Friday, June 21, 2013

GRISE VOTËN NË 23 QERSHOR


E pe këtë titull? Nuk të pëlqen? Nëse nuk të duket mirë që në fillim të lutem mos e vazhdo më tej. Je militant dhe të pëlqen partia, kërkon të votosh atë që flet me fjalë të bukura dhe më pas bën hiçmosgjë në premtime?! Edhe për ty që dëshiron pushtetin mbi kokën tënde, edhe për ty që nuk ke punë, por do partitë se nuk ke para në xhep, për ty që përfiton sa më shpejt në këto ditë me shtesën e katit, por edhe për ata që duan çdo parti tjetër të lutem mos e vazhdo më tej këtë lexim. Po të lajmëroj që nëse je i tillë dhe të pëlqejnë mbledhjet partiake me pavarësi jo personale mos e lexo këtë shkrim, nuk bën për kohën tënde. Duhet lexuar vetëm nga ata që kanë votuar më parë dhe tani e shohin që nuk bëjnë më dot asgjë kur kërkojnë të kenë fuqinë për aq herë sa u thërret koha. 

Në 23 qershor nuk do votoj askënd për disa arsye. Jo se nuk dua të votoj, por dhe as marr përsipër të heq e të vë në pushtet me votën time të keqen më të vogël për të kërrusur perandorinë e që më pas të bëhet një tjetër si ajo. Jo edhe aq shkarazi, por te ne shpeshherë e keqja më vogël është bërë më e madhe trazuar me dëshirat personale për udhën që hiqet mbi njeriun e thjeshtë. Ditën kur miliona votues do të shkojnë të votojnë edhe unë do ta bëj atë gjë, por ama votën do e gris si kundërshti ndaj asaj që nuk më japin të zgjedh, sepse në letrën e votës nuk shkruhet me një katror të vogël “Asnjë nga më të mësipërmit”, por edhe sepse politikanët tanë një qelbsinllik janë. E di nga çdolloj kundërshtie që do të bësh me votën tënde ndaj tyre bëhet e kotë, por në të ka rëndësi edhe fakti se në qytet po flitet më shumë se kurrë mbi diçka të tillë për të gjetur mënyra kundërvënëse me veprime si Anti, Vota e Bardhë, Grise Votën etj…

 Sa më pak jemi aq më shumë do bëhemi. Sot flitet nesër do veprohet. Dua të kundërshtoj, sepse kështu jam rritur duke mos pranuar askënd që mbetet jo në përfaqësimin tim në Parlament, sepse nuk është përfaqësim, por PËRFYTYRIM, sepse këta politikanë majtas janë provuar ku madje as edhe të djathtët me pasion kanë bërë këneta që nuk gjallon më jeta. Kë të votoj partitë e tjera ku ende mbajnë mendësi prej të mëdhave nga kanë dalë dhe me të cilat bëjnë koalicion? Apo vjetërsirat pleqnore të po atyre që bëjnë ish dhe ndonjërën organizatë rinore? Cila është kundërshtia ime e vetme për të mos i dashur dhe pranuar këta njerëz? E di mjaft mirë se ka pa fund të tjerë që kanë vdekur për të drejtën e votës, gjë që unë e kam si mundësi prej tyre, por kjo nuk do të thotë që duhet të vazhdoj të votoj përgjegjësinë personale se kështu më është dhënë. 

Më kujtohet kur kam votuar për herë të parë, më dukej si një ndër gjërat më të rëndësishme që duhet ta fusja në baulen e kujtimeve. Prindërit e mi kanë kohë që nuk votojnë për çështje përgjegjësie. Po kështu edhe një pjesë tjetër e familjes sime. E gjitha kjo vjen nga një pakënaqësi e shpifur ndër vite, e cila na e ka sjellë në majë të hundës me këta njerëz, të cilët duhet të votojmë që ata të mbushin thasët e tyre. Madje, nuk jam aspak i luhatur për të votuar njërin që të heq tjetrin. 

Duke parë premtimet më boshe që kam dëgjuar ndonjëherë si majtas dhe djathtas duke parë intelektualët dhe artistët tanë (prej të cilëve jam shumë i zhgënjyer) të cilët mbështesin pa fund politikën duke parë edhe qytetarët që janë të etur pa kufi për trutë e reja të kandidatëve që duhet të zgjidhen, për të prapmet e reja për ulje bythazi pa përfaqësim, por edhe për një moslëvizje të egos qytetare, dua të bëj një thirrje ndaj të gjithë atyre që janë të lodhur me politikanët e këtij vendi: Të shkojmë të votojmë, të mos e lëmë kohën dhe vendin bosh, por ta GRISIM VOTËN NË 23 QERSHOR. 

Aty ku njerëzit janë të pakënaqur, aty ku njerëzit kanë kohë që nuk votojnë, vlerësimi më i mirë për veten e tyre është që të shkojnë të votojnë, por t’i braktisin duke vepruar ME REFUZIM. Si qytetarë që nuk kemi ndërgjegje dhe që nuk interesohemi fare për atë që na takon jashtë derës sonë të shtëpisë, ne të gjithë mbajmë ende shpresë te këta njerëz ku edhe në sloganet e tyre shkruajnë marrëzira.

 Në këtë Shqipërinë tonë ku gjërat duken më shumë si të pamundura, por që mirësisht dhe më thjesht mund të bëhen edhe për katër vjet, nëse në datën 23 qershor 2013 të gjithë ata që nuk duan të votojnë janë të zhgënjyer prej mesazheve të kota, apo aty ku erërat e shtrenjta të parasë duan të zaptojnë çdo metër të mbetur në Shqipërinë e Bukur, DUHET TA PRISHIN VOTËN. Sa shumë PA kam thënë deri tani! Sepse jam tej mase i zhgënjyer si nga ndërgjegjja qytetare ashtu edhe nga premtimet e kota. 

Duke E SHKARRAVITUR DHE GRISUR VOTËN TËNDE, Ti shqiptar kudo që mund të jesh nëpër Shqipëri, u thua këtyre njerëzve që flasin lart e poshtë se sot ke një presion në dorën tënde, dhe nesër të gjithë bashkë mund të zgjidhim një katror të vogël në fletën e votës me: Asnjë nga më të mësipërmit/et. Më e bukura është se edhe këta intelektualët tanë që janë kaq shumë të zotë, në vend që të ankohen se nuk kanë një Opera apo Teatër Kombëtar për të qenë, ankohen që të prishet e shkuara dhe të bëhet e tashmja interesash. 

Na duhet të mendohemi mirë sa e shtrenjtë është vota jonë. Si është e mundur që një fuqi e tillë nuk ka atë që meriton, bëhet ajo që Niçe e quan: Fuqi pa fitore. Njohja më e fortë (ajo e mungesës së plotë e lirisë së vullnetit njerëzor) është gjithsesi më i varfëri i sukseseve, sepse ka gjithnjë kundërshtarin më të fortë, krenarinë njerëzore. Në këtë unazë, vota shkon për atë lider partie që ka prapa tij një tufë me militantë më periferikë që më shumë është djathtas, dhe me një tufë tjetër që është majtas. Atëherë idealizmi dhe ndershmëria prej naivësh apo budallenjsh, shërbejnë për t’i dhënë partisë më shumë sesa përfitonin në ndershmëri, për t’u kuptuar edhe nga ata vetë se ca politikanë i vlerësojnë dhe i duan si emra, fytyra, fleta votimi, shifra, zëra në mitingje dhe ditë votimesh.

 Nuk ka për t’u rregulluar asgjë për sa kohë duhet të dalim në shesh se na dhemb koka ne dhe jo liderit të partisë, se ne të gjithë duhet të lëvizim, sepse duhet ta ndiejmë në ndërgjegjen tonë… Do dalim në sheshe vetëm kur të kemi një shoqëri të fortë, që do shqetësohet madje edhe për atë llojin e pemës së mbjellë ndanë rrugës. Në datën 23 qershor do shkoj të votoj, madje, mezi po e pres atë ditë, do i bëj edhe një foto votës sime, do ta hedh edhe në “Facebook” ashtu të shkarravitur dhe të grisur. Mirë më tha një ditë një shoku im shofer: – Sot vallai është turp të merresh me politikë. Ndërsa ajo që po më shtohet më shumë në mendje është se ashtu kështu të gjithë politikanët shqiptarë një mut janë, dhe nuk kam ndërmend ta kem afër erën e tyre.

Rebelim, Reflektim, Rikrijim ndaj partikracisë, dhe mos harro: Grise votën në 23 qershor.

ELJAN TANINI 
Gazeta Shqip 17 Qershor 2013 

_____________________________________________________

Il 23 giugno strappate la scheda elettorale! 

Hai letto il titolo di sopra? Non ti piace? Se non ti piace fin dall’inizio, sei pregato di non andare oltre. Sei uno di quei militanti che si fa trascinare dalle belle parole e che voteresti pur sapendo che non combineranno un bel niente?! Vale anche per chi vuole il potere sulla tutto sulla propria persona, per chi non ha un lavoro, ma continua lo stesso a stare dietro ai partiti pur non avendo una grana in tasca, o per chi ha l’occasione di approfittare il più possibile in questi giorni per la legalizzazione di un piano non in regola, non andare avanti a leggere ti prego.

Ti avviso che se appartieni a una delle categorie di sopra o se ti interessano le riunioni di partito senza alcuna indipendenza personale, allora evita di leggere quest’articolo, non fa per te! Dovrebbe leggerlo solo chi ha già votato e sa di non poter fare nulla quando vuole ottenere il potere ogni volta a tempo addebito.

Il 23 giugno io non voterò nessuno per vari motivi. Non che io non voglia votare, ma non ho nessuna intenzione di contribuire col mio voto a far salire o scendere dal piedistallo del potere il male minore affinché si rovesci un impero e subito dopo ne venga costruito un altro del tutto simile. Non a caso ovviamente, ma da noi il più delle volte il male minore è diventato maggiore, scombussolato anche dai tornaconti personali per quella possibilità in più negata alle persone semplici.

Il giorno in cui milioni di elettori andranno a votare, lo farò anch’io, ma solo per strappare la scheda elettorale come segno di opposizione per quello che non mi permettono di scegliere, visto che sulla scheda non viene riportato un quadrettino in basso con scritto “Nessuno di quelli sopra”, ma anche perché i nostri politici sono tutti marci. Lo so che ogni tipo di opposizione che potresti fare col tuo voto è inutile, ma è importante anche il fatto che in città si comincia a parlare più che mai su come trovare modi di opposizione tramite azioni come scheda bianca, anti, strappa la scheda, ecc …

Se oggi siamo in pochi, domani saremo di più. Oggi se ne parla, domani si agirà. Voglio oppormi, perché è così che sono cresciuto, non accetto che rimanga in parlamento qualcuno che non mi rappresenta, che poi non si tratta nemmeno di rappresentazione, ma solo di immaginazione, dato che i politici di sinistra hanno già dato prova delle loro putride paludi meglio di quanto abbiano fatto quelli di destra mettendocela tutta. Chi potrei votare tra gli altri partiti che mantengono ancora lo stesso approccio dei partiti più grandi di cui sono una diramazione e con cui continuano a coalizzarsi? O qualcuno dei vecchi e decrepiti partiti di quegli stessi che arruolano tra gli ex anche qualche organizzazione giovanile? Qual è l’unica motivazione per cui non voglio e non accetto queste persone?

Sono pienamente consapevole del fatto che molti altri sono morti per il diritto di voto ed è grazie a loro che io oggi godo di questa possibilità, ma questo non significa che io debba continuare a votare la mia responsabilità personale perché così mi è stata tramandata. Mi ricordo la prima volta che ho votato e mi sembrava una delle cose più importanti da aggiungere al bagaglio dei miei ricordi. I miei genitori non votano da tempo per questione di responsabilità. Idem una buona parte della mia famiglia.

Tutto ciò è dovuto ad un malcontento che dura da anni ormai e non ne possiamo più di queste persone che noi dobbiamo votare affinché essi riempiano le proprie tasche. E non sono per niente tentano di votare uno per destituire l’altro. Vedendo le promesse più futili che abbia mai sentito sia da destra che da sinistra, vedendo i nostri intellettuali ed artisti (dai quali sono profondamente deluso) che assecondano alla grande la politica, vedendo i cittadini oltre modo cupidi del cervello dei nuovi candidati da eleggere, dei nuovi posteriori che si siederanno senza rappresentare nessuno , ma anche a causa di un’immobilità dell’ego cittadino, voglio fare una proposta a tutti coloro che sono stufi dei politici di questo paese: Andiamo a votare, concediamogli il tempo e la disponibilità, ma strappiamo la scheda elettorale il 23 giugno.
Laddove le persone sono deluse o non hanno il tempo di votare, la miglior stima verso se stessi sarebbe quella di andare a votare, ma poi abbandonare il tutto tramite il RIFIUTO.

In quanto cittadini senza coscienza e disinteressati di tutto quello che accade aldilà del soglio di casa nostra, poniamo tutte le nostre speranze in queste persone che non ci risparmiano le loro sciocchezze nemmeno negli slogan politici. In questa nostra Albania, dove le cose appaiono per lo più impossibili, ma che benevolmente e semplicemente lo possono diventare anche nei prossimi quattro anni, se il 23 giugno tutti quelli che non vogliono votare sono delusi dai messaggi insignificanti, o nei casi in cui il denaro profumato vuole mettere nelle proprie grinfie anche quei pochi metri rimasti della BELLA ALBANIA, allora dovete distruggere la scheda di votazione.

Quanti NON ho usato finora! E’ che sono profondamente deluso sia dal buon senso dei cittadini, sia dalle promesse vacue. Rovinando e strappando il tuo voto, tu ALBANESE, ovunque tu ti trovi, dimostri a queste persone che parlano su e giù che oggi hai una pressione nelle tue mani, e un domani tutti insieme potremo aggiungere una casella nella scheda elettorale che riporti la scritta: “Nessuno di quelli sopra”. Il bello è che i nostri intellettuali sono talmente in gamba che, invece di chiedere un Opera o un Teatro Nazionale come si deve, si lagnano affinché si distrugga il passato e si costruisca un futuro di interessi. Bisogna riflettere meglio su quanto vale il nostro voto. Com’è possibile che un tale potere non ottenga ciò che merita e si trasformi in quello che Nietzsche chiama “un potere senza vittoria”.

Una maggior conoscenza ( quella della piena mancanza di libertà della volontà umana) è comunque uno dei successi minori perché si trova sempre col peggiore degli avversari ossia l’orgoglio umano. In questo circolo, il voto va al leader di quel partito che presenta dietro di sé un seguito di militanti più periferico che parteggia di destra, e un altro seguito di sinistra. Allora gli idealismi e l’onestà da ingenui o stupidi giovano al partito molto più di quanto guadagnassero in onestà ed essi stessi si rendono conto che alcuni politici vengono apprezzati e amati come nomi, volti, schede elettorali, cifre e voci durante le campagne e le elezioni.
Non cambierà nulla fino a quando saremo noi a scendere nelle piazze perché fa male la testa a noi e non al leader del partito, tutti noi dovremmo darci una mossa e dobbiamo farlo perché è la nostra coscienza a chiedercelo. Scenderemo nelle piazze solo quando saremo una società compatta e forte che si prenderà cura anche degli alberelli che vengono piantati per le strade. Il 23 giugno andrò a votare, non vedo l’ora di farlo, farò pure una foto al mio voto e lo pubblicherò su facebook tutta scarabocchiata e strappata. Un giorno un mio amico autista mi disse giustamente: “oggigiorno è vergognoso occuparsi di politica”.

Mi rendo conto sempre di più che in un modo o nell’altro i politici albanesi sono tutti una merda e non mi va di stare vicino al loro odore. Ribellione, riflessione, ricreazione nei confronti della partitocrazia e non dimenticatevi: strappate la scheda elettorale il 23 giugno.


Gli articoli firmati sono a responsabilità degli autori e non necessariamente riflettono l’opinione della redazione per garantire la pluralità e la libera espressione.

Tradotto per AlbaniaNews da Daniela Vathi


 

 

 

Tuesday, June 11, 2013

DEMOKRASHITËSIT


Rënia e një kështjelle ndodh për dy arsye: ose ajo ka humbur ndërmutacionin e saj mendor, ose është korruptuar e gjitha për shkak të llumit në qëndrime plot bosh. Kur ndërkohë katrahura e zgjedhjeve dhe e kandidatëve në Shqipëri vazhdon me zhurmë të madhe, ka kohë që ka filluar një dëshirë kundër për të mos i pranuar politikanët ashtu siç duan të jepen përballë një perandorie që duhet të bjerë brenda zëvendësimit të rënies me të njëjtin lloj, prej të cilëve unë nuk e di kë të zgjedh, sepse fjalët në fushatë janë njësoj.

Perandoria duhet të rrëzohet, por problemi është se unë nuk mund të votoj njërin për të hequr tjetrin, sepse tjetri në të dukurat prej betoni është sistem pa politikë dhe Tirana është kthim pa identitet, ndërsa 8 vitet e shkuara janë korruptim i strehuar politik. Dihet tashmë se njerëzit para zgjedhjeve janë më të frymëzuar se në ditët e zakonshme të vitit, por më shumë ama janë edhe ata me kokën virtuale, të cilët atje në “Facebook” janë të xhindosur edhe për fëndën e një politikani nga të gjitha anët. Këta janë më të rrezikshëm se militantët që marrin pjesë në shitjen e demokracisë, sepse e përhapin lajmin sipas idealeve virtuale. Nëse më duhet të votoj dikë për zgjedhjet e 23 qershorit 2013, e kam shumë të vështirë të zgjedh një parti, e kam përsëri të vështirë të zgjedh një njeri, të cilit të paktën të më pëlqejnë fjalët, mendimi, premtimet dhe kushtet që vendos përballë meje, sepse kur e ke shitur demokracinë, e ke të vështirë të marrësh atë që do te njerëzit thellësisht të thjeshtë.

Sigurisht, demokrashitësit e kanë harruar që janë po ai brez prindërish që u pasuruan sa mundën, në njërën dorë mbajnë derën mbyllur që paratë të mos u ikin dhe në tjetrën temianin e pastërtisë së figurës së atij që do ta marrë pushtetin si me dhunë të butë! Këta nuk duhen votuar, këta duhen hequr sa më shpejt, sepse janë brezi i atyre që e shiti, e dogji dhe e thau Shqipërinë. Unë i përkas një brezi që nuk i është lënë asgjë përveç atyre kushteve të cilat nuk prishen dhe nuk mund të shkatërrohen, por që edhe ato i kanë bërë për fund, sepse një brez tjetër i atyre që nuk fituan gjë, brezi i gjyshërve, na i la me shpresën dhe besimin siç u besojmë ne sot këtyre që duan të na hipin sipër për 4 a mos më shumë vite të tjera. Demokrashitësit kanë fytyra të njëjta, të hedhura për të marrë me dhe pa kushte pushtetin kur një herë e në ca kohë janë të privilegjuar nga paratë për të bërë pushtet, duke mos u mjaftuar ajo që kanë, por duan të hapin zyrën e tyre edhe në Parlament. Kujt i duhen njerëz me kaq para për të bërë ligje përveç se një përfytyrim shkarazi i popullit. Njeriu me pushtet i parasë së demokracishitjes e di mjaft mirë se kush e prishi, e dogji dhe e shiti Shqipërinë: brezi im i 25-vjeçarëve të sotëm? Është ajo që them shpeshherë mes një brezi të prindërve të mi, se ata janë përgjegjës për shumë gjëra të ndodhura në Shqipëri, po ata të cilët duhet të më vendosin me detyrë që të votoj! Kë të votoj, një biznesmen që të bëhet deputet që të na hipi sipër për katër vitet e tjera? Apo demokrashitësit që bëjnë moral në ekrane e që bredhin nëpër parti, sikur ato të jenë shtëpi publike ku duhen provuar të gjitha vajzat… Kush i preu pyjet? I prenë njerëzit e këtij vendi, por i lejuan po ata që qeverisin këtë vend! Këta janë demokrashitësit, si të mëdhenj e të vegjël, të gjithë jemi përgjegjës për demokracinë e prerë qoftë edhe të një peme fidan anës rrugës.

Demokrashitja është edhe të shohësh qesen në rrugë e të mos e marrësh, është edhe ta lësh jashtëqitjen e qenit në trotuar, është edhe të mos i rimëkëmbësh gjërat vetë pa ndihmën e shtetit. Kush ma vodhi hapësirën dhe kush e pret pemën time në mes të Tiranës se i pengon bar-kafesë pamjen në shtesën për një tavolinë? Në të shumtat e rasteve janë këta të vegjlit që kanë lidhje me demokrashitësit. Unë nuk votoj askënd në këto zgjedhje, do e prish votën time, me qëllim që ajo të mos shkojë për askënd. Edhe nëse vota ime e prishur rregullohet nga të tjerët rrugës për të bërë votimin e duhur, rëndësi ka që po vazhdon të flitet më shumë për Votën e Bardhë, Kundër apo edhe Grise Votën.

ELJAN TANINI
Gazeta Shqip 10 Qershor 2013
Karikatura e punuar nga Endri Beqo




Monday, May 13, 2013

Për Krisht AT’mozaik ose Shën Sofia e Tiranës


Sahati më shënon dymbëdhjetë e pak pranë një rruge që mban era blir. Gjendem tek e mesmja në treguesin tim, por jo edhe aq në mes ndaj asaj që duhet të shoh brendinë. Gjatë një vështrimi të shpejtë anës me kangjella mbi mermer hyj në një bërthamë që jashtë ka diçka të shpejtë që nuk kombinon! Jam përpara me një trini dyersh të rënda e të hapura… Nuk kam qëndrim të lëviz dhe menjëherë ulem të lundroj për atë që kam kërkuar të shkruaj. Kur bëhej për t’u ndërtuar ashtu siç është sot, më gërmonte mendimi ta dija i pari se çfarë do shfaqej në këtë Katedrale për besimtarët dhe të tjerët, sepse për qytetin është nga të paktat vepra e shtuar në rregull. Kur bëhej për sot e kam parë vjedhurazi, sepse më la një zotëri përgjegjës duke ia mbushur mendjen në një shpikje të çastit se isha dikush nga Kisha dhe duhej të shihja atë që po përfundonte.
 Ashtu jo në përfundim më dha një respekt të përfituar, sepse ishte shkruar që duhej të kish një pikë kulmore, gjë që nuk dukej ende! Dhe në të vërtetë e kanë zgjidhur, është mozaiku i kristaltë me mbi baza të kaluara kanonike Ortodokse, Onufriane dhe Bizantine. Një ndriçim vjen nga sipër nga 52 dritaret dhomëza, që me siguri janë 52 javët e vitit, vizatuar dhe gjendur në to më të mirat e dëshirës së besimit, figurina të qëndisura në mozaik. “Sipas të thënave ky është mozaiku më i madh në Ballkan! Për mua nuk ka fare rëndësi nëse është i tillë, sepse në një vend të vogël sa i yni ka gjithmonë shumë gjëra të tjera më të mëdha se gjithë të tjerët pranë nesh”. 
Vazhdon kjo distancë për mosinteresim ndaj të tillë madhësie që kur e kalova portën e praruar, sepse tani qëndroj pothuaj në mes dhe dikush më sheh nga sipër me pushtet përqafimi e që shtohet prej lartësisë dhe afërsisë. Ula kokën për t’u qetësuar nga ajo që më mbledh përreth dhe më vijnë në mendje katekizmat me frikën prej fytyrave të ikonave në vegjëli. Kisha maestrale duket e thjeshtë, ndoshta sepse rëndësia më e madhe në të është kupola në brendësi, ashtu siç ajo quhet Ngjallja e Krishtit. Kur qëndroj dhe kaloj në mëngjes pranë saj më pëlqen ta quaj Shën Sofia e Tiranës, ndërsa nga brenda poshtë mozaikut në qendër të syve Ngjallja e Krishtit. Nga një pamje e jashtme në karakter dhe krijim ajo ngjan me Shën Sofinë, së cilës i është marrë koka për ta ulur në Tiranë.
Mozaiku i Katedrales Ortodokse të cilin një pjesë e mirë e njerëzve e kanë të vështirë ta kuptojnë thjeshtësinë tempullore, është realizuar mjeshtërisht nga çifti Josif dhe Liljana Droboniku. Josif Drobonikun e kemi edhe në qendër të Tiranës, me Mozaikun në Muzeun Historik Kombëtar, si një nga bashkautorët. Qielli i Krishtit të Gjithëpushtetshëm ose Pantokrator është krijuar i kaltër, i qetë ku ndahen petalet e dritës dhe anës përhapen 12 petale qiellore me 4 tonalitete duke zënë kështu një sipërfaqe prej 700 m² për dhënie të admirueshme me një qetësi imponuese qiellore që vjen nga sipër, i rrethuar me 52 dritare. Këtu ku po lëviz dhe qëndroj nuk ma prish shikimin një llambadar i bronztë, me një mbretëri kurore jo me aq shumë gjemba kapur në anët e kupolës për të mos e bezdisur shikimin drejt syve dhe gjendjes së Krishtit. Ai duket ashtu siç duhet të ishte, mes Perëndisë dhe njeriut, as i rreptë dhe as gjykonjës nga pushteti i tij qiellor.
Shoh që mozaiku mbizotëron dhe ti nuk e kupton fuqinë e kristaltë të tij në shekullin XXI, sepse shfaqet dhe rrjedh papritur, ashtu siç ti nuk e di që dikush po të sheh prej së cilës duhet të drejtohet edhe besimtari tek një kupolë, që nga jashtë është e thellë, dhe brenda të ndryshon në më pak se një gjysmë sfere e vënë mbi. Kam dëgjuar njerëz që nuk e pëlqejnë Katedralen, sepse ata janë mësuar tek kishat tona me tre aniata dhe ata kanë mendime të tjera më klasike, ndryshe nga qëndrimet në artin bizantin. Pantokratori lëviz bekimin karakteristik me Ungjillin në dorën e majtë, duke bekuar në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. I larë me ngjyrat bazë në kanoniken e pikturës bizantine dhe teologjike mbi ngjyrën e kuqe të cilën e ka simbol hyjnor të asaj që vjen nga lart, ndërsa bluja është shenjë e tokës në afrim me më njerëzoren ardhur nga sipër i veshur me tokësoren
Vazhdoj të kundroj Krishtin mbi fytyrën time, duket i dashur dhe vërtet i vërtetë, i drejtë atje në një largësi që afrohet pa pasur frikë prej tij dhe gabimeve të tua! Në fillim pata mësuar që kupola do të ishte prej xhami, por edhe nëse ka pasur probleme në ndërtimin e saj, Drobonikët e kanë gjetur një zgjidhje të shkëlqyer duke e shfaqur Krishtin në qiell me përjetësim mozaiku të kristaltë në të katër tonalitetet e blusë. Mozaiku është i punuar me ar të ngjyrave të ndryshme, ar i bardhë, i verdhë, ar në ngjyrë bronzi të errët dhe të çelët. Në Katedrale ka një qetësi nga ato që të bëjnë të lësh çdo punë dhe të fillosh të shkruash e të lexosh. 
Josif Droboniku nuk është edhe aq i harruar nga mozaiku, sepse punën e tij e kemi edhe në qendër të Tiranës në një kohë kur mozaicistët paragjykoheshin për artizanë. Në të vërtetë, ajo që ndihet nga dikush që ka studiuar apo lexuar diçka për ngjyrat dhe ikonografinë, edhe mozaiku por edhe tek ikonat ka diçka më ndryshe, më neobizantine. Mozaiku duket sikur është larg dhe po vjen sepse me figurën e Krishtit në të nuk është vetëm një simbol i fesë dhe besimit, por zgjidhje prej asaj që duam, saktësisë, mbibukurisë dhe së vërtetës… 
Tani po vendos të dal prej Katedrales Maestrale. Në të majtën time poshtë shkallëve në katin e parë të nëndheshëm gjendet libraria. Pasi hyj për të blerë pak temian, shitësja çuditet nga blerjet e mia, shoh në rafte një libër të Ylli Drishtit me titull “Mozaiku i Madh i Ballkanit”. Ulem ta shfletoj me pak muzikë bizantine në sfond e cila më duket se vjen përtej mureve nga një kor që po punon pas një dhome, por që në të vërtetë vjen nga kompjuteri i shitëses. E hap librin me këtë titull të madh dhe prej tij në faqen 17 citohet: Sfondi blu përbëhej prej 21 tonalitete dhe një tonalitet brenda tij kishte 3–4 nuanca. Vetë rombi kishte 4-5 nuanca. Rrethi në qendër të kupolës (me D = 8 m, dhe sip. 49 m²), u nda në kuadrate prej 20–30 cm dhe gurët (teselat) me ngjyra u porositën posaçërisht, pasi nuk ishin pjesë e Katalogut të Shoqërisë veneciane të prodhimit të gurëve “ORSONI”. Një gur mozaiku blu kishte dimensionet 8 X 13 mm dhe gjerësi 4 mm. Në vetëm 1 m² mozaik u vendosën afërsisht 1 000 gurë sipas nuancave të përcaktuara në bocetin e projektit. 1 m² mozaik me ngjyrë ari peshon 10 kg, ndërsa 1 m² mozaik me tonalitet blu peshon 14–16 kg. Ari i përdorur në mozaik është katër llojesh: ar i bardhë, ar i verdhë, ar ngjyrë bronzi i çelët dhe ar ngjyrë bronzi i errët. Teselat e tyre janë të sheshtë dhe me reliev. Kështu tek sfondi prapa figurës së Pantokratorit kryesisht është përdorur ari i sheshtë dhe në konturim ai me reliev. Me reliev janë edhe gurët e artë të përdorur në 12 rrezet e kupolës që shpërndahen nga sfondi i artë i Pantokratorit. Po këta gurë të artë me reliev janë përdorur edhe në brezin e poshtëm ku mbështetet kupola. Në aureolë është përdorur ari me ngjyrë bronzi. Dal prej saktësisë dhe bukurisë, sahati i orës së sipërme dhe kambanave ka rënë tre herë për orën e qytetit.


Gazeta Shqip 13.05.2013 
Në foton nr 6 autorët Josif dhe Liljana Droboniku 
--------------------------------


Santa Sofia di Tirana

Il mio orologio segna mezzogiorno inoltrato in una strada che profuma di tiglio. Mi trovo circa a metà secondo il mio indicatore, ma non sufficientemente a metà di quello che dovrei vedere all’interno. Dopo un rapido sguardo al lato dalla ringhiera sul marmo entro in un nucleo che all’esterno presenta un qualcosa di veloce che stona. Mi trovo davanti ad una triplice porta pesante ed aperta … Non ho intenzione di muovermi e incomincio immediatamente ad esplorare riguardo a ciò che voglio scrivere. Mentre si stava costruendo per divenire quella che è oggi, mi stuzzicava l’idea di essere il primo a sapere che cosa si sarebbe presentato in questa Cattedrale per i credenti e tutti gli altri, poiché rappresenta uno dei pochi edifici in regola nella città. Oggi l’ho visto di nascosto, perché un certo signore me lo ha permesso avendolo convinto con un invenzione del momento che ero qualcuno della Chiesa e dovevo vedere ciò che stavano terminando.
Non proprio alla fine mi ha concesso un rispetto guadagnato, perché c’era scritto che doveva esserci un punto culminante, che ancora non si vedeva! In realtà lo hanno risolto, si tratta del mosaico cristallino con antiche basi canoniche Ortodosse, Unufriane e Bizantine. La luce vi penetra provenendo dall’alto tramite 52 finestrini, che sicuramente rappresentano le 52 settimane dell’anno, disegnato e situato in esse vi è il meglio del desiderio di fede ossia figurine ricamate in mosaico. “Si dice che questo sia il più grande mosaico dei Balcani! Per me ha poca importanza perché in un piccolo paese come il nostro ci sono sempre molte altre cose più grandi di tutti gli altri paesi vicini.”
Continua questa distanza per il disinteresse mostrato nei confronti di tale grandezza da quando ho attraversato la porta dorata, perché ora mi trovo quasi a metà e qualcuno mi guarda da sopra col potere di un abbraccio che cresce per via della lontananza e della vicinanza. Abbasso la testa per calmarmi da tutto ciò che mi circonda e mi vengono in mente i catechismi coi volti delle icone che mi mettevano paura nell’infanzia.
La maestrale chiesa sembra semplice, forse perché la massima importanza è riservata alla cupola all’interno, che viene chiamata Risurrezione di Cristo. Quando passo e mi fermo al mattino vicino ad essa mi piace chiamarla Santa Sofia di Tirana, mentre all’interno al di sotto del mosaico davanti agli occhi Risurrezione di Cristo. Vista dall’esterno, per quanto riguarda il carattere e la creazione assomiglia a Santa Sofia, la cui testa è stata presa e portata a Tirana.
Il mosaico della Cattedrale Ortodossa, di cui buona parte della gente stenta a capirne l’esemplare semplicità, è stato realizzato con maestria dalla coppia Josif e Liljana Dobroniku. Josif Dobroniku lo possiamo trovare anche al centro di Tirana come uno dei co-autori del mosaico nel Museo Storico Nazionale. Il cielo di Cristo Onnipotente o Pantocratore è stato creato azzurro e placido dove si separano i petali di luce e di lato si distribuiscono 12 petali celesti con 4 tonalità occupando una superficie di 700 m² che ammirevolmente donano una tranquillità imponente, celeste che viene dall’alto, circondato da 52 finestre. Qui, dove mi muovo e mi fermo, non mi ostacola la vista un lampadario bronzeo, con una regale corona con non tante spine appeso ai lati della corona per non ostacolare la vista verso gli occhi e la situazione di Cristo. Egli appare proprio come dovrebbe essere, tra la Divinità e l’uomo, né severo né giudizioso dall’alto del suo potere divino.
Vedo che il mosaico predomina e non ti rendi conto del suo potere cristallino nel XXI secolo, perché si manifesta e scompare all’improvviso, proprio come tu non sai che qualcuno ti sta osservando dal quale dovrebbe rivolgersi anche il credente in una cupola che all’esterno è profonda, mentre all’interno si trasforma in meno di una mezza sfera posta al di sopra.
Ho sentito molte persone a cui non piace la Cattedrale, perché essi sono abituati alle nostre chiese con tre navate e la concepiscono in modo più classico, diverso dalle posizioni nell’arte bizantina.
Il Pantocrator espande la famosa benedizione con il Vangelo sulla mano sinistra, benedicendo in nome del Padre, del Figlio e dello Spirito Santo. Avvolto dai colori base nella canonica della pittura bizantina e teologica sul rosso che simboleggia il divino che viene dall’alto, mentre il blu è segno della terra e si avvicina al lato più umano venendo dall’alto con addosso il terreste.
Continuo ad osservare Cristo sul mio viso, sembra davvero affettuoso e reale, imparziale in una lontananza che si avvicina senza incutere paura nei suoi confronti e per i tuoi peccati! Inizialmente ero venuto a sapere che la cupola sarebbe stata di vetro, ma nonostante ci siano stati dei problemi nella sua costruzione, la coppia Dobroniku ha trovato una splendida soluzione raffigurando Cristo nel cielo immortalato nel mosaico cristallino con le quattro tonalità del blu. Il Mosaico è stato eseguito con oro di diversi colori, oro bianco, giallo, oro di colore bronzeo scuro e chiaro. Nella Cattedrale regna un silenzio di quelli che ti fanno abbandonare qualunque lavoro e mettersi a scrivere e leggere.
Josif Dobroniku non è poi tanto dimenticato dal mosaico, perché il suo lavoro lo ritroviamo anche al centro di Tirana in un tempo in cui i mosaicisti venivano pregiudizievolmente considerati come artigiani. In realtà, qualcuno che ha studiato o letto qualcosa sui colori e l’iconografia avverte qualcosa di diverso, di neobizantino sia nel mosaico sia nelle icone.
Il mosaico sembra essere lontano e avvicinarsi, perché il simbolo di Cristo che riporta non è soltanto un simbolo di religione e fede, ma una soluzione a quello che vogliamo, alla perfezione, alla sovra bellezza e alla verità …
Ora decido di uscire dalla Maestrale Cattedrale. Alla mia sinistra, sotto le scale al primo piano del sottosuolo si trova la libreria. Quando entro per comprare dell’incenso, la commessa si sorprende del mio acquisto, vedo sugli scaffali un libro intitolato “Il grande mosaico dei Balcani”. Mi siedo a sfogliarlo con della musica bizantina come sottofondo, la quale mi sembra provenire oltre i muri da un coro che suona nella stanza accanto, ma in realtà proviene dal computer della commessa. Apro il libro dal grande titolo e la pagina 17 cita: lo sfondo blu era composto da 21 tonalità e ciascuna tonalità conteneva al proprio interno 3-4 sfumature. Il rombo stesso presentava 4-5 sfumature. Il cerchio al centro della cupola (con diametro 8 metri e di superficie 49 mq) fu diviso in quadretti da 20-30 cm e le pietre colorate furono ordinate tramite commissione, perché non facevano parte del catalogo della società veneziana “ORSONI” che produce pietre. Una pietra blu del mosaico aveva dimensioni 8×13 mm e larghezza 4 mm. In un solo m² del mosaico furono collocate all’incirca 1000 pietre a seconda delle sfumature stabilite nella bozza del progetto. 1 m² del mosaico di colore dorato pesa 10 kg, mentre 1 m² del mosaico di colore blu pesa 14-16 kg. L’oro usato per il mosaico è di quattro tipi: oro bianco, oro giallo, oro di colore bronzeo scuro e chiaro. Le loro piastrelle sono sia piatte sia con rilievo. Così sullo sfondo, soprattutto dietro la figura del Pantocrator è stato usato l’oro piatto, mentre ai bordi quello con rilievo. Con rilievo sono anche le pietre dorate usate nei 12 raggi della cupola che si diffondono a partire dallo sfondo dorato del Pantocrator. Le stesse pietre dorate con rilievo sono state usate anche nel tamburo sottostante dove si appoggia la cupola. Nell’aureola è stato usato l’oro di colore bronzeo. Esco dalla perfezione e dalla bellezza, l’orologio sovrastante e le campane hanno suonato ben tre volte per la città.
Tradotto per AlbaniaNews da Daniela Vathi
















Monday, April 1, 2013

TË Ç’NDERUAR POLITIKANË, GËZUAR 1 PRILLIN


Dikur në një shtëpi publike kur dikush sapo mbaron atë që donte, nxjerr paratë dhe paguan. – Hej po këto paratë e tua janë false, i thotë vajza. Ndërsa ai: – Pse seksi yt nuk ishte fals? Është po e njëjta lëvizje karakteri edhe tek ne, më jep, të të jap dhe në fund të dyja anët, populli dhe politikanët, nuk meritojnë asgjë për ata që e kuptojnë se kur vjen koha të votosh, ti nuk do asnjërin! Ose do edhe të grisësh votën, ta shpallësh atë të pavlerë, sepse kërkon një mënyrë për të mos u vënë me asnjërën palë! Në festën e mashtrimit, dora nga sipër tashmë më e madhe se ata vetë është lëvizësi i palëvizshëm, është ndreqësi i ndreqjeve, dhe mbi të gjitha, gabuesi i pagabueshëm në një lodhje zhgënjyese që meriton të ndërrohet jo për arsyen se të heqësh njërin duhet të votosh tjetrin. Nëse duhet të votojmë njërin që të heqim tjetrin, atëherë kjo do të thotë se unë dhe ti jemi përsëri të dënuar për të bërë një gjoja zgjedhje e për të kuptuar pasojën me premtimet që rifillojnë.

Në të vërtetë ata sot duhen uruar, të nderuar politikanë rigëzuar 1 Prillin, festën që mashtrimi juaj nuk është se na bën shumë përshtypje me rutinën. Ata i kanë të gjitha vitet prandaj sikur nuk u shkon të mos lihet një festë, sepse këta tanët, ashtu si edhe të tjerët e sërës së tyre, vuajnë nga kompleksi i pinokëllokut. Pinokët tanë, pasi janë fabrikuar nga një kohë e hershme që përkëdhelen nga të gjitha sistemet janë bërë tashmë marioneta dhe lëvizen edhe nga më lartë: ose janë paravendosur. Ashtu të punuara nga një dorë, që janë kaq të shpifur, afrohen dhe na lypin votën sa herë duan, ndërsa ne kuptojmë se edhe në këto zgjedhje ata do të na hipin sipër edhe për katër vite të tjera. Mos o Zot të jemi përsëri kaq idiotë sa të dinë të na mashtrojnë bukur për të na e marrë votën edhe këtë herë! Eh tashmë nuk dinë se çfarë mashtrojnë. Emmm, kanë festën sot. Le të ç’festojnë, se nuk u bë asgjë e keqe për një ditë të caktuar. Pse ç’festën në Kuvend do ta bëni, po edhe gotat atje do t’i ç’trokisni?! Eh kur trokasin ata votat edhe gotat, përcaktimin e ditëve tona në të gjitha ndikimet dhe mendimet e kanë marrë njerëzit mediokër, me një hijeshi perëndish për të marrë vota nga ne më të thjeshtët, e deri te varfëria që ata të shtojnë peshën e pasurisë, me arsye mburojën nga njëri-tjetri.

Të lincecuarit për mashtrime kombëtare por edhe ndërkombëtare duhet ta shkruajnë sa më shpejtë në kalendar se kjo është dita e tyre. Ose në arsyen se janë në mendje me këtë gjë dhe nuk i përkushtohen kësaj dite! Më kujtohet një natë janari, kur kaloja në bulevard para zyrave të Kuvendit, dhe nuk po i besoja figurës që pashë se disa nga dritat e zyrave ishin ende ndezur. Më saktë ora ime shënonte 3:00 e natës. Të punojnë vallë kaq shumë! Në tri njësi matëse, reflektim, rebelim dhe rikrijim këta njerëz na e shpifën sepse ne mendojmë më shumë për gjërat tona dhe gjashtë muaj para datës së votimit rebelohemi vetëm në ditën e zgjedhjeve dhe rikrijojmë vetëm punët tona. Në orën e tyre tashmë duan të marrin më shumë. Dhe çudia urbane është se në këtë ditë, ata nuk gënjejnë fare! Mos vallë e doni pushim se me siguri ju pëlqen kjo ditë. Sa u shkon! Propozimi i radhës vjen për kryeulëritësen dhe traumatikët brenda perandorisë por edhe të tjerë që bëjnë të kundërtën në Kuvend që 1 Prilli të vendoset në kalendar si festa e politikanëve tanë aty ku as më pak e as më shumë, as një mendim i ri me më shumë klounë se burra e ato pak gra, që nuk janë më larg se burrat tanë të shumtë në politikë. Një ç’gëzuar për ju! Na u qelb ekrani nga fjalë të kota e premtime plotboshe me njolla. Sepse në shqiptarostanasit do të mbetemi përsëri të marrosur nga fjalët e tyre dhe vështirë të themi që ka një shoqëri protestash që di të reflektojë.

Të nderuar politikanë që visheni me kravata, më shumë se në shtëpinë e klounëve të Kuvendit, pikërisht aty në botën tuaj tashmë më të lartë se kjo e jona, përpiquni të thoni ndonjë mashtrim edhe në këtë ditë, se jo për gjë po ju shkon shumë. Pastaj edhe qetësia mediatike nuk do quhej pa ju. Të nderuar politikanë gëzuar 1 Prillin, le të jetoni ju më mirë, le të jenë fytyrat tuaja më të ushqyera, le të jenë fëmijët tuaj më të përkëdhelur, le të keni ju makina e shofer edhe kur shkoni për vizita e pushime e shumë si këto në etj… Sa kënaqësi keni, kur e merrni votën e më pas përmjerrni dhe përhumbni imazhin e shqiptarit të thjeshtë duke kujtuar se njëri por edhe të gjithë bëjnë të jenë perënditë. Kot nuk e ka ai shoku im shofer që vazhdon e thotë: Sot vallaj është turp të merresh me politikë. Shikoni se ç’bëhet me ata që drejtojnë stanin. Janë ulur përballë njëri-tjetrit. Kanë marrë një tryezë të madhe me këmbë të larta, dhe qytetarët qëndrojnë poshtë për të kapur çfarë të gjejnë, por edhe atë që u bie nga sipër. Nuk ndihem qytetar i këtij shteti, unë i jap shtetit, po shteti çfarë më jep mua? Mos gëzuar festën! Për të gjithë llojet që festojnë sot, është vështirë që plehrat të pastrojnë plehrat, prandaj këto të fundit pastrohen pothuajse nga njerëz të pastër. Për llojet që gjenden kudo, anës një lumi apo në mal, nuk ka rëndësi, plehrat janë kudo si anembanë Shqipërisë por edhe në të gjithë Parlamentin.

Në një fundmbrëmje kur të gjitha ndodhitë më kishin mbaruar, ulem në një nga kafetë afër punës sime. Me vjen afër një deputete me shumë role të tjera bashkë me të shoqin. Duke mos më parë sepse unë isha në një si kthinë, prej moralit të asaj dite kuptova se gjërat nuk po shkonin mirë edhe nga biseda e një nate më parë në TV. Pasi ndanë bashkë çfarë duhej bërë, ajo i thotë të shoqit: – Nuk i kemi fare mirë detyrat, edhe nëse i humbim ato mut zgjedhjesh, duhet të gjejmë gënjeshtrën më të saktë për datën 24.

Gazeta Shqip
1 Prill 2013

Saturday, January 19, 2013

Rishfaqet kotësia e Onufrit në Galerinë Kombëtare



Ndoshta të ëndërrosh është një lloj justifikimi në mungesë i çdo dite për kohën në kokën e artistëve të rinj?! E gjetur kështu nga Daniele Capra në të 19-tën herë të këtij Onufri, të cilit nuk i vihet aspak faj se e kanë marrë dhe i kanë thënë eja bëj diçka të shpejtë, nga ku punët e zgjedhura në ekspozitë i kalojnë nga zyrat e galerisë kombëtare e më pas ai bën një biçim zgjedhjeje, ku dëshira për të parë një fantazi në artet pamore nuk bëhet aspak reale për gjendjen e Artit në të cilën jetojmë dhe shohim ne...! Onufri i këtij viti vendoset për nga ngjashmëritë boshe njësoj me vitin e shkuar, por edhe me vitet e tjera të fundit nuk është se dallon duke u bërë nga veprimi si ekspozita e kohës së pakët, si vlerësim për të të thënë nëse je i dobët duhet të marrësh pjesë në të duke mos shfaqur asnjë model të ri për nga koncepti pamor! 

Ditën e parë të hapjes së kësaj asgjëje, kish jo më pak se 100 njerëz të mbledhur në hollin e galerisë kombëtare! Nëse futesh brenda, mund ta llogarisësh orën për të parë ekspozitën në jo më pak se 20 minuta! Kuratori i këtij riveprimi nuk ka kokrrën e idesë mbi gjendjen Artit tek ne, ashtu si edhe një pjesë e mirë e atij apo atyre prej të cilëve Capra duhet të paguhet është më pak se mbajtja  që e kanë katandisur këtë galeri si në kioskat me qofte anës saj! Nuk është faji im që duhet të shkruaj me kaq shumë “nuk”. Po përpiqem të them se cekëtinat e ditës dhe imagjinatës nuk mund të mbushen të gjitha nga Arti, por nëse ti shkon për të parë një ekspo nuk mund të dalësh më bosh se rrugët e Tiranës dhe koha në të! 

Pasqyrimi shpirtëror i kësaj ekspozite nuk është të paktën as edhe një përpjekje për të qenë më mirë se vitet e tjera! Madje edhe artistët e rinj pjesmarrës me video që të lodhin e që nuk thonë asgjë, me teknika pikturash si të gjetura tek ndonjë qendër komerciale, skica të mira por me ide të para, teknika fotografie si gjoja mundësi, stisje fotosh që lënë vendin e tyre veçmas si më ndryshe duke ushqyer kotësinë e tregimit apo edhe të narracionit pamor mbi të! Punët janë të zgjedhura dobët, nuk paraqesin asgjë nga ajo që është thënë, sepse të paktën “Ndoshta të Ëndërrosh” nuk tregon pamoren e këtyre punëve, perveç se ndonjërës por që edhe ajo mëvetësohet ndryshe, por jo se është më e mira! 

Nuk e di kur duhet të kem të drejtë, por duket se në këtë vend po i dhjesin dhe po i politizojnë të gjitha, edhe artin pamor!
 
Nëse kuratori ka zgjedhur që ftesat të kenë imazhin e një fotoje të ekspozitës, mos do të thotë kjo se ajo do të jetë fituesja e këtij viti?! U bë kohë ku nuk mbahet mend që të shoh një ekzpozitë në galerinë kombëtare dhe prej saj të dal i kotë, në po ato ndjesi që përjetoj pas shfaqjes në teatër, apo nga ndonjë film në kinema! Në shoqërinë e tej mbushur nga televizioni dhe minutat virtuale, të vjen dëshira që në datën e caktuar të shkosh të shohësh një ekspo prej së cilës nuk më duhen më fjalët, por vetëm imazhet pamore. E më pas edhe mund të detyrohem prej fantazisë për të parë emrin e atij apo asaj se kush e ka bërë veprën…! Hap ku emri i artistit pjesmarrës thotë më shumë se puna e paraqitur! 

Duhen shuar polemikat se ne tjetër themi dhe tjetër bëjmë, tjetër jemi në studio, dhe të tjera punë na zgjedhin për të ekspozuar në një institucion me vlera të thyera kombëtare...! Çfarë më duhet të bej?! Në galeri hyn dhe sheh më shumë se asgjë! Disa punë me varfëri të zgjedhura keq, të cilat nuk justifikojnë aspak kohën e gjendjes së Artit tek edhe vetë ata që janë zgjedhur për këtë shfaqje kohore që më shumë duhet të na bëjë të mendojmë se çfarë po bëhet me artistët e rinj! 

Në Shqipëri është krijuar një grup artistësh leshi, të cilët ftojnë gjithmonë e më shumë njeri tjetrën në çdo aktivitet që mund të ketë kjo galeri kombëtare! Onufri i galerisë kombëtare nuk është më aspak një lëvizje nëpër studiot e artistëve, ku nuk njihet më nga publiku se çfarë bëhet me artet pamore në Shqipëri e që shpesh herë më duken si mjete individualiste që nuk dinë dhe as nuk duan të flasin. Kjo ekspozitë e përvitshme nuk duhet të mbaj më emrin e Onufrit të madh, ose ta përmirësojnë. 

Nuk ka më përbetim të harruar nga mendimi, sepse edhe në këtë ekspozitë të ndrydhur si me fare pak dëshirë, nuk ka eros! Zotërucër që prisni pemët se ato ju zënë pamjen e institucionit tuaj, mos na e shisni naiven e kotë për mundësi!

Eljan Tanini 
Janar 2013 




Foto 1: Zgjedhur si imazhi i këtij edicioni prej kuratorit Daniele Capra, nga Marjana Kostandini

Foto 2: E punuar për dikë që i takon

Friday, September 28, 2012

Fotoreporteri shqiptar i luftës


26, dhe një shqiptar në mes të luftës











Ishte qershor 2011 kur e kam takuar fare rastësisht në protestën e parë të një grupi të rinjsh, në atë tipit “Vërshoni në rrugë”. Dukej si i huaj me aparate ndër duar që po na fotografonte! E më pas kur mbaroi protesta, u ulëm diku pranë një shatërvani të tharë te Piramida. Pasi të gjithë mbaruam me idetë tona, ai filloi të fliste për mënyrat që të dilnin edhe të tjerët në rrugë, që të bëheshin sa më shumë protesta të tipit Ocuppy në Tiranë! Aty rifilluan fjalët edhe për Pranverën Arabe, pasi të gjithë donim vetëm të dëgjonim! Ka më shumë se një vit që dua të bëj një intervistë me të. Vudi nuk të jep aspak përshtypjen e një shqiptari, as nga e folura, por as nga pamja! Nëse shikon në “Google” për emrin Vedat Xhymshiti, do të gjesh një sërë fotosh nga vendet më në rrezik. Prej një lloj pozitiveje që ai ka si karakter, më çudit fakti se si e sheh anën e luftës! Në një pritje të gjatë për më shumë se disa pyetje që kanë lidhje me fotoreportazhin, tani jam përballë me të.

Origjina juaj është nga Shqipëria e sipërme, pra Kosova, apo këtej nga Shqipëria e poshtme?
Unë jam shqiptar, jam me origjinë nga Shqipëria e sipërme, pra veriore.
Si nisën kontaktet e tua me mediat e rëndësishme dhe në cilat vende keni qenë dhe jeni fotoreporter? Si e nisët një punë të tillë, nga rastësia apo prej një dëshire më të hershme? 
Isha duke vijuar studimet e gazetarisë, dhe që në thelb të kësaj kisha interesim për luftërat në mes të njerëzimit. Kur fillova të interesohesha më shumë për konfliktin e pandalshëm në rripin e Gazës apo në territorin e okupuar palestinez, atëherë lëviza në një angazhim, i cili është mbikëqyrur nga agjencia amerikane “Zuma Press” si punë e kërkuar nga prestigjiozja amerikane “The New York Times”. Më pas shfleton faqet e lajmeve, hulumton paraprakisht për zhvillimet e konflikteve dhe varësisht nga përmbajtja e tyre zgjedh ku dëshiron të shkosh, përgatitesh, njofton redaksitë, deponon propozimet dhe vazhdon… Kam mbuluar deri më tani Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor, konfliktin ruso-gjeorgjian, si edhe Pranverën Arabe, që nga Tunisi deri në Egjipt. Që nga muaji maj deri më 20 gusht kam raportuar nga lufta civile në Republikën Arabe të Sirisë. Kam punuar për shumë media europiane dhe amerikane: “Der Spiegel”, “International Herald Tribune”, “Zuma Press”, “Sipa Press”, “Polaris Images”, “Die Welt”, “Die Presse”, “Swiss Sunday TIMES”, “Daily Telegraph”, “NYTimes”, “Al Jazeera English”, EPA, AFP, APTV etj. Kjo ka qenë dëshirë e hershme, tani për tani nuk mund të jap dot detaje, por historia e kësaj pune është e lidhur me luftën e Kosovës.

Pas kësaj bisede, keni ndonjë vend se ku do të niseni?
Jam i vetëdijshëm për rrezikun vdekjeprurës që më pret, por po e ndiej se kjo është rruga më e drejtë që më duhet të ndjek, sepse duhet ta përfundoj këtë hulumtim. Duke shpresuar që asnjë vend tjetër pas Republikës Arabe të Sirisë nuk do të kenë nevojë për reporterë të cilët do të duhej të ishin dëshmi e përjetimeve të tyre të përgjakshme. Në këtë rrugëtim thuajse asgjë e papritur nuk mund të më ndodhë, minimalja ka të bëjë me mundësinë që të shpëtoj për ta rrëfyer tregimin, si dhe rreziku i radhës, i cili mund të jetë vdekja, ajo që vjen për të më takuar. Është luftë dhe e mundshme që të vritem, pasi atje ku do të shkoj këtë herë ka më shumë rrezik se në të gjitha zonat e tjera ku kam shkelur më parë. Por unë me vetëdije po nisem drejt këtij rrugëtimi, pavarësisht vështirësive. Për pak ditë do të nisem për në Kosovë dhe shpejt do të kthehem në Republikën Arabe të Sirisë, por kjo do të ndodhë pas disa takimeve me kryeredaktorë të lajmeve ndërkombëtare të revistave mujore europiane që do të organizohen në Zurich të Zvicrës, Hamburg të Gjermanisë dhe në Londër.

Përse duhet ta vini kokën në rrezik sot, për emër? Apo? Ju ka kapur ndonjëherë paniku ose kriza e momentit gjatë kohës që bëni foto, pra diçka rreth ndonjë rreziku që nuk keni ditur se ku të shkoni?
Po, dhe kjo ndodh atëherë kur me partnerin (gazetarin) që je në terren ke mungesë koordinimi dhe futesh drejt e në panik, që ne ndryshe e njohim edhe si vetëvrasje. Në luftë nuk ka rregull, kush vdes dhe kush jeton, në luftë të gjithë vdesin thotë Isak Njuton, të gjitha luftërat janë vdekjeprurëse dhe si rrjedhojë të rrezikshme, por lufta civile në Republikën Arabe të Sirisë, është lufta me një shkallë jashtëzakonisht të lartë të rrezikshmërisë. Të bësh gazetari të pavarur sot është një nga profesionet me fitim më të ulët, nuk e vëmë kokën në rrezik për famën e emrit… Kjo është për shkak të asaj që ne gazetarët apo fotoreporterët e pavarur e ndiejmë obligim njerëzor të hyjmë atje ku nuk futet njeri për të raportuar. Siç dihet tashmë në thuajse të gjitha konfliktet e shekullit 19, 20 dhe 21 lajmet dhe fotografitë e para që kanë arritur për publikun e gjerë ndërkombëtar janë ato informacione të cilat janë raportuar nga reporterët e pavarur.

Flasim pak për gjendjen e kohës në luftë. Cila është për Vudin, koha që mbart kujtime më të bukura? Duket që nuk keni frikë për jetën tuaj! Kur e keni parë veten ndonjëherë në shumë vështirësi, thyerje aparati, rrahje etj.? 
Më 28 maj, të këtij viti, pasi jemi ndjekur nga një helikopter në qytetin verior kufitar të Republikës Arabe të Sirisë, më janë dëmtuar pajisjet nga copëzat e betonit që më kanë goditur mua dhe pajisjet; e si rezultat i predhave që godisnin shtëpitë nëpërmjet të cilave ne vraponim për të shpëtuar kokën. Pajisjet më janë dëmtuar në tri raste edhe në Kosovë, dy herë nga Policia e Kosovës, të cilët patën ndërhyrë dhunshëm duke dashur të shkatërrojnë edhe dëshmitarët e akteve të tyre të dhunës e që në këtë rast ishim ne mediat, si dhe në rastin tjetër pajisjet më janë shkatërruar nga serbët lokalë të veriut të Kosovës derisa po i mbuloja zhvillimet konfliktuoze atje. Frika për jetën është ajo që më mban të gjallë. Derisa njerëzimi vazhdon të vrasë njëri-tjetrin, nuk mund të mbaj mend ndonjë kohë e cila potencialisht mbart kujtim të bukur.

Si e nisni ditën, si punoni?
Dita ime nis me një shikim në dritaren time, e cila shikon nga lindja e diellit, por jo çdo herë e nis aty. Gjithsesi, vazhdoj me vizitën e parë të mëngjesit në tualet për të vazhduar më pastaj në laptopin tim, me qëllim që t’i lexoj porositë e mundshme të ardhura në postën time elektronike, e pastaj e vendos axhendën ditore. Nëse ngjan që nuk kam ndonjë ngjarje për të mbuluar, atëherë vendos mendjen ose të lexoj gjatë ditës librin të cilin jam duke e lexuar, ose të vazhdoj të shkruaj kujtimet në ditarin e librit tim të jetës.

Një foto mjafton për të kuptuar gjatë, si do e shpjegonit këtë? Me çfarë aparati punoni dhe më shumë jetoni mes luftës apo paqes?

Unë përdor Canon 1D Mark II. Kam dy trupa. Njërin e bleva vetë nga ndihma që më dha Rory Peck Trust, dhe tjetrin ma ka dhënë Jani Jançe, si mbështetje për mua dhe punën time. Jani është fotograf shqiptar që jeton në Londër. Një foto mjafton për të kuptuar një moment, por jo gjithë momentet e tjera. Që nga fillimi e kam nisur me Canon, dhe me atë vazhdoj, asnjëherë nuk më ka dëshpëruar dhe nuk kam arsye të ndryshoj mendje për ndonjë brand tjetër, gjithsesi është vetëm një pajisje teknike, me të cilën ti realizon qëllimin tënd të regjistrimit dhe dokumentimit të reportazhit tënd si gazetar në terren. Unë jetoj në luftë për të provuar të gjej pak paqe brenda vetes sime. Por, rrallëherë e gjej. Në shtëpi pranë miqve dhe familjes jam maksimalisht 3 muaj brenda një viti. 


Është më shumë se e vështirë të ndryshosh brenda një regjimi të dhunshëm. Çfarë pritet të ndodhë tani në Siri?
Është e vështirë kur nuk e provon, por nuk është aspak e vështirë atëherë kur ke filluar të veprosh kundër regjimit të dhunshëm. Derisa ti nuk vepron kundër regjimit, regjimi nuk ndalon së vepruari ndaj teje, dhe mundja nga regjimi deri në kuptimin psikologjik të saj, është tmerri që kalon përtej njerëzimit. Por lufta civile në Republikën Arabe të Sirisë nuk ka të bëjë vetëm me të drejtat njerëzore. Ajo ka të bëjë edhe me anën tjetër të medaljes, është lufta e llojit të vet për arsye të besimit në mënyra të ndryshme brenda një religjioni, tutje nuk mund të konfirmoj asgjë, sepse komplikimet sapo vazhdojnë e rriten dhe shumë gjëra po dalin në pah; tani për tani është shumë e vështirë të konfirmohen arsyet përmbajtësore, të cilat pa dyshim se pas pohimeve edhe duhet të argumentohen, por kjo është diçka që mbetet të shihet.

Disa thonë se reporterët e luftës janë rreth pesë herë më të ndjeshëm ndaj problemeve që lidhen me shëndetin emotiv se, një pjesë tjetër e popullsisë… E vërtetë?
Kjo është e saktë, por për dallim nga të tjerët ne jemi të ndjeshëm për viktimën e faktorit njeri, nga çdo anë që shkaktohen dëme njerëzore ne e përjetojmë shumë rëndë. Pra këtu nuk zgjedhim se kush ka dhe kush nuk ka faj, mjafton që i lënduari ose i vdekuri të jetë krijesë njerëzore.

Jeni shumë i ri dhe po e bëni këtë punë! Kur imagjinoj që jeni afër moshës sime dhe ka të tjerë që nuk bëjnë asgjë, të kap një faj vetjak! Për sa kohë do të vazhdoni ta bëni këtë punë, nuk e di a keni fëmijë, jeni i martuar? Si është familja juaj?
Unë nuk jam i martuar. Të bësh këtë punë që bëj unë, është vështirë të gjesh partneren që së paku provon të të kuptojë. Por, ndryshe si familjen time i përshkruaj shumë lehtë njerëzit me të cilët jetoj në luftën për paqe ose në paqen për luftë.

A mund ta themi se po jetojmë në epokën e fotografisë?
Thuajse të gjithë posedojnë aparate fotografike, por kjo nuk do të thotë aspak se ne po jetojmë në epokën e fotografisë. Nuk mund të jenë të gjithë fotografë, njësoj si nuk mund të jenë të gjithë kamerierë, apo presidentë ose shkrimtarë. Unë jam 26 vjeç, këtë punë e bëj që nga viti 2008, dhe vazhdoj ta bëj deri kur nuk e di. Duke qenë se e duam shumë këtë profesion, ngjan që vdesim duke e ushtruar, por kjo ndodh nëse profesioni na do ne të cilët e duam atë, gjithnjë atëherë kur e duam për arsye njerëzore.

Si mendoni, pse ka kaq shumë gjak në vendet që keni shkelur? Me kë dhe me çfarë lëvizni në vendet e luftës?
Në vendet e luftës, kur bëhet fjalë për terren të vijave të frontit, lëviz zakonisht me forcat rebele, përderisa jam jashtëzakonisht i interesuar edhe për rrëfimet e tregimeve dhe përvojave të civilëve, duke u munduar kështu të kuptoj efektin që bën lufta në jetën e njerëzve të thjeshtë, të cilët janë vetëm viktimë e kohës së luftës. Por unë lëviz edhe me një makinë të vjetër të bardhë e tipit 1949 Plymouth 4-door sedan dhe me një motor Honda Astra 90. Është vështirë të gjendet edhe një PSE. Interesimi i perëndimorëve për të krijuar tregun e lirë dhe nevoja e popujve për t’u çliruar nga tirania represive gjithnjë po gërshetohen njëra me tjetrën. Gjithnjë po mjafton një shtytje e vogël qoftë nga jashtë qoftë nga rajoni që të fillojnë kryengritjet paqësore, të cilat jo pak herë përfundojnë me kryengritje të armatosura, pasojat e të cilave rëndojnë vetëm mbi njerëzit e thjeshtë e të paarmatosur.

Nga bisedat me ju, dua të di pak më shumë për historinë e fëmijës në çantë! Ma rrëfeni edhe një herë.
Ishin vetëm pak momente, pasi avioni sulmues tokësor Sukhoi i prodhimit rus, i cili përveç që është shkatërrues është edhe i zhurmshëm, kishte sulmuar në pjesën jugore të lagjes Salahedin të Aleppo’s më 18 korrik 2012, prej nga shumë familje kishin vendosur të zhvendoseshin dhe të lëviznin drejt veriut të Sirisë. Për të vazhduar më tutje në kampet e refugjatëve në Turqi, por për të kaluar drejt veriut, këto familje duhej të kalonin përmes rrugëve që potencialisht mund të kishte forca qeveritare, pasi që pjesa jugore e Salahedin ishte pjesërisht nën kontrollin e forcave qeveritare. Një fëmijë rreth 7 vjeç u traumatizua rëndë nga zhurma e goditja, dhe nuk ndalej duke qarë. Prindërit nga frika e futën fëmijën në një çantë, pas 30 minutash nuk dëgjohej më se qante. Unë hipa në kamionetën e tyre të vogël dhe shtiresha të isha civil me të meta psikologjike, në rast se forcat do të na ndalonin. Ishim me shumë fat që nuk na ndaluan askund, ndërsa arsyeja pse të voglën e futën në çantë kishte të bënte me qëllimin që të lëviznim nga jugu drejt veriut në mënyrë sa më diskrete: kështu së paku ishte arsyetimi i prindërve. Pas 2 orë rrugëtimi kam hapur çantën dhe e kam gjetur vajzën e vogël të alivanosur. I kam hedhur ujë dhe kam goditur pjesën e vozitësit në kamionetë duke kërkuar nga babai i saj që të shikonte vajzën, të bënte diçka, ata u ndaluan, i hodhën ujë dhe ajo u rizgjua. Por nëna e saj u tmerrua kur e pa ashtu aq sa nuk vdiq aty. Shpëtuan të gjithë, ata tani janë në kampin e refugjatëve në Turqi.

Ka shumë gjëra që duhen shkruar me patjetër, dhe besoj se keni ndërmend të shkruani një libër me reportazhe. Sa është koha që duhet të qëndroni në zonat e luftës? Zakonisht ku rrini dhe deri kur keni ndërmend ta bëni këtë profesion?
Po, madje jam duke ndjekur një temë shumë interesante krahas raportimit, uroj që të mund të jetoj për ta rrëfyer tregimin, pasi më duhet të kthehem përsëri në Siri. Kur lëviz nëpër zona të luftës preferoj të bashkëjetoj me civilët, pasi gjithnjë jam i interesuar për të dokumentuar përjetimet e tyre, por në shumicën e rasteve jam i detyruar, për shkak të rrethanave, të bashkëjetoj me civilët e armatosur. Unë nuk kam shtëpi. Jetoj në askund dhe gjithkund. Do ta bëj këtë profesion deri atëherë kur profesioni do të fillojë të më urrejë. Në luftë është normale dhe e zakonshme të qëndrosh jo më shumë se 3 deri në 6 javë maksimalisht. Krejt kjo për shkaqe të shëndetit mendor e psikologjik, si dhe për shkaqe sigurie.

Kanë tentuar të të vrasin ose probleme që dalin rrugës dhe nuk kanë zgjidhje tjetër, pra nga ato kohët që duhet të dorëzoheni me patjetër? Ku, në cilin vend keni pasur probleme me jetën?
Probleme kam pasur dhe kam kudo! Në Kosovë, në Tunizi, në Egjipt dhe së fundmi edhe në Siri. Unë jam goditur me 2 plumba nga një snajper i kalibrit 7.62 mm. Kam qenë shumë me fat që plumbat më kanë goditur në pllakat mbrojtëse të një jeleku antiplumb, sepse pika goditëse ka qenë në distancë ndoshta në afërsi prej 1,000/00 metra.

Për ne që shohim ndodhitë vetëm nga ekrani, çfarë është frika e një reporteri lufte?
Frika është elementi psikologjik i reporterit të luftës që e mban atë të gjallë. Të frikshme janë edhe zërat e avionëve sulmues, të tmerrojnë fare. Pastaj sulmet me mortaja dhe artileri tokësore. Madje atje ku kam qenë unë ka edhe nga ata që janë civilë të kontraktuar nga ana e qeverisë dhe departamentit të mbrojtjes dhe inteligjencës. Ata me një fjalë janë vrasës me pagesë. Duhet të sjellin koka njerëzish në zyrat e policisë ose kudo që të jenë marrë vesh me shtetin. Sipas tyre, merrnin rreth 50 USD për kokë njeriu. Më kujtohet rrëfimi i një burri sirian që pat mbetur pa bukën e shtëpisë. “Unë nuk kisha ku të punoja, kam mbledhur kanoçe dhe hekurishte. Lufta më solli në atë pikë që njerëzit nuk konsumonin më pije me kanoçe dhe nuk kisha nga të merrja. Doli fjala se shteti po paguan mirë për një kokë njeriu. U lajmërova në një pikë ku po patrullonte ushtria dhe kërkova të punësohesha. Më thanë se një kokë nga ata që janë në kryengritje do të ma paguanin me 50 USD, fillova të kërkoja në mos mund të gjeja koka të vdekura e t’u dërgoja, por nuk gjeta, duhej të vrisja. Fillova të vras, i vrava tre njerëz që gjeta në lagjen që ishin të piketuara nga qeveria, u mora kokat dhe u dërgova autoriteteve dhe ata më paguan 150 USD. Ky burri që rrëfente tregimin e tij, ka qenë i burgosur i Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë, UÇS-ja. Ata thoshin se nuk kanë argumente që dëshmojnë deklaratën e tij, por e kanë me konsideratë, sepse ky ka rënë pishman për atë që ka bërë.

Çfarë do të thotë për ty të bësh foto në vendet e luftës? Mos është realizimi i një ëndrre?
Të bëj foto në vendet e luftës për mua do të thotë të qenët dëshmitar i krimeve të kriminelëve, të cilët angazhohen për të vrarë njerëz, dhe njëkohësisht, që është më e rëndësishmja, mision jetësor për të thirrur njerëzimin për t’u ndërgjegjësuar që të zgjohemi nga gjumi dhe të parandalojmë tragjedi të tilla. Nuk jam as i pari e as i fundit që jeta më ka bërë përgjegjës për këtë mision, por nuk jam i sigurt dhe jam tmerrësisht i shqetësuar në vazhdimësi, se deri kur do të na duhet të jemi dëshmitarë të tragjedive të tilla të përgjakshme njerëzore. Fotografia që bëj unë do të shpaguhej vetëm atëherë kur në kompozicionin tim të fotografisë nuk do të shihja më gjakun e njerëzve. Ndryshe puna që ne bëjmë mbulohet materialisht vetëm aq sa ne arrijmë të mbulojmë shpenzimet dhe pajisjet tona. Ne nuk mund të bëjmë një jetë mesatarisht të mirë në kuptimin material.
Gazeta Shqip 
19 Shtator 2012