa duhet. Ndoshta këtë do ta bëjmë më mirë kur të hapen Shtëpitë Publike… Prandaj i votuam qe ne të bëjmë atë që duam me ata… I kish ca mrekullira kjo protestë, njerëzit që bëjnë gjithë ditën gam-gam në Facebook i pashë atje… Brezi që nuk ka fituar asgjë nga ky vend po përsëri ishte atje. Megjithatë, për këta të fundit që janë mësuar me armët e një kohe të shkuar nuk e kuptoja se për kë donin të ishin të gatshëm…
Sigurisht që dikush duhet të dilte ta merrte fjalën, por këtu nuk shoh asgjë të keqe. A duhet të them që kjo ishte një luftë më e hershme dhe më e vjetër, diçka që pritej prej tyre sa më shpejt në kohën e duhur?! Nuk më intereson. Lëndët kimike nuk duhet të vinin te ne, kaq. Di që të gjithë donin të dilnin pa pasur asnjë interes, sepse si ndryshe më parë shkonim çdo ditë. Këtu fillon ftohja jonë, sepse kam frikë se për pak, ose aspak gjëra nuk do dalim më në shesh.
I duhet dhënë kohë këtij brezi të rinj politikanësh që në dukje kanë një prezencë disi më qytetare. Uroj shumë që kështu siç e nisi Qeveria e Re, kështu mos të mbyllet mandati i saj. Ajo që po ngrihet kaq hedhur është miti i atyre që nuk kanë dalë kurrë nëpër protesta, nga ku e quajtën atë si lartësinë rifillimit të tyre. Paçka se nuk kanë filluar kurrë më parë: të paktën edhe me dhjetë vetë… Po të kishe një sy të hollë në protestë e kuptoje shumë mirë se kush e organizonte, pavarësisht se për Ne si qytetarë këtë herë kjo nuk pati asnjë rëndësi.
Nga fitorja e datës 15 nëntor, ne të gjithë duhet të nxjerrim mësime. Politikanët nuk na kanë dhënë asgjë, ata mbajnë borxhe edhe këtë herë. Madje edhe vendin ku i kemi zgjedhur. Ne u ndiem të lirë dhe me emocione, sepse kjo qe paqja jonë. Jo që erdhi nga sipër ishte detyrim i ditëve të para ndaj nesh dhe i së ardhmes. Klientët e shoqërisë aktive ose ashtu siç i quajmë ne civile, shpeshherë duhet të përjashtohen. Së këndejmi pas njërës ose tjetrës palë, në vërshimet e tjera keni për të parë që nuk do ketë asnjë personazh publik, por vetëm kohë qytetarësh të thjeshtë.
Indinjimi i shqiptarëve dhe kërkesa për një Jo, dua ta shoh si fillimin e ndryshimeve në mendësinë e popullit. Nuk më ikin nga mendja thirrjet e gëzuara dhe përqafimet e qytetarëve pas fjalëve të një pushteti që nuk na përfaqëson, por na përfytyron në 140. Është ky një fillim i mirë apo ne nuk do dalim më në shesh?! Kam parë çastet më emocionuese gjatë protestës në bulevard: Njerëz që sillnin ujë, bukë dhe batanije. Shto këtu edhe fundin, një zviceran që pastronte trotuarin kundër atyre që dalin kundër lëndëve kimike.
Dukej se donim të realizonim atë rolin tonë që nuk e kishim prej kohësh, thirrje në mungesë prej përtacësh dhe reflektorit mendor ku nuk na vjen keq për asgjë.
Kur do dalim përsëri në shesh për malin, njerëzit që vdesin në miniera, detin, ujin, Elbasanin e të tjera? I kisha bërë një premtim Vetes sime, prej nga do kaloja çdo luhatje jo për famë e burrni se nëse lëndët kimike sillen në vendin tim, nuk do kisha kokrrën e frikës të përgatisja molotov ose bojë të kuqe për kryezyrën në bulevard. Bashkë me të edhe një ndalesë në port me shoqërinë time. Por më mirë që nuk ndodhi, sepse hedhja jonë mbi ta do të ishte e frikshme… Të paktën edhe këtë herë nuk e bëra gati valixhen për të ikur, por ajo atje është në cep dhe më pret.
Mbase nuk ishte dëshira për të dalë në rrugë ajo që na ngriti nga dembelizmi dhe kafetë, por çështja. E që këtë herë prek edhe të pasurin, të varfrin, të majtin e të djathtin. Ne nuk donim të prisnim më shumë si brezi i prindërve tanë, të paktën këtë e dimë pse dolëm… Ca ditë më pas është e vështirë të durosh në Tiranë qetësinë e humbur të qytetit. Tani presim datën 28 Nëntor kur të gjallërojnë zemrat e indiferencës. Pse duhet të bëhemi gjithmonë të famshëm për gjëra të pista? Nuk e ruajtën drejtuesit e këtij vendi Shqipërinë të pastër, por e bëmë ne. Prandaj ju lutem mos u jepni atyre asnjë falënderim për datën 15 Nëntor.
Por pse ne përsëri na pëlqen retorika e politikanëve tanë që bëjnë të pranojmë atë që ndodh?! Fjalimi ishte qese e zezë që kërkonte të mbulonte një re të bardhë ku prej vendit tim në qëndrim nuk dukej nga i vinte drita. Më pas gjatë orës pesë e pak, edhe Hënën me dritën e saj mbi Kryeministri. Ishin fjalë të gatshme për gjëra të tjera që ne ende nuk e njohim se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe të tjera të sjella në të. Sepse çdo fjalë pushteti do të ketë shumë ndryshime pas kësaj proteste.
Ky është fundi i marrëzisë së politikanëve me gjak të njëjtë dhe fillimi i një brezi që nuk bëhet hije me heshtjen. Më duket se ka fituar protesta dhe jo ne shqiptarët… Tani duhen menduar vetëm mënyra që të zgjedhurit e kësaj kohe të mos sillen me ne si një ditë më parë, sepse formula mbetet po ajo: Më Shpesh në Shesh. Nuk janë mbyllur ditët e saj, prandaj Buzëqesh dhe Dashuro.
Gazeta Shqip 
18 Nëntor 2013 



La vittoria di chi protesta o la vittoria della protesta?



Non ci accorgiamo di quello che facciamo, pur essendoci degli errori qua e là nell’attribuzione dei meriti durante le proteste. Dovremmo finirla ora di lodare i nostri politici, questo almeno lo ha rivelato la protesta stessa nel suo ultimo giorno davanti all’ufficio del premier, questa volta con la u minuscola.
Non dimentichiamoci del fatto che molti studenti hanno abbandonato le lezioni e le scuole erano chiuse, ma anche per quanto riguarda gli idealisti che hanno passato la notte fuori sul boulevard, per un po’ abbiamo pensato che questa fosse la protesta delle nuove possibilità.
La protesta delle azioni che non sono frutto di questa nuova politica, visto che un tempo quando protestavi per dire la tua potevi essere ucciso, e nemmeno dei poliziotti che questa volta erano disarmati e garanti dell’ordine, ma di uno sfogo che ci tormentava da tempo e che non siamo mai riusciti a tirare fuori del tutto. Probabilmente lo faremo molto meglio quando apriranno le Case Pubbliche.
Li abbiamo votati proprio per questo, perché facciano ciò che vogliamo … Anche questa protesta ha avuto i suoi miracoli, le solite persone che sparlano continuamente su facebook, li ho visti tutti là… La generazione che non ha ottenuto nulla da questo Paese era sempre là… Comunque, per quanto riguarda quest’ultimi, abituati alle armi d’un tempo, non riuscivo a comprendere per chi volessero tenersi pronti…
Sicuramente qualcuno avrebbe dovuto prendere la parola, ma qui non ci vedo nulla di male. O forse dovrei dire che questa era una guerra più remota e arretrata, un qualcosa che era in attesa di un’occasione e del momento più opportuno?! Non mi interessa.
Le armi chimiche non dovevano arrivare da noi, punto. So solo che tutti volevano andare a protestare senza alcun interesse, perché a differenza di prima ci andavamo ogni giorno. E qui cominciamo a prendere le distanze, perché temo che per poche ragioni o forse nessuna scenderemo di nuovo in piazza.
Bisogna dare tempo a questa nuova generazione di politici, che in apparenza si presentano più civilizzati.
Mi auguro anche che il nuovo governo non termini il suo mandato così come l’ha cominciato. Ciò che risalta in modo tanto manifesto è il mito di quanti non hanno mai protestato, ragion per cui l’hanno considerato un buon motivo per ricominciare pur non avendo mai iniziato prima, nemmeno con una decina di persone. Un occhio vigile sula protesta poteva capire benissimo chi fossero gli organizzatori, nonostante ciò avesse poca importanza per Noi cittadini in questo caso.
Noi tutti dovremmo trarre una lezione dalla vittoria del 15 novembre. I politici non ci hanno dato un bel niente, anzi sono in debito anche questa volta. Ci siamo sentiti liberi ed emozionati, perché è stata questa la nostra pace. Non è provenuta dall’alto, ma è stato un obbligo del governo nei suoi primi giorni di vita, verso di noi e verso il futuro.
I clienti della società attiva o, come lo chiamiamo noi, società civile, delle volte devono essere lasciati da parte. D’ora in poi, che si tratti di uno schieramento o dell’altro, nelle future manifestazioni non ci sarà più alcun personaggio pubblico, ma solo cittadini comuni.
L’indignazione degli albanesi e la richiesta di un NO, voglio vederla come l’inizio di un cambiamento nella mentalità del popolo. Non riesco a togliermi dalla testa le urla felici e gli abbracci dei cittadini dopo le parole di un governo che non ci rappresenta, ma ci immagina come se fossimo in 140. Che sia questo un buon inizio o noi non scenderemo mai più in piazza?! Sono stato testimone dei momenti più emozionanti della protesta nel boulevard: persone che portavano acqua, cibo e coperte. Il colmo è stato vedere uno svizzero che puliva la strada laddove gli altri protestavano contro le armi chimiche!
Sembravamo voler assumere quel ruolo che non avevamo da tempo, rifugiati ormai nell’ozio e nel menefreghismo.
Quando scenderemo di nuovo in piazza per protestare per le montagne, per le persone che muoiono ogni giorno nelle miniere, per il mare, l’acqua, per Elbasan, ecc?
Avevo fatto una promessa a me stesso, non per guadagnare fama o fare l’eroe, ma se avessero portato le armi chimiche nel mio Paese, non avrei esitato a preparare del molotov o della vernice rossa da lanciare contro l’ufficio del premier sul boulevard. Menomale che non è successo, altrimenti la nostra opposizione sarebbe stata terribile. Per lo meno questa volta non ho preparato la valigia per andarmene, ma è sempre lì nell’angolo che aspetta.
Forse non era il desiderio di scendere in piazza per protestare che ci ha smosso dall’ozio e dai bar, ma la questione in sé, poiché stavolta tocca i ricchi come i poveri, quelli di destra come quelli di sinistra. Noi non volevamo aspettare oltre come la generazione dei nostri genitori, almeno sappiamo il perché l’abbiamo fatto…
Qualche giorno dopo è insopportabile il vacuo silenzio che regna a Tirana. Ora attendiamo il 28 novembre perché le anime dell’indifferenza si sveglino. Perché dobbiamo sempre farci notare per le cose brutte? Non sono stati i politici a conservare l’Albania pulita, ma l’abbiamo fatto noi. Per cui vi prego di non rivolgere loro nessun ringraziamento per il 15 Novembre.
Perché la retorica dei nostri politici che ci spingono ad accettare ciò che accade continua ancora ad affascinarci?! Il discorso è stato come un sacco nero che cercava di coprire una candida nuvola cui, dalla posizione in cui ero io, non si capiva da dove provenisse la luce.
In seguito, verso le cinque e qualcosa , stessa cosa succedeva per la Luna, i cui raggi illuminavano gli uffici del premier. Si trattava di parole pronte per altre ragioni perché noi tuttora non sappiamo che cosa ne sarà dell’Albania e di tutto ciò che esse comportano. Dopo questa protesta, le parole del governo saranno molto diverse.
Questa è la fine della pazzia dei politici con lo stesso sangue e l’inizio di una generazione che non rimane muta nell’ombra del silenzio. Mi sembra quasi che sia stata la protesta a vincere e non gli albanesi … Ora rimane solo da fare in modo che gli attuali eletti non si comportino con noi come qualche giorno fa, perché in fondo la formula è sempre la stessa: più spesso in piazza. Non sono terminati i suoi giorni, per cui Sorridi e Ama.
Pubblicato sul quotidiano Shqip del 18 novembre 2013. Titolo originale “Kur fiton protesta dhe jo shqiptarët”.
Tradotto per Albania News da Daniela Vathi.