Monday, April 7, 2014

ME BIÇIKLETË DO TË BËJMË SHTET


(Na duhet edhe një polici me dy rrota)
Duke u nisur nga slogani, DUHET TË BËJMË SHTET!
Kështu dola në rrugë të protestoja pak ditë më parë më 4 prill, me dyrrotakun tim. Një pasdite e orës 18:00, ku rrugët ishin të zëna nga vetë ne dhe makinarët nevrikë na shanin nga brenda tyre. Kisha po të njëjtën parullë që është këtu në titull të hedhur pas shpinës sime. Titulli, parulla ose afishja është një mënyrë shakaje e vërtetë që kurrë nuk merret seriozisht. Me këta njerëz që na qeverisin nuk e kanë të nevojshme as ta mendojnë. Dikur kam lexuar se Churchill shkruante: “Nuk është e mjaftueshme të bëjmë atë që bëjmë më mirë, ndonjëherë duhet të bëjmë atë që kërkohet”. Nga vite qeverisjeje të një sistemi mbi një popull si ne, bëhen vetëm gropat që duan të rrisin egon e një administrimi politik-publik. Ata që e drejtojnë Tiranën, bashkë me ata që e kanë drejtuar kanë qenë keqazi administratorë jo të mirë. Dhe më rëndë se aq, nuk e kanë dashur fare atë. Ka shumë arsye pse dola udhës me Ecovolis. Korsitë janë fare pak të ndara për ne që e përdorim biçikletën çdo ditë. Duhen udhëzime të reja dhe një kujdesje nga autoritetet për të mos falur as gjobat e makinave që zënë rrugën e cila është përcaktuar për ne. Në të gjitha rastet, rrugët janë të bllokuara prej makinave dhe shmangia më e vogël shoqërohet edhe me atë tjetrin qe e ke pranë për hedhje tutje, por edhe me ndonjë hapje dere nga shoferi në anën tjetër. Askush prej shoferëve tanë nuk është i mësuar se derën e makinës duhet ta hapë me dorën e djathtë, në mënyrë që të ketë mundësi të kthehet për të parë nëse po vjen dikush. Prej kësaj të fundit kam shpëtuar shumë herë duke frenuar në vend. Ndërsa me makinat që të kalojnë anash sa një hapje e kohës së tyre, ndalesa ime në çast është e shpeshtë. Madje edhe më e rrezikshme për një ditë tjetër nesër. Anës anëve siguria personale sa vjen e po bëhet më e keqe!
Mënyrat e mira të shtetit fillojnë gjithmonë nga ata që janë më pak të fuqishëm se njerëzit që qeverisin në të. Shtetbërësit tanë e përdorin biçikletën vetëm një herë në vit, kur të paktën Tirana as nuk niset të bëhet pa makina. Madje edhe kur përpiqen ta bëjnë këtë gjë, si mos më keq, pamja e tyre estetike si nga bluzat, pantallonat, fytyra e të tjera nuk u shkojnë fare me harmoninë që u jep biçikleta. Sigurisht, as dyrrotaku nuk i do! Ata fyen që tymin dhe pluhurin e rrugës ta fusin edhe në zyrën e tyre, madje nuk e bëjnë këtë gjë as edhe të paktën një herë në javë. As edhe ata që punën e kanë afër me shtëpinë. Nuk munden dhe as nuk duan, sepse në zyrat e tyre nuk kanë as vende për të lidhur biçikletat. Duhet punë të shtohen edhe gjobat për ne që i japim biçikletës pa kujdes. Shumica prej nesh gjatë rrugës edhe nga vetja e tij është shumë pak i mbrojtur kur i jep biçikletës, duke i lënë mënjanë të tjerat e kushteve që nuk janë vendosur nga autoritetet. Do të na ishte e udhës që fjalën biçikletë ta shkruajmë edhe dyrrotak. Për efekt të shkrimit dhe parullës e kam shkruar biçikletë. Si bëhet shtet me biçikletë? Një nga mënyrat është që të ketë patjetër një polici dyrrotake në Tiranë. Ajo që vë gjoba edhe për dykëmbëshat që ngasin biçikletën. Një nga ato polici që kujdeset për ne që gjithë ditën punët i bëjmë me të. Policia Dyrrotake është edhe një patrullë që u vjen në ndihmë të gjithëve, e thjeshtë por mbi të gjitha e stërvitur për të punuar mbi mbrojtjen e njerëzve mbi biçikletë ose jo. Një rregullsi patrullash që nuk kushton aspak. Personalisht nuk e njoh ende dëshirën time nëse do ta ngas një ditë makinën. Mbase do të më duhet për kushtet e reja familjare! Por di që çdo ditë dhe natë jam tejet i rrezikuar prej tyre dhe frikës së kaluar që më japin kur kalojnë anës meje dhe ndonjë prej tyre fërkohet në çantën që mbaj në të majtë. Është e vështirë të bëhet çdo ditë me dyrrotak prej Rrugës së Durrësit ku unë banoj deri tek Piramida në Top. Prandaj menjëherë duhet të vendoset përcaktimi i rrugëve të cilat lidhin me njëra-tjetrën dhe të çojnë nga të gjitha anët mbi dy rrota. Sigurisht, jo në të gjitha rrugët e Tiranës mund të lëvizësh me dyrrotak. Por ama ato duhet të kenë një linjë, një ndjekje. Por kjo gjë nuk bëhet, sepse ata që na drejtojnë e përdorin makinën si shenjë shpejtësie që nuk jepet nga ata vetë. Prandaj lëvizja që bën trupi dhe truri nga personi që i jep biçikletës, është më e shpejtë se ai apo ajo që rri ulur në makinë. Për sa kohë ata që i kemi votuar e kanë të vështirë të hipin në biçikletë dhe të shkojnë në punët e tyre me të, do të jetë fare pak e mundur të zgjidhen gjërat nga atje sipër. Pse shkruaj për ata sipër?! Ata nuk janë perëndi. Por ama të shpejtat i lëvizin ata, revolucionin e bëjmë NE.
Një zgjidhje tjetër. Tirana e ka urgjentisht të nevojshme vendosjen ose zbatimin e targave tek-çift. Të paktën brenda unazës me një orar të kufizuar. Është e vështirë të funksionojë një gjë e tillë në Tiranë, por nga diçka duhet të niset. Ose të paktën një ose dy herë në javë si fillim të bëhet një ndarje targash. Të mos flas pastaj për cilësinë e asaj që thithim. Madje jemi edhe më të rrezikuar sepse tymin e parë, sidomos atë të autobusëve detyrohemi ta thithim ne të parët, me hundën dhe gojën pak si më afër se të tjerët. Ka shumë makina? Taksa për marrjen e patentës është e falur, ajo duhet të rritet. Mbase pesë herë më shumë. Në këtë mënyrë ulet edhe ndikimi për të marrë makina të tjera. Tiranën e kanë kthyer në një ego të asfaltuar keq mendërisht, ku ata që u japin makinave si në qendër dhe në periferi kanë po të njëjtën shpejtësi. Ndërsa kultura e fillores në shkolla ka mangësi ose nuk ka fare, sepse një fëmijë që nuk di ta ngasë biçikletën nuk ka si të kuptojë rrezikun dhe adrenalinën e atij tipit që është gjithmonë anës trotuarit. Shpesh duke prishur punë, por edhe duke ia shkatërruar jetën. Të vraposh në biçikletë ose me dyrrotak çdo ditë, ndjen frymën e erës për faqe, është liri që nuk mjafton.

Për Gazetën Shqip, 7 Prill 2014
Foto 1 dhe 3 nga Dor Lyla
Foto 2 nga Florion Goga 





Monday, February 10, 2014

ÇFARË ËSHTË NISMA MBILL PEMËN TËNDE




Abies borisii-regis

Ideja lindi te një bllok shënimesh i shkruar nga të dyja anët, para dhe pas. Në fillim rendnim me Arbrin për të bërë një fidanishte të vogël nga liqeni. Pasi do t’i mbillnim pemët vetë, ato do të merreshin për t’u vendosur diku tjetër.Të fiksuar pas akacieve, të cilat nuk kërkojnë ndihmën e njeriut për rritje, bëmë asgjë. Nuk u harrua. Vazhdimi sërish mbeti në bllok, ku në njërën anë u shkrua vetëm për të mbjellë pak pemë te Parku Rinia si mirënjohje ndaj Firmëtarëve të Pavarësisë.Disa takime me zysh Ina Kasimatin ku koha lëvizte, dhe vendet ndryshonin vazhdimisht. Nga Lana, Parku Rinia, Liqeni, ndonjë minilulishte në qytet etj… Qëndruam edhe me fjalët e Inës për vajzat që ishin bërë nëna kohët e fundit, për të mbjellë pemë në emër të bebushave të tyre, e për të krijuar me pemën që në hapat e parë të jetës e në vazhdim, këtë lidhje të njëjtë mes pemës dhe fëmijës. Eralda kish kohë që donte të afronte njerëz për të bërë diçka me pemët në qytet, sidomos në lagje.Por andej nga fletët e bllokut mbaruan rinisi një fillim tjetër për të mbjellë ca pemë në një hapësirë tek Rruga e Paqes në Liqenin Artificial. Aty ku kapet një degë gjetheje ishim edhe ne, sepse nuk e dinim për bredhat, e as nuk kishim për ta mësuar se një zyrtar, pas disa kontakteve të shumta tek pemtarët me pretendime na tha se diku në Llogora është Xha Zemani me një fidanishte.Këtu ndalëm, tani do të bëhemi pak Bredharakë. Një kontakt i shpejtë me të, dhe i gjetëm bredhat për 400 lekë të reja sepse fidanishtja është në lëvizje e sipër, një mundësi më e mirë për ne dhe pemët tona.Po atë ditë hapëm eventin në Facebook me Samin.
Blendi gjeti një kuti vere nga ato të lëmuarat mirë, u gozhdua me një të çarë tek marangozi dhe kështu u bë arka e donacioneve.Brisi do të merret me shkrimin e emrave të njerëzve që pemët do të mbajnë me etiketat e tyre. Ditën tjetër gjysmë ore pas kërkesës sime, Rez Gurashi bëri një logo të mrekullueshme që e pëlqejnë të gjithë.Shumë njerëz pyesin pse e keni vënë kutinë tuaj të donacioneve te një bar kafe? Pyetja është e drejtë, por nuk e di pse nuk e kuptojnë se arka rri në një vend ku ne qëndrojmë çdo ditë. Atje ku kemi njerëzit tanë që njohim dhe dëshirat e tyre për malin dhe pemët. Por është edhe vendi, një bar kafe ku masa jonë e ka hedhur këtë ide për ta bërë qëllim, sepse në asnjë vend tjetër nuk do të kisha besim.Disa pemë do të mbillen nëpër shkolla, një tjetër për Mandelën, për Vaçe Zelën, Laver Bariun dhe Ibrahim Madhin. Do të ketë edhe pemë për shkrimtarët tanë që në këtë vit kanë një përvjetor.Ky angazhim këtë vit po nis në qytet, për ta vazhduar si ecje vitin tjetër dhe si fushatë pyllëzimi në të gjithë Shqipërinë. Për këtë herë Bredhi Abies borisii-regis është pema e mundshme që gjetëm në këtë fidanishte larg Tiranës, e përshtatshme dhe e gjendur në masë për klimën e Ballkanit.Kam besuar shpesh se ndërgjegjësimi qytetar nuk ka vdekur dhe se njerëzit që e lëvizin Shqipërinë për të dhënë ritëm në tokën tonë e duan vendin ku shkelin dhe jetojnë. Sepse edhe ne e mbajmë botën që ajo të bëhet më e rrumbullakët, kur punët dhe dëshirat janë angazhime. Duhet forcë për të bërë çdo angazhim, nismë dhe lëvizje.
Modeli i pemëve është një shembull i mbrojtjes së mjedisit nga vetë NE, por ka edhe shumë më tepër tendenca politike të gabuara, të cilat nuk mund të luftohen vetëm nga një grup i vogël që merr mundin e përpjekjeve për të përmirësuar atë që nuk ndodh.MBILL PEMËN TËNDE është një aksion qytetar ku të gjithë njerëzit përfshihen në të vullnetarisht përmes dëshirës dhe kontributit modest, duke menduar një person të dashur me kujtime, për të mbrojtur të gjelbër qytetin dhe mbjelljen e një ose shumë pemëve.Ftesa është e thjeshtë për të kryer një punë vullnetare me qëllimin e vetëm që të shërbejmë në këtë qytet, e për të dhënë një mësim qytetarie tek ata që sot përtojnë të ndiejnë atdhetari në zemrën e tyre. Angazhimi për të Mbjellë Pemën Tënde në qytet do të thotë jo ta ndryshosh por ta shndërrosh vendin, lagjen, hapësirën e gjelbër përmes kujdesit në distancë të pemës tënde.
Nganjëherë, kur mendoj se ç’pasoja të mëdha rrjedhin nga gjëra të vogla, bindem se nuk ka gjëra të vogla. Kjo shprehje e Bruce Fairchild Barton më bëhet të mendoj se nuk ka gjëra të vogla, por varet nga i sheh, si bëhen dhe sa të madh e kërkon mundin për një përpjekje si kjo e Mbill Pemën Tënde.
Nuk ka gjëra të vogla, sheh fëmijët e kolegëve kur vijnë tek arka e dhurimeve vullnetare dhe hedhin aty kursimet e tyre. Ata e dinë mirë se duan të rriten bashkë me pemën. Edhe unë dua.I vogël bëja mësime katekizmi, kam pasur frikën kur mendoja se ikja nga Ferri në Parajsë shkonte përmes pemësh të mëdha e të gjata. Ato i shihja gjithmonë si ndërmjetëse mes tokës së thellë dhe qiellit të largët, aspak të zbrazur! Një ëndërr e shkruar brenda meje për ca pemë më shumë në qytet do të mbillet më 15 shkurt. Janë 300 e ca pemë bredha, për në pllajën e gjelbër pranë Rrugës së Paqes në Liqenin Artificial. Deri tani bëhen 300 njerëz që kanë dhënë kontributin e tyre. E rëndësishme është se ata që i duan dhe i respektojnë pemët bëhen më shumë pranë për ndodhi të tilla se për gjëra politike. Ashtu siç ka edhe nga ata që hedhin shpenzimin e tyre pa shkruar emrin tek lista, e cila shërben më pas për të shënuar emrin e kapur në pemë.Aksioni për të mbledhur të ardhurat e domosdoshme do të zgjasë për rreth një muaj, duke filluar që me hapjen e datës së eventit. 11 janar-15 shkurt 2014. Për këtë nismë është kërkuar ndihma e Bashkisë Tiranë e cila e ka mirëpritur angazhimin tonë.Ju mund të kontaktoni në Facebook tek ky link https://www.facebook.com/events/274235896067760/Fillimi është sa gjethet, sa sythat e parë të pranverës që po çelen në këtë stinë. Rrugës, koha e gjatë e datës 15 shkurt për pemëzën tënde po vjen. Kam harruar me qëllim një paketë cigaresh që kushton 250 lekë, një kafe 100 lekë dhe një kriko birre të vogël 250 lekëshe duke i kursyer për në arkën e dhurimeve vullnetare. Shihemi në datën 15 shkurt në Rrugën e Paqes, Mbill Pemën Tënde

Për Gazetën Shqip10 Shkurt 2014




Saturday, February 1, 2014

Al Haji: Fronti i shqiptarëve në luftën e Sirisë

Intervistoi Eljan Tanini

 Intervistë me Yasser Al Haji, gazetar dhe zyrtar i Këshillit Ushtarak të Alepos, i cili thotë se kryengritësit janë tradhtuar e braktisur prej gjithkujt, por ata do ta fitojnë luftën. Çfarë di ai për shqiptarët që kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe përfshirjen e Al-Kaedas?

Yasser Al Haji foto Vedat XhymshitiYasser Al Hajin e njoh prej kontakteve të mikut tim, reporterit të luftës, Vedat Xhymshiti. Sa herë qëkontaktojmë bashkë, ai thotë se ka një dhembje që nuk i mbaron. Yasser Al Haji është aktivist politik dhe zyrtar i Këshillit Ushtarak të Alepos nga Ushtria e Lirë Siriane dhe thotë se këta po e fitojnë luftën dhe se nuk ka shumë shpresa te takimet e paqes në Gjenevë. Gruaja e tij, deri sa të marrë fund lufta jeton në Stamboll, ndërsa ai vetë gjendet mes rrënojave me të birin. Nuk kanë dashur të lëvizin për luftën që duan të bëjnë ende. Ushqehen me çaj dhe bukë. 
Zt. Al-Haji, ju falenderoj që pranuat të intervistoheni. A mund të na tregoni se cili jeni ju dhe çfarë keni bërë para se të ndizej konflikti në Republikën e Sirisë? Çfarë po ndodhte atje, në kohën kur ju u rikthyet?
Jam një aktivist i Revolucionit dhe një aktivist i medias. Përpara se të niste Revolucioni, punoja për një gazetë qeveritare në Nju-Jork, në Kombet e Bashkuara. Kur nisi lufta në Siri, u riktheva për të dhënë kontributin tim në prill të vitit 2011. Po ndodhte një demonstratë. Ishin rreth njëzet a pesëdhjetë veta që bënin demonstratë, dhe që atëherë, demonstrata u rrit gjithmonë e më shumë. Më pas Shërbimet Sekrete nisën të na sulmonin, dhe na u desh rreth nja një vit që të armatoseshim.
Cila është përqindja e territorit që kontrollojnë forcat kryengritëse? A u jeni bashkuar ndonjëherë luftëtarëve në beteja? Cila është beteja më e madhe e zhvilluar gjer më sot?
90% e rrugicave të Aleppo-s është nën kontrollin e UÇS-së (Ushtria Çlirimtare e Sirisë), si dhe rreth 65% e qytetit në përgjithësi. Po, u jemi bashkuar luftëtarëve, por jo me armë, me kamera. Si gazetarë. Ka ndodhur në lindje dhe perëndim të Aleppo-s dhe nëse do të flasim për Sirinë, është beteja e Damaskut lindor. Këto janë betejat më të mëdha në Siri.
Protestat ne Siri foto Vedat XhymshitiSi po ecën revolucioni juaj? E kam fjalën për armët dhe mjetet e tjera luftarake. Mund të na thoni diçka për logjistikën e revolucionarëve?
Askush nuk i ka mbështetur revolucionarët deri tani. Vetëm fjalë na kanë dhënë Perëndimi dhe të tjerët. Çdo ditë na vrasin me avionë luftarakë, armë kimike apo quajini si të doni ato që regjimi po përdor kundra nesh. Të vetmet armë që ne kemi, janë ato që kemi konfiskuar nga qeveria. Qeveritë perëndimore na kanë premtuar se do të na ndihmonin, por akoma askush s’ka bërë asgjë.
A mund të përmendni një qeveri perëndimore, që ka premtuar se do ta pajisë Ushtrinë e Lirë Siriane me logjistikë armative?
Po, SHBA na kanë premtuar, por na kanë gënjyer gjatë gjithë kohës. Vazhdojnë të bëjnë premtime, por ende nuk kanë sjellë asgjë. Vetëm fjalë. Është turp! Ata po gënjejnë. Njerëzit vriten përditë. Janë vrarë rreth 100 000 njerëz, prej tyre 60 mijë burra, 12 mijë gra, 13 mijë fëmijë, dhe të tjerë e askush nuk ka bërë asgjë. Është një regjim kriminal ky i Bashar al Assad-it. Po përdor të gjitha llojet e armëve për të vrarë edhe më tepër njerëz.
Teksa flasim së bashku, ju gjendeni ne Marea, në veri të Sirisë. Si mund ta përshkruani situatën e tanishme atje dhe, a mund të përmendni një numër të njerëzve, si për shembull refugjatët që janë përfshirë në konflikt?
Marea ka kohë që është çliruar. Por shpesh, avionët luftarak vijnë natën dhe qëllojnë me mitraloza ajrorë, duke vrarë kështu shumë civilë. Kjo ndodhi edhe rreth tri ditë më parë. Ata hodhën dy raketa në Marea, dhe patëm shumë fat që nuk vdiqëm atë ditë. Brenda Sirisë janë rreth 5-6 milionë njerëz dhe hamendësoj se janë edhe rreth gjysmë milionë në vendet e huaja. Shumica e popullsisë, në një mënyrë a një tjetër, është prekur nga Revolucioni, nga konflikti që ka përfshirë Sirinë. Nuk e dimë sa njerëz nuk e mbështesin më regjimin.
Përse ka kaq shumë keqinformim për luftën tuaj? Çfarë po raportohet keq për atë që po ndodh atje?
Është shumë e thjeshtë: Qeveria ka 5 mijë vetë që punojnë në media. Ata nxjerrin video të rreme dhe lajme jo të vërteta për të gjithë. P.sh: Ata që janë terroristë, njëherë i quajnë fëmijë, dhe më vonë, i quajnë terroristë. Për momentin, nuk kemi një mbulim të gjerë mediatik, ne jemi shumë pak gazetarë. Tani është bërë më keq sepse disa gazetarë janë marrë peng. Nga ana tjetër, qeveria po i fton të gjithë që të tregojnë për disa gjoja aksidente të caktuara, por gjithsesi ata propagandojnë për qeverinë.
Meqë po flasim për marrjen peng të gazetarëve, përse mendoni se po ndodh kjo? Kush i rrëmben gazetarët? Sepse di edhe nga miku im, reporter i luftës Vedat Xhymshiti, që është mbështetur nga Ushtria e Lirë Siriane. Por ajo që po përpiqem t’ju pyes është se, a ka ndonjë rast që Ushtria e Lirë Siriane është angazhuar për të çliruar gazetarët nga duart e rrëmbyesve?
Nuk e di kush, por kushdo qoftë, ai po mbështetet nga qeveria, sepse ata duan që e vërteta të mos dalë në shesh, nuk duan që faktet të zbulohen. Në fakt, nuk është Ushtria e Lirë Siriane që rrëmben gazetarët; përkundrazi, ajo i mbështet. Mbajtjet peng kanë nisur kohët e fundit. Po, është orvatur shumë herë. Sipas një gazetari hungarez dhe një gazetari Spanjoll, ata janë rrëmbyer, ndaj Ushtria e Lirë Siriane i ka shpëtuar. Ka ndodhur disa herë, por tani është bërë e vështirë. Nuk është më aq e lehtë.
Si mendoni, çfarë do t’i ndodhë më vonë Asadit? Do të ketë një fund si të gjithë diktatorët e tjerë? Do ta vrasin, do ta ndëshkojnë, apo do të jetojë i lirë?
Nuk e di, na mbetet vetëm të shpresojmë, sepse tani ai është mbështetur nga qeveritë perëndimore. Më 2012, disa qeveri europiane i dërguan atij armë kimike. Unë të paktën, shpresoj që ai të ndëshkohet një ditë për krimet e tij.
Ju përmendët se disa qeveri europiane i kanë shitur armë kimike Asadit më 2012. Cilat janë konkretisht qeveritë, dhe a ka ndonjë rast të konfirmuar? Sa herë janë përdorur armët kimike?
Më 2011-2012 ishte Gjermania, dhe pas saj i dërgoi Italia disa armë kimike dhe municione. Të mos harrojmë, se Rusia e mbështet Asadin akoma në misione; Irani po e mbështet me ushtarë, po ashtu edhe Iraku. Konfirmohet se armët kimike janë përdorur 14 herë. E kam hetuar vetë një herë; gjashtë njerëz vdiqën atë ditë. Intervistova mjekë dhe infermierë. Një tjetër ndodhi në Damaskun lindor; 13 mijë njerëz vdiqën.
Ç’kuptim ka për kauzën tuaj marrëveshja SHBA-Rusi për Sirinë?
Sigurisht, ata duan që Siria të shkatërrohet. Mendoj kështu, sepse gjer tani ata nuk kanë bërë asgjë që ta mbrojnë Sirinë. Nëse Siria do të shkatërrohet plotësisht, kjo do të ishte në të mirë të Izraelit, sepse Izraeli do të ishte i sigurt për 20-30 vitet e ardhshme. Është një marrëveshje e pistë. Ata kanë armët kimike dhe asgjë tjetër nuk u intereson. Kjo është një katastrofë për njerëzimin. Pas kësaj marrëveshjeje, qeveria amerikane dhe ajo ruse, ua dha dritën jeshile qeverisë së Asadit për të vrarë sa më shumë njerëz në mënyrë agresive.
Mund të pohoni se askush nuk po e mbështet Ushtrinë e Lirë Siriane?
Askush nuk po i mbështet ata. Të vetmet armë i kemi marrë kur  bastisim bazat qeveritare.
Sa mendoni se do të zgjasë lufta? Do të mbarojë ndonjëherë? I mbani shpresat tek Gjeneva?
Ata po flasin me Gjenevën, ku do të diskutohet për këtë temë për ndryshimin e qeverisë, përfshirë edhe Presidentin. Diçka serioze duhet të dalë nga kjo. Që lufta të përfundojë, unë nuk i kam shpresat tek Gjeneva, sepse ka mbetur shumë pak kohë që qeveria të rrëzohet.
A njihni ndonjë shqiptar që po lufton në Siri?
Po, kam dëgjuar për këtë në sezonin e verës, ata luftonin në aeroportin e Minieg-ut, ku edhe e kishin çliruar disa muaj më herët.
E keni takuar ndonjëherë Asadin? Keni biseduar me të?
Po, e kam takuar një herë në Greqi. Ishim me një grup njerëzish dhe shkëmbyem vetëm disa fjalë për pak minuta.
Kush po e mbron tani familjen e diktatorit? A ka ndonjë sirian që ende e do Asadin?
Ju lutem, nëse sirianët do ta donin, atëherë pse këtu vijnë ushtarë nga Iraku dhe Irani? Kjo tregon që ai nuk e ka më mbështetjen e popullit sirian dhe atij i duhet të marrë të huaj që të luftojnë për të. Kohët e fundit është rritur numri i njerëzve që nuk duan të shërbejnë më për të. Së shpejti, atij do t’i duhet të largohet.
A e mbështet Turqia konfliktin në Siri dhe, a gjenden mercenarë midis kryengritësve?
Ajo e mbështet vetëm politikisht, por jo ushtarakisht, sepse asnjëherë nuk ka sjellë armë.
Kur ne nuk kemi mundësi të blejmë armë, si mund të kemi dollarë për të paguar mercenarët?! Ata, qeveria i sjell nga Jemeni, Irani, Hezbollahu etj, por qeverisë nuk ia mban xhepi t’i paguajë.
Sa besim keni se shtetet e tjera mund ta zgjidhin problemin e Sirisë?
Ne nuk kemi aspak besim. Ata flasin për liri dhe demokraci, kurse ne kemi tre vjet që nuk shohim as liri, as demokraci. Ata nuk na ndihmojnë, prandaj nuk kemi fare besim.
Kur do të kemi mundësinë ta shohim Sirinë pa konflikt? Nëse lufta do të mbarojë, si duhet qeverisur Siria pas lufte?
Kjo do të kërkojë shumë kohë. Regjimi ka shkatërruar shumicën e strukturave të saj. Në një rast dua të jua rrëfej se në rrugën kryesore ushtria kishte shkruar: “Ose Assadin, ose do ta shkatërrojmë Sirinë”. Kjo varet nga populli sirian. Ne duam ta shohim Sirinë një shtet demokratik.
Nëse rebelët humbasin luftën, çfarë do të ndodhë me ju po qe se qeveria largohet që nesër, a do të ketë akuza për krime kundër njerëzimit për të dyja palët?
Kjo nuk është pyetje! Rebelët nuk do ta humbasin luftën, ne jemi në krahun e fitimtarëve. Ne po luftojmë për qëllime të mëdha; është një diktator kriminel dhe para tij ka qenë i ati, po ashtu një diktator kriminel. Sigurisht që kjo do të ndodhë. Janë shkelur të drejtat e Njeriut, dhe ne do të kujdesemi që të japim provat se Asadi është përfshirë në krimet kundër njerëzimit.
Mediat thonë se dhe Al-Kaeda është përfshirë në konfliktin në Siri. Mund të na e konfirmoni këtë, ju lutem?
Po, janë disa të Al-Kaeda-s në Siri tani, por nuk e di me siguri. Ka disa liderë që megjithatë shkaktojnë konfuzion në këtë situatë, por po, kemi diçka nga Al-Kaeda në Siri. Por nuk janë të konfirmuara.
Çfarë do të bëni pas kësaj interviste?
Dua të fle deri në orën 9 të mëngjesit, por nuk ia dal dot. Gjithmonë ka shumë tension, frikë. Pyetja është nëse do të mbijetoj gjer nesër. Çdo ditë bëjmë të njëjtën pyetje.
Sa është temperatura tani? Ka shumë njerëz rrugëve atje, apo jo?
-2 gradë Celsius. Sigurisht. Ka shumë njerëz të pastrehë. Ndonjëherë bie shi, borë… Jemi në kushte të vështira.
 (Fotot janë realizuar nga reporter i luftës, Vedat Xhymshiti)
Per Gazeten Mapo 1 Shkurt 2014

Saturday, January 25, 2014

Vëllime shpirtërore që duhen lënë të ikin


foto eT

             MosKat

Ajo mësoi të kishte shumë. 
Ndihej si e zbrazur, fundi i bazamentit prej të cilit do të fillonte të merrte thithjen e rënies. Mes epsheve të një vajze plot padituri e të një djali që sa vjen edhe përçmon më shumë jetën dhe njeriun ajo zgjodhi të pëlqente gjininë e saj. Për aq sa njohim në këtë qytet lesbiket janë të pakta?! 
Edhe ato që janë duket sikur duan të jenë në të kundërt, sa për t’u dukur apo për të thënë që shoqëria jonë i ka të gjitha.

Përsëri mes miqsh. Mes tolerancës dhe indiferencës, nuk do të dija kë t’u falja... Kështu del edhe fajtori. Ai ose i ajo që e tha këtë duhet të tërhiqet gjithmonë nëse ndodh më vonë... Ka rëndësi kjo... Rifilluan ndarjet... Diku duhet të mbështetesh...

Idetë e dikujt duan ndarjen për një kohë më të mirë të kaluar së bashku e që këtu fillon një përçmim ndaj tjetrit... Të rinjve u jepet çdo gjë, (çudi!) çdo forcë e të vepruarit. Miqtë e rinj marrin mburrje të mëdha (prej vete a prej të tjerëve...)

Megjithëse jo lehtë bën miq sot, janë po këta të fundit që i luftojnë ato, pasi morali i tyre është vështirë të qetësohet. E atëherë kush do të mund të duronte ofendimet plot mburrje të një studenti? Dhe çfarë duhet t’u shlyesh atyre për të qenë i pranueshëm për ta? Më të kotën. Mos vallë është faji im që miqësia lindi nga rastësia? Apo rastësia nuk ekziston, dhe e vërteta është se kështu duhet të ndodhte patjetër? Edhe kjo është një rastësi në paramendim. Nuk është habi të jetë për pak pikëpyetje. Për dikë që largohet, apo që ndahet, mund të jetë një jetë e mërzitshme të kënaqësh për herë miqtë.

T’i dëgjosh se si çirren në mburrje, është të bësh spektatorin. Kështu pra shumë të dashur tym cigaresh, apo ngjyrë kafesh, në të shumtën dëshirë për flirte nisin përkëdhelitë gjithmonë nga e para.

Vetja thotë: “Shumë herë miqtë janë të pasur. Janë një shoqëri që mund ta bëjë dëshirën dhe ta zgjedhë atë. Për ta kaluar këtë, ka edhe midis tyre nga ata që nuk janë në të njëjtën ekonomi me ta, që qëndrojnë pranë për të përfituar përkrahjen e tyre sa për shoqëri, por në të vërtetë nuk i lidh asgjë. Kështu nis një lidhje në gjendje të tepruar lakmitare. Edhe po të përshtatesh nuk të përshtaten mendimet, qëndron me ta vetëm për shoqëri.

Shoqëria e varfër që është pak më e hapur të tregon më shumë, atje mund të gjesh kalime gjendjesh shpirtërore, sepse duan të duken më ndryshe. Mund të zbulosh tek ata të paktën dëshirën për të qenë. Dëshirë, e cila nuk manipulohet, sepse sajesat e tyre të para qëndrojnë mirë. Nuk mund të zgjedhin shumë, përkëdhelitë e tyre janë teka nga mospasja e parasë”. Unë them: “Tani ndihem sikur të kem udhëtuar në shpirtra të ndryshëm, nuk mund të ndalem. Nuk kam njohur ende shumë vëllime shpirtërore, por të paktën për aq sa munda të njoh deri tani, mund të them se dëshira jonë e përbashkët është të jemi mbi çdo gjë që mund të zotërojmë.

Kështu qajmë shpesh, të vonuar në absurditet. Meqë të paktën ekzistojnë mijëra lloje shpirtrash që nuk ngjajnë aspak me krijuesin e tyre, (sepse ai nuk i krijoi ashtu siç janë ata tani), atëherë as ne nuk mund të jemi të ngjashëm me fillimet tona. Ne duam të jemi më të këqinj se krijuesi ynë”.
Mes miqsh, një mik do të zbulojë mes fjalëve të tij veprimet tona të pashmangshme nga matematika. Lëviz më tej. Një mikeshë tregon, përvojat e saj. Sa e shpifur bëhet e drejta njerëzore. Ajo nuk ekziston. Thjesht manipulohet lehtë në emër të saj. Ishim ne ata që i shpikëm të gjitha këto, por prapë kërkojmë mëshirë prej tyre.

Shpirti ynë, dëshiron të ndërlikohet pa masë. Është në dëshirën tonë të ndërlikojmë, fundin e zgjidhim vetë. Mendime të shprehura hapur në disa gota vere. Dikush më i përgatitur se tjetri, më duken si tufa doktoraturash dhe po këta si tulla të mbushura me filozofë. Ndodh që mund të mos kuptosh asgjë prej tyre. Të thonë fjalë të pashmangshme për atë që jeton, për atë mundësi që nuk e ke bërë mirë, edhe për më shumë për të shkuarën tënde. Kush i beson ata që mund të mashtrojnë...


Këta ithtarë që duan të bëhen të pashmangshëm, më duken si etër që duan të të ftojnë në besimin e tyre. Atëhere më thoni që jam mizantrop. I ndodhur në bar kafe pa asnjë gjë në fund

Revista Psikologjia 
Dhjetor 2013

Monday, November 18, 2013

KUR FITON PROTESTA DHE JO SHQIPTARËT


-Reflektor-
Ne nuk jemi ende të njohur me atë që bëjmë pavarësisht se në rrugët e protestës gjen atje këtu edhe gabime se kujt do t’i jepen ca merita. Duhet të përfundojmë në këtë çast hedhjen në lavde për politikanët tanë, ndoshta këtë të mirë e ka vërtetuar protesta gjatë ditës së saj të fundit para kryezyrës që këtë herë është me “k” të vogël. Mos harrojmë se pati fakte rrotull nesh se nxënësit po linin orët e mësimit dhe shkolla e tyre ishte kyçur, por edhe për ata idealistët që fjetën atë natë në bulevard ne menduam pak se kjo është protesta e mundësive të reja.
E veprimeve që nuk vijnë nga politika e re se dikur kur të dilje të thoshe atë që mendoje ai tjetri të vriste, as e policëve që nuk ishin të armatosur rëndë dhe të jepnin një kohë qetësie, por e një ardhjeje të mbushur prej kohësh në mendësinë tonë që nuk shfrymë kurrë aq sa duhet. Ndoshta këtë do ta bëjmë më mirë kur të hapen Shtëpitë Publike… Prandaj i votuam qe ne të bëjmë atë që duam me ata… I kish ca mrekullira kjo protestë, njerëzit që bëjnë gjithë ditën gam-gam në Facebook i pashë atje… Brezi që nuk ka fituar asgjë nga ky vend po përsëri ishte atje. Megjithatë, për këta të fundit që janë mësuar me armët e një kohe të shkuar nuk e kuptoja se për kë donin të ishin të gatshëm…
Sigurisht që dikush duhet të dilte ta merrte fjalën, por këtu nuk shoh asgjë të keqe. A duhet të them që kjo ishte një luftë më e hershme dhe më e vjetër, diçka që pritej prej tyre sa më shpejt në kohën e duhur?! Nuk më intereson. Lëndët kimike nuk duhet të vinin te ne, kaq. Di që të gjithë donin të dilnin pa pasur asnjë interes, sepse si ndryshe më parë shkonim çdo ditë. Këtu fillon ftohja jonë, sepse kam frikë se për pak, ose aspak gjëra nuk do dalim më në shesh.
I duhet dhënë kohë këtij brezi të rinj politikanësh që në dukje kanë një prezencë disi më qytetare. Uroj shumë që kështu siç e nisi Qeveria e Re, kështu mos të mbyllet mandati i saj. Ajo që po ngrihet kaq hedhur është miti i atyre që nuk kanë dalë kurrë nëpër protesta, nga ku e quajtën atë si lartësinë rifillimit të tyre. Paçka se nuk kanë filluar kurrë më parë: të paktën edhe me dhjetë vetë… Po të kishe një sy të hollë në protestë e kuptoje shumë mirë se kush e organizonte, pavarësisht se për Ne si qytetarë këtë herë kjo nuk pati asnjë rëndësi.
Nga fitorja e datës 15 nëntor, ne të gjithë duhet të nxjerrim mësime. Politikanët nuk na kanë dhënë asgjë, ata mbajnë borxhe edhe këtë herë. Madje edhe vendin ku i kemi zgjedhur. Ne u ndiem të lirë dhe me emocione, sepse kjo qe paqja jonë. Jo që erdhi nga sipër ishte detyrim i ditëve të para ndaj nesh dhe i së ardhmes. Klientët e shoqërisë aktive ose ashtu siç i quajmë ne civile, shpeshherë duhet të përjashtohen. Së këndejmi pas njërës ose tjetrës palë, në vërshimet e tjera keni për të parë që nuk do ketë asnjë personazh publik, por vetëm kohë qytetarësh të thjeshtë.
Indinjimi i shqiptarëve dhe kërkesa për një Jo, dua ta shoh si fillimin e ndryshimeve në mendësinë e popullit. Nuk më ikin nga mendja thirrjet e gëzuara dhe përqafimet e qytetarëve pas fjalëve të një pushteti që nuk na përfaqëson, por na përfytyron në 140. Është ky një fillim i mirë apo ne nuk do dalim më në shesh?! Kam parë çastet më emocionuese gjatë protestës në bulevard: Njerëz që sillnin ujë, bukë dhe batanije. Shto këtu edhe fundin, një zviceran që pastronte trotuarin kundër atyre që dalin kundër lëndëve kimike.
Dukej se donim të realizonim atë rolin tonë që nuk e kishim prej kohësh, thirrje në mungesë prej përtacësh dhe reflektorit mendor ku nuk na vjen keq për asgjë.
Kur do dalim përsëri në shesh për malin, njerëzit që vdesin në miniera, detin, ujin, Elbasanin e të tjera? I kisha bërë një premtim Vetes sime, prej nga do kaloja çdo luhatje jo për famë e burrni se nëse lëndët kimike sillen në vendin tim, nuk do kisha kokrrën e frikës të përgatisja molotov ose bojë të kuqe për kryezyrën në bulevard. Bashkë me të edhe një ndalesë në port me shoqërinë time. Por më mirë që nuk ndodhi, sepse hedhja jonë mbi ta do të ishte e frikshme… Të paktën edhe këtë herë nuk e bëra gati valixhen për të ikur, por ajo atje është në cep dhe më pret.
Mbase nuk ishte dëshira për të dalë në rrugë ajo që na ngriti nga dembelizmi dhe kafetë, por çështja. E që këtë herë prek edhe të pasurin, të varfrin, të majtin e të djathtin. Ne nuk donim të prisnim më shumë si brezi i prindërve tanë, të paktën këtë e dimë pse dolëm… Ca ditë më pas është e vështirë të durosh në Tiranë qetësinë e humbur të qytetit. Tani presim datën 28 Nëntor kur të gjallërojnë zemrat e indiferencës. Pse duhet të bëhemi gjithmonë të famshëm për gjëra të pista? Nuk e ruajtën drejtuesit e këtij vendi Shqipërinë të pastër, por e bëmë ne. Prandaj ju lutem mos u jepni atyre asnjë falënderim për datën 15 Nëntor.
Por pse ne përsëri na pëlqen retorika e politikanëve tanë që bëjnë të pranojmë atë që ndodh?! Fjalimi ishte qese e zezë që kërkonte të mbulonte një re të bardhë ku prej vendit tim në qëndrim nuk dukej nga i vinte drita. Më pas gjatë orës pesë e pak, edhe Hënën me dritën e saj mbi Kryeministri. Ishin fjalë të gatshme për gjëra të tjera që ne ende nuk e njohim se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe të tjera të sjella në të. Sepse çdo fjalë pushteti do të ketë shumë ndryshime pas kësaj proteste.
Ky është fundi i marrëzisë së politikanëve me gjak të njëjtë dhe fillimi i një brezi që nuk bëhet hije me heshtjen. Më duket se ka fituar protesta dhe jo ne shqiptarët… Tani duhen menduar vetëm mënyra që të zgjedhurit e kësaj kohe të mos sillen me ne si një ditë më parë, sepse formula mbetet po ajo: Më Shpesh në Shesh. Nuk janë mbyllur ditët e saj, prandaj Buzëqesh dhe Dashuro.
Gazeta Shqip 
18 Nëntor 2013 



La vittoria di chi protesta o la vittoria della protesta?



Non ci accorgiamo di quello che facciamo, pur essendoci degli errori qua e là nell’attribuzione dei meriti durante le proteste. Dovremmo finirla ora di lodare i nostri politici, questo almeno lo ha rivelato la protesta stessa nel suo ultimo giorno davanti all’ufficio del premier, questa volta con la u minuscola.
Non dimentichiamoci del fatto che molti studenti hanno abbandonato le lezioni e le scuole erano chiuse, ma anche per quanto riguarda gli idealisti che hanno passato la notte fuori sul boulevard, per un po’ abbiamo pensato che questa fosse la protesta delle nuove possibilità.
La protesta delle azioni che non sono frutto di questa nuova politica, visto che un tempo quando protestavi per dire la tua potevi essere ucciso, e nemmeno dei poliziotti che questa volta erano disarmati e garanti dell’ordine, ma di uno sfogo che ci tormentava da tempo e che non siamo mai riusciti a tirare fuori del tutto. Probabilmente lo faremo molto meglio quando apriranno le Case Pubbliche.
Li abbiamo votati proprio per questo, perché facciano ciò che vogliamo … Anche questa protesta ha avuto i suoi miracoli, le solite persone che sparlano continuamente su facebook, li ho visti tutti là… La generazione che non ha ottenuto nulla da questo Paese era sempre là… Comunque, per quanto riguarda quest’ultimi, abituati alle armi d’un tempo, non riuscivo a comprendere per chi volessero tenersi pronti…
Sicuramente qualcuno avrebbe dovuto prendere la parola, ma qui non ci vedo nulla di male. O forse dovrei dire che questa era una guerra più remota e arretrata, un qualcosa che era in attesa di un’occasione e del momento più opportuno?! Non mi interessa.
Le armi chimiche non dovevano arrivare da noi, punto. So solo che tutti volevano andare a protestare senza alcun interesse, perché a differenza di prima ci andavamo ogni giorno. E qui cominciamo a prendere le distanze, perché temo che per poche ragioni o forse nessuna scenderemo di nuovo in piazza.
Bisogna dare tempo a questa nuova generazione di politici, che in apparenza si presentano più civilizzati.
Mi auguro anche che il nuovo governo non termini il suo mandato così come l’ha cominciato. Ciò che risalta in modo tanto manifesto è il mito di quanti non hanno mai protestato, ragion per cui l’hanno considerato un buon motivo per ricominciare pur non avendo mai iniziato prima, nemmeno con una decina di persone. Un occhio vigile sula protesta poteva capire benissimo chi fossero gli organizzatori, nonostante ciò avesse poca importanza per Noi cittadini in questo caso.
Noi tutti dovremmo trarre una lezione dalla vittoria del 15 novembre. I politici non ci hanno dato un bel niente, anzi sono in debito anche questa volta. Ci siamo sentiti liberi ed emozionati, perché è stata questa la nostra pace. Non è provenuta dall’alto, ma è stato un obbligo del governo nei suoi primi giorni di vita, verso di noi e verso il futuro.
I clienti della società attiva o, come lo chiamiamo noi, società civile, delle volte devono essere lasciati da parte. D’ora in poi, che si tratti di uno schieramento o dell’altro, nelle future manifestazioni non ci sarà più alcun personaggio pubblico, ma solo cittadini comuni.
L’indignazione degli albanesi e la richiesta di un NO, voglio vederla come l’inizio di un cambiamento nella mentalità del popolo. Non riesco a togliermi dalla testa le urla felici e gli abbracci dei cittadini dopo le parole di un governo che non ci rappresenta, ma ci immagina come se fossimo in 140. Che sia questo un buon inizio o noi non scenderemo mai più in piazza?! Sono stato testimone dei momenti più emozionanti della protesta nel boulevard: persone che portavano acqua, cibo e coperte. Il colmo è stato vedere uno svizzero che puliva la strada laddove gli altri protestavano contro le armi chimiche!
Sembravamo voler assumere quel ruolo che non avevamo da tempo, rifugiati ormai nell’ozio e nel menefreghismo.
Quando scenderemo di nuovo in piazza per protestare per le montagne, per le persone che muoiono ogni giorno nelle miniere, per il mare, l’acqua, per Elbasan, ecc?
Avevo fatto una promessa a me stesso, non per guadagnare fama o fare l’eroe, ma se avessero portato le armi chimiche nel mio Paese, non avrei esitato a preparare del molotov o della vernice rossa da lanciare contro l’ufficio del premier sul boulevard. Menomale che non è successo, altrimenti la nostra opposizione sarebbe stata terribile. Per lo meno questa volta non ho preparato la valigia per andarmene, ma è sempre lì nell’angolo che aspetta.
Forse non era il desiderio di scendere in piazza per protestare che ci ha smosso dall’ozio e dai bar, ma la questione in sé, poiché stavolta tocca i ricchi come i poveri, quelli di destra come quelli di sinistra. Noi non volevamo aspettare oltre come la generazione dei nostri genitori, almeno sappiamo il perché l’abbiamo fatto…
Qualche giorno dopo è insopportabile il vacuo silenzio che regna a Tirana. Ora attendiamo il 28 novembre perché le anime dell’indifferenza si sveglino. Perché dobbiamo sempre farci notare per le cose brutte? Non sono stati i politici a conservare l’Albania pulita, ma l’abbiamo fatto noi. Per cui vi prego di non rivolgere loro nessun ringraziamento per il 15 Novembre.
Perché la retorica dei nostri politici che ci spingono ad accettare ciò che accade continua ancora ad affascinarci?! Il discorso è stato come un sacco nero che cercava di coprire una candida nuvola cui, dalla posizione in cui ero io, non si capiva da dove provenisse la luce.
In seguito, verso le cinque e qualcosa , stessa cosa succedeva per la Luna, i cui raggi illuminavano gli uffici del premier. Si trattava di parole pronte per altre ragioni perché noi tuttora non sappiamo che cosa ne sarà dell’Albania e di tutto ciò che esse comportano. Dopo questa protesta, le parole del governo saranno molto diverse.
Questa è la fine della pazzia dei politici con lo stesso sangue e l’inizio di una generazione che non rimane muta nell’ombra del silenzio. Mi sembra quasi che sia stata la protesta a vincere e non gli albanesi … Ora rimane solo da fare in modo che gli attuali eletti non si comportino con noi come qualche giorno fa, perché in fondo la formula è sempre la stessa: più spesso in piazza. Non sono terminati i suoi giorni, per cui Sorridi e Ama.
Pubblicato sul quotidiano Shqip del 18 novembre 2013. Titolo originale “Kur fiton protesta dhe jo shqiptarët”.
Tradotto per Albania News da Daniela Vathi.




Friday, June 21, 2013

GRISE VOTËN NË 23 QERSHOR


E pe këtë titull? Nuk të pëlqen? Nëse nuk të duket mirë që në fillim të lutem mos e vazhdo më tej. Je militant dhe të pëlqen partia, kërkon të votosh atë që flet me fjalë të bukura dhe më pas bën hiçmosgjë në premtime?! Edhe për ty që dëshiron pushtetin mbi kokën tënde, edhe për ty që nuk ke punë, por do partitë se nuk ke para në xhep, për ty që përfiton sa më shpejt në këto ditë me shtesën e katit, por edhe për ata që duan çdo parti tjetër të lutem mos e vazhdo më tej këtë lexim. Po të lajmëroj që nëse je i tillë dhe të pëlqejnë mbledhjet partiake me pavarësi jo personale mos e lexo këtë shkrim, nuk bën për kohën tënde. Duhet lexuar vetëm nga ata që kanë votuar më parë dhe tani e shohin që nuk bëjnë më dot asgjë kur kërkojnë të kenë fuqinë për aq herë sa u thërret koha. 

Në 23 qershor nuk do votoj askënd për disa arsye. Jo se nuk dua të votoj, por dhe as marr përsipër të heq e të vë në pushtet me votën time të keqen më të vogël për të kërrusur perandorinë e që më pas të bëhet një tjetër si ajo. Jo edhe aq shkarazi, por te ne shpeshherë e keqja më vogël është bërë më e madhe trazuar me dëshirat personale për udhën që hiqet mbi njeriun e thjeshtë. Ditën kur miliona votues do të shkojnë të votojnë edhe unë do ta bëj atë gjë, por ama votën do e gris si kundërshti ndaj asaj që nuk më japin të zgjedh, sepse në letrën e votës nuk shkruhet me një katror të vogël “Asnjë nga më të mësipërmit”, por edhe sepse politikanët tanë një qelbsinllik janë. E di nga çdolloj kundërshtie që do të bësh me votën tënde ndaj tyre bëhet e kotë, por në të ka rëndësi edhe fakti se në qytet po flitet më shumë se kurrë mbi diçka të tillë për të gjetur mënyra kundërvënëse me veprime si Anti, Vota e Bardhë, Grise Votën etj…

 Sa më pak jemi aq më shumë do bëhemi. Sot flitet nesër do veprohet. Dua të kundërshtoj, sepse kështu jam rritur duke mos pranuar askënd që mbetet jo në përfaqësimin tim në Parlament, sepse nuk është përfaqësim, por PËRFYTYRIM, sepse këta politikanë majtas janë provuar ku madje as edhe të djathtët me pasion kanë bërë këneta që nuk gjallon më jeta. Kë të votoj partitë e tjera ku ende mbajnë mendësi prej të mëdhave nga kanë dalë dhe me të cilat bëjnë koalicion? Apo vjetërsirat pleqnore të po atyre që bëjnë ish dhe ndonjërën organizatë rinore? Cila është kundërshtia ime e vetme për të mos i dashur dhe pranuar këta njerëz? E di mjaft mirë se ka pa fund të tjerë që kanë vdekur për të drejtën e votës, gjë që unë e kam si mundësi prej tyre, por kjo nuk do të thotë që duhet të vazhdoj të votoj përgjegjësinë personale se kështu më është dhënë. 

Më kujtohet kur kam votuar për herë të parë, më dukej si një ndër gjërat më të rëndësishme që duhet ta fusja në baulen e kujtimeve. Prindërit e mi kanë kohë që nuk votojnë për çështje përgjegjësie. Po kështu edhe një pjesë tjetër e familjes sime. E gjitha kjo vjen nga një pakënaqësi e shpifur ndër vite, e cila na e ka sjellë në majë të hundës me këta njerëz, të cilët duhet të votojmë që ata të mbushin thasët e tyre. Madje, nuk jam aspak i luhatur për të votuar njërin që të heq tjetrin. 

Duke parë premtimet më boshe që kam dëgjuar ndonjëherë si majtas dhe djathtas duke parë intelektualët dhe artistët tanë (prej të cilëve jam shumë i zhgënjyer) të cilët mbështesin pa fund politikën duke parë edhe qytetarët që janë të etur pa kufi për trutë e reja të kandidatëve që duhet të zgjidhen, për të prapmet e reja për ulje bythazi pa përfaqësim, por edhe për një moslëvizje të egos qytetare, dua të bëj një thirrje ndaj të gjithë atyre që janë të lodhur me politikanët e këtij vendi: Të shkojmë të votojmë, të mos e lëmë kohën dhe vendin bosh, por ta GRISIM VOTËN NË 23 QERSHOR. 

Aty ku njerëzit janë të pakënaqur, aty ku njerëzit kanë kohë që nuk votojnë, vlerësimi më i mirë për veten e tyre është që të shkojnë të votojnë, por t’i braktisin duke vepruar ME REFUZIM. Si qytetarë që nuk kemi ndërgjegje dhe që nuk interesohemi fare për atë që na takon jashtë derës sonë të shtëpisë, ne të gjithë mbajmë ende shpresë te këta njerëz ku edhe në sloganet e tyre shkruajnë marrëzira.

 Në këtë Shqipërinë tonë ku gjërat duken më shumë si të pamundura, por që mirësisht dhe më thjesht mund të bëhen edhe për katër vjet, nëse në datën 23 qershor 2013 të gjithë ata që nuk duan të votojnë janë të zhgënjyer prej mesazheve të kota, apo aty ku erërat e shtrenjta të parasë duan të zaptojnë çdo metër të mbetur në Shqipërinë e Bukur, DUHET TA PRISHIN VOTËN. Sa shumë PA kam thënë deri tani! Sepse jam tej mase i zhgënjyer si nga ndërgjegjja qytetare ashtu edhe nga premtimet e kota. 

Duke E SHKARRAVITUR DHE GRISUR VOTËN TËNDE, Ti shqiptar kudo që mund të jesh nëpër Shqipëri, u thua këtyre njerëzve që flasin lart e poshtë se sot ke një presion në dorën tënde, dhe nesër të gjithë bashkë mund të zgjidhim një katror të vogël në fletën e votës me: Asnjë nga më të mësipërmit/et. Më e bukura është se edhe këta intelektualët tanë që janë kaq shumë të zotë, në vend që të ankohen se nuk kanë një Opera apo Teatër Kombëtar për të qenë, ankohen që të prishet e shkuara dhe të bëhet e tashmja interesash. 

Na duhet të mendohemi mirë sa e shtrenjtë është vota jonë. Si është e mundur që një fuqi e tillë nuk ka atë që meriton, bëhet ajo që Niçe e quan: Fuqi pa fitore. Njohja më e fortë (ajo e mungesës së plotë e lirisë së vullnetit njerëzor) është gjithsesi më i varfëri i sukseseve, sepse ka gjithnjë kundërshtarin më të fortë, krenarinë njerëzore. Në këtë unazë, vota shkon për atë lider partie që ka prapa tij një tufë me militantë më periferikë që më shumë është djathtas, dhe me një tufë tjetër që është majtas. Atëherë idealizmi dhe ndershmëria prej naivësh apo budallenjsh, shërbejnë për t’i dhënë partisë më shumë sesa përfitonin në ndershmëri, për t’u kuptuar edhe nga ata vetë se ca politikanë i vlerësojnë dhe i duan si emra, fytyra, fleta votimi, shifra, zëra në mitingje dhe ditë votimesh.

 Nuk ka për t’u rregulluar asgjë për sa kohë duhet të dalim në shesh se na dhemb koka ne dhe jo liderit të partisë, se ne të gjithë duhet të lëvizim, sepse duhet ta ndiejmë në ndërgjegjen tonë… Do dalim në sheshe vetëm kur të kemi një shoqëri të fortë, që do shqetësohet madje edhe për atë llojin e pemës së mbjellë ndanë rrugës. Në datën 23 qershor do shkoj të votoj, madje, mezi po e pres atë ditë, do i bëj edhe një foto votës sime, do ta hedh edhe në “Facebook” ashtu të shkarravitur dhe të grisur. Mirë më tha një ditë një shoku im shofer: – Sot vallai është turp të merresh me politikë. Ndërsa ajo që po më shtohet më shumë në mendje është se ashtu kështu të gjithë politikanët shqiptarë një mut janë, dhe nuk kam ndërmend ta kem afër erën e tyre.

Rebelim, Reflektim, Rikrijim ndaj partikracisë, dhe mos harro: Grise votën në 23 qershor.

ELJAN TANINI 
Gazeta Shqip 17 Qershor 2013 

_____________________________________________________

Il 23 giugno strappate la scheda elettorale! 

Hai letto il titolo di sopra? Non ti piace? Se non ti piace fin dall’inizio, sei pregato di non andare oltre. Sei uno di quei militanti che si fa trascinare dalle belle parole e che voteresti pur sapendo che non combineranno un bel niente?! Vale anche per chi vuole il potere sulla tutto sulla propria persona, per chi non ha un lavoro, ma continua lo stesso a stare dietro ai partiti pur non avendo una grana in tasca, o per chi ha l’occasione di approfittare il più possibile in questi giorni per la legalizzazione di un piano non in regola, non andare avanti a leggere ti prego.

Ti avviso che se appartieni a una delle categorie di sopra o se ti interessano le riunioni di partito senza alcuna indipendenza personale, allora evita di leggere quest’articolo, non fa per te! Dovrebbe leggerlo solo chi ha già votato e sa di non poter fare nulla quando vuole ottenere il potere ogni volta a tempo addebito.

Il 23 giugno io non voterò nessuno per vari motivi. Non che io non voglia votare, ma non ho nessuna intenzione di contribuire col mio voto a far salire o scendere dal piedistallo del potere il male minore affinché si rovesci un impero e subito dopo ne venga costruito un altro del tutto simile. Non a caso ovviamente, ma da noi il più delle volte il male minore è diventato maggiore, scombussolato anche dai tornaconti personali per quella possibilità in più negata alle persone semplici.

Il giorno in cui milioni di elettori andranno a votare, lo farò anch’io, ma solo per strappare la scheda elettorale come segno di opposizione per quello che non mi permettono di scegliere, visto che sulla scheda non viene riportato un quadrettino in basso con scritto “Nessuno di quelli sopra”, ma anche perché i nostri politici sono tutti marci. Lo so che ogni tipo di opposizione che potresti fare col tuo voto è inutile, ma è importante anche il fatto che in città si comincia a parlare più che mai su come trovare modi di opposizione tramite azioni come scheda bianca, anti, strappa la scheda, ecc …

Se oggi siamo in pochi, domani saremo di più. Oggi se ne parla, domani si agirà. Voglio oppormi, perché è così che sono cresciuto, non accetto che rimanga in parlamento qualcuno che non mi rappresenta, che poi non si tratta nemmeno di rappresentazione, ma solo di immaginazione, dato che i politici di sinistra hanno già dato prova delle loro putride paludi meglio di quanto abbiano fatto quelli di destra mettendocela tutta. Chi potrei votare tra gli altri partiti che mantengono ancora lo stesso approccio dei partiti più grandi di cui sono una diramazione e con cui continuano a coalizzarsi? O qualcuno dei vecchi e decrepiti partiti di quegli stessi che arruolano tra gli ex anche qualche organizzazione giovanile? Qual è l’unica motivazione per cui non voglio e non accetto queste persone?

Sono pienamente consapevole del fatto che molti altri sono morti per il diritto di voto ed è grazie a loro che io oggi godo di questa possibilità, ma questo non significa che io debba continuare a votare la mia responsabilità personale perché così mi è stata tramandata. Mi ricordo la prima volta che ho votato e mi sembrava una delle cose più importanti da aggiungere al bagaglio dei miei ricordi. I miei genitori non votano da tempo per questione di responsabilità. Idem una buona parte della mia famiglia.

Tutto ciò è dovuto ad un malcontento che dura da anni ormai e non ne possiamo più di queste persone che noi dobbiamo votare affinché essi riempiano le proprie tasche. E non sono per niente tentano di votare uno per destituire l’altro. Vedendo le promesse più futili che abbia mai sentito sia da destra che da sinistra, vedendo i nostri intellettuali ed artisti (dai quali sono profondamente deluso) che assecondano alla grande la politica, vedendo i cittadini oltre modo cupidi del cervello dei nuovi candidati da eleggere, dei nuovi posteriori che si siederanno senza rappresentare nessuno , ma anche a causa di un’immobilità dell’ego cittadino, voglio fare una proposta a tutti coloro che sono stufi dei politici di questo paese: Andiamo a votare, concediamogli il tempo e la disponibilità, ma strappiamo la scheda elettorale il 23 giugno.
Laddove le persone sono deluse o non hanno il tempo di votare, la miglior stima verso se stessi sarebbe quella di andare a votare, ma poi abbandonare il tutto tramite il RIFIUTO.

In quanto cittadini senza coscienza e disinteressati di tutto quello che accade aldilà del soglio di casa nostra, poniamo tutte le nostre speranze in queste persone che non ci risparmiano le loro sciocchezze nemmeno negli slogan politici. In questa nostra Albania, dove le cose appaiono per lo più impossibili, ma che benevolmente e semplicemente lo possono diventare anche nei prossimi quattro anni, se il 23 giugno tutti quelli che non vogliono votare sono delusi dai messaggi insignificanti, o nei casi in cui il denaro profumato vuole mettere nelle proprie grinfie anche quei pochi metri rimasti della BELLA ALBANIA, allora dovete distruggere la scheda di votazione.

Quanti NON ho usato finora! E’ che sono profondamente deluso sia dal buon senso dei cittadini, sia dalle promesse vacue. Rovinando e strappando il tuo voto, tu ALBANESE, ovunque tu ti trovi, dimostri a queste persone che parlano su e giù che oggi hai una pressione nelle tue mani, e un domani tutti insieme potremo aggiungere una casella nella scheda elettorale che riporti la scritta: “Nessuno di quelli sopra”. Il bello è che i nostri intellettuali sono talmente in gamba che, invece di chiedere un Opera o un Teatro Nazionale come si deve, si lagnano affinché si distrugga il passato e si costruisca un futuro di interessi. Bisogna riflettere meglio su quanto vale il nostro voto. Com’è possibile che un tale potere non ottenga ciò che merita e si trasformi in quello che Nietzsche chiama “un potere senza vittoria”.

Una maggior conoscenza ( quella della piena mancanza di libertà della volontà umana) è comunque uno dei successi minori perché si trova sempre col peggiore degli avversari ossia l’orgoglio umano. In questo circolo, il voto va al leader di quel partito che presenta dietro di sé un seguito di militanti più periferico che parteggia di destra, e un altro seguito di sinistra. Allora gli idealismi e l’onestà da ingenui o stupidi giovano al partito molto più di quanto guadagnassero in onestà ed essi stessi si rendono conto che alcuni politici vengono apprezzati e amati come nomi, volti, schede elettorali, cifre e voci durante le campagne e le elezioni.
Non cambierà nulla fino a quando saremo noi a scendere nelle piazze perché fa male la testa a noi e non al leader del partito, tutti noi dovremmo darci una mossa e dobbiamo farlo perché è la nostra coscienza a chiedercelo. Scenderemo nelle piazze solo quando saremo una società compatta e forte che si prenderà cura anche degli alberelli che vengono piantati per le strade. Il 23 giugno andrò a votare, non vedo l’ora di farlo, farò pure una foto al mio voto e lo pubblicherò su facebook tutta scarabocchiata e strappata. Un giorno un mio amico autista mi disse giustamente: “oggigiorno è vergognoso occuparsi di politica”.

Mi rendo conto sempre di più che in un modo o nell’altro i politici albanesi sono tutti una merda e non mi va di stare vicino al loro odore. Ribellione, riflessione, ricreazione nei confronti della partitocrazia e non dimenticatevi: strappate la scheda elettorale il 23 giugno.


Gli articoli firmati sono a responsabilità degli autori e non necessariamente riflettono l’opinione della redazione per garantire la pluralità e la libera espressione.

Tradotto per AlbaniaNews da Daniela Vathi


 

 

 

Tuesday, June 11, 2013

DEMOKRASHITËSIT


Rënia e një kështjelle ndodh për dy arsye: ose ajo ka humbur ndërmutacionin e saj mendor, ose është korruptuar e gjitha për shkak të llumit në qëndrime plot bosh. Kur ndërkohë katrahura e zgjedhjeve dhe e kandidatëve në Shqipëri vazhdon me zhurmë të madhe, ka kohë që ka filluar një dëshirë kundër për të mos i pranuar politikanët ashtu siç duan të jepen përballë një perandorie që duhet të bjerë brenda zëvendësimit të rënies me të njëjtin lloj, prej të cilëve unë nuk e di kë të zgjedh, sepse fjalët në fushatë janë njësoj.

Perandoria duhet të rrëzohet, por problemi është se unë nuk mund të votoj njërin për të hequr tjetrin, sepse tjetri në të dukurat prej betoni është sistem pa politikë dhe Tirana është kthim pa identitet, ndërsa 8 vitet e shkuara janë korruptim i strehuar politik. Dihet tashmë se njerëzit para zgjedhjeve janë më të frymëzuar se në ditët e zakonshme të vitit, por më shumë ama janë edhe ata me kokën virtuale, të cilët atje në “Facebook” janë të xhindosur edhe për fëndën e një politikani nga të gjitha anët. Këta janë më të rrezikshëm se militantët që marrin pjesë në shitjen e demokracisë, sepse e përhapin lajmin sipas idealeve virtuale. Nëse më duhet të votoj dikë për zgjedhjet e 23 qershorit 2013, e kam shumë të vështirë të zgjedh një parti, e kam përsëri të vështirë të zgjedh një njeri, të cilit të paktën të më pëlqejnë fjalët, mendimi, premtimet dhe kushtet që vendos përballë meje, sepse kur e ke shitur demokracinë, e ke të vështirë të marrësh atë që do te njerëzit thellësisht të thjeshtë.

Sigurisht, demokrashitësit e kanë harruar që janë po ai brez prindërish që u pasuruan sa mundën, në njërën dorë mbajnë derën mbyllur që paratë të mos u ikin dhe në tjetrën temianin e pastërtisë së figurës së atij që do ta marrë pushtetin si me dhunë të butë! Këta nuk duhen votuar, këta duhen hequr sa më shpejt, sepse janë brezi i atyre që e shiti, e dogji dhe e thau Shqipërinë. Unë i përkas një brezi që nuk i është lënë asgjë përveç atyre kushteve të cilat nuk prishen dhe nuk mund të shkatërrohen, por që edhe ato i kanë bërë për fund, sepse një brez tjetër i atyre që nuk fituan gjë, brezi i gjyshërve, na i la me shpresën dhe besimin siç u besojmë ne sot këtyre që duan të na hipin sipër për 4 a mos më shumë vite të tjera. Demokrashitësit kanë fytyra të njëjta, të hedhura për të marrë me dhe pa kushte pushtetin kur një herë e në ca kohë janë të privilegjuar nga paratë për të bërë pushtet, duke mos u mjaftuar ajo që kanë, por duan të hapin zyrën e tyre edhe në Parlament. Kujt i duhen njerëz me kaq para për të bërë ligje përveç se një përfytyrim shkarazi i popullit. Njeriu me pushtet i parasë së demokracishitjes e di mjaft mirë se kush e prishi, e dogji dhe e shiti Shqipërinë: brezi im i 25-vjeçarëve të sotëm? Është ajo që them shpeshherë mes një brezi të prindërve të mi, se ata janë përgjegjës për shumë gjëra të ndodhura në Shqipëri, po ata të cilët duhet të më vendosin me detyrë që të votoj! Kë të votoj, një biznesmen që të bëhet deputet që të na hipi sipër për katër vitet e tjera? Apo demokrashitësit që bëjnë moral në ekrane e që bredhin nëpër parti, sikur ato të jenë shtëpi publike ku duhen provuar të gjitha vajzat… Kush i preu pyjet? I prenë njerëzit e këtij vendi, por i lejuan po ata që qeverisin këtë vend! Këta janë demokrashitësit, si të mëdhenj e të vegjël, të gjithë jemi përgjegjës për demokracinë e prerë qoftë edhe të një peme fidan anës rrugës.

Demokrashitja është edhe të shohësh qesen në rrugë e të mos e marrësh, është edhe ta lësh jashtëqitjen e qenit në trotuar, është edhe të mos i rimëkëmbësh gjërat vetë pa ndihmën e shtetit. Kush ma vodhi hapësirën dhe kush e pret pemën time në mes të Tiranës se i pengon bar-kafesë pamjen në shtesën për një tavolinë? Në të shumtat e rasteve janë këta të vegjlit që kanë lidhje me demokrashitësit. Unë nuk votoj askënd në këto zgjedhje, do e prish votën time, me qëllim që ajo të mos shkojë për askënd. Edhe nëse vota ime e prishur rregullohet nga të tjerët rrugës për të bërë votimin e duhur, rëndësi ka që po vazhdon të flitet më shumë për Votën e Bardhë, Kundër apo edhe Grise Votën.

ELJAN TANINI
Gazeta Shqip 10 Qershor 2013
Karikatura e punuar nga Endri Beqo