Monday, March 19, 2012

Bia e Rrugës “Myslym Shyri”



E shoh nëpër ecje. Më vjen ti flas. E bëj këtë gjë disa herë por ajo nuk më njeh. Është mëngjes marsi i ngrohtë me kaçurrela. Dola të fotografoj dhe të shkruaj diçka për të. Ndoshta jo për rastësinë e çasteve, por njerëzit rrugicave të këtij qyteti belbëzojnë ndër vete fjalë, ata edhe flasin me Veten. Këtë nuk e kuptojnë kur buzët u ecin dhe flasin. Kafen e mëngjesit po e pi te bartorja përballë këtij kati të parë, ndoshta më i famshmi në Tiranën e viteve të demokracisë. Tek ecurinat e mia në këtë qytet, ajo është njeriu me i çuditshëm që më ka bërë më shumë përshtypje. Po pres. Nuk të ngacmon.

Aty më kujtohet se një ditë po kalonim me Samin për punë xhirimesh pranë hapjes së ballkonit të saj, ajo po fshinte. Ai i shkeli fare pak pa dashje një katror te vogël nga e gjithë vija e bardhë e stërlyer prej resh. – Maloku i mutit, ke ardh nga ke ardh ik n’shpinë tate, kështu bërtiti Bia. Ndërsa unë qesha me të madhe pas saj se ajo e gjeti që Sami është malok. Edhe ai vetë qeshi. Bia! Të gjithë e njohim, e flasim, të gjithë e kemi parë se kush është, të gjithë nuk e njohim, por edhe të shumtë jemi ne që e paragjykojmë atë! Ajo është një personazh urban i kateve të para, që sa herë kur bëhet fjalë nëpër kafene, apo në çdo vend te të botës sonë që fjalosin njerëzit për pastërtinë apo gëlqeren, merret si shembull! Seç ka një dëshirë të zellshme për pastrim, dhe gjithmonë e ndrin atë hënën e katit të saj të parë, e përkulur me fshesat e vjetra prej kashte. Ndoshta ky është një konkurrim i zellshëm mes shitëseve të dyqaneve që lajnë e pastrojnë pragun e tyre dhe Bies… Flokët gështenjë kaçurreli, e kur fshihet rruga ato janë gjithmonë të lagura sepse e thatë është vetëm fshesa prej kashte ari. Siç është edhe ajo vetë, një “gjithmonë”. Seç më duket që flokët e saj lahen vetem me sapun Rrogozhine, mundësisht me sodë nga ato 20 lekëshet e kohës së fishkëllimës. Ritualet e Bies janë të përhershme, vetëm pastrimi dhe të bërtiturat për ata që bëjnë pis. Më shumë se çdo herë, mes dyqaneve të shkëlqimit në Rrugën “Myslym Shyri”, kati i parë i Bies lyhet pothuaj çdo ditë! Është Hënë dhe re, madje as ato nuk janë kaq të bardha. As e bardha vetë nuk është më kaq e bardhë.

 Mes llaçit të ngrirë në fasadë i ngjeshur fortë, tashmë i ngjyer me shkëlqim gëlqereje dhe xhamave të dyqaneve konturuar me një lloj mermeri të njëjtë, kati i parë i Bies, duket edhe oborr në trotuar! E shihja shpesh nga liqeni, por këto kohët e fundit sikur duket edhe më rrallë. Të folurën e mban gjithmonë me Veten. Nëse i afrohesh afër, edhe mund të kapësh ndonjë fjali, e gjitha kjo e thënë ndër fjalë me pak zë. Nëse në verë i ka këmbët e zbathura me pantofla, në dimër e sheh vetëm me pantofla: por me çorape të bardha ama! Në të mundurën e Nona Bies, ajo duket se ka një fiksim të gjithmontë për të bardhën. Më mjaftojnë të shoh gëlqeren, çorapet, qeset trajsta, funde, ndonjë bluzë të bardhë etj, dhe duket sikur në të, ka diçka që duhet pastruar për në jetën e saj…! Nga jashtë shfaqet se brendia e shtëpisë së Bies, duket e gjitha e bardhë! Për Bien, njerëzit flasin shumë, por nuk dinë asgjë! Ajo banon në atë katin e parë, që po bëhet në çdo ditë i bardhë. Pyes aty rrotull për të, por njerëzit flasin me cingërima! U fryhen rrylat, a thua se shqetësohen nga prania e saj, madje duke qeshur edhe me ironi. Bia ecën lëkundurazi, e përkulur, e shkurtër, gjithë kaçurrela gështenjë që më duket se janë të lyera direket nga gështenjtat! Ose me këna, ose ajo eshte Bio-Bia. Ka një ish kujdes në fytyrën e saj, por edhe një të tashme moshe për aq sa mundet.

Në qytet mund të dallohen vajzat kaçurrelse që kanë trupin e saj, por edhe ajo mund të dallohet tek ato se si ka qenë e re. Shfaqet se jeton vetëm: me disa armiq që kurdoherë i ka në katin e dytë apo në atë të tretë, por këta mund të jenë edhe kalimtarë të rastit të cilëve u bërtet për mos pastërti. Nëse ti kalon në kohën kur ajo fshin trotuarin të mbushur me gjethe apo hedhjesh të tjera që mund të mbajë një vend për të qenë pak më i pastër, edhe nëse ti hedh ndonjë bisht cigareje, ajo përsëri armikun e ka në katet e sipërme bashkë me ty. Por kjo nuk do të thotë që nuk të bërtet! Mban edhe një merak, nëse i shkel gëlqeren e saj të lyer mes ballkonit dhe pllakave të trotuarit i cili ka një rrip të trashë të bardhë, apo edhe kudo aty rrotull ku ka konture të trasha të bardha! Kur ajo fshin trotuarin, d.m.th oborrin, bërtet! Pasi lyen ato pemët që ka para katit të parë, së fundmi ka filluar të lyejë edhe pllakat e vendit që nuk e kanë më pemën. Madje e lyer, është edhe një shtyllë betoni. Pastërtia e saj, është bërë një ritual i zakonshëm për ata që e shohin aty çdo ditë…

Bërtet shpeshherë me armiqtë e saj, dhe për këtë ata që janë aty afër fillojnë e qeshin. Ajo nevrikoset. Njerëzit duket sikur nuk duan të flasin për të, por sepse ajo është koha më me famë e Rrugës “Myslym Shyri”. Pyeta të tjerë aty rrotull, por askush nuk më tha ca gjëra të sakta! Bia, JareBia, Barbia, Muhamebia, apo çdo gjë lloji emri tjetër, ajo do mbetet Bia e Rrugës “Myslym Shyri”. Jam kureshtar të di si jeton Bia! Më thanë që ajo ka kushërinj, motra e vëllezër, njerëz me pozitë, por askush nuk vjen ta takojë! Presin qe ajo të vdesë dhe legjenda e gëlqeres të kthehet e zakonshme për sytë dhe blerjet tona. Të dhëna para viteve tona nëntëdhjetë janë parfumuar duke thënë se Bia ka pasur për një kohë nën rradhë një histori dashurie me një person ambasade. Pak flasin se ai, pra ish i dashuri i Bies ishte nga Ambasada Polake, më shumë thonë se ishte nga Ambasada Franceze. Po normal, shumë mirë ka bërë, nëse i ka pëlqyer! Nga kjo dashni, fjalët e syve të atij sistemi i vunë vulën edhe Bies. Dhe sigurisht, që kjo histori dashurie nuk i bënte mirë moralit të asaj kohe! Kështu që Bien, e dënuan me internim. Të gjitha katet e para të Rrugës “Myslym Shyri” janë hapur për dyqane, mund të ketë mbetur edhe ndonjë tjetër. Po jo si ajo, se Bia e ka hyrjen nga rruga. Veç ta shohësh, në ato të shtatëdhjetë e mos me shume vite qe ka, hipën në dritaren e katit të saj për të rregulluar një copë prej dandelle, me afërsi rrjete të bardhë si mbulonjëse për pluhurin dhe pickonjat. Jam shumë kureshtar ta shoh Bien në ndonjë foto, si mund të ketë qenë e re! Me se jeton? A ka pension?! Nuk e kam parë të mbajë mace, së fundmi e ka një. Nuk është e bardhë, por gri me viza të zeza. Madje është nga ato macet e rralla si tigra të vegjël gri, nga ato që janë zhdukur në pullazet dhe lagjet tona. Ata që pyeta, më thanë se asaj ia kanë kërkuar shumë shtrenjtë atë shtëpi, por nuk e shet. Ajo që mendoj gjithmonë është: - Pse e përdor Bia kaq shumë pastrimin nga ngjyra e bardhë? Pse do të pastrojë, por edhe nga se dëshiron të pastrohet? Çfarë mëkati pastërtie ka ndodhur?! Afrohem te kati i parë jo për një kalim të shpejtë për në parajasë dhe e menjëhershme është ndjesia e erës së gëlqeres! Është kaq e pastër sa më duket pambukRe! Ishte ora 17:30, kur i rashë derës në shtëpinë e saj për ta pyetur ose për të dëgjuar ndonjë fjalë. Në të vërtetë unë jam aty për të pyetur kot për shtëpinë, se dua ta ble. Sa trokita në derën brenda ballkonit, ajo m’u përgjigj kështu: Hë, edhe ti ke ardhur për shtëpinë? - Çfarë do? - I thashë më fal, jo jo ngatërrova derë… E më pas doli të kontrollonte pastërtinë e zakonshme! Fjalët thonë se Bia është halla e një personi të rëndësishëm në një lloj qeverisjeje të Tiranës e më gjerë.





Gazeta Shqip 19 Mars 2012
eljan Tanini

Friday, January 27, 2012

Kotësia e një Onufri në Galerinë Kombëtare

Arti fillon në atë pikë ku mbaron imitimi, të paktën kështu thotë Oscar Wilde! Vajta të shihja Onufrin, edicionin e XVIII te cilin kisha kohë që e prisja! Për mua Tirana duhet të ketë shumë festa të Artit, që nga TIFFi e deri tek ekspozitat në  çdo cep Galerie në Tiranë, shfaqje baleti, teater, opera etj. Në atë padurimin tim për të parë Onufrin edhe këtë herë, pata një zhgënjim që nuk e kisha hasur kurrë më parë. Vura re një afishe të madhe në hyrje të GKA, një punë të dobët, të cilën e pashë edhe brenda në ekspozitë, por nuk e kuptova edhe aq mirë se paralajmërimi për më të pa bukurën e kësaj ekspozite thuhej që në hyrje! Pastaj nisa të mendoj, pse kanë zgjedhur këtë punë me këto ngjyra për të paralajmëruar fillimin dhe afishen pamore (identifikuese) të Onufrit?! Prisja të shihja ndonjë foto moderne, të paktën një nudo artistike të ditëve tona, por në fakt kishte më shumë asgjë, ose më saktë pak më shumë lirshmëri e cila nuk të fton! Sepse në të vërtetë kishte më shumë ndrydhje mendimesh të cilat na jepen si moderne...!
Këtu e vendosa edhe Veten në dyshim, ku janë punët moderne? Ku ështe arti i ditëve tona?  Shumë pak punë ishin më të mirat, rreth 3 autorë, por edhe këto si pa lidhje.! Ka kaq shumë vepra moderne të artistëve të ndryshëm shqiptarë, sa është e vështirë të mendosh se edhe ne shqiptarët nuk bëjmë art modern. Pra për këtë, askush nuk duhet të marrë guximin as për edhe ta menduar se bëjnë apo jo artistët shqiptarë vepra moderne si para dhe pas viteve 90-të.
Nga gjithë kjo ngutje e ndrydhur, shprehur në një ekspozitë të tillë po filloja të mendoja se mos ndoshta këto janë hapa moderne, lidhur dhe mbeshtetur tek eseja e Charles Baudelaire : E bukura përbëhet nga një element i përjetshëm, i pandryshueshëm, sasia e të cilit është tepër e vështirë të përcaktohet, dhe nga një element relativ, rrethanor që do të jetë, si të dojë njeriu, herë tërë ansambli, herë epoka, herë moda, herë morali, herë pasioni. E nëse na qënka puna kështu, ateherë pse kjo ekspo mbart të kundërtat e asaj që shohim? Nga e tëra kjo mbarjse, pse lindet një zgjgënjim që më shumë është kotësi ?!
Si mund të quhet moderne pjesa dhe bashkimi i disa punëve, ose fotografive të cilat lidhen me disa punë të reja pa pikë modernizmi? Po mirë, nëse fiton dikush nga pikturat ose fotot e vjetra të autorëve që kanë ikur nga kjo botë, kush do e marrë fitimin apo sajesën e çmimit?
Unë nuk dua të përmend emra, por e gjitha kjo ekspozitë në fare pak punë kishte art. Një shëmti zgjedhjeje ku e gjitha nuk shihet si konkurs por vetëm si një paraqitje e rëndomtë, që në të vertetë nuk ka kuptim. Nëse kjo ekspozitë simbolizon një thirrje në përpjekje e sipër si për të ruajtur gjoja artin shqiptar nga veprat drejt klisheve, përshkrimi i kësaj faze të pikturave apo të fotografive vjen tej mase i dobët.
Shpresoja të shihja tek Onufri i kësaj here, atë që nuk e thotë televizioni, media, njeriu i ditëve rutinë, por pashë thellimin e këtyre që citova në këtë fjali. Duke ikur ashtu kështu, Onufri i këtij viti është në krizë të thella mendimesh!
Jo të gjitha ato punë të ekspozuara aty janë vepra arti, për më shumë siç vijnë të shfaqura të bëjnë të mendosh se kjo nuk është më një ekspozitë në GKA, por është një  çorape që duhet arnuar më mirë nga thembrat! Jeta e njeriut është e shkurtër, por arti është i gjatë thotë Gëte. Kujt po i intereson se nga vjen e bukura e jetës moderne,  kur unë shkoj të shoh Onufrin në të cilin nuk ekspozohet asgjë

Të shoh në hyrje te ekspozitës një qëllim se  çfarë është e bukura, pse është marrë diçka e tillë, disa foto të ditëve tona tejet pa kuptim të shkrepura si gjojarasti, apo disa skulptura që imitojnë Pikason! Nuk ka rëndësi se  çfarë është e bukura, por mua nuk më rastsi të shoh të bukurën që nuk di ta përkufizosh, por disa shëmtillëqe fare pa kuptim! "Onufri"në gjithë këto vite është përpjekur që të tregojë se  çfarë ndodh me artin në përgjithësi, por në këtë sezon të tijin arritën qëllimin të qëmtojnë nivelin e artit pamor të atyre që duan të bëjnë kurime ekspozitazh. A mund të quhen kurim, disa stilime mode, vendosura mbi një tavolinë xhami? Të cilat nuk i kupton pse janë aty?! Apo disa punë që nuk tregojnë aspak dhe asgjë në lidhje me krijimtarinë, të cilat duket se janë mbledhur rishtazi kot! Po lidhja mes fotove më të vjetra me ato më të ditëve tona  çfarë krahasimi ka?
Ajo që hasa më shumë në një ekspo të tillë, është shkurajimi për ta parë artin shqiptar të ndrydhur, dhe pa pikë përkufizimi mbi të. Kjo ekspozitë është më shumë një aktivitet në hapërdarje e sipër apo ardhja e kohës në të cilën jetojmë. Është një ikje me dashje, me qëllim dhe ndrydhje për të mos treguar qofte seksualitetin e artit tonë, feminilitetin apo njerëzoren.
Nuk shoh dot këtu asnjë mënyrë të pari në artin shqiptar dhe një pa lirshmëri ekstreme! Pasi e pashë ekspozitën herën e pare, më e mira që mund të bëja pas këtij Arti të Onufrit në GKA, ishte të shkoja të haja bukë me qofte, dhe pak birrë tek ai i thençin Tregu i Krishtlindjes, pranë Teatrit Kombëtar. Po të paktën buka me qofte ishte shumë më e mirë se kjo gjoja ekspozitë. Ndërsa kur vajta ta shoh edhe një herë tjetër këto ditë Onufrin, ndenja jo më shumë se 15 minuta sepse veprat nuk më thonin më asgjë, ndërsa një pjesë e emrave të artistëve Po! Por në dalje kësaj rradhe preferova kokoshkat e kinemasë…!

Arti ynë nuk ka vdekur, kanë vdekur mendimet e atyre që duan të bëjnë Vepra ARTI.

Botuar tek Revista Harmony Janar 2012, Shqiptarja.com 21 Janar, Gazeta Shekulli 24 Janar dhe Gazeta Standard 27 Janar 2012

Wednesday, November 30, 2011

"Rilindja Kombëtare, si kthim në ndërgjegjjen qytetare"


Mos e bëj indiferencën tënde ëmbëlsi sistemesh





















Rilindja Kombëtare Shqiptare ishte rezultat i lëvizjes politiko-shoqërore dhe kulturore për çlirimin e vendit nga zgjedhja e huaj. Kjo lëvizje, nisi nga mesi i shekullit XIX dhe përfundon vitin 1912, me shpalljen e Pavarësisë Shqipërisë.

Sot nuk jetojmë frymën e Rilindjes Kombëtare! Zgjedhja e huaj na janë bërë mendimet e atyre na qeverisin, bashkë me ata,edhe korporatat e tyre. Por pushtimi i huaj është bërë ëndrra e shqiptarit për shqiptarin, hedhurit e mendimeve negative oborr mendimeve fqinjit! E thënë pak ndryshe, ne jemi hedhur për votuar dhe qeverisur nga ata çdo gjë e bëjnë për interesat e vendit kanë krijuar shitur e blerë, por ama për xhepin e tyre. Janë pikërisht ata Tiranën e mbushin pak a shumë kuq e zi, e prapa saj, çdo pëllëmbë toke e blejnë dhe e shesin po ata.

Humbja e dinjitet personal shqiptarëve lidhet edhe me rrjedhën e informacionit. Madje, askush nuk e ka mendje se vendi yt dhe dëshirat e tua mbi , janë ato trashëgohen nga Rilindja Kombëtare!

Pothuaj çdo gjë është bërë komerciale lidhje me dashurinë e vendit tënd, po ashtu edhe dëshira e ABC-! Sa shpejt e harrojmë se atë shkruajmë sot, e kemi fryt një pune nuk duam ta njohim! Nuk kamë DINJITET KOMBËTAR, sepse jemi bërë si furça duhet pastrojmë mendimet e politikës dhe dëshirave saj! Ka shumë vende botë por edhe Evropë, qenë kohën kur kanë patur rilindjet e tyre, kanë vazhduar po atë frymë. Ne JO!

Ne ende vuajmë dhe nuk duam kuptojmë faktin se protestuarit apo dalurit rrugë për protesta, është ndërgjegjësim qytetar, është si gjaku për trupin.

Është ushqim për krijim mendimesh pavarura. Ka ardhur dita kuptojmë se rrugë duhet vërshuar, sepse ne nuk jemi dele udhëhiqemi apo ushqehemi barin ku na çojnë! Ose na thërrasin, se dhurata e mirë për vendin tonë përkujtim pavarësisë është hapja e një qendre madhe tregtare…! Komercializma pa emërtim, na bëjnë harrojmë mundin plot vlere Rilindasve tanë, apo një kohe e kemi vështirë ta mendojmë se ajo e sotmja është lindje e shkuarës! Prandaj është bërë e udhës, se ata bëjnë ecjen e politikës çdo ditë, mos mendojnë fare për ne!

Dhe ashtu siç ndodh gjithmonë e kundërta, ne si qytetarë duhet kthejmë sytë nga udha e gjatë e Rilindjes sonë Kombëtare. Pushteti po lufton çdo ditë e shumë për interesat e veta, ndërsa ne, edhe kur duam kujtojmë Rilindasit tanë, i harrojmë si hedhur lecka vjetra historisë. Ne na i manipulojnë ditët si kapsllëk dëgjimi dhe shikimi! Ne nuk duhet heshtim sepse ata gëzohen! Zotërinj, njerëzit e këtij vendi, nuk janë kafshë sintetike!

Nuk e dija, dhe as nuk kisha për ta kuptuar se Pavarësia e Shqipërisë ka lidhje me një krijim tjetër udhëheqjeje! Tani po shkruaja shkrimin, një miku im, tha se harresa e madhe i bëhet Shqipërisë për Festën e Pavarësisë por edhe studime, citime etj, është harresa e një ndër atyre e filluan këtë nismë: Jeronim De Radës. Sipas burimit hasur farerastësisht nga unë, dhe fjalëve mikut tim, ishte De Rada një ndër ata e hapi Rrugën e Pavarësisë, se po ishte për brekushet, apo groshët e festet e Turqisë do ishim pak keq se ç’jemi sot.

Sakaq,është llumi politik i cili nuk bën mendosh ndryshe. Por rinjtë, zënë keq nga globalizmi dhe teknologjia, nuk është se mendojnë shumë për çështjet një Shqipërie Natyrale ose asaj Reale. Dhe shumë kjo gjë duket tek rinjtë e trojeve shqiptare, cilët mbeten ende me sytë nga Shqipëria dhe Tirana, e marrë gjithë bashku, nuk mbartin as ndonjë guxim për vepruar, por,as edhe guxim për shpresuar.

Kemi edhe festa kombëtare. Për to nuk jemi fort sigurt, i festojmë sa për tu dukur bashku me politikanët tanë, apo na pëlqen mblidhemi me vërtetë! Ne nuk e varim flamurin tonë kombëtar çdo diel dritaret tona, ashtu siç e bëjnë shtete tjera. Ose rrallë herë e vendosim një cep shtëpisë sonë! Edhe atë copë karte Aktit Pavarësisë, kopjuar dhe botuar nga Lef Nosi, nuk duam mundohemi ta printojmë, e pas ta kornizojmë për vendin bukur dhomës!

Kohët e fundit diçka ka ndryshuar rreth vënies flamurit çdo dritare, por edhe kjo është shumë pak, nuk është flamuri ai tregon dashurinë për vendin ku jeton. Rrallë herë e shoh flamurin kombëtar vendosur diku ndonjë dhomë këtyre dinjiteteve, sado i vogël jetë ky flamur.

Ne fakt bëhemi dashur për vendin vetëm një herë vit. Harrova, e duam vendin tonë kur e vendosim flamurin kombëtar foton e profilit Facebook! Sigurisht, atë nuk mund ta bëjmë realisht dhe me shpirt, e tejçojmë rrjetet sociale!

Por ç’ keqe ka, dalësh rrugë e protestosh një ditë feste me një idealizëm paqtë, me figurat e Rilindasve harruar, me harmonikë, flamur kombëtar, kitarë, lexim Migjenianësh, Konice, De Rade, apo edhe çdo gjë tjetër i përket kësaj dite. Ka ardhur dita ndërgjegjësohemi, se fajin madh e ka populli, jo ata na hipin sipër për çdo katër vjet. Ndërsa për ty Shqipëri e dashur, Gëzuar festën tënde, por Jo atë gjithë shqiptarëve.

Për Gazeten Shqip, 5 Dhjetor 2011.

Saturday, November 12, 2011

Të Indinjuarit e Tiranës: Reflektim, Rebelim, Rikrijim



Duke marrë shkas në mundësinë që të jep shtypi, vendosa të shkruaj ca fjalë edhe për një OCCUPY TIRANA, ose ZAPTO TIRANËN. Kur Shqipëria të bëhet kazan plehrash e kapitalit të huaj dhe oligarkisë vendore në bashkëpunim me mafien e huaj, ne do bëhemi të punësuarit e shtetit tonë në mbeturinat e botës. Jo më mbeturina, por ndryshim prodhimi dhe vendim-marrjeje! Ne ende nuk duam të kuptojmë faktin se të protestuarit apo të dalurit në rrugë për protesta, është ndërgjegje qytetare, është si gjaku për trupin. Dje, më datë 11.11.2011 nga ora 12/00, një grup të rinjsh vendosën të zaptojnë Pedonalen, Rrugën Murat Toptani. Me shumë probleme të policisë, e cila e kufizoj orarin, protesta ashtu-kështu u bë.

Një protestë e cila ishte më shumë vizuale, por që në thelb mbart reflektimin apo edhe te folurin në grup kundrejt të gjithë qytetarëve që afroheshin; duke treguar për njerëzit që kalonin atje ato reflektime që u folën por edhe ato që qytetarët kishin interes të dëgjonin prej të indinjuarve. Pak kush e di, që edhe në Shqipëri ka një grup të rinjsh të indinjuar. Madje, që dalin në rrugë me kitara qe recitohet Migjeni, por edhe që lexohet Konica. Një stil proteste që tregon se edhe romancat e revolucionarëve romantikë nuk kanë humbur. Të indinjuarit dolën në rrugë se njerëzit nuk e kanë kuptuar ende që liria kërkon kushte.

Perandoria duket se po bie, por njëherësh ka edhe një lënie me qëllim, që të rinjtë apo studentët të mos forcohen. Nëse nuk ka asnjë mënyrë për të dalë pastër në rrugë, kjo është e mira që mund të bëjmë për më të mirën tonë, pavarësisht se këto janë gjëra të vogla.

Nëse ata luftojnë për interesat e tyre, po ne, pse mos luftojmë për interesat tona? Duhet menjëherë të mos harrojmë: Sa më shumë dikush flet për demokraci dhe liri, aq më pak ajo është pranishme (Berisha, Qeveria, e majta dhe korrupsioni, fjala vjen).

Shpesh herë, kur të thonë se çfarë do bësh nesër, nuk di të japësh një përgjigje, ose të paktën diçka ke planifikuar. Po këtu tek ne, çfarë duhet të bësh nesër? Në shoqërinë tonë dumdumiste, të kundërtat bashkëjetojnë gjithmonë. Mos ndoshta janë ftohur dhe shqiptarët? Jo aspak. E pse të jemi të kënaqur me kaq! Si qytetar i këtij shteti, në të cilin nuk ndihem aspak, ndiej që në shtëpitë SALISTANASE, ka kapur një ngërē i madh parash. Edhe ata që mbledhin kanoçe, lypsfitimi, banane në shitje me farërat e zeza, hajde llustra apo paketa cigare, peshore që peshon kohën e vet, kambist apo shitës kartash e numrash telefoni, shitës librash, apo edhe shitës që rrinë anës anave; qytetar protestash, kafesh apo hallesh, besoj se asnjëherë nuk mendojnë se duhet të vërshojnë në rruge! Pse? Sepse ne vuajmë nga frika e të protestuarit.

Nuk ndihem qytetar i këtij shteti, unë i jap shtetit, po shteti çfarë më jep mua? Asgjë, asgjënë që përpiqen ta bëjnë gjë. Dhe kur imagjinoj se në shtetin e SALISTANIT, gjërat po shkojnë mirë vetëm mediatikisht. Ka dalë e modës tani, vetëm 30 sekonda fushatë, shpikje zërash parlamentare, dhe qytetarët do gënjehen. Mos është kjo një indiferentizëm i qëllimshëm? Aspak jo, nuk janë salistanasit, apo edhe bashalimanët kaq intelektualë sa të bëhen indiferentë me qëllim. Ende jo, duhen shumë kohë, për indiferencën intelektuale.

Se fëmijët e këtij vendi, nuk kanë “Kënd Lojrash”, atë e sjellin një herë në vit dhe ja u lëne mu në qendër. Por ky vend ka figura të mëdha, pastaj udhëhiqet shumë mire, udhëheqësin e rëndësishëm e ka doktor njerëzish, ndërsa tjetrin doktor kafshësh. Shikoni se ç’bëhet me ata që drejtojnë SALISTANIN dhe BASHALIMANIN. Janë ulur përballë njëri-tjetrit. Kanë marrë një tryezë të madhe me këmbë të larta, dhe qytetarët rrinë poshtë për të kapur çfarë të gjejnë, por edhe atë që u bie nga sipër.

KRYENGRITJE STUDENTORE TANI! Pushteti lufton për interesat e veta, po ne, pse mos luftojmë për interesat tona?!
Zaptoni Tiranën!

Për Tirana Observer 12.11.2011

Friday, September 23, 2011

Vetëikja kohore e njeriut dhe e artistit

"Arsyeja pse ndodhi për të ikur, u rrëmbye me atë që vrau Veten, ne të tjerët bëjmë ushqim për studime dhe letërsi"…

Sa herë më ka shkuar mua në mendje të iki nga kjo botë?! Jo vetëm ndonjëherë! Po, më ka shkuar ndërmend, që nga mënyra për t'u futur në qeniet e atyre që e kanë bërë atë veprim, duke veshur kostumin e tyre, dhe deri në ikjen e kostumit tim. Kam menduar, ose të paktën jam munduar të mendoj se si janë ndjerë këta njerëz që e kanë përjetuar këtë gjendje! Kam menduar (së paku si një përgjigje) që vetëvrasja është njësoj si kulmi i lindjes së një fëmije, dhe ky kulm është i barabartë edhe me vetëikjen: kjo e fundit si një fjalë më zbutëse, por që varet se kë zbut më parë…! Këtu, do thotë dikush se lindja është gëzim i madh, por ky gëzim, vjen edhe për vetëikje në kohën që vjen! Duke nisur nga Vetja ime, më bën përshtypje mënyra se si tejçohet ajo.

Perveç se është një kohë e menduar gjatë dhe që ndodh fare shkurt, mënyra jonë për të mos e pranuar vetëvrasjen është justifikimi se ka vetëm një turp për ta kryer. Kurajoja e miqve më thotë se vetëvrasja është një turp! Duke u nisur nga Vetja ime, shpesh herë më vjen turp të vetëiki për shumë arsye, por edhe dua të iki… Kush e mban përgjegjësinë për këtë gjendje të vetëikjes? Nuk mund ta mbajë askush, sepse është ndjenja më e madhe që e alarmon njeriun, madje është më e fortë se lindja. Kur dikush vetëvritet, të tjerët thonë se u çmend, kishim kohë që e kishim parë ashtu…! Por në të vërtetë nuk është ashtu, dhe nuk ka se si të jetë, pasi nuk e kuptojnë minutin e kohës kur ndodh ikja.

Më bëjnë shumë përshtypje njerëzit që thonë se nuk e kanë menduar asnjëherë të largohen nga kjo jetë, dhe këta më duken shumë të çuditshëm! Ndoshta mund ta mendojnë më vonë! Pas çdo vetëikjeje, fshihen të vërteta të dhimbshme, prej të cilave për arsye të ndryshme, të afërmit nuk preferojnë t'i thonë, ose preferojnë të thonë të vërteta që nuk ekzistojnë fare në realitet. Në atë kohë qe shkelim të gjithë ne, ndjenja e vetëikjes ndihet më shumë tek artisti, dhe kjo nuk do të thotë se është i vetëm pa fytyrën e njeriut, por artisti është lakmuesi i parë që ndjen dhimbjen apo gëzimin e masës. Është po ai që merr ndër shpinë atë që e rrethon, dhe këtë arsye e ka nga emocionet që bën në artin e tij. E ndodhur si ikje që nuk ka se çfarë të japë më, artisti mendon se duhet ta lërë me aq për të ruajtur atë që u krijua bashkë me të. Dhe si ikje e plotë, nuk është altruiste që në kohën kur dhimbja e tij bëhet për Veten.

Çfarë është në të vërtetë një vetëvrasje në kohë, ashtu siç e mendojnë të gjithë? Është një shtyrje e gjatë, që mund të ndodhë përherë e më shumë, nga cila njeriu është i varur nën ecjen e tij, se vetëikja nga kjo botë merret edhe si qëndrim kryeneç ndaj asaj që na është dhënë. Por asnjë nga ne, nuk mund ta kuptojë mirë atë që ka vetëikur, edhe unë që po shkruaj tani, nuk mund të jem në atë ndjenjë pa përpjekje për të shtypur vetë më parë një ndjenjë të tillë. Të gjithë aludojmë, të gjithë ngopemi me fjalë se nuk duhej bërë, por askush nuk e kupton. Diplomatët më të mirë të vetëikjes dhe të nënvlerësimit të saj jemi të gjithë ne. Arsyeja mendore se përse njeriu bashkë me situaten e këtij të fundit ashtu si edhe artisti vetëikin, fillon me anën personale, dhe më pas është ana personale ajo që tejçohet si gjendje e krijuar nga të tjerët.

Jeta moderne është bërë me e vështirë, dhe na duket normale. Luhatja është se mos ne po i rrisim fëmijët tanë më të frikshëm ndaj asaj që duan të shohin. Shoqëria jonë, kështu siç është e dalur në botën që e rrethon, e ka të vështirë ta shoh romantiken si ireale, si të pamundshme, madje kam frikë se mos morali kolektiv po rrit gjithmonë e më shumë një lloji njeriu më të mbyllur drejt një mosbesimi ndaj vlerave të Vetes. I kemi kthyer shtepitё tona nё çmendina, ku dёshira pёr fёmijёn, nёnёn dhe babёn, shёrbehet si akt pёr t’u bёrё sa pёr tё thёnё, dhe jo si lindje e jetёs pёr jetё.

Shikoni, se vetëikjen e pranojnë edhe ata që shkojnë në frontin e luftës, ata që nënshkruajnë kontrata në emër të shtetit të tyre, edhe ata që kanë një punë lidhëse në emër të jetës personale. Prandaj, bëje ose jo “vetëikjen tënde”, por kur ta kesh menduar, kur të të pyesin të tjerë, thuaje që e ke menduar. Është shtysë, për të thënë hapur atë që ke menduar. Aty, tek nënsituata që je tani, të duhet më mirë ta pranosh se kur e ke menduar më parë vetëikjen… Kam pyetur edhe shokë dhe miq të mi, nëse e kanë menduar vetëikjen më parë, muaj më parë apo edhe në adoleshencë! Shumica e tyre e kanë menduar në adoleshencë, dhe është krejt normale, të tjerë e mendojnë edhe tani. Më duhet të them edhe që, ndër të rinjtë e bllokut, (edhe pse nuk janë ata përfaqësuesit e rinisë shqiptare), më të shumtët e mendojnë shumë herë “vetëikjen për vetëvrasjen” në çdo kohë. E gjitha kjo vjen nga bisedat e kafeve dhe ato konfidenciale. Prandaj, edhe në letrat e fundit, ka të vërteta që nuk thuhen në jetën normale, sepse është një lloj nderi dhe një lloj sakrifice që e merr vetë përsipër. Po aq sa mbetet të thuhet se “vetëikja për vetëvrasjen” është një lloj sakrifice për Veten, një dorëzim i Vetes ndaj asaj që nuk e njeh. Mosnjohja e situatës ku shkohet është dëshira e parë që bëhet.

Madje, disa prej nesh e dinë shumë mirë se kanë ndërruar jetë vite më parë! Jetojnë në këmbë se duhet bërë, por jo se duhet ndjerë! Mund të jetë si një ngritje e kryes ndaj krijimit dhe asaj që të rrethon, vetëlëshim që të duhet ta vendosësh me dorën tënde, por mbi të gjitha përqafim nën vendin se ku shkon qenia jonë më pas, dhe ajo çfarë ndodh në kohën kur njeriu e kryen aktin e vetëikjes është mister që ne nuk do të mund ta njohim kurrë.

Shkruar për Revistën Psikostil, Qershor 2011.

Monday, July 25, 2011

Të jetosh në një sistem pa estetikë!


Më kujtohet koha kur filluan të zhvishnin nga pllakat e mermerit Piramidën dhe mendoja se çfarë po bëjnë! Pse duhet veshur përsëri me mermer?! Po pse duhen hequr? Në fakt, ata që na rrinë mbi kokë kështu kanë vepruar gjithmonë. Pothuaj të gjitha ndërtesat që kanë pasur një emër të madh dikur kështu janë zhveshur! Kujt dreqin i vajti në mendje se duhen prishur simbolet?

Komunizmi a prishi simbole? Po çfarë dreqin i duhet kësaj demokracie që prish simbolet e një kohe që nuk na takon më?! Në fakt, sistemi ku jetojmë është bërë një çështje e turbullt. Duhet të lëvizim, nuk mund të rihet gjatë kështu! Është krijuar një individualitet i shëmtuar që nga lartë poshtë sa njerëzit kujtojnë se duke i bërë gjërat vetëm masa rritet më shumë.

Ka kohë që brezit të ri kanë filluar t’i ngjeshin disa mendime imagjinare se janë bërë prishës sistemesh! Por në të vërtetë kush po i prish simbolet dhe historinë? Brezi i djegur nuk po na lë asgjë, as edhe një vend që të jete simbol për rininë! A duan të bëjnë një dhuratë për shqiptaret në 100 vjetorin e Pavarësisë?

Shumë mirë, le të bëjnë stadiumin e ri, dhe si dhuratë për shqiptarët të restaurojnë atë ndërtesë dhe të merren më shumë me trashëgiminë kulturore. Pse të mos bëjnë një spital të ri? Por u dashka bërë dhuratë një prishje e shpenzuar kot për rindërtim?! Lër një herë që projekti i Parlamentit të ri ngjan më shumë si aeroport, apo si fabrikë e vogël ku rregullohen helikopterë dhe avionë! Pse të mos u shkojë në mendje xhanëm për të ndërtuar një teatër të ri! Personalisht kam shumë kujtime buzë Piramidës.

Aty më çonin prindërit e mi kur isha i vogël veshur me paliçeta, aty haja në verë bukë me gjalpë, aty kam mësuar edhe biçikletën, kam rrëshqitur buzë saj dhe sa e sa herë kam ndrydhur këmbën, aty bëja edhe patina, aty shkoja edhe kur isha në Lice për të lënë orët e mësimit. Nëse prishja e “varrit të Piramidës” është lëvizje e radhës në këtë REPUBLIKË GJITHËSHKATËRRIMESH, atëherë edhe fati i veprave të tjera historike nuk është i garantuar! Çfarë duhet të tregohet me prishjen e Piramidës? As që nuk e kuptoj, por edhe nuk arrij të mendoj se me shembjen e saj pushteti do të thotë se po bën një vepër tjetër.

Çfarë është gjithë ky kompleks për betonin, mos është një ndrydhje seksuale? Kur ta hedhin në erë Piramidën, ose kur ta shkatërrojnë me mënyrat e tyre, do të na shkojë ndërmend prishja e ish-Bashkisë së Tiranës! Është më i bukur veprimi, që kur një ndërtesë që ka një funksion alla-varri monumental të kthehet në shumë veprime për artin dhe rininë. Më shumë po e shkruaj këtë shkrim, si një i ri i këtij vendi, si me dëshirën ndaj atyre pak gjërave të bukura të mbetura në këtë qytet.

Si metoda të vjetra të këtyre vendimeve, apo si një heqje larg mendimeve të përditshme politike, njerëzit duhet ta marrin seriozisht trashëgiminë e qytetit të tyre që vendi ku shkelim çdo ditë mos të jetë i pa emër! Si ka mundësi që e kemi me kaq shumë dëshirë këtë idenë se çfarë kanë bërë të tjerët para nesh, edhe ne duhet ta prishim? Ta heqim qafe, ta zhdukim, të mos ketë më asgjë. Në vend që Tiranës t’i shtohen vepra të rëndësishme, ato më shumë i pakësohen!

Në të vërtetë Piramida, është vetë piramidalja e prishjeve në Shqipëri. Meqë i shembëm me qëllim të gjitha simbolet tona, edhe vetë kjo Piramidë po merr fundin e saj për të treguar që është simboli i fundit për tu shkatërruar! Çështja është tjetër kund! Në këtë Republikë Shkarravinash, ju zotërinj që merrni vendime për ideologji të reja nuk është se ne kemi nevojë që ju të na sundoni, por as nuk kemi nevojë për frymën tuaj!

Sepse kurrë nuk mësuat vetë se çfarë është liria, dhe nuk habitemi aspak qe ju nuk bëni politikë, por habere oborrtarësh duke ndryshuar bindjet, mendimet dhe fjalët për hatër të përfitimeve te ngushta egoiste! Mjerë ne që jetojmë në një sistem PA ESTETIKË!

Gazeta Shekulli, 23/07/2011

Saturday, July 2, 2011

"Sono indignato e il 10 giugno protesterò davanti all'Assemblea"

I giovani di una città senza finestre

di Eljan Tanini*



Martedì ho due esami che devono essere superati per forza e lasciamo stare poi il fatto, che dovrei presentare anche la tesi di laurea in questi giorni. In realtà, non voglio neanche farli, a causa di ‘un'altra cosa importante’! Li ho lasciati da parte, leggendo pochissimo ... Perché? Il giorno 10 giugno alle ore 16:00 protesterò dinanzi agli uffici dell'Assemblea Parlamentare di Tirana per una indignazione che dovrebbe unire tutti i cittadini e soprattutto le generazioni più giovani. Ho una rabbia dentro di me che non è possibile trattenere e usare solamente nei miei scritti ...

“Gioventù Indignata” è un gruppo creatosi in modo casuale sul social network di Facebook, svegliano così in tutti noi, l’ego dei movimenti civici. Questo perché, da un lato la virtualizzazione è un aspetto positivo e valido nel sollevare le opinioni, dall’altro, in un certo modo lì è come se avessi una parte di casa mia ... In realtà non è solamente questo, è una rivoluzione contro quelle proteste di parte e contro i pensieri noiosi della Politica. Le persone che stanno iniziando ad avere familiarità con questa nuova visione stanno incominciando anche a capire che ci si sente meglio se si protesta in modo pulito.



Il 10 giugno, protesteremo in strada contro i complessi della nostra società, contro la perdita e lo spegnimento delle generazioni, contro l’indifferenza, contro la violenza, contro il potere, contro il pensiero corrotto di chi sostiene che in Albania manca la gioventù, per sfidare tutti i parlamentari che pensano di poter fare ciò che vogliono, contro l’abbandono di questo Paese, contro la costipazione mentale, le elezioni, il voto, la carta dello studente, il sistema sanitario non funzionante, le idiozie dei politici che non gli vogliamo più votare, l'ignoranza del potere, l'essiccazione della mente e molto altro ancora ...

In questo Paese l’Indignazione inizia perchè la morale si è persa, perchè il potere è diventato violenza, perché chi perde le elezioni non accetta di perderle – trasformando le menzogne e le speculazioni in idolatria della loro forza. In effetti, una buona parte dei politici del Paese dove vivo non vorrei neanche vederli! Accendo la TV e vedo sempre più le solite facce e anche quando spengo la Tv i loro volti rimangono come delle macchie sullo schermo!

Il sistema pensa molto poco al bello, ecco perché ai politici non vorrei lanciare dei sassi ma delle torte! No signori, le mie giornate non possono essere sempre le stesse e uguali! Pensare all’Indignazione comune, davanti agli uffici del Parlamento Albanese e ai caffé del quartiere ‘Blloku’- con quelle sue strade dove la gente se la tira - vicino al vecchio establishment che continua a governare da anni, è come lo spirito del defunto che si trasforma in un sistema per rivoltarsi contro questo sistema.

In questa città senza finestre tutto sta diventando quasi normale, il Paese è diventato così comune - quasi una routine - facendoci amare sempre di più la bugia e la convinzione che dopo di noi non ci sarà più nessuno! La gente sta incominciando non solo a porsi ma anche a sollevare domande: Loro ci stanno stancando, noi abbiamo bisogno di vivere meglio, mangiamo ogni giorno dei pesticidi! Cosa fare? L’Impero dovrebbe cadere, lo spettacolo è diventato di moda, l'impero calpesta ogni giorno gli impegni che ha preso e io di nuovo non so a chi credere? Le leggi sono state fatte bene e il sistema si ubriaca davanti allo schermo, ma io non so con chi dovrei lamentarmi perché tutto non mi sembra più ragionevole?



Noi, i giovani di questo paese, lo sappiamo molto bene - poiché ce lo ribadiscono sempre - che siamo il futuro! Ma non è così! La frase è diventata così di cattivo gusto da fare supporre che non ci sia nessuna soluzione. Io sono giovane e lo so benissimo, ecco perché protesterò in strada con tutta la mia rabbia. Protesterò il 10 giugno ricordando che in questo giorno c’è stata la riunione della Lega di Prizren 1878-2011, e lo ricorderò in tutti gli altri 10 giugno che soggiungeranno in futuro dato che non me ne starò inutilmente annusando l’odore del sistema ... Lo sapevate che nessuno di questi nostri governanti ama i giovani?! Perché loro ci temono e sanno molto bene la facoltà che hanno i giovani di unirsi contro di loro. Essi approfittano della nostra indifferenza alla reazione! Loro sanno bene che in Albania i giovani non parlano e il nostro silenzio è il loro dolce preferito. Ragion per cui il 10 giugno dobbiamo protestare per rompere il silenzio!

I peccati dei nostri padri ci hanno INDIGNATO! Manca il lavoro ma anche il desiderio di lavorare, la televisione contempla un'altra vita e la gente vive in un mondo a seconda di come gli viene servito, ma io personalmente sono stanco delle parole che sostengono la morte della gioventù in questo Paese!



Il Gruppo “Gioventù Indignata”, creato casualmente dai giovani grazie alle stesse idee e pensieri, riuscirà a mantenere a lungo nel tempo questo spirito pulito! Nessuno ci dà soldi per le cose che vogliamo realizzare anzi, i soldi li abbiamo messi di tasca nostra per l'acquisto del materiale necessario: ieri siamo usciti a trovare dei cartoncini presso alcuni magazzini alla periferia di Tirana, abbiamo svolto la riunione in un ufficio improvvisato, abbiamo utilizzato delle vecchie lenzuola bianche per scriverci sopra con lo spray, ognuno porterà una bandiera con sé e anche un fischietto per creare un singolo spirito in cui nessuno farà il leader. Ho lasciato tutto, venerdì pomeriggio protesterò in piazza ...

* Attivista del “Gioventù Indignata”

Tirana Observer, 10.06.2011